Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
18-02-2012 | 12:22 CET
SHKRUAN
Beqė Cufaj

Kultura politike gjermane

Lehtėsia e durueshme

Beqė Cufaj

Ėshtė njė ngjarje e cila duhet tė shėnohet. Edhe pse politike deri nė thelb, megjithatė ajo ėshtė njė peisazh dhe leksion njėkohėsisht, se si politika, ose thėnė edhe mė saktė politikanėt - qofshin ata edhe nė postet mė tė larta tė mundshme, nuk mund t’i rezistojnė asaj qė quhet opinion publik. Me opinion publik mund tė pėrmbledhim kėtu: mediet dhe ndikimin e tyre te qytetarėt (votuesit?), por edhe drejtėsia e cila e kryen punėn e saj, sepse nė bazė tė asaj qė mediet printojnė a emetojnė edhe reagojnė.

Rasti i presidentit tė Republikės Federale tė Gjermanisė, Christian Wulff, i cili dje dha dorėheqje nga posti mė i lartė shtetėror nė kėtė shtet, tregon se si pikėrisht roli i medieve jo vetėm qė ėshtė esencial pėr shpirtin dhe para sė gjithash funksionimin e njė demokracie, por nė pah nxjerr edhe njė tė vėrtetė tė madhe, e cila i ka dy anė tė cilat mbase janė njė dhe e vetmja gjė: sado qė njė shtet tė ketė traditė dhe institucione tė shėndosha, megjithatė politika dhe politikanėt dijnė tė jenė tė korruptuar.

Por ja qė janė mediet, ėshtė dimensioni i “pushtetit tė katėrt”- pra i medieve, ai i cili edhe pse jo i shkruar nė kushtetutat e vendeve demokratike megjithatė si akterė qenėsorė luan kėtė rol kaq tė rėndėsishėm pėr tė ruajtur shėndetin e shteteve nga sėmundjet e korrupsionit, joligjshmėrisė e jokorrektėsisė.

Pak a shumė e kėsaj natyre mund tė quhet historia e ngritjes dhe rėnies sė ish-presidentit tė Gjermanisė, Christian Wulff.

I zgjedhur si president i Gjermanisė, post ky i cili ka mė shumė karakter etik dhe reprezentativ dhe pėr kėtė ėshtė edhe mėse i ēmuar pėr ēdo politikan, Wulff ishte i pėrzgjedhuri i kancelares Angela Merkel, por edhe partnerėve tė saj tė koalicionit nga liberalėt. Me shtrėngime dhėmbėsh- pse ishte i ri nga mosha, pse prapa vetes linte njė post tė kryeministrit tė Niedersachsen-it, pse ishte tepėr afėr kancelares (para dy vitesh kishte deklaruar edhe vetė qė nuk donte dhe nuk do tė bėhej kurrė kancelar i Gjermanisė as pas Merkelit)... disi u arritėn votat nė Asamblenė Federale tė Gjermanisė dhe Wulff fitoi.

Dhe kjo u bė pas turbulencave qė ngjanė kur Horst Koehler, paraardhėsi i tij nė mėnyrė befasuese pati dhėnė dorėheqje sepse ndjehej i injoruar nga kancelarja. Gjė kjo e cila dihej dhe deri diku edhe u kuptua si njė ndėrskamcė e kėsaj gruaje me talente tė jashtėzakonshme si pėr politikė tė brendshme ashtu edhe tė jashtme. Wulff pra ishte i pėrzgjedhuri i saj dhe ėshtė vėrtet larg mendėsh qė Merkel ishte prapa lojėrave qė presidentit tė saj dhe tė Gjermanisė dalėngadalė por sigurt t’i nxirreshin nė shesh afera tė mėdha dhe pak mė tė vogla tė cilat atė e detyruan qė dje tė jepte dorėheqje. Thjesht- politikanėt jo rrallė dinė ta luajnė edhe mikun nė publik dhe armikun nė prapavi. Kėtė gjė e kemi ne, e kanė gjermanėt, francezėt e amerikanėt. Por kauza Wulff, kjo gjė nuk vlen.

Natyrisht qė pėr pikėshikimin tonė- ajo qė Wulff kishte bėrė nuk ishte asgjė. Ose ishte diēka qė nuk do t’ia vlente tė pėrmendej sepse... sepse te ne politkanėt bėjnė... e ē’nuk lėnė pa bėrė dhe janė aty ku janė. Edhe mė tė fortė se sa qė mund tė imagjinojmė. Christian Wulff-in e kishte pėrcjellė me vete posti i kryeministrit tė Niedersachsenit. Atje, duke e mbajtur kėtė post- ai kishte marrė njė kredi private nga njė ndėrmarrės i madh gjerman dhe atė kredi nuk e kishte lajmėruar siē e do rregulli. Kėtu- kur ky lajm u bė i ditur Wulff bėri gabimin e tij fatal.

Nga Arabia kishte kapur telefonin dhe i kishte thirrur njė kryeredaktor tė njė gazete (asaj mė tė madhes dhe mė tė verdhes) “Bild Zeitung” dhe pas tij edhe shefin e krejt Imperiumit Axel Springer- dhe tė dyve u ishte kėrcėnuar me “luftė” nėse do ta botonin lajmin nė fjalė... Mė pas, si nė formė tė njė orteku bore... nuk u ndalėn ngjarjet me dhe rreth presidentit. Pėrkundėr mbrojtjes morale e publike qė kancelarja e koalicioni i bėnin, mediat nė formė sistematike zbuluan qė kredia qė e kishte marrė pėr kthimin e borxhit ishte kthyer me njė kamatė shumė mė tė ulėt se sa qytetarėt tjerė e paguajnė. Qė kishte udhėtuar e pushuar me kostot e miqve tė tij bujarė tė biznesit nė pjesė tė ndryshme tė botės... dhe ata pėr kėtė kishin marrė privilegje nga ky sa ishte kryeministėr.

