Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
18-02-2012 | 12:14 CET
SHKRUAN
Astrit Gashi

Atdheu ėshtė yni, jo i maskarenjve

Astrit Gashi

Nė kėso raste pėrvjetorėsh e festash shtetėrore, pėrherė mė kujtohet njė grua. Ėshtė kjo kryetarja e kėshillit tė qytetit tė San Diego, me tė cilėn disa vite mė parė mė ra rasti tė njiheshim e bisedonim. Emri nuk mė kujtohet, e kam tė ruajtur diku nė fletoret e shėnimeve, por ai ėshtė mė pak i rėndėsishėm se historia e saj dhe njė mesazh shumė domethėnės pėr kėso rastesh. Pėr mė shumė se gjysmė ore sa bashkėbiseduam kjo grua fliste pėr pabarazinė etnike nė Amerikė, pėr diskriminim nė punėsim, varfėrinė nė tė cilėn po jetonin shtresa emigrantėsh, mundėsitė e vogla qė kanė ata pėr tė gjetur punė, mungesėn e shpresės qė kanė ata nė tokėn e konsideruar si “vend i shpresave”.

Mbetėm tė shtanguar nga fjalėt e saj sa qė kur e pėrfundoi njėri nga ne s’mundi e tė mos e pyeste: Atėherė pse jetoni kėtu, meqenėse ėshtė aq keq. Pėrgjigjja nė kėtė pyetje naive ishte ajo e cila nuk mė hiqet nga mendja dje, sot e nesėr: ”Nuk ka vend tjetėr mė tė mirė pėr ne se Amerika pėr tė jetuar”. Sikur ėndrra t’i bėhej realitet, nga puna e jo nga vuajtja, disa vite mė vonė njė afro-amerikan, do tė bėhej president i SHBA-ve, Barack Obama,

Nė mesin e situatės skajshmėrisht depresive, tė pashpresė e njė mungese tė plotė ardhmėrie, pyetja e parė qė mė vjen nė mend ėshtė i kujt ėshtė ky vend dhe a kemi njė atdhe shtesė. E di qė shumėkush nga ne sot do tė dėshironte tė jetojė diku tjetėr, tė ikė qė nė kėtė moment diku ku mund tė realizojė synimet e tij pėr njė shkollim si duhet, pėr njė punė, njė jetė tė mirė e tė rehatshme.

Po ashtu e di se shumė prej nesh qytetarėve tė kėtij vendi, tė dėshpėruar nga keqmenaxhimi i kėtij vendi kemi gjetur atdheun tonė rezervė- Shqipėrinė e bashkuar. Kemi gjetur njė zėvendėsim pėr atdheun e munguar. Gjatė tėrė ditės kam pėrcjellė komentet “online” dhe nė rrjetet shoqėrore, tė pėrmbushura qoftė me pakėnaqėsi pėr atė se ku jemi dhe si jemi sot, qoftė me urime pėr katėrvjetshin e shtetit tonė. Shtet ky i yni qė po mbijeton e po ekziston, vetvetiu dhe qė s’po na shkon mbrapa neve qė pėrditė po e fundosim.

Njėmijė herė PO. Jemi shtet qė katėr vjet, por jemi larg asaj qė kemi dėshiruar. Mė shumė se 20 pėr qind tė territorit na e kontrollon njė shtet fqinj” dhe banda kriminelėsh shumetnie. Sot jemi nė fillim tė secilit rangim ndėrkombėtar pėr korrupsion, liri tė shprehjes e tė medieve, e nė fund tė listės pėr tė bėrė biznes e kah mos tjetėr. Jemi tė udhėhequr nga elita politike e njė qeverisje katėrvjeēare, e cila prioritet tė parė ka veten e saj, familjen e tė afėrmit, ndoshta edhe fenė ama nė fund tė pusit e mban shtetin dhe zhvillimin e tij.

