Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
26-07-2010 | 11:06 CET
SHKRUAN
Astrit Gashi

Shansi qė po e humbim

“Hekurin godite sa ėshtė i nxehtė” thotė njėra nga fjalėt e urta popullore, por institucionet tona janė duke fjetur derisa sa hekuri i verdikitit tė GJND-sė po ftohet. Bashkė me ftohjen e hekurit, po shkon duke u qetėsuar edhe mirėpritja ndėrkombėtare e mendimit tė GJND-sė pėr t’u lėshuar vend edhe mendimeve dhe iniciativave tė cilat do ta vėshtirėsojnė shtimin e njohjeve tė reja.

Qeveria e Kosovės, ashtu edhe siē pritej ėshtė zėnė nė befasi nga mendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė se pavarėsia e Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Jo qė nuk dėgjuam dhe as nuk pamė as edhe njė S nga Strategjia pėr shtimin e njohjeve pas vendimit tė favorshėm tė GJND, por madje zyrtarėt mė tė lartė qeveritarė as qė janė tubuar qė tė flasin pėr kėtė ēėshtje duke qenė tė shpėrndarė nėpėr botė. Dyshoj qė edhe pėrmes telefonit tė kenė biseduar me njėri-tjetrin pėr kėto ēėshtje pėrveē ndonjė thirrjeje tė ndėrsjellė kurtuazie me tė cilėn kanė shkėmbyer urimet.

Ministri i Jashtėm Skėnder Hyseni, sė paku deri tė premten pasdite, ka vazhduar tė qėndrojė nė Holandė apo diku nėpėr Evropė. Nga vetė ministri, por as edhe nga zyra e tij pėr media nuk ėshtė marrė ndonjė njoftim pėr takime me burrėshtetas tė vendeve qė nuk na kanė njohur ende ose pėr ēfarėdo iniciative lobuese pėr shtim tė njohjeve. Tek tė shtunėn, agjencitė e huaja tė lajmeve citojnė ministrin Hyseni se do tė dėrgojė letra 112 shteteve si dhe do tė takojė nė Nju-Jork gjatė vikendit 60 burrėshtetas nė aktivitete lobuese.

Kryeministri Thaēi, i cili shkoi nė vizitė zyrtare nė SHBA, nė fillim tė javės po ashtu nuk pėrmendi ekzistimin e njė strategjie pėr shtim tė njohjeve qė do tė duhej tė udhėhiqej nga institucionet e Kosovė dhe as nuk ftoi ato qė sa mė parė tė hedhen nė njė iniciativė diplomatike pėr tė pėrmbushur kėtė synim nė qoftė se diēka e tillė deri mė tani nuk ka qenė e pėrgatitur. Ėshtė shumė e besueshme se nė takimet qė ka pasur nė Uashington, kryeministri ka diskutuar me zyrtarė tė atjeshėm pėr realizimin e njohjeve tė reja dhe sigurisht se ka dėgjuar nga disa prej tyre pėr aktivitetet qė ata po zhvillojnė nė kėtė drejtim, por ėshtė e pafalshme qė tė mos kemi asnjė thirrje serioze nga ana e tij qė edhe ne tė marrim iniciativė nė kėtė drejtim.

Pėr tė kompletuar peizazhin e naivitetit institucional, akteri tjetėr mė i rėndėsishėm i vendit presidenti, udhėtoi tė shtunėn pėr nė Shqipėri, sikur kjo tė ishte dita e fundit kur ai mund tė vizitojė Shqipėrinė dhe thua se atje ėshtė vendi ku duhet tė forcojmė dhe zhvillojmė shtetin tonė. Fatkeqėsisht edhe vetėkėnaqėsia ėshtė njėri nga motivet njerėzore, tė cilėn duhet pėrmbushur. Dikush nuk zgjedh moment.

