Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
21-02-2012 | 11:59 CET
SHKRUAN
Artan M. Haraqija

Thaēi i fermentuar

Artan M. Haraqija

Tė flasėsh pėr Hashim Thaēin kėtyre ditėve dhe ta quash humbės tė madh apo ēkado qoftė nuk ėshtė e vėshtirė fare sepse nga e hėna na ka dhėnė argumentin mė tė madh pėr ta parė ashtu. Njeriu qė e lexoi Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės, tani, nė katėrvjetorin e saj, na bėri “dhuratė” rijetėsimin e njė rezolute (1244) qė pėr gjithēka flet, por jo pėr ekzistimin e shtetit tė Kosovės. Kjo rezolutė dihet publikisht se ėshtė pėrdorur me shumė sukses nga njerėzit qė e kundėrshtojnė ashpėr pavarėsinė e vendit tonė.

Deri mė tash kemi mbushur faqe tė tėra tė gazetės duke iu treguar lexuesve se sa gjėra tė dėmshme po ndodhin nė kohėn e qeverisė sė tij, qoftė kur ishte bashkė me LDK-nė e njėjtė edhe tash kur udhėheq qeveri tė pakicės.

Tė jesh politikan qė nuk i mban premtimet nuk ėshtė diēka e re qė po i ndodh vetėm kryeministrit tė Kosovės, por tė jesh politikan qė nuk iu beson as fjalėve tė veta mė, ka diēka mė tė madhe qė nuk ėshtė nė rregull kėtu. Imagjinojeni, ai thotė se ka udhėhequr luftėn pėr ēlirim pa shtėnė as edhe njė plumb gjatė tėrė kohės sė luftės. Goxha komandant, apo? Ai e thotė “unė e shpalla” pavarėsinė e Kosovės, megjithėse deklaratės, me tė cilėn e shpalli Kosovėn shtet, as sot e kėsaj dite nuk i dihet autori.

Bile personi qė e “qėndisi” atė nė pergamenėn e falur nga britanikėt, profesor Shyqyri Nimani, pa tė keq kėtyre ditėve e tregoi se kur e ka parė tekstin e Deklaratės sė Pavarėsisė, ka vėrejtur nevojėn pėr lekturim, sepse ishte i shkruar me gabime. Padyshim qė pėrkthyesit nga anglishtja nė shqip, kanė nevojė qė tekstet e pėrkthyera t’i lekturojnė.

Ndoshta mėnyra mė e mirė pėr ta sqaruar Hashim Thaēin dhe pikė sė pari pėr t’i treguar atij se sa i dėmshėm ėshtė bėrė pėr vendin, tash i duhet thėnė se sa i ērregullt ėshtė bėrė vetė ai. Nėse njė kompjuter dėrgohet te mjeshtri shpesh, vjen koha kur ai nuk shėrben mė mirė dhe nuk i besohet as ruajtja e tė dhėnave. Nė fakt, “programi” i tė bėrit politikė i Hashim Thaēit duket ėshtė “ri-freskuar” aq shpesh sa tash e ka humbur komplet “rrugėn mes oborrit”. Njė gjė e pėrdorur aq shumė s’ka diskutim qė duhet hedhur tutje, vetėm nėse Hashim Thaēi mendon se ėshtė verė e kuqe, qė sa mė gjatė qė rri aq mė i mirė bėhet.

Pas deklasimit mė tė rėndė nė profesionin e tij tė parė nė jetė, si kryeministėr, kur e pranoi pėrfaqėsimin e Kosovės nė takime rajonale edhe me Rezolutėn 1244, s’ka ku shkon mė e arsyeshme tė kėrkohet largimi i tij. Ka pasur jo pak raste kur insistimi i tij qė tė mbetet udhėheqės i vendit i ka bėrė dėme tė mėdha Kosovės. P.sh. sikur Thaēi ta donte sado pak kėtė shtet ai do tė largohej nė sekondin e parė kur miratohet rezoluta e Kėshillit tė Evropės qė hedh dyshime edhe nė tė pėr trafikim ilegal organesh me pengjet e luftės sė Kosovės, sado tė pavėrteta tė jenė kėto akuza. Largimi i tij do t’i krijonte mundėsi Kosovės tė frymojė lirshėm, e jo sa herė pėrmendet vendi ynė, nė tė gjithė botėn tė thuhet, “shteti qė udhėhiqet nga njeriu mbi tė cilin ekziston njė dyshim kaq makabėr”.

