Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
11-08-2010 | 18:21 CET
SHKRUAN
Behxhet Haliti

Nuk jam i Kosovės

Nuk jam i Kosovės! Deri mė 2015!

Jam, nėse doni, i Somalisė a i Afganistanit! Deri mė 2015!

Do tė pyesni: pse?

Sepse m’i ftohu penjtė ministri i Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit tė Kosovės, tė shtetit qė ia kam marrė para do ditėsh pasaportėn, kur tha se punime nėpėr rrugėt e Kosovės do tė ketė deri nė vitin 2015!

Kėtij limiti kohor, duke parė realitetin e pėrditshėm, do t’ia shtoja edhe nja 3-4 vjet tė tjera! Nėse jo mė shumė! Ministri e tha se atėherė do tė kemi rrugėt mė tė mira nė rajon...

Nėse del kėshtu, atėherė do tė them me gojėn plot se jam i Kosovės! Dhe, do tė mburrem me kėtė fakt! Nuk dua tė kuptohem se jam kundėr ndėrtimit tė infrastrukturės rrugore nė Kosovė, sepse vetėm i ēmenduri do tė dėshironte gropa e baltė aty nga shkel pėrditė.

Por, jam kundėr kaosit qė po krijohet rrugėve. Nisuni nga Prishtina drejt Mitrovicės! Nisuni nga Prishtina drejt Pejės! Hyni nga Veterniku nė Prishtinė!...

Nisin punimet rrugėve, pastaj, duke kaluar ditėt, pėrditė e mė shumė, nėpėr vendpunishte

sheh pak e mė pak teknikė e punėtorė. Teknika rri, punėtorėt e pakėt mbėshtesin mjekrėn nė majė tė bishtit tė lopatės!

Pėsojnė qytetarėt nga kaosi nė komunikacion, pėsojnė automjetet e tyre... Po tė thosha

se nė vendet tjera (nuk po mendoj nė Perėndim) punohet pak si mė ndryshe, do tė dilte se po moralizoj.

Ama, pse nuk punohet edhe natėn, kur ka mė sė paku qarkullim rrugėve? Pse nuk punohet ditėve tė vikendit?

Pse nuk ka sinjalizime tė duhura, por pėrnjėherė tė sharron rrota e automjetit nė gropa e puseta nga tė cilat vėshtirė nxirret automjeti pa tė ndihmuar dikush?...

Pra, vėrejtja ėshtė aty jo pse po punohet rrugėve, por pse po punohet si nuk duhet!

Nga kjo se punohet si nuk duhet, tė krijohet pėrshtypja se dikush po e bėn kėtė me tė vetmin qėllim: tė tregohet se po punohet gjithkah!

Nuk jam as i Prishtinės! Deri mė 2015! Jam, nėse doni, i Mogadishit a i Kabulit! Deri mė

2015!

Do tė pyesni: pse?

Sepse nga pompa e benzinės “Valoni Petrol” nė Veternik, nė hyrje tė Prishtinės nga drejtimi i Shkupit, e deri te Grand Hotel Prishtina, nė qendėr tė Prishtinės, qė mund t’i ketė maksimumi 3 kilometra, nėse qėllon nė kohė tollovie nė komunikacion, e tollovi ėshtė gati gjithė ditėn e lume, me automjet tė ndodh tė bėsh edhe 40 minuta rrugė!

Dikur, nė Shqipėri, kur nuk kishte rrugė tė mira, ato mateshin me orė udhėtimi e jo me kilometra. Tash ka ardhur koha qė edhe nė Kosovė, pra jo vetėm nė Prishtinė, rrugėt tė maten me orė e jo me kilometra! Shpresoj vetėm deri nė vitin 2015!...

3.8/5 (19 votë/a)
drenicaku (GJermani): 16-09-2010 23:05
te lumt xhavit ramadani.A kije ndoj beruf tjeter ne germani a veq ket.po masi po e dishe ti bile qe deri ne 2015 tek jan te sigurta shum mir. masi po e ditke qe deri ne vitin 2015 ti me siguri ke njohuri edhe pas keti viti qka dot behet.te jetoj poplli me shpres qe ka kesi expert te rrugve, e ndoshta tani kem fatin qe ju me expertizen e juaj i ndertoni edhe ka garancion shum vjeqar.Fatmir Limaj shum po gabon qe nuk e ka ne grupin e ti kesi experti fort ja kishe ndihmue.Ose se paku mos me i ndertue fare keto rrug, e me prit kur jan njiqind perqind te sigurta.lum poplli qe ka kesi mendimtaresh perparimtar si juve.Besoj se i perket grupit se nji partije shum perparimtarenu po ja them emrin.
Rama (Belgjik): 12-08-2010 14:48
Mire shum behxhet ,si gjithmone te qelluara temat, pajtohem me ty .
Xhavit Ramadani (Gjermani): 12-08-2010 01:18
Genjeshtrat e limajt nuk kane te ndalur.keto rrug qe po ndertohen sot ,ne vitin 2015duhet te gjitha te renovohen apo ri ndertohen.Sepse po i ndertojn hajnat
Petiriti (Prishtine): 11-08-2010 19:42
O Behxhet po me doket e kena honger me qeta ,shtrejt kena mi pagu

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Inati mbi kapuē!

Milaim Shefkiu “Pėr inati tė resė mė vdektė djali”. Kjo ėshtė njė thėnie popullore unikate q...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51