Njė aferė, jo dramatike por pėr kėtė sistematike ku dilte e qartė qė tė qenit politikan atij i jepte privilegje- tė cilat ky ua kthente miqve tė tij. Rreth 4 muaj luftė mediale dhe zig-zage mes presidentit dhe medieve tė pavarura gjermane- tė tė gjitha ngjyrave.

Derisa parmbrėmė, prokuroria e Hannoverit kėrkoi nga Bundestagu qė tė fillonte me procedurėn e heqjes sė imunitetit tė presidentit tė Gjermanisė. Pėr herė tė parė nė historinė e kėtij shteti.

Nuk mjaftuan as 12 orė... dhe Wulff shkoi. Pėrgjithmonė dhe i pėrulur ndaj demokracisė, shtetit tė sė drejtės dhe... kulturės politike gjermane. Kaq.

4.5/5 (8 votë/a)
Fidaim (Runik): 19-02-2012 21:53
E kulture gazetareske gjermane a thu a ka? :)
Atdhetari (Absurdistan): 19-02-2012 15:39
Bravo bre Beqe...
Fatmiri (France): 19-02-2012 14:11
Per here te pare ne histori te Fr,gjykatadenoi per veper penale kryetarin e vet Shirakun,per abuzim te njejt,dhe une po tethem:kqyre ujkun,kurse ti po thuash:kqyreferkemin-sa jan efikas allamani,me dore-heqje denon.Me mire,Beqe,zogu ne dore,sene shofershajbne;Me u denu njeri,tjeret frigohen.Pse te ne nuk u denu kerkush,kur dihet qe te né,jo vetem organet e pushtetit, por edhe gjykatat jane te korrumpuara,si ne Rusin mafioze.Ne SHBAka shum me pak korrupcion,se gjyqtaret zgjidhen-direkt nga populi,si kryetari,kurse ne s'e kemi as njeren as tjetren,por si shkit-Rusia.VETEM NENA E GJYSHJA,Beqe,te don deri ne vdekje-nuk jane te korrumpumuara,kurse per te tjeret...E mira mund te ekziston pa te keqen,por e keqjanuk mund te ekzistoi pa te miren,sepsePERVOJA eshte mesusi jone me i miri,kurse MENQURIA jone vjen nga pervoja,kursa ajo- pervoja jone vjen nga BUDALLAKIA.DuhetBeqe me u kujdes per PROBLEMET qe i kemi, jo vetm per KRITIKA,e lajka;Kepuctari mos te gjykon permbi se kepucat
Osman Sadiku (Glarus): 19-02-2012 11:24
I nderuar z. CfajArtikulli i juaj ėshtė shkruar pėr mrekulli. Megjithatė shihet se ju s'mund tė dilni nga soji juaj, pra si gazetar qė jeni, keni kaluar plotėsisht nė anėn e medias , e cila , nė kauzėn Wulf shpesh edhe ka bėrė gabime tė pafalshme. pra mė shumė dilemė do tė duhej tė vij nė shprehje Kauza Wulf ende nuk ka pėrfunduar.....
Asdren (ferizaj): 19-02-2012 11:15
Interesant qe shumica e shqipetareve ankohen se kinse qysh i kane prit keq gjermanet si 'auslandera' edhe refugjate, e te njojtit as qe dojne me kuptue sa ka ba ky shtet me perkrahe popullin shqiptare. Mos ju ardhte merzi,pikerisht ne Gjermani ka operue qeveria ne ekzil. Shteti gjerman ju ka lejue mergimtareve atje me mbledhe pare (3%) per institucione paralele para lufte. Cili shtet ne Evrope t'i kish lejue keto aktivitete? E sa per imazh tonin ne Gjermani edhe paragjykime qe kane ndaj neve ato nuk jane te rastesishme. Cdo dite vijne lajme te tmerrshme per aktivitete te disa shqiptareve atje dhe keto nuk perkojne me vlera te nje shoqerie moderne. Kaq.
Antimakjaveli... (Dikund...): 19-02-2012 01:33
Ore Beqe Cufaj, E dijme se ke punuar ne Deutsche Welle nje kohe dhe e done Gjermanine shume.I done dhe nderon pra edukaten,kulturen,politike dhe demokracine e keti vendi te madh e perparimtar.Respekt.Ama, burre i botes fol ose shkruaj ndonjehere edhe per jeten tende si refugjat i Kosoves ose azilant shqiptar ne kete vend.Gjegjesisht, per "mikepritjen e madhe" qe ty(mua dhe shume te tjereve) na ben "vellezerit" ose miqte natyrore dhe historik ketu!(...).Shkruaj madje edhe per favoret dhe beneficionet e pakufijshme te ruseve ketu ne Gjermani qe iken dikur si ushtar(okupator) te Brezhnjevit, Hrushcovit ose Zhukovit ne ish DDR-se, per t“u kthyer prap si "azilant" gjegjesisht, agjent ose spiun te Putinit, Medvjedevit etj.Shkruaj dhe prek pra edhe "tema te nxehta" e mos u ben bedel ose kameleon i nje vendi dhe kombi te madh qe ne te tjereve( auslenderve nga Kosova dhe vendet tjera te vogla) na njeh dhe trajton si numra dhe asgje me shume.Ndofta ta shoh sherrin me kete koment?!Por,fola...

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51