Ndoshta kėtu edhe nis ērregullimi i “kompjuterit” Hashim Thaēi. Ne vetėm mund ta imagjinojmė se sa herė i ėshtė thėnė atij gjatė takimeve me temė dialogun Prishtinė-Beograd; “do bėsh kompromis apo t’i kthejmė akuzat nė skenė prapė?” Nė fakt, Thaēi duket tė jetė shumė i suksesshėm me kompromise ndryshe nuk ka mundėsi qė brenda njė viti, organizata qė i nxiti hetimet pėr trafikim organesh, Kėshilli i Evropės, tani tė mos dojė as t’i pėrmendė ato akuza.

Nė janarin e kėtij viti u mbajt sesioni dimėror i Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės nė Strasburg, prej nga “Zėri” ka raportuar ēdo ditė. Pėr gazetėn ka qenė e pamundshme tė gjejė qoftė edhe njė zyrtar atje qė ėshtė i gatshėm tė ulet e tė flasė gjerė e gjatė pėr kėtė temė. Vetėm sa pėr ta kujtuar, rezoluta ishte miratuar me vota pro edhe nga shumica e pjesėtarėve qė vijnė nga vendet mike, Britania, Gjermania…etj e bile edhe disa shqiptarė. Krejt nė fund, njė pyetje legjitime mund tė bėhet, nėse Hashim Thaēi si i tillė po na udhėheq neve si dele, a thua ēfarė lloji delesh jemi ne qė udhėhiqemi nga ai?