Sot kemi ministra, deputetė, kryetarė komunash dhe zyrtarė tė ulėt e tė lartė nėn akuzė e tė akuzuar. Jemi pėrballė njė keqqeverisje masive pa plan e pikėsynim, tė njė ekonomie tė varur plotėsisht nga importi e mungesė tė prodhimit e shėrbimeve tė brendshme. Jemi nė njė situatė tė atillė si do tė na dėshironin vetėm, kėrkoj ndjesė qė po e pėrmend, vetėm armiqtė, e vetėm Serbia. Serbia me tė cilėn para sė gjithash po manipulojmė brenda nesh, me “fakte”, letra e shantazhe ndaj njėri-tjetrit.

Pa dyshim qė nxjerrja e analogjive mes Amerikės dhe Kosovės ėshtė e pamundshme. Por, njėjtė si gruaja nga San Diego, ky vend sado i keqqeverisur, i pazhvilluar ekonomikisht e politikisht, i rrasur deri nė fund nė korrupsion e tė kėqija tjera... ėshtė i vetmi atdhe qė kemi - sot pėr sot, dhe ėshtė vendi i vetėm i mirė nė tė cilin ne mund tė jetojmė. Njė mik imi sot do tė shkruante “online” si urim pėr pavarėsinė e kėtij vendi:” Shtetin e duam, ėshtė qeveria ajo qė i frikėsohemi”. Unė do tė shtoja se s’kemi pse t’i frikėsohemi qeverisė, njė vend ėshtė i pavarur e shtet vetėm kur qytetarėt e tij tė jenė tė lirė dhe tė ndihen tė lirė. Ashtu si nuk jemi sot, por si do duhej tė bėhemi, nisur nga vetvetja dhe nisur nga frika. Edhe nga frika prej qeverisė.

Sot si shoqėri jemi nė depresion. Nuk jemi mė ata optimistėt e dikurshėm tė kohės sė UNMIK-u. Po ai optimizmi i pabazė i atėhershėm ėshtė edhe pjesėrisht fajtor i kėtij depresioni tė sotėm. Nė shumė shoqėri tė tjera depresioni shoqėror ka prodhuar invencione, ky i yni sot po prodhon kaos e polarizime. Fabrika jonė e vetme ajo e korrupsionit e krimit, sot prodhon vetėm fyerje, sharje, shantazhe, dosje dhe jo ide, plane, strategji, vullnet, dėshira e zhvillim.

Kėshtu si jemi sot, kjo tokė nuk na meriton. Si do tė jemi nesėr nuk e dimė. Atdhe tjetėr nuk kemi, e kėtė nuk ua japim. Gjithēka tjetėr morėn, e ndoshta njė ditė do tė ngopen. Nuk mund tė dorėzohemi. Atdheu ėshtė i yni, politikėn po e bėjnė maskarenjtė.

