Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-9°
30-08-2010 | 16:55 CET
SHKRUAN
Adri Nurellari

Osmanofobia

Nė njė intervistė dhėnė pėr emisionin “Jeta nė Kosovė”, Noel Malcolm tha se tiparet negative tė manifestuara nė Ballkan e kanė origjinėn tek e kaluara e afėrt e komunizmit dhe tek rrethanat konkrete shoqėrore tė tanishme si varfėria, institucionet e brishta e tė tjera. Sipas tij, “nė rastin e ballkanasve, unė do tė thosha se 50 vitet e komunizmit janė shumė mė tė rėndėsishme si pjesė e sfondit kulturor, sesa afėrsisht 500 vitet e sundimit osman”.

Nuk ka vend ku kjo gjė tė jetė mė e vėrtetė sesa pėr Shqipėrinė e cila ka pėrjetuar totalitarizmin komunist nė formėn e vet mė tė rreptė e tė kulluar. Ėshtė e vėshtirė qė t'i mvishet faji periudhės osmane tė historisė shqiptare kur vetė kalimi nėpėr njė regjim si ky komunist e lė tė kuptohet qartė qė ka qenė pothuaj njė tabula rasa pėr traditėn shqiptare tė deriatėhershme.

Fillimisht duhet thėnė se determinizmi historik nė vetvete, pra kjo bindja se zhvillimet janė tė parapėrcaktuara dhe shkaktuara nga zhvillime apo situata historike tė mėhershme, ėshtė njė pėrqasje tipike rudimentare marksiste tek ne. Kjo pėrqasje ėshtė njė reminishencė e drejtpėrdrejtė e determinizmit historik marksist qė vinte nė formėn e materializmit dialektik qė e shikonte ecjen e historisė tė kornizuar dhe tė parapėrcaktuar.

Shqiptarėt e shkretė, pas ikjes sė osmanėve, kanė kaluar tre realitete tronditėse, historike qė i bėn tė papėrfillshme gjurmėt e lėna nga sundimi osman. Jo vetėm qė kanė kaluar pushtimin fashist dhe regjimin komunist, por edhe realitetin e vazhdueshėm tė dhunės prej fqinjėve shovinistė, kolonizimit dhe pastrimit etnik. Faktikisht asnjė komb tjetėr nė Evropė nuk ka pasur pėrjetimin e gjenocidit, shpėrnguljes, tkurrjes edhe aparteidit qė kanė pasur shqiptarėt, duke pasur parasysh pėrmasat demografike dhe territoriale. Kur u shpall pavarėsia jonė prej Perandorisė Osmane, shqiptarėt jetonin nė rreth 75 mijė kilometra katrorė dhe sot, pothuaj njė shekull mė pas, shqipja flitet vetėm nė rreth 45 mijė kilometra katrorė.

Pra, kjo analizė lė tė kuptohet qė gjithė kjo prani masive e historisė sė fillimshekullit 20, si dhe diskutimi lidhur me ndikimin osman nė vendin tonė sot, ėshtė i paarsyeshėm . Mjafton tė shohim mungesėn e ringjalljes fetare pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri pėr tė kuptuar impaktin e politikės ateiste komuniste.

Nė fakt, shpjegimi i gjithė kėsaj tendence ka tė bėjė me nevojėn e shumė individėve pėr tė siguruar harresėn e diktaturės pesėdhjetėvjeēare. Shumė prej personaliteteve qė dominojnė jetėn publike nė Shqipėri kanė pasur lidhje me atė regjim, kanė qenė pjesė pėrbėrėse e tij, janė lanēuar dhe promovuar nga sistemi i dikurshėm, statusin qė gėzojnė sot e kanė si inerci tė privilegjeve qė kanė gėzuar gjatė atij regjimi, kanė pasur lidhje familjare dhe personale me nomenklaturėn, janė formuar dhe kalcifikuar intelektualisht nga ai regjim dhe pėr rrjedhojė ngelen nostalgjikė tė tij. Me pak fjalė, ne nuk kemi pasur njė zėvendėsim tė mirėfilltė tė elitės sonė, por thjesht njė riqarkullim brenda tė vjetėrve, njė inerci tė elitės sė vjetėr qė sot vjen e rifreskuar me trashėgimtarė tė rinj.

Individėve tė kėsaj elite iu leverdis tė flasin pėr otomanizmin e t'ia veshin fajin sundimit turk pėr tė minimizuar dhe relativizuar pėrgjegjėsinė e komunizmit. Pėr rrjedhojė edhe tė tyren qė shpesh kanė qenė pjesė e sistemit. Kėtyre individėve iu konvenon kultivimi i njė amnezie sociale, lidhur me tiparet mizore tė regjimit komunist nė Shqipėri dhe pasojat e shumta qė ka lėnė sot, sepse pėrndryshe do tė tronditnin themelet e origjinės tyre.