4.5/5 (33 votë/a)
zaku (angli): 13-04-2012 22:46
ooo te lumt o artan haraqia po te dhana te sakta ke tregue. po njeri kur pajtohet me ftyren e vet aj pajtohet me te gjitha , prandaj hashim thaqi osht njani prej tyre , le ma se o pajtue aj po edhe e gjith familja e tij jon pajtue . po qysh baba haxhi kur e shef djalin qe po punon ashtu e po e shkel ate se pari e tani te gjith te tjeret pse nuk e ndalon pak . po ta ka hup ftyren o baba haxhi krejt ti ka hup krejt tiparet e shqiptarit tye ton tjerve . e sa per ta o arton haraqia mos ke galje se aqj e ka sigurue niher mir ku me shkue a tani ka fillue me kto gjana e kto jon serrbia ose rusia ky tjeter kun nuk ka ven . se amerika hajna nuk man her do kur ka me qit un drit hajnin hajnin hajnin.
reshati (gjilan): 11-04-2012 20:06
te lumet se e ke qellue shenjen se kryeministri yne nuk ka kur fare ndjenja te shqiptaris se u kan dashet me nejte hala ne male se lufta nuk ka perfundu per shqiptaret ende po ai tashe u adaptue ne fotele dhe ma nuk mun me qit ne mal se ka frike nga terri se u mesue me drita tu fjetun dhe me truproje te dera se ma nuk ka frik nga shkit por nga vete puna e tij
Dukagjini (Pejè): 23-02-2012 13:42
Kompliment Artan, shkrim shum me mend, direkt, pa rrotlla per te kuptuar gjithkush edhe shum real... Veq diqka ke mujt me ja shtu...Kur bohet njeriu me shajt gjithkush, e me se shumti me shajt vetveten, tani ky njeri nuk njeh kurrfar marrije...shkurt edhe shqip, kur bohet njeri me ja shajt nanen ne ftyr e te hingerizet, tani ka perfundu ky njeri moralisht, shpirtrisht edhe ne gjitha kuptimet..
Zanzibari (Kosove): 23-02-2012 11:34
Artan i nderuar, kėta politikanėt tanė janė imun ndaj fjalėve, ēfarėdo qofshin ato. Me rėndėsi pėr ta ėshtė me e pas xhepin plotė se sa pėr fytyrė nuk e kanė gajle. Po e tregoj njė mesele pėr tė treguar prototipin e tyre: 'Njani ishte uritur por pare nuk kishte pėr tė ngrėnė nė ndonjė gjelltore. Megjithate hynė nė njė gjelltore dhe porositė pasul me mish. Kur vjen koha e pagesės, ky i thotė dyqangjiut se nuk ka pare. Dhe i shtinė fjalėt. Duke ik, pronari i gjelltores e qėllon nė shpinė me njė planc myshteriun qė nuk paguente dhe e zhyti krejt nga mbrapa me te. Por ky duke ecur rrugės kur njerėzit e pyesnin se ēfarė ka nė shpinė ashtu, njerėzve u thoshte: mos ma kqyrni shpinėn por kqyrmna barkun'. Edhe kėta pėr ftyrė se kanė dert, por kėta duhet me i kap pėr veshi dhe njė shkelm bothve dhe me ju thėnė hupni se lidhje me politikė nuk keni dhe si me pas kur asnjė ditė shkollė pėr politikė nuk e kanė bėrė.
bora (kOSOVE): 23-02-2012 11:24
Te lumte z.Haraqija.Sdo koment shkrim i perkryer.
kastriot (gjermani): 23-02-2012 06:30
Artan, shkrim dhume me vende. Te lumte!!
Kralanasi . (Kukes...): 23-02-2012 03:11
Pershendes autorin e ketij shkrimi,z.Artan Haraqija.Te lumt penda thoshin ktyne-here,meqense edi se nuk e keni shkrue me pend,por sidoqoft te lumt se ja kishe qendis do si ika meritu kyfare hasha....dhe une kisha propozue qe pasi qe dihet qe hasha nuk ka pas pushk fare ne krah dhe vetem duke llapate pas do qubave aty pas hoteleve te Tiranes,andaj kti hashes ti jepet titulli;kom-llapaqa....
Burim BARDHDRINI (Diasporë): 22-02-2012 23:20
Tashmė ėshtė plotėsisht e qartė se Hashim Thaēi/nuk i takon ta quaj kryeministėr/ ėshtė mbėshtetur pėr mur, e di vetė ai pse,por duhet ta thonė edhe tė tjerėt,jo vetėm ndėrkombėtarėt, se ai ėshtė aty ku ėshtė me detyrė qė tė ndihmojė Serbinė pėr t'iu hapur dera pėr nė Evropė,i pėlqen apo jo,pėr shkak se duhet tė gjejė "shpėtimin" nga ato akuza qė rėndojnė,atė personalisht dhe shumė tė tjerė rreth tij,si nė qeveri,ashtu dhe nė Parlament dhe organe tė tjera tė shtetit.Thaēi mund tė ofrojė dorheqjen,kur "Zonjės sė Ballkanit" Serbisė i jepet statusi i kandidatit pėr BE.Pėr kėtė "Xhorxh Uashingtoni" do tė detyrohet,nėse nė atė hap nuk paraqitet si sfidė Amerika, e cila si duket,edhe ajo po e sheh se nuk e ka lėnė nė duar tė sigurta dhe tė pastra shtetin qė ajo ia kushtėzojė BE-sė.Po shihet se ėshtė mbushur kupa dhe koha ėshtė pėr spastrime nga ata qė gnjynė pėr luftė tė "ndershme",vota demokratike,qė bėnė krime tė rėnda,u zhyten e mbyten nė korrupcion,hajni dhe kontrabandė e skandale.
Gazi (Antihashim): 22-02-2012 19:05
te lumte Artan te pergezoje per shkrimin e qarte,shqip dhe te vertete...e ne veqanti kompromisi-me krimet e Hashimit eshte shume i sakte,dhe per kete arsye po e paguajme me prosperitetin,ardhmerine e vendit per te bemat e Hashimit dhe bandes se tij..?!
PLISI (Prishtine): 22-02-2012 16:46
Per riki France- Mos te flasum per gabime drejyshkrimore se nuk jemi ne hartim ktu por logjikoje pak para se me komentu. Nese je drenicak (ndoshta veq me letra) se sikur te ishe gjak drenicak do ti kishe kuptuar gjerat me ndryshe. Po te kisha keshillu palo se mire koke nese je ne france e mos bon zhurume shume se sen nuk din ti qysh po shkojne senet ne kosove. E qyky gospodini yt se te paska met marak met sundu shkau masi po shkrun serbisht po me siguri qat fjale e din e qata e ke shkru. Se mos me kan Thaci sot shqip as nuk ish fol as nuk ish shkru ne Kosove.
