Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
7 shkurt 2012
Prishtinė Drifting Snow
-10°
31-08-2010 | 16:49 CET
SHKRUAN
Feti Tunuzliu

Etika e avokatisė nuk lejon marketing me mbishkrime

Kushtetuta e Republikės sė Kosovės (2008) e pėrkufizon avokaturėn (advocatura) si “profesion tė pavarur qė ofron shėrbime sikur ėshtė e rregulluar me ligj” (neni 111.1.). Ndėrkaq, Ligji mbi avokaturėn dhe ndihmėn juridike (2008), si “lex specialis”, duke detajuar funksionin e avokaturės (avokatisė), pretendon se kjo “ofron shėrbime dhe ndihmė profesionale juridike personave fizikė dhe juridikė pėr mbrojtjen dhe realizimin e tė drejtave dhe interesave tė tyre nė pajtim me rendin juridik nė shoqėri” (neni 1.2.).

Nė kėtė linjė, ėshtė Statuti i Odės sė Avokatėve tė Kosovės (2007) ai akt juridik nėnligjor i cili ngrit nė shkallė tė detyrave “me rėndėsi tė posaēme” edhe ēėshtjen e - zhvillimit dhe pėrparimit tė etikės sė avokaturės (neni 4.4).

Ky Statut (statutum), prandaj, i qaset edhe ēėshtjes sė, siē emėrtohet kėtu, pllakės me mbishkrimin e avokatit prej nga rezultojnė dy obligime: i pari, qė i referohet vendndodhjes sė pllakės, sipas tė cilit - ajo duhet tė vendoset “nė hyrjen e zyrės” dhe i dyti, qė i referohet pėrmbajtjes sė tekstit nė pllakė, sipas tė cilit - “pllaka duhet tė pėrmbajė shenjėn “Avokat”, emrin dhe mbiemrin e avokatit si dhe shkurtesėn zyrtare tė shoqatės, ose shenjėn e zyrės sė pėrbashkėt” (neni 41).

Nė kėtė kontekst, Statuti mohon katėrēipėrisht marketingun pėrmes pllakės pėr ushtrimin e profesionit tė avokaturės.

“Pllaka nga neni 41 i kėtij Statuti, sipas pamjes, madhėsisė dhe formės nuk duhet tė ketė karakteristika reklamuese“, thuhet nė tė (neni 42).

Akti pasues, Kodi i etikės profesionale tė avokatit (2007) obligon avokatin qė “me ndėrgjegje t’i plotėsojė detyrat qė dalin prej profesionit tė avokatit dhe tė ruajė ... dinjitetin ... gjatė kryerjes sė profesionit tė tij ...” (neni 8).

Kodi e quan se “ėshtė nė kundėrshtim me nderin ... e avokaturės, ēdo jo lojalitet nė afarizėm e veēanėrisht tėrheqja e klientėve nėpėrmjet ... reklamave” (neni 13).

Pėrndryshe, edhe Kodi obligon vendosjen, pėrkatėsisht ekspozimin e mbishkrimit tė avokatit i cili, sipas kėtij akti, mund tė pėrmbajė kėto atribute: (1) emrin e avokatit; (2) informata kontaktuese; (3) arsimimin paraprak; (4) anėtarėsinė nė ndonjė organizatė profesionale dhe (5) ēfarėdo informate tjetėr tė lejuar nga Oda” (neni 96 pika (a) nėnpikat 1)-5).

Mirėpo, nė kuadėr tė kapitullit tė parimeve themelore (I), Kodi mohon prerazi marketingun qė i atribuohet mbishkrimeve tė tjera pėrkrah atij tė avokatit, mbishkrime kėto tė cilat aludojnė nė punėt qė ligjėrisht s’pėrkojnė me titullin e avokatit dhe dėmtojnė avokatinė.

Dhe, jo vetėm kaq. Edhe nė kuadėr tė kapitullit (XIII) qė i kushtohet reklamimit dhe kėrkimit tė klientėve, ky Kod, mohon shprehimisht marketingun e punėve qė nuk inkorporohen nė funksionin e avokatit.

“Avokatit nuk i lejohet ... tė reklamojė zyrėn pėr punėt qė nuk i pėrkasin profesionit tė avokatit (fotokopjim, pėrkthime, ndėrmjetėsime, etj.)”, theksohet qartazi nė kėtė Kod (neni 96 pika (d) nėnpika (4).

E vėrteta ėshtė se, pėrkundėr moslejimit tė kėtillė tė marketingut, njė numėr i caktuar avokatėsh, ēuditėrisht, dėshtojnė fare sė respektuari kėtė obligim juridik!

Ky fenomen i shpėrfaqur mjaftueshėm nė jetėn avokatore kosovare, provohet pa ekuivoke me faktin se nė hyrje tė zyrave tė tyre dhe tė ambienteve tė ndėrtesave ku gjenden zyret e tyre – kėta avokatė afishojnė, bėjnė publike shėrbime tė cilat nuk i promovon dot e drejta avokatore. Nė tė tilla mbishkrime shkruan, p.sh: “Fotokopje” (qė i referohet profilit tė fotokopjuesve), “Pėrkthime” (qė i referohet profilit tė pėrkthyesve, interpretėve gjuhėsorė). Kėto, sikundėr edhe tė tjera stereotipe janė me madhėsi dhe forma nga mė tė ndryshme. Janė njė apo shumėngjyrėshe. Tė ndriēuara apo tė