4.7/5 (26 votë/a)
Dini45 (Gjermani): 20-02-2012 12:55
"Atdheu eshte i yni, politiken po e bejne maskarenjte". A thua, z. Gashi, vetem politiken po e bejne maskarenjte? Po gazetarine, nuk po e bejne maskarenjte? Une, kujtoj, se po. Dhe, pikerisht gazetaret, maskarenje, jane sot e keqja me e madhe e ketij Shteti. Me disa rreshta te herepashershem te komenteve, sa e sa here jam "atakua", jo nga Ju, por nga komentues te tjere se, ja qe po i takoja ndonje SHIK-isti, ndonje proqeveritari e keshtu me radhe... Por jo, e verteta qendron dikund tjeter: ndonese, atedheu eshte i yni, gje qe pajtohem plotesisht me Juve, a nuk po e "gerryejme" per se brendeshmi, jo vetem JU, qe une po ju cilesoj si maskarenje, po edhe NE vet qytetaret e rendomet /plotesisht, te rendomet/ me cilesime per MEGA-korrupcion, krim te organizuar, keq qeverisje e keshtu me radhe. Atedheut, qe ende nuk po arrine te formesohet ne nje Shtet te vertete, sikur ia kemi zene frymen ne te "gjithedijshemit" qytetare te rendomet e vecmas, gazetaret maskarenje me "epitete" qe nuk i duhen
bajrami (kosove): 20-02-2012 10:19
Maskarejte jane te atdheut! :)
Burim (Prishtine): 20-02-2012 08:31
"Atdheu është yni, jo i maskarenjve"...Edhe une plotesisht pajtohem me kete thenie dhe shtoj se lidershipi i sotem kete e di me se mire, prandaj edhe nuk do te le pushtetin ne dore te maskarenjve sikur ti!
Sabri (Wakefield, Ri): 19-02-2012 21:33
Kame qe 12 vjete ne Amerike dhe desha te ju them te gjithve diqka qe askushe nuk foli per te. Para 3 vjetesh pata te drejte te votoi per president dhe role te tjera te shtetin Amerikan. Isha i gezuare pasi ishte hera e pare qe do te votoja ne Amerike. Ate dite ne pune bisedova me shoket e punes se per ke do te votonin dhe se si e ndjejne veten per kete dite. Shumica e tyre me thane se nuk e kishin njete te votojne pasi vota e tyre nuk ka rendesi dhe se si demokratet po ashtu dhe repoblikanet bejne premtime por si ta marrin postin nuk bejne asgje. Nuk eshte vetem qeveria e Kosovese qe eshte e Korruptuare. Te gjitha qeverite e botese jane te korruptuare dhe per nje shtet 4 vjeqare ma merre mendja nuk eshte keqe. E mira nuk ka funde po ta marreshe nje shtet i cili ishte djegure, demtuare dhe shkatrruate si ishte kosova e ta ktheshe ne nje shtet ku korrupcioni nuk ekziston e ekonomia eshte e forte dhe ka mjafte vende te punes eshte pake me zore se si dukete. Gezuare ditlindja Kosove.
lulzim (prishtine): 19-02-2012 21:01
E ti ēka deshe ne aeroport, ne sallen ku Burns beri thirrje te prranohet perfaqėsimi i Kosovės nė nisme rajonale me fusnotė.
drenasi (gjermani): 19-02-2012 17:42
Nuk eshte mbet me te besu ju jeni ai si e kritikojshi VV ne protestat e Janarit edhe pa sa nje argument, e qe e kritikoni ket Qeveri shume te brishte dhe tradhtere ju jap shume te drejt.Prandaj sygjerimi i im eshte te kritikoni pa u ndal jo vetem ju por te gjith gazetaret e Kosovese deri sa te vedisohet kjo Qeveri ose me e mirja nga te gjitha te jep DORHEQJE:
muhoci (Norvegji): 19-02-2012 13:11
Ju Astrit,eshte shume e sakte,per te gjitha ato qe thoni,munde te thuhet edhe shume ndoshta,qe me nje artikulle nuke munde njeriu,te shprehe te gjitha.Une jetoje ne nje vende large Kosoves,pore kame jetu edhe ne vende tjera,sa per ilustrim.Isha duke punuare ne nje fabrike ne Danimarke,ne punonim 7,5 ne dite,kure orari perfundojke,ka ndodhe qe eshte dashte me bandoshta edhe pake kohe per tu kry puna,dhe kurre nuke me ka ndodhe qe ata njerez qe une kame punuare me ta,ta lane punen ne gjysme edhe psa orari ka mbaruare.Me ndodhi me i pyet,pse punone kure nuke te paguhet pase orarit,pergjegjjen qe e morra ishte se,ai punone pikesepari,per vendin e punes qe te shkoje mire,pore edhe per shtetin,qe te kete me shume leverdi nga vjelja e tatimeve qe ben nga ajo fabrike.Sa e bejne nje gje te tille teke ne,asnje.Me kujtohet ajo thenja,keta politikanet tane,tane diten bejne politike,dhe tane naten bejne biznese,atje ne veri te Kosoves.Teke politikanet mungone vetedija,per shtetin.
