| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Kur tė dy partitė mė tė mėdha nė Kosovė pėr, siē u tha, interesa tė vendit u futėn nė koalicion, pasoi njė reagim dhe pakėnaqėsi e pėrgjithshme e qytetarėve, e medieve dhe e opinionit publik. Madje, edhe militantėt mė tė mėdhenj tė tė dy kampeve politike e kundėrshtuan. Pėr njė kohė tė gjatė, ky koalicion i panatyrshėm u arsyetua, nga ata tė cilėt e krijuan, si vendim goxha i dhimbshėm, por i domosdoshėm pėr interesa tė Kosovės.
Sot, tre vjet mė pas, u konfirmua qė ky ishte me tė vėrtetė koalicion interesi, por jo pėr Kosovėn. Ėshtė koalicion pėr interesa tė pushtetarėve tė dy partive tė mėdha.
Ky koalicion interesi, duke pasur numrat nė Kuvendin e Kosovės, me shumė lehtėsi kaloi strategji, ligje dhe vendime nė interes tė koalicionit, gjithsesi, por me dėme dhe pasoja afatgjata pėr vendin.
Ky koalicion interesi votoi shitjen e Postės resursin mė profitabil (pas Doganave) tė buxhetit tė Kosovės. Dha me koncesion Aeroportin e Prishtinės me ēmim qesharak, nga i cili u varfėrua Kosova. Po pėrgatit shitjen e KEK-ut, nga i cili do tė pėrfitojė vetėm investitori dhe, tė mos harrojmė, 20-pėrqindėshi pėrkatės zyrtar i koalicionit tė interesit.
E, sikur nuk mjaftoi kjo. Pėr ironi edhe njė pjesė e opozitės nuk u anashkalua nga ky koalicion interesi, i cili, pėr tia mbyllė gojėn partisė, qė doli me 14 ulėse ne Parlamentin e Kosovės pas zgjedhjeve tė vitit 2007, sakrifikoi nga buxheti i Kosovės 15 milionė euro. Ato ia dha aleatit edhe mė tė panatyrshėm tė kėtij koalicioni, partisė e cila kishte zėnė vendin nė rreshtat opozitar - Aleancės Kosova e Re. Kėsaj partie opozitare, e cila pas debateve tė nxehta nė Kuvend votonte PRO buxhetin e qeverisė, iu dha RILINDJA. Vlera e kėtij tenderi pėr renovim tė objektit ishte rreth 15 milionė euro. Ndėrsa, vlerėsimet pėr objekt nuk kalonin shifrat prej 7 milionė.
Mirėpo, qeveria e dinte, e edhe AKR, qė dėgjueshmėria shpėrblehet, dhe ky ishte njė shpėrblim pėr interesa, tė cilat edhe kjo e dyta i quajti interesa tė Kosovės.
Kur mediet janė tė fuqishme, pėrmbysin regjime apo, nė ditėt e sotme, qeveri tė korruptuara. Mirėpo, nė Kosovė, njė numėr i madh i medieve kontrollohet nga qeveria, kryesisht pėrmes ushtrimit tė presionit financiar. Pėr fatin e keq tė kėtij vendi, njė numėr i medieve (gjithmonė me pėrjashtime), burim kryesor tė financimit kanė qeverinė, dhe me kėtė rrezikohet demokracia. Dhe, si pasojė, mungon gazetaria hulumtuese, e roli Wachdog i medieve karshi qeverisė merr kahe tjetėr. Shigjetat drejtohen ndaj opozitės, ndėrkohė qė nė Kosovė ekziston vetėm njė opozitė e fuqishme, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės dhe vetėm njė lider opozitar, i cili seriozisht rrezikon pushtetin e kėtij koalicioni qeverisės, z. Ramush Haradinaj.
Si rrjedhojė, AAK shikohet me vrer nga koalicioni qeverisės, i cili tė vetmin rrezik pėr humbjen e pushtetit e sheh kėtė forcė politike.
Panatyrshėm sulmohet, edhe pse pafuqishėm nga partia e shitur opozitare, e cila si aleat i qeverisė, ėndėrron qė, tė paktėn, edhe nė fillimin e fundit tė kėtij mandati, tė merret nėn sqetull nga koalicioni i madh dhe i gjerė, nga koalicioni i interesit. E kjo, pėrsėri pėr interesa tė ngushta tė marrjes qoftė edhe tė njė dikasteri qeveritar, nga i cili kompania- parti do tė pėrfitonte edhe ndonjė tender.
Shumė shpesh, media tė caktuara, si aleatė krejt tė panatyrshėm tė kėsaj qeverie tė korruptuar, obligohen tė zbatojnė agjenda tė kurdisura, me qėllim tė zbehjes sė imazhit tė AAK-sė dhe me kėtė edhe minimizimin e rrezikut pėr pėrmbysje tė kėtij koalicioni.
Si pasojė, pėr interesa mbulohen afera tė shumave marramendėse tė zhvatjes sė buxhetit tė Kosovės nga zyrtarė tė korruptuar, shkelje flagrante tė ligjit dhe ndėrhyrje arbitrare tė kryeministrit (rasti i Rahovecit). Ngulfaten, qoftė edhe pėrmes dhunės fizike, tentativat e gazetarėve hulumtues pėr zbardhjen e krimeve ekonomike nė vend, pėr interesa tė redaktorit apo tė pronarit tė mediumit. I zgjatet jeta koalicionit tė interesit, i cili nė mandatin e tij do tė kujtohet pėr shitjen e Ajrit, Ujit dhe Tokės sė Kosovės, vetėm pėr interesa tė koalicionit me dreqin.
Dhe, pėr tė mbushur gazetėn, por edhe egon e qeverisė, kėrkohet qimja nė ve tek ata tė cilėt i rrezikojnė kėto koalicione.
Pa dashur tė them qė jemi tė pagabueshėm, sepse jemi njerėz, apo tė arsyetoj ndonjė deklaratė tė pamatur eventuale, nė (AAK-ja) vazhdojmė tė jemi opozita e vetme e fuqishme nė kėtė vend, opozitė e cila nuk u nėnshtrua karshi presioneve tė mėdha politike.
AAK nuk bėri pazar interesin e vendit pėr interesa tė partisė, sepse interesi kryesor pėr AAK-nė dhe liderin e saj, Haradinaj, ėshtė Kosova pa koalicione interesi.
(Autorja ėshtė deputete e AAK-sė nė Kuvendin e Kosovės)
Nuria (Peje): 29-08-2010 18:41
Dardani (Prishtine): 27-08-2010 16:00
BESIm (Finland): 27-08-2010 13:41
endrit (Kosovƫ): 27-08-2010 12:51
enes krasniqi (Prishtine): 27-08-2010 09:30
fidani (gjilan): 26-08-2010 23:05
LENDITA (PEJA): 26-08-2010 22:53
luli (lipjan): 26-08-2010 21:39
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 