| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Dush Gashi
Bora mbulon, por edhe zbulon. Ai turku i mirė e i guximshėm, Orhan Pamuk, njė roman e ka titulluar thjesht me emrin e kėsaj reshjeje tė bardhė: Bora. Nė rastin e tij, nė fakt tė personazhit tė tij, bora, njė pengesė nė rrugė, dhe qėndrimi i detyrueshėm mė i gjatė nė njė qytet periferik, nxjerr nė dritė shumė tė palara nė njė kohė pak mė tė hershme tė vendit tė tij, vendi tė cilit, meqė ra fjala, kur ėshtė dashur, ai ka guxuar tia vėrė cilėsorin e vėrtetė: i rrezikshėm.
Bora e madhe e kėtij dimri mbuloi, por edhe zbuloi shumėēka edhe nė Kosovė. Nė disa komuna, pėr shembull, doli se kompanitė e pėrzgjedhura mė parė pėr hapjen e rrugėve as qė kanė qenė tė afta pėr punėn pėr tė cilėn janė kontraktuar, kėshtu qė kur bora ra vėrtetė, u desh tė gjenden kompani tė tjera pėr tė bėrė punėn e tyre. Pastaj, ēuditėrisht, shumica e objekteve, ēatitė e tė cilave e lėshuan pikėn, e ndonjė syresh u rrėnua edhe tėrėsisht, janė tė ndėrtuara viteve tė fundit.
Por, nė Kosovėn e sotme tashmė nuk ka nevojė pėr tė tilla indikacione pėr tė dėshmuar se kahmos kemi pushtetarė hilexhinj, lakmitarė, grykės, zhvatės. Njė borė tjetėr, metaforike, tashmė ka shkrirė nė Kosovė: ėshtė hequr frika qė gjėrat tė shihen dhe tė emėrohen ashtu siē janė. Pėr fat tė keq, kjo borė e shkrirė, nė pak ditė zbuloi tepėr shumė gjėra tė pakėndshme dhe, si pėr ironi, mu nė ditėt afėr Ditės sė Pavarėsisė. Disa ende nuk janė zbulime, por personalitete ndaj tė cilave drejtohet gishti tregues i dyshimit, janė apo kanė qenė krerė institucionesh, nė vendet e tė cilėve nė botėn e qytetėruar nuk ndodh shpesh tė ulen njėrėz ndaj tė cilėve ngrihen tė tilla dyshime.
Nė takimin me kryetaren e vendit, e cila synon tė marrė flamurin e luftės kundėr korrupsionit, dėgjuam pyetjen: a do tė hetohet edhe pasuria e kryeministrit?! Nė njė tubim tjetėr, bashkė me pėrfaqėsuesit e institucioneve tė drejtėsisė, rrinte njė njeri, i cili para pak ditėsh ka deklaruar publikisht se ka qenė pjesėtar i shėrbimit partiak tė inteligjencės dhe se ka qenė i porositur pėr vrasje politike mu nga partia nė pushtet?! Ish-kryetari i vendit, nga institucionet e drejtėsisė kosovare dyshohet se, ndėr njė numėr tė madh tė burgosurish tė falur, ka liruar edhe njė tė burgosur recidivist, i cili, pak kohė pas lirimit, sėrish e ka pėrsėritur njė krim tė shėmtuar?!
Tjetri, mė vonė, ndonėse vetėm ushtrues detyre, po ashtu, nė mesin e tė falurve tė shumtė, ka liruar nga burgu njė njeri tė dėnuar pėr vrasje tė rėndė! Pastaj, kreu i shoqatės, e cila i bashkon ushtarėt e lirisė, dyshohet pėr votim tė shumėfishtė nė zgjedhjet e kaluara?! Nuk do tė donim tė besonim, vėrtet, por dyshimet na i rikthen sa herė i shohim pamjet nga salla e parlamentit, dhe disa deputetė qė kanė mundur tė katapultohen aty vetėm me alkimi tė tilla.
Me njė fjalė, po zbulohet njė shtet qė pikon gjithandej.
Si u katandisėm kėshtu?
Njė shpjegim mbase mund tė gjendet nė atė qė thotė Erich Fromm, nė librin e tij Njeriu pėr vete, tek flet pėr orientimin e ashtuquajtur marrės e atė grabitēar tė karaktereve njerėzore. Duke e pėrshkruar kėtė tė fundit, thotė se orientimi grabitēar, si edhe ai marrės, premisė themelore ka ndjenjėn se burimi i gjithēkasė tė mirė ėshtė jashtė, qė gjithēka qė dikush dėshiron tė ketė duhet atje ta kėrkojė dhe se askush nuk mund tė prodhojė asgjė vetė. Tė krijuara nė shekuj tė shkuar, megjithatė, kėto orientime, sipas mendimtarit tė njohur, mbijetojnė edhe nė shoqėritė moderne, si pasojė e jetės sė shumė gjeneratave nė skllavėri e robėri.
Skllevė, bij-skllevėsh, s'e meritoni /Se liri s'doni! do tė mund tė thoshte Noli, si nė vjershėn e njohur, tė shkruar nga dėshprimi i revolucionit tė dėshtuar.
Me njė klasė tė tillė politike grabitēare, ky vend do tė ketė shumė tė vėshtirė ta gjejė rrugėn e tij dhe do tė duhet kohė e gjatė qė tė kuptojmė se ky vend ėshtė vėrtet yni dhe nė tė do tė mund edhe tė krijojmė diēka, nė vend se vetėm tė rrėmbejmė.
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 13 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 