| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Mė 13 gusht, ditėn e tretė tė muajit tė agjėrimit, presidenti amerikan, Barak Obama, shtroi iftarin tradicional nė Shtėpinė e Bardhė pėr diplomatė nga vendet islamike dhe pėrfaqėsuesit e komunitetit mysliman qė jeton nė SHBA. Pas urimeve tė zakonshme pėr raste tė kėtilla, ai shfrytėzoi rastin pėr tu prononcuar para korit diplomatik dhe pėrfaqėsuesve tė komunitetit mysliman nė SHBA rreth projektit tė ndėrtimit tė Qendrės Islame, nė kuadėr tė sė cilės do tė jetė edhe xhamia, vetėm dy rrugė larg Kullave Binjake, tė cilat ishin rrėnuar nga rrėmbyesit e aeroplanėve nga grupi militant mysliman Al-Kaida.
Presidenti amerikan tha se myslimanėt kanė tė drejtė tė njėjtė qė ta praktikojnė fenė e tyre si gjithė tė tjerėt nė Amerikė. Pėrkushtimi kushtetues i Amerikės pėr lirinė e religjionit duhet tė jetė i palėkundur dhe pa pėrjashtim pėr religjione tė veēanta. Mė lejoni tė jem i qartė. Si qytetar dhe si president, unė besoj se myslimanėt e kanė tė drejtėn ta praktikojnė religjionin e tyre ashtu si ēdo njeri nė kėtė vend. Kjo pėrfshin tė drejtėn pėr tė ndėrtuar vend adhurimi dhe qendėr komunitare nė pronė private nė Menhatanin e Ulėt, nė pajtim me ligjet dhe rregulloret lokale. Kjo ėshtė Amerikė dhe pėrkushtimi ynė pėr lirinė e religjionit duhet tė jetė i palėkundur, theksoi Obama.
Presidenti amerikan tha se liria e religjionit ka qenė ajo qė ka bėrė Amerikėn tė dallohet nga tė tjerėt.
Ky fjalim i presidentit amerikan entuziazmoi myslimanėt, por ai ngjalli reagime tė ashpra, nė veēanti tek e djathta ekstreme e krishterė, e cila ėshtė shumė aktive nė SHBA. Nė mesin e atyre qė kritikuan fjalimin e presidentit ishin anėtarėt e mirėnjohur tė Partisė Republikane, tė cilėt kundėrshtojnė ndėrtimin e qendrės islame.
Kėtu nuk ka tė bėhet me lirinė fetare, sepse tė gjithė ne e respektojmė tė drejtėn e ēdo kujt pėr ta dhuruar Zotin nė harmoni me ndėrgjegjen e vet. Por, mendoj qė nuk ėshtė e zgjuar tė ndėrtohet xhamia nė vendin ku 3.000 amerikanė kanė humbur jetėn nė sulmet terroriste, ka thėnė republikani nga Teksasi, John Corny, nė njė program televiziv, Fox News Sunday.
Kongresisti republikan nga Nju-Jorku, Peter King, ka deklaruar pėr CNN, se Obama haptas e ka dhėnė pėrshtypjen qė pėrkrah ndėrtimin e qendrės islame, por ėshtė tėrhequr ditėn tjetėr. King mendon qė Presidenti, nėse ka dashur tė angazhohet nė atė ēėshtje, ėshtė dashur tė jetė mė i qartė dhe se nuk mund tė ndryshojė vendimin nga dita nė ditė.
Nė anėn tjetėr, ata qė pėrkrahin ndėrtimin e qendrės islame mendojnė se toleranca fetare ėshtė pėrgjigjja mė e mirė ndaj ekstremizmit fetar.
Kongresisti demokrat, Jerrolde Nadler, ka thėnė se amerikanėt i ka sulmuar Al-Kaida e jo islami. Nuk na kanė sulmuar tė gjithė myslimanėt. Edhe myslimanėt janė vrarė aty, ka thėnė Nadler.
Shumica dėrrmuese e atyre qė e kundėrshtojnė ndėrtimin e qendrės islame bazohen nė pėrzierje tė pasaktė tė islamit me terrorizėm, qė rrjedh nga injoranca ndaj fesė islame, kulturės dhe popujve myslimanė. Kjo nuk ėshtė pėr tu befasuar nė njė shtet, ku mbi 20 pėr qind e popullatės beson se kryetari i shtetit tė tyre ėshtė mysliman.
Martin Luter King i Riu mendon se Qendra kulturore islamike nė Ground Zero mund tė ndihmojė qė tė ndėrtojė njė urė mbi humnerėn e dy Kullave Binjake tė rrėnuar nga terroristėt e Al-Kaidės. Nėse qendra do tė ndėrtohet nė Menhetenin e Ulėt, njerėzit qė mė sė shumti e kundėrshtojnė atė do tė mėsojnė se myslimanėt nuk janė armiku. Se ata nuk janė tė rrezikshėm ose terroristė. Ata janė zonja e cila buzėqesh nė dyqan, vajza e vogėl qė luan me nėnėn e saj. Ata janė miqtė e tyre. Andaj, qendra islamike duhet tė ndėrtohet aty ku ėshtė planifikuar, sepse aty do tė ndodhin ndryshimet e njerėzimit, secilėn herė nga njė prind, njė fėmijė, njė mik, pėrfundon Martin Luter King i Riu.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
rri shtremt fol drejt (luzrn): 31-08-2010 15:17
fatoni (New Yourk ): 28-08-2010 12:45
realisti (prishtine): 28-08-2010 09:14
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 