FLAMURI (Mitrovicë): 22-02-2012 15:59
Analizë profesionale.Sa për DRILONIN,ketu nuk ka askund mllef,fatkeqsishtë qdo gjë qëndron.
Shtatori (Paris): 22-02-2012 12:32
Te gjithe ne po e kuptojme Thaçin se ç'eshte duke bere.Hiç me pak faj kan edhe keshilletaret e tij .Kurse ne populli vertete jemi bere sikur delet qe prioritet kemi kafshaten e gojes me pamundesi te marrim ndonje hap madhor .Dhe gjersa Hashim Thaçi shpesh po e ri-freskon "kompjuterin" e tij , ne tashme e kemi hudhur ne mbeturina tonin .Pra po e perfundoj kete koment me nje thenje qe me beri shume pershtypje nga nji gazetare i nje gazete kosovare ku thote :" Ne Kosove eshte shume normale te mos jeshe normal" !!!
Driloni (Prishtine): 22-02-2012 10:50
Mllefin qe e paske shpreh e paske tepruar. Nuk ka te beje aspak me gazetari te mirefillt ky artikull.por ka te beje me vrere e mllef qe te buron nga zemra.
Ekrem Shabani (Prishtine): 22-02-2012 10:34
petriti (gjakovë) / Po më vjen keq që nuk e paske kuptuar fare shkrimin. Siq e dijm të gjithë kjo qeveri nuk i ka 50% te votave , por i ka arrit mbi 50% ne parlament FAL Planit të Ahtisarit që ia garanton minoritetit Serbë vendet pa VOTA. Që automatikisht do të thot që nuk e perfaqeson popullin e Kosovës pasi që me ato vendet e rezervuara po votohet në dëm të Kosovës. Të lutem ri-lexoje edhe një herë shkrimin. Faleminderit
Ermali (Zvicer): 22-02-2012 09:53
Shkrim shum i qelluar... Kete vit pranvera ne Kosove do te filloj me heret. Nuk duhet lejuar ne asnje menyr te neperkembet perpjekja shekullore per liri e pavarsi, qofte edhe nese kte e bejne pretendentet e "clirimit" . Me sa shihet po vjen koha per Albinin.
Xhaferi * \'51. (G. - Pd.): 22-02-2012 04:40
Z. Artan! Jeni gazetar i mirëfillt, keni pendë të mprehtë dhe meritoni respekt nga të gjithë. Poashtu i zgjedhni temat me interes për lexuesit. Vazhdo... Suksese!
petriti (gjakovë): 22-02-2012 01:53
Artan, Qeveria e tashme nuk është e pakicës por e shumicës parlamentare. Qeveritë e pakicës nuk i kanë përmbi 50% të deputetëve por "tolerohen" nga ndonjë parti tjetër që zyrtarisht nuk është në pozitë.
Ftosi (Mitrivicë): 21-02-2012 23:50
Mir o "gazetar" i nderuar, mendon se ky shkrimi yt i gjason një analize të paanshme të gjendjes aktuale politike?! Jo, definitivisht shumë gabim e ke, ky shkrimi yt i gjason një parqitje televizive të një lideri opozitar apo të ndonjë punëtori apo menaxheri të ndonjë ndërmarrje që për arsye politike e ka humbur pozitën e vet e tash tërë mllefin që e ka e shfryen në një shkrim pa kurfarr analize të mirëfilltë dhe tejet tendencioz me prirje manipuliste :gjoja: për të nxitur masën. e ke humbur edhe ti rrugën, shumë më mirë ke qene kur ishe gazetar, edhe ke qenë gazetar shumë i mirë.
kastraveci (Prishtine): 21-02-2012 22:52
O ky far Thaqi, moti i ka shit drute, tashte e ka shit me qerre e kuaj. haj medet kend e kemi me vendos per ne.
iliri (Ferizaj): 21-02-2012 18:47
Hashim Thaqi jo qe eshte i fermentuar por ai eshte edhe i tredhur, se nje gje te tille mund ta beje vetem nje njeri i sojit te tille, si eunuket e haremave te sulltanit.Por mire e ka ai pasi ne e durojme si dele.
riki (France): 21-02-2012 18:46
O plisi e vertet e kam ngaterruar emerin e artan me astrit gjera qe ndodhin po korrigjoje tekstin tend i ke se paku 10 gabime shoku i jem tie sa patriot eshte gospodin thaqi e di une ma mire se ti se edhe une jam drenicak po jo si gospodini i yt dhe ti;
Kujtimi (Vushtrri): 21-02-2012 17:22
Bravo Artan.
viki (zvicer): 21-02-2012 17:07
shume te mequm jeni ba ju shqiptaret , sa kritikat po i boni veq hajt te ja futi dikund...nuk eshte jeta veq te ja futi dikund more dai edhe te them dicka se po e han pazari ...
nipi i nipit (kurkun hiq): 21-02-2012 16:53
NEWBORN IS DEAD!killed by his Expreminister Gospodin Thaqi.NEWBORN was only 4 Years old.
Fati (Vjene): 21-02-2012 16:31
Artan Haraqija, intelektualet e kane kuptuar qe ai duhet te shkoje ne harrese, por ne Kosove ka pak intelektuale, e shume analfabeta modern! Ketu eshte faji!
PLISI (Prishtine): 21-02-2012 16:20
Per riki France - Shihet niveli yt ku pik se pari ngatrron emrin Artan me Astrit, ashku ke ngatrruar edhe leximin e ketij opinioni. Se nje nane e ka bo Thacin e mo ska edhe nja 100 vjet tjera. E mos u tutni he "trima" se nuk e shet Thaci Kosoven se nje gje ju garantoi se ma patriot e atdhetar se ai asnje nuk jeni ju qka shkruni kunder ti.
mehdija (drenas): 21-02-2012 15:19
shum kjart ju paske trehue lezusve se hashimi eshiti kosoven per me pshtue veten nga krimet qe iberi
Agim -Norvegji (Norvegji): 21-02-2012 14:55
Brravo djali i mire.Skjarim i thjesht dhe i qelluar.
Petiriti (Prishtine): 21-02-2012 14:25
Astrit bre a je ti qaj i RTK se a jo ................ po Shimi soht bo thartin domestos osht bo
valon (prizren): 21-02-2012 13:52
hashim thaqi moti ka hi ne te kuqe. nese kete pranvewr nuk e rrezon qytetaria aktive, atehere nuk ke mi se pse ankohemi. Heshtja eshte pajtim.