Iliri (ferizaj): 19-02-2012 11:07
Mos i thuaj Hashim Thacit maskara, ai nuk eshte maskara por bir i maskarajit.
Iliri (ferizaj): 19-02-2012 10:58
Mos i thuaj Hashim Thacit maskara, ai nuk eshte maskara por bir i maskarajit.
ZHABA (SHKRETIN): 19-02-2012 10:47
A MUND TE BESH KRAHASIM INTELEKTIN MENTALITETIN DHE GUXIMIN TONE ME LUKSENBURGUN?NJE ESHTE E VERTETE TANI JEMI ''SOVRAN'' POR TE SUNDUAR NGA HERMENDADI DHE ME KOKEN QE BARTIM VETEM PER TEK BERBERI ESHTE BUKUR VESHTIRE TE THUASH QE JEMI EUROPIAN!? DUHET SHIKUAR HISTORINE DUHET LARGUAR RRENAT NGA HISTORIA!>?
Fatmiri (France): 19-02-2012 10:26
Semurja profesionale e ju-gazetarve:-me njerzit te pushtet jeni shum te SJELLSHEM(qe eshte me i desht ata me shum se sa emeritojn)si ata te pozites,ose t'opozites.LIRIA,eshte si dashuria qe nuk behet e vertete me shum fjale t'embla,por me akte-vepra te mira.Ne,populli,duhet me pranuzhgenjimin e tersishem e ketij pushtetine fuqi,por nuk guxojm me humb shpresenperfundimtare,ne te rijte qe vijn pas.Per me qene te sigurt,ne kete,e pamundur eshteme kerku prej njerzve FJALEN E DHEN,kurata kane jane:1,te dashuruar,2-te dehur-droguar,ose3-ne kampanj zgjedhore,se nesermujn me na thene,si sod:ēka jeni tranu,seqeveri me te mire-si kjo,ne bote nuk ka;ēmimin me te shtrejt qe njrzit e paguajn,eshte ai kur ata nuk dalin ne zgjedhje,seateher vijn maskarenjt dhe qeverisin me ta.Njerzit qe jan me themel te ndershemgjithmon kan deshir me fol te verteten,dhe kur nuk kane mundsi me e then ate -hidhrohen-kur duhet me rrejt;Eshte tersisht anasjelltas,siq bejn te pandershmit-maskarenjt
xyz 77 (kosove): 18-02-2012 21:20
Astrit je gazetar dhe opionist i shkelqyer,trim dhe i pa kompromis kur eshte ne pyetje Atdheu,por e keqja e jote eshte se ke emer te njejte me ... haraqija.Shkrim i bukur ,por deri sa te jene ne pushtet te uzurpuar bandat e vojvod Azemit(sipas historianit SHMID),KY VEND ESHTE I DENUAR NGA ZOTI.
dini (prishtine): 18-02-2012 19:26
mire e ki,paske hjek dore vet.banu more se nje pjese jeni qe bliheni per nje pize
Tufiku (Istog): 18-02-2012 16:22
Ky eshte realiteti i Kosoves se pas luftes. "Realiteti" i Hashim Thacit me kompani, me Petrita,Berata, Kamisha ,SHIK-a e Qervisha.....i hidhur por i sakte, real,pa ngjyrime........"Zeri.Info" ,faqe interneti e mrekullueshme, cdohere e thote realitetin, aferim, zoti ju bekofte te gjithve....
Qerimi (Opoje): 18-02-2012 15:11
Vendi eshte i yni e jo i maskarenjeve, por te kujt jane keta maskarenj? Fakti eshte se,secila qeveri eshte me e lige se tjetra. Ndoshta na pershtatet thenia "populli e ka ate regjim qe e meriton"?
Qerimi (Opoje): 18-02-2012 15:00
Vendi eshte i yni e jo i maskarenjeve, por te kujt jane keta maskarenj? Fakti eshte se,secila qeveri eshte me e lige se tjetra. Ndoshta na pershtatet thenia "populli e ka ate regjim qe e meriton"?
Agimi (Bruksel): 18-02-2012 12:35
Artikull i mrekulluar. Duhet shtuar se ne do te vendnumerojme decenie me rradhe duke na vjedhur politikajte ne emer te patriotizmit dhe frika nga armiku, ndersa Serbia eshte ne rruge te mire per tu liruar nga ne shqipetaret dhe mbeturinat e tyre (serbe) ne Kosove.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51