Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
20-08-2010 | 17:01 CET
SHKRUAN
Behxhet Haliti

Shenja e keqe!

Njė ministri e Qeverisė sė Kosovės, udhėheqėsit e sė cilės jo fort larg shėtisnin nga njė vend nė vendin tjetėr tė Evropės dhe kur ktheheshin nė Kosovė deklaronin triumfalisht: “Filan shteti do tė pranojė kaq e kaq punėtorė sezonalė nga Kosova!”, sikur i ka harruar fjalėt e veta!

Vera po shkon, punėsime sezonale nuk pati askund, tė varfrit po bėhen edhe mė tė varfėr nė Kosovė...

Pėr mė tepėr, kush mė nuk i pėrmend premtimet e rreme tė udhėheqėsve tė Ministrisė sė Punės dhe Mirėqenies Sociale!

Po kjo ministri, edhe tash triumfalisht, propagandon nėpėr media, me shumė zhurmė, aksionin jo vetėm tė saj pėr hapjen e kuzhinave popullore pėr skamnorėt.

Njė kuzhinė e tillė u hap nė Mitrovicė, njė nė Prishtinė. Thonė: tjetra do tė hapet nė Pejė...

Ajo e Mitrovicės ėshtė kuzhina e parė popullore nė Republikėn e Kosovės...

(Vlen tė mbahet nė mend: kuzhina e parė popullore nė Republikėn e Kosovės!).

Bile, nė hapjen e kėtyre kuzhinave, ėshtė vetė ministri i kėsaj ministrie qė, nė shenjė solidariteti me qytetarėt qė nė statistikat e Ministrisė sė tij trajtohen me kategorinė “raste sociale”, merr shujtėn e parė tė ushqimit. Nė Mitrovicė, pas tij, u renditėn udhėheqėsit lokalė, njėsoj si nė Prishtinė, plus dy-tre donatorė. Kėshtu sigurisht do tė jetė edhe nė Pejė...

Projekti i MPMS ėshtė emėrtuar “Shujta pėr tė gjithė”, por kuzhina e Prishtinės do tė ofrojė 300 shujta nė ditė. Ajo e Mitrovicės 200! Pėr tė Pejės nuk dihet ende...

Nuk dua tė besoj se nė statistikat e MPMS, nė kategorinė “raste sociale”, figuron ndonjė shifėr e ēmendur: 300 raste sociale nė Prishtinė! Apo: 200 raste sociale nė Mitrovicė!

Pse atėherė emėrtimi “Shujta pėr tė gjithė”?

Ministri premton gjithsej pesė kuzhina popullore nė Kosovė...

A thua, nė vetėm pesė komuna tė Kosovės ka mjerim social?

Ministėr, krejt Kosova ėshtė shndėrruar nė raste sociale!

Krejt Kosova ėshtė bėrė pėr kuzhinė popullore!

Kjo ėshtė shenjė e keqe!

Nuk dua tė pėrmend tash statistika se sa tė papunė ka Kosova. Nuk dua tė pėrmend as statistika se sa pėr qind tė kosovarėve jetojnė nė varfėri, pastaj sa jetojnė nė varfėri tė skajshme! Jo pse nuk i di kėto shifra, por sepse ato ndėrrojnė nga dita nė ditė. Dėshmi e rėndimit tė gjendjes nė kėtė aspekt, pra edhe tė rritjes sė shifrave, ėshtė edhe vetė aksioni i MPMS pėr hapjen e kuzhinave popullore!

Ministrit tė kuzhinave popullore po i tregoj se, kinezėt (nėse nuk gaboj), thonė: “Mos mė jep peshk pėr tė ngrėnė! Mė mėso si kapet peshku!”...

Nė pėrkthim edhe mė tė lirė: “Nuk tė ndihmon ai qė tė jep peshk pėr tė ngrėnė, por ai qė tė mėson si kapet peshku”!...

Ky popull, definitivisht, duhet tė mėsohet si kapet peshku!

Definitivisht!

Sa nuk ėshtė bėrė vonė!

4.4/5 (14 votë/a)
OBSERVER (Kosove): 24-08-2010 11:34
Sigurisht, mbasi e largoi "Kaurrin" Gjergj Dedaj, tashme Hashim ThaƧi do ta instaloje XHENETIN ne Kosove!nTe mendojme ma kthjellet: nuk qenkan zgjidhje e problemit shkarkimet politike... por si ta shkarkosh varferine...mbi kurrizin e popullit! Ironi e qeverisjes se mire.
Chameleoni (po na mungon Lenini i Ri !): 21-08-2010 13:19
Nese une duhet votuar per kete artikul, respektivisht nese duhet t'a notoj, sikurse ne fakultete, ky artikull i z. Halitit meriton nje 10 . Tema shume shume e qelluar dhe me pak fjale eshte thene shume.nDhe edhe nje apo dy fjali: Pas luftes se dyte boterore (WWII), ne ke Yu, filluar te hapen kuszhinat e mjerimit te skamjet dhe urise. Gadi jemi ne kalim te luftes se re "boterore" te fukarallekut, posacerisht ne Kosove, perjetova te degjoj, e fal mediave, ehe te shoh se u hapen kuzhinat popullore (asgje deri me sot nukj u merou nga ky regjim me nocionin "popullore", por i qelluar sepse dihet kush eshte popull e kush esht kasta e ketij populli. Domethen, publikisht Qeveria, ME HAPJEN E KUZHINAVE, PRANOJ SE NE KOSOVE ESHTE PREZENTE SKAMJA NE MBI 75% TE POPULLATES. Ka mbetur vetem organizimi i Revolucionit te Ri te Tetorit, por
Petiriti (Prishtine): 20-08-2010 22:04
Ju lutem kane me na shti neper reshta me prit per buke si Caushesku ne cfredo rasti kuzhinat popullore jane shej gjeneros i Hashimit nuk mujna krejt Kosova me pas kuzhinjera personal ata jane ju lutem vetem per eliten e re

Presidente, ke hyrė nė valle!

Behxhet Haliti E nisi sertė! “Si krejt shqiptarėt”! Ndoshta, pėr tė na shtyrė t’i besojmė. Ose, ndoshta, pse dikush i tha tė thotė kėshtu... Tha: “Na mbyti korrupsioni!”. Nuk ishte as e para e as e mbrama qė pėrmendi kėtė kancer Kosove, por mė e rėndėsishmja nė tėrė kėtė ish...

Njė kryeprokurore – qė Kosova s’e ka!

Beqė Cufaj Rrjetėzimi medial dhe me kėtė edhe publik mes Kosovės dhe Shqipėrisė, ėshtė bėrė aq i fortė sa viteve tė fundit janė tė rralla, pėr tė mos thėnė tė paikshme, qasjet herė komparativiste e herė intervencioniste rreth diskurseve, dukurive e nė tė shumtėn anomalive poli...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Nazimi, Naimi....

Ali Cenaj Rrėfimi i Naim Miftarit, sensacioni mė i ri qė ka nisur tė “zbavitė” opinionin me...

Fizioterapeuti Kamishi

Arbana Xharra Fizioterapeut me master, asistent nė Fakultetin e Mjekėsisė, ish-zyrtari i Sh...

Inati mbi kapuē!

Milaim Shefkiu “Pėr inati tė resė mė vdektė djali”. Kjo ėshtė njė thėnie popullore unikate q...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51