Shtetet tė cilat ende nuk e kanė njohur Kosovėn si Spanja, Sllovakia etj., tashmė kanė bėrė tė ditur se nuk do tė ndėrrojnė qėndrimin e tyre, sė paku pėr njė kohė. Serbia, me tė cilėn natyrisht se duhet tė krahasohemi dhe shtyhemi, vetėm disa orė pas verdiktit, pėr tė negativ, tė GJND-sė ka bėrė tė ditur planin pėr kontakte drejtpėrdrejt tė 51 shteteve duke dėrguar atje zyrtarė tė cilėt do tė dėrgojnė letra tė nėnshkruara nga presidenti i shtetit pėr tė mos njohur Kosovėn.

Nė njė situatė normale tė njė shteti institucionet e tė cilit janė tė pėrgjegjshme dhe dinė tė qeverisin, kjo iniciativė e Serbisė do tė shėnohej vetėm si njė kundėrpėrgjigje ndaj njė aksioni kosovar, efektet e sė cilės do tė mateshin me gjakftohtėsi nėpėr ditė e javė. Lėre mė qė nuk jemi nė kėtė situatė, por madje nuk kemi as edhe kundėrpėrgjigje tė gatshme ndaj Serbisė, pėrjashto disa kopjime.

Kėrkesa drejtuar ambasadorėve tė vendit qė tė ndėrpresin pushimet vjetore dhe tė nisin aktivitetet lobuese, ėshtė njė pėrgjigje qesharake kur tė merret parasysh mospėrvoja e tyre dhe nė shumė raste edhe mospėrgatitja profesionale pėr tė realizuar njė mision tė tillė. Pėr mė tepėr, kjo tregon njė naivitet shtetformues pasi qė reagimi duhet tė jetė nė ekuivalencė me iniciativėn, dhe nė kėtė rast iniciativa serbe ka nisur nga maja e institucioneve dhe jo nga niveli i ambasadorėve. Ambasadorėt janė vėnė thjesht para njė misioni tė pamundur, ndėrsa shteti ynė para njė dėshtimi taktik.

Fakti se shtetet mike janė duke lobuar tėrė kohėn pėr pranime tė reja tė pavarėsisė, nuk ėshtė njė argument i saktė qė mund tė pėrdoret pėr justifikim nga institucionet e vendit. Edhe Serbia ka aleatėt e saj si Rusia e Kina,( sado qė ndikimi i tyre mund tė jetė mė i vogėl se i aleatėve tani), por megjithatė shteti serb zhvillon aktivitetet e veta dhe atė nė mėnyrė shumė aktive.

Njerėzit, organizatat, kompanitė dhe shtetet mėsojnė nga gabimet e veta, sė paku ato qė kanė njė nivel mesatar inteligjence ose organizimi efikas. Institucionet tona jo. Kur u shpall pavarėsia mė 17 shkurt 2008 ishte pritje reale dhe premtim real ndėrkombėtar se brenda 3 muajve do tė realizoheshin 100 njohje. Serbia u vė nė iniciativė e pėrkrahur nga Rusia, ndėrsa ne u strukėm qosheve dhe shtetet mike nuk kishin kėnd ta pėrkrahin. Si rezultat morėm vetėm rreth 30 njohje, dhe asnjė mėsim. Ndoshta nuk duhet tė dyshojmė qė njohje nuk do tė vijnė- por ta kemi tė qartė qė ato do vijnė si shkak i pėrkrahjes sė miqve tė Kosovės e jo punės sė njerėzve pėrgjegjės dhe krerėve tė shtetit...

Si duket, krerėt e institucioneve tona, hekurin nuk dinė ta rrahin as tė nxehtė dhe as tė ftohur. Nuk do tė ishte problem fare sikur ata tė mos ishin udhėheqėsit e institucioneve tona. Vetėm ne dimė qė fitoren ta shndėrrojmė ndoshta edhe nė humbje.

3.4/5 (10 votë/a)

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51