Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
15-02-2012 | 13:27 CET
SHKRUAN
Adrian Ēollaku

Ne, as faktor

Adrian Ēollaku

Serbėt nė atė pjesėn “e tyre” nė veri tė Ibrit megjithatė mbajtėn referendumin pėr t’u thėnė “Jo” institucioneve tė Kosovės. Ata nuk i pėrfillėn “thirrjet” e Beogradit zyrtar dhe tė ndėrkombėtarėve se mbajtja e kėtij referendumi nuk ėshtė nė tė mirė tė tyre. Tė gjithė, madje thanė se ky referendum nuk do tė ketė kurrfarė pasojash juridike. Udhėheqėsit e strukturave paralele e bėnė tė veten.

Mbajtja e kėtij referendumi nė fund tė fundit ishte njė absurd nė vete. Nėse e analizojmė referendumin qė nga “lindja” dhe aplikimi i tij, si njė nga format e demokracisė sė drejtpėrdrejtė, qė nga Athina e Lashtė, u pėrdor kryesisht nė ato raste kur pėr njė ēėshtje tė caktuar, apo pėr njė problem dallimi ndėrmjet atyre qė janė pėr dhe kundėr ishte shumė i vogėl.

Nė rastin e serbėve tė veriut, pėrkatėsish nė pyetjen se “A i pranoni institucionet e tė ashtuquajturės Republika e Kosovės” nuk ka ndonjė tė panjohur qė duhet zbuluar pėrmes referendumit. Pėrgjigja e atyre qė tash e 12 vjet nuk kanė pranuar tė jenė pjesė e institucioneve tė Kosovės, ėshtė paraprakisht e ditur.

Pozicionimi i Beogradit dhe mesazhet mediale se “referendumi ėshtė i dėmshėm” si duket ka qenė edhe njė lojė e dyfishtė e Serbisė qė mė shumė i dedikohej Brukselit.

Beogradi zyrtar nė njėrėn anė deklarativisht u ka bėrė thirrje serbėve qė tė mos e organizojnė referendumin, nė mėnyrė qė tė mos e humbin mundėsinė qė gjatė kėtij muaji ta marrin statusin e shtetit kandidat, derisa nė anėn tjetėr, ka lejuar qė kjo formė e demokracisė tė keqpėrdoret dhe t’i tregohet opinionin ndėrkombėtar, se kėta njerėz me zor po mundohen tė mbahen nėn autoritetin e shtetit tė Kosovės.

------------

Qeveria e Kosovės si gjithnjė edhe kėsaj here ėshtė treguar e pafuqishme pėrballė strukturave paralele serbe. Kjo nuk ishte hera e parė qė cenohej integriteti dhe sovraniteti i Kosovės, sepse kėto struktura paralele kishin organizuar disa herė zgjedhje nė territor tė Kosovės dhe jo vetėm qė nuk ishin ndėshkuar por as nuk ishin penguar nga askush.

Drejtuesit e shtetit tonė, megjithatė tė martėn u treguan shumė tė sinqertė. Ekzekutivi i vendit lėshoi njė deklaratė pėr opinion ku e tha shumė qartė se “Kosova ėshtė e pafuqishme pėrballė kėtyre strukturave paralele”. E pranoi gjithashtu se integriteti dhe sovraniteti i Kosovės po vazhdojnė tė cenohen nga Serbia.

Nė kėtė deklaratė Qeveria e Kosovės pranon se dorėzohet pėrballė Serbisė dhe strukturave tė saj nė vendin tonė, derisa i ka bėrė thirrje “komunitetit ndėrkombėtar qė tė bėjė trysni te Serbia qė t’u japė fund akteve tė tilla ilegale tė cilat nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė cenojnė integritetin territorial tė shtetit tonė tė pranuar ndėrkombėtarisht”.

---------

Ky referendum pėr tė satėn herė e rikonfirmoi atė se Kosova nuk po arrin ta kontrollojė tėrė territorin e saj dhe ta shtrijė autoritetin nė tėrė vendin. E rikonfirmoj dorėzimin dhe pafuqinė e institucioneve tona.

Megjithatė, institucionet e Kosovės nuk duhet tė dorėzohen nga tė qenit “faktor”.

Pikė sė pari nuk bėn tė dorėzohen pėrballė presionit tė ndėrmjetėsit tė BE-sė, Robert Cooper qė tė heqin dorė nga “Republika” dhe nė kėtė mėnyrė t’ia lehtėsojnė Serbisė marrjen e statusit kandidat. Sė dyti, institucionet e Kosovės nuk bėn tė nguten, qė tė miratojnė ligje dhe tė bėjnė veprime nė dėm tė popullatės shumicė.