Piramidat

Blerina Rogova Gaxha Megjithėse piramidat sot renditen ndėr shtatė mrekullitė mė tė mėdha tė botės, ne shqiptarėt tė vetmen pėrvojė me to deri nė vitin 1997, e kemi pasur atė tė shtatė mrekullive dhe tė pėrpjekjes njerėzore qė pėrmes saj tė arrihej parajsa. Por viti 97, pirami...

Letėr e lexuar.....

Ali Cenaj Sigurisht as ju nuk jeni befasuar pse dje, lajmi pėr sulmin terrorist tė personave tė panjohur, por “tė pėrkatėsisė nacionale shqiptare” mbi policėt serbė nė Dobrosini kaloi pa atė jehonėn e pritur nga Slloba i vogėl. Thjesht, lajmin nuk e ka transmetuar askush nga ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Fatmir Limaj tė nxjerrė emra

Arbana Xharra Fatmir Limaj nisi rundin e dytė tė ankesave ndaj pushtetit, dėshtimeve politi...

E huaja qė (s’)bėhet jotja

Dush Gashi E huaja kurrė s’mund tė bėhet jotja. Kjo urti popullore, tė cilėn mund ta dėgjos...

Fitorja... pėrmes ikjes

Lehtėsia e durueshme Beqė Cufaj Treshes magjike latinoamerikane: Gabriel Garcia Marquez, ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51