| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Naser Sertolli
Javėve tė fundit kemi parė njė pėrpjekje pėr diskreditim tė figurave tė ndryshme politike, duke pėrdorur informatat pėr takime, ku mund tė jetė diskutuar pėr fatin e vendit, ku ėshtė pirė verė e hėngėr suxhuk, apo edhe ku nė mėnyrė kriminale ėshtė vendosur pėr fate njerėzish dhe biznesesh.
Gjithēka ka nisur me disa pyetje tė lėvizjes Vetėvendosje drejtuar kryeministrit tė vendit, Hashim Thaēi, pėr tė sqaruar pėrmbajtjen e dy takimeve sekrete, qė ai i kishte pasur me presidentin serb, Boris Tadiq, pėr tė cilat kishte njoftuar faqja e internetit WikiLeaks, e cila i shpėrndau gjithandej globit dokumentet sekrete tė diplomacisė amerikane. Nė mesin e kėtyre dokumenteve, kishte edhe tė tillė qė kishin folur pėr takimet nė fjalė.
Nė pėrpjekje pėr ta zhvendosur vėmendjen nga njė takim qė mė nė fund edhe po tė ishte mbajtur nuk presupozon asgjė inkriminuese, nė mbrojtje tė shefit u hodh deputeti i PDK-sė dhe ish-zyrtari i SHIK-ut, Bekim Haxhiu.
Me disa dokumente e dėshmi qė tha se do ti paraqiste mė vonė, ai u pėrpoq ta bėjė pėr pesė pare liderin e Vetėvendosjes, Albin Kurti. Deputeti Haxhiu kėshtu synonte qė, siē thuhet, me njė gur tė vriste sa mė shumė zogj. E para, qė ta zhvendoste vėmendjen nga pyetjet e Vetėvendosjes, e dyta tia pėrdhoste nė maksimum nacionalizmin e deputetit Kurti, pasi ai me kėtė ia kontestonte pronėsinė mbi patriotizmin partisė sė Kamishit, e treta, pse jo, ta legjitimojė pėr aq sa ėshtė e mundur agjencinė e zbulimit, veprimtarinė e tė cilės vazhdon ta mbajė tė mbėshtjellė misteri.
Por, kur i publikoi dėshmitė e tij, Haxhiu bėri njė autogol. Ai nuk e kishte ditur qė personat me tė cilėt ishte takuar Kurti (pėr tė cilėt thoshte se u pėrkasin agjencive serbe tė zbulimit), ishin miq edhe tė bashkėpartiakut tė tij, Petrit Selimi, i cili u detyrua ta demantojė atė nė lidhje me spiunllėkun e personave tė pėrmendur.
Po ashtu, ai tregoi axhamillėk pėr punėt e shėrbimeve sekrete, ngase me sa mend vajza e njė ish-ministri serb do tė pėrcillte mesazhe top sekrete pėrmes ndonjė autobusi, e ato ti pranonte ndonjė aktivist i Vetėvendosjes, e jo vetė personi qė i dėrgohej zarfi. Dhe, tjetra qė na doli nga kjo situatė ishte se z. Haxhiu nė njė mėnyrė a tjetėr e pranoi se vazhdon ta luajė rolin qė ka pasur tė agjentit, edhe pse zyrtarisht SHIK-u ėshtė shuar mė 2008.
Nė kėtė kontekst, nė ndėrkohė shfaqet edhe njė person, i cili pretendon se ka dėshmi tė arkivuara nė njė shtet tjetėr, e tė cilat, sipas tij, e tregojnė fytyrėn dhe veprimtarinė kriminale tė organizatės, pjesė e tė cilės kishte qenė z. Haxhiu. Duke folur pėrēart nė njė intervistė, Naim Miftari e ngarkonte SHIK-un me vrasje, kontrabandė, e shumė tė zeza tė tjera, tė cilat e kanė pėrcjellė vendin nė periudhėn e pasluftės.
Dhe, si edhe herėve tė tjera, edhe kjo pėrpjekje pėr tė hedhur dritė nė terrin futė tė zi, u sulmua me gjithė arsenalin nga persona tė pėrfolur, apo tė nėnkuptuar. Njėjtė sikur nė rastin e Nazim Bllacės, tė cilit pas dėshmisė iu hodhėn nė qafė tė gjithė ata qė i kishte inkriminuar, duke e quajtur tradhtar, spiun tė Serbisė, e madje edhe tė ēmendur. Edhe pse dėshmia e tij doli tė jetė e besueshme dhe nė bazė tė saj u dėnuan njerėz. Madje, pas dėshmisė sė z. Miftari, doli se kishin ekzistuar mė shumė shėrbime sekrete dhe se agjentė e shėrbim tė tillė kishin pasur edhe individė tė ndryshėm.
Me mbajtjen nėn kontroll tė individėve qė e kanė zanat punėn nė kėso lloj shėrbimesh kanė pasur e kanė probleme tė mėdha edhe vende shumė mė tė organizuara. Si zakonisht ato dinė tė keqpėrdoren nė masė tė madhe sepse informacionet qė mund tė posedojnė individėt apo shėrbimet e tilla zakonisht janė tepėr tė ndjeshme dhe me to mund tė mbahet pėr veshi dhe i shantazhuar pėr vite tė tėra secili person.
E tė ēfarė niveli kanė qenė shėrbimet inteligjente shembulli mė ilustrativ ėshtė ajo qė ka rrėfyer Naim Miftari. Ai ka thėnė se nuk ka pasur nevojė ta njoftojė eprorin kur ka shkuar e ka marrė filanin nė bisedė informative dhe se dėshmitė e nxjerra nuk i ka deponuar nė organizatėn qė i pėrkiste, por i ka ruajtur nė shtėpi.
Nėse vėrtet e tillė ka qenė gjendja, atėherė kemi tė bėjmė me njė situatė mė shumė se joserioze. E tmerrshme. Ishte apo nuk ishte kėshtu duhet tė sqarohet. Ky vend ka nevojė pėr lustracion. Le te dihet kush ēka dhe kur ka bėrė.
Ngase, Kosova ka tė drejtė ta dijė tė vėrtetėn, edhe nėse ajo del nga vrima e kamishit.
avdi (Rrethi i Madh): 13-02-2012 22:02
anonimus (Kosova): 12-02-2012 16:33
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 