Prandaj ka nisur moda e orientalizmit, si njė taktikė pėr tė eklipsuar rolin qė ka luajtur e vazhdon tė luajė pesėdhjetėvjeēari i regjimit komunist. Anashkalimi i komunizmit ndėrkohė qė ne ende i kemi tė hapura plagėt e hapura prej tij, ėshtė padyshim njė pėrpjekje dashakeqe pėr tė revizionuar historinė dhe pasojat e totalitarizmit nė Shqipėri.

Mbajtja e vėmendjes te diēka qė ka ndodhur shumė kohė mė parė, dhe largimi i pėrqendrimit nga ajo qė na ka ndodhur pak kohė mė para apo vazhdon tė na ndodhė, ėshtė njė sabotim i memories sonė kolektive. Kjo pėrpjekje pėr tė mohuar dhe retushuar historinė bashkėkohore, duke kanalizuar debatin ekskluzivisht tek trashėgimia otomane e pengon shoqėrinė tonė qė tė distancohet e pastrohet njėherė e mirė nga totalitarizmi. Pra njė instrument i trashėguar prej komunizmit, sikurse ėshtė determinizmi historik, ėshtė duke u pėrdorur pėr tė fshehur e minimizuar impaktin e regjimit komunist nėpėrmjet njė diversioni tė orientalizmit tė bėrė nė debatin publik.

3.2/5 (13 votë/a)
OBSERVER (KOSOVE): 01-09-2010 14:04
O Ardian (emer te bukur joturk paske). Nuk rwehabilitohen keshtu pushtuesit qe na kane marre ne qafe. Lexoje nje artikull te Prof. Ass. Dr. Thanas L. Gjika" FAIK KONICA HAPI EPOKEN E RIKRISHTERIZIMIT TE SHQIPTAREVE" dhe e shejh te verteten edhe per Faikun e krishterizuar. n
ardian (Kosove): 01-09-2010 11:44
@ observer, Denominimi "turq" qe kavurret latino-fil e sllavo-fil u'a mveshin shqiptareve musliman, vie pikerisht nga urrejtja e tyre e madhe qe kan ndaj bashkombasve te tyre. nShqiptaret musliman nuk ishin dhe nuk jane turq.nShqiptaret per 500 vite nuk moren nga Perandoria Osmane turqizmin, por ISLAMIN. Eshte pikerisht Islami qe njeh dhe toleron veƧantine e popujve. nDeri mƫ 1878, nuk ka eksistuar distinksioni ndermjet muslimanit dhe shqiptarit. Tƫ mos ishe musliman, ishte pikepytje nƫ ishe shqiptar.
arben (prishtine): 01-09-2010 09:53
Definitivisht qenke Fatzi, anen tjeter dyshoj edhe ne identitetin tend, me siguri ke parardhes vlleh qe shan shqiptaret e kohes se perandorise osmane..nPƫr 500 vite, ishin mu osmanƫt ata qƫ shqiptarƫt i cilƫsonin si "arnaut", dhe qe mu islami ai qƫ akceleroi identitetin shqiptar!nIdentiteti i Shqiptarit eshte pikerisht produkt i Islamit nga koha osmane, siƧ thonte edhe Konica, "se po mos te ishte Islami do te ishim me shume ne numer por jo shqiptare"!!nSa i perket alfabetit, muslimanet shqiptar e kane perdore alfabetin osman (me shkronja arabo-perse), katoliket ate latin, kurse orthodokset ate greke apo sllave. Perandoria Osmane nuk i krijoi prej shqiptareve tri denominione fetare, po shqiptaret u ranguan vete ashtu fetarisht. Per 500 vite shqipja eshte fol pa problem n'oborr t'sulltanit, por shkrimi u bo n'tri gjuhet perkatese sepse Perandoria i gjeti shqiptaret pa alfabet dhe pa shkrim te konsoliduar dhe normuar....
OBSERVER (KOSOVE): 01-09-2010 09:53
(Per Ardianin): kur te duash beju edhe ti TURK dhe hiqe emrin e bukur ARIAN... Argumentet edhe sot flasin per sa e sa dekrete te Perandorise Osmane per mallkimin e gjuhes shqipe si gjuhe e shejtanit dhe e kaurreve... Tradhtare e pertej tardhtise ishin ata pashallare. Qdo argument ne dobi te te vertetes nuk mund te kualifikohet si literature komuniste. Por qendriim komunsit edhte ky i yti, kur i etiketon te tjeret me etiketa te hekurta komuniste, si ky i yti. nTe e fundit, libri shqip per shekuj na eshte ruajtur ne arkivat bibliotekat e Evropes, ato qe i ka zhdukur e djegur Turqia albanofobe, per 500 vjet me radhe...
Fatbardhi (ne shpi): 31-08-2010 22:29
O arben (Osman) sus bre qafir! E ti Ardian (sot per cudi krejt do turqeli me emna ILIR paskan dale ne shesh) nese te intereson me dite: Ka qene 33 vezira turq me prejardhje shqiptare. Shtoji edhe gjeneralat, e komandatat, e shkrimtare e parlamentare e pashallare ma shume se 5000 nuk i ki. Ushtaret spo ti numeroj se ata i kane marre me zor edhe si kan vet fort (Se kane qene pushtues osmanlijte - sipas cdo definicioni). Qe po thojme se paskan qene 10.000 shqiptare ne poste te rendesishme te perandorise osmane. Sot ne Kosove i ki permbi 30.000 shpijuna, jo se e dojne shkaun po sepse e urrejne kojshine e pare, kojshine e dyte edhe gjithkond tjeter qe ka ma shume se ai vet. Per ate arsye (pra per inat te kojshise) shyptari bashkepunon edhe me drecin. Llogarite tash sa prej atyne bejlerve kane qene shpijuna e sa i kane sherby atdheut te tyne turk i cili i ka lane anlfabete per 500 vjet rresht. Me lane diken analfabet eshte krimi ma i madh ne kete univerz. Eshte si me lane ne terr. Shnet
ardian (Kosove): 31-08-2010 16:14
Te gjithe historianet ,te cilet kane studiuar historine e Perenadorise Osmane,pohojne se : ā€œā€¦Kryeministrat ( kryeveziret ose sadrazamet),ministrat (veziret) dhe pashallaret (gjeneralet) e komandantet ushtarake me te vlefshem kane qene me origjine shqiptare ā€œ.Dhe kete perfundim e verteton numri shume i madh i kryevezireve shqipatare ose me rrenje shqiptare qe administruan perandorine Osmane deri ne vitet 1922!! A thua te gjithe keta shqiptare paskan qene tradhtar?? O trushperlares, kthjelluni nga literatura komuniste e latino-file!!
Fatti ( Londer ): 31-08-2010 14:49
....si peroda osmane si perioda komuniste kan qen tragjike per kombin shqipetar .....duhet patur kujdes nga analista te till sepse Turqit ja kan mesyer ballkanit per ta okupuar por kesaj radhe jan duke u munduar ne menyr me te. Sofistikuar ..... Nepermjet mediumeve tona ne fillim e edhe duke investuar ne ekonomi .... Rini syqel o nipat e Kastriotit
Fatti ( Londer ): 31-08-2010 14:49
....si peroda osmane si perioda komuniste kan qen tragjike per kombin shqipetar .....duhet patur kujdes nga analista te till sepse Turqit ja kan mesyer ballkanit per ta okupuar por kesaj radhe jan duke u munduar ne menyr me te. Sofistikuar ..... Nepermjet mediumeve tona ne fillim e edhe duke investuar ne ekonomi .... Rini syqel o nipat e Kastriotit
OBSERVER (KOSOVE): 31-08-2010 14:41
Osmanofilia na la 500 vjet pa gjuhe shqipe, pa arsim shqip, pa identitet shqiiptar. Po sot kjo Turqi, mbasi qenka kaq arnautofile, pse nuk iu lejon arsim, kulture, botime, jete kulkturore e politike rreth 7 milion shqiptareve ne Turqi, te shperngulur nen emertimin turq? Dmth Turqia na del edhe me e eger dhe me albanofobe se Serbia!!!
arben (Prishtine): 31-08-2010 12:19
Duke lexuar komentin e nofkaxhiut fat(bardh)ziut, mu kujtua ajo barcoleta e studimit te mbrendine ne kokave e gjermanit, japonezit dhe shqiptarit, pasi hapen koken e gjermanit dhe japonezit cka me pa teknologji sa te thuash, ndersa kur hapen koken e shqiptarit aty gjeten vetem nje tel, ata than hajt t`ia kepusim te shohim se cka do ndodh dhe e bene dhe shqiptarit i rane te dy veshet!!Kaq kishte shqiptari ne koke! Nje kohe kjo barcoleta me bente te inatosem, por kur lexoj dhe degjoj komente banale idioteske nga matrapaz te tille mendoj se barcoleta nuk eshte bere rastesisht!!
Fatbardhi (ne shpi): 31-08-2010 10:27
O Arben, lexo pak ma shume per te ashtuquajturit clirimtare osman. Shqiptaret jane privilegju sepse jane ba vazal (lexo tradhtare dhe bashkepunetore ) te turkut. E kane shpijunu njeni tjetrin per me marre pushtet dhe toke. Po tingellon si ne dite te sodit me sjelljet e disa pushtetareve. Turqia ka qene force pushtuese e ti lirisht mundesh me shku me lexu nja 10 vjet ne nodnje biblioteke te furnizume. NATO te len me msu ne gjuhen tande ndersa Turku ta ka ndalu per 500 vjet more qyrran!!!!
arben (Prishtine): 31-08-2010 09:53
Perandoria Osmane ishte "NATO-ja" e kohes sotit, ajo Ƨliroj shqiptaret te cilit kishin qene te okupuar nga kthetrat kryqtare serbe e greke, pa kurfar dyshimi ishte koha me e art e popullit shqiptar ne historine e ketij populli!! Shqiptaret ne kete periudhe u priviligjuan nga shteti osman, ata kishin autoritet te madhe, kishin poste te medhaja, ministra e kryeministra, udheheqes ushtarak etj...

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51