Rasti i Ligjit pėr Prizrenin dhe ai pėr Hoēėn e Madhe, janė dy ligje qė dalin nga Pakoja e Ahtisarit, por qė dėmtojnė nė masė tė madhe vendin, sepse krijojnė eksterritorialitet pėr Kishėn Ortodokse dhe “shtete” brenda qyteteve, duke gjymtuar funksionimin e shtetit. Dhe nė fund, Prishtina zyrtare nė vend se ta “lusė” bashkėsinė ndėrkombėtare qė ta ndalė Serbinė, duhet qė kėtė ta bėjė vetė. T’i qesė kushtet dhe t’i japė fund kompromiseve joparimore.

Pakoja e Ahtisarit ishte kompromisi qė funksionalitetin dhe jofunksionalitetin e shtetit i afron aq shumė sa vija ndarėse ėshtė vėshtirė e dallueshme. Njė hap qoftė edhe i vogėl pėrtej Pakos e bėn Kosovėn njė Bosnjė tė dytė.

Nėse veriu vėshtrohet si “sui generis”, Pakoja duhet tė shpallet e vdekur. Implementimi i saj vetėm nė pjesėn nėn Ibėr, ėshtė i pakuptimshėm dhe vetėm do tė defunksionalizojė shtetin edhe ashtu tė brishtė tė Kosovės.

4.7/5 (13 votë/a)
sara Xhaferi (Holande): 16-02-2012 16:29
Si duket qerrja e mentalitetit qeverises dhe e opozites sone me perjashtim te VV po merr tatepjeten.Rrahja gjoks e PDk,LDk, AAK-istave kinse si institucionalista dhe si shteteformues eshte kunderproduktive,kjo tregon se kane mbet ne mentalitetin triumfues te 1999 tes dhe 2008 tes ,pa kurefare veshtrimi historik kane hyre ne rrugeqorre dhe Serbia duke e shfrytezuar kete megallomani te tyre po marshon edhe drejt Evropes edhe drejte Kosoves.Kosova edhe de jure u nda edhe nga plani i Ahtisarit edhe nga bandat krimininale serbe por edhe nga ky referendum,mendojne akom se do na shpetoj Nato e ajo si per qudi te tyre spo leviz se spo levize,E vetmja zgjidhje eshte qe urgjentisht te shvleresohet pakoja e Ahtisarit dhe te shpallet bashkimi me SHQIPERINE NGA ANA E KOSOVES,KUFIJT E KOS. I MBRON VETEM USHTRIA SHQIPTARE,NJEKOHESISHT TE MABHEN REFERENDUME NE LuG.PR. DHE MAQEDONI,NE mAQEDONIte FORMOHET REP. SHQIPTARE MBRENDA,kurse Lugina ti bashkohet FEderates Shqiperi-Kosove.Ky eshte reciprociteti
Xhaferi - \'51. (G. - Pd.): 16-02-2012 01:01
Opinion i qëlluar dhe i faktuar. Z. Adrian ke dhënë mjaft shpjegime për ata që kanë sy e vesh. Në artikujt që shkruan gjej shumëçka. SUKSESE!
Jasha (Kosove): 16-02-2012 00:52
Alma (peje): 15-02-2012 15:12Bash sna fut kush.Me fal veq po na fusin, kush po munet.
Vali (Prishtine): 16-02-2012 00:12
Valla keta tanet bash per kurgjo jane mbet. nuk ti pyet kush bash per sen. Ju lumte zeri jenime te miret
Bali Katravella_Llulli (Peje): 15-02-2012 22:25
Ku jan more policia e Hashim Thacit? Pse nuk jan dalur pertej ures e me i ndaluar serbet per votime? Aha , me ra ndermend pse nuk kane dalur: jan shkue ne Merdare edhe te Dheu i Bardhe duke menduar se mos po dalin djemte e Vetevendosjes ,e me ta thone e kemi lehte , shesim trimni, i rrahim , i lidhim , i burgosim,ju bejme cka na teket ,sepse nuk japim as llogari, perkundrazi bosi i jon xharrah Bajrami dhe Hashim Thaci me kompani si dhe SHIK-u i Kamishit vec na dekorojne dhe na lavderojne ,gjithnje duke thene se policia po perdore masa proporcionale me protestuesit. Ne anen tjeter ne policet e njesise speciale i ckocim dajak , bile ju hyjme edhe neper oborre e i marrim ne rruge ken e takojme,pavaresisht, arrestojme edhe invalide e hoxhallare,se jemi polici e bosit me te forte Hashim Thacit dhe Bajram Rexhepit. E pertej Ures se Ibrit ne veri , po na vjen keq po s'po na e mban as neve por as bosave tone xharrahit Bajram dhe Hashimit te Brojes.Atje eshte xhixha buba po na thone, jan serb.
Alma (peje): 15-02-2012 15:12
Bash sna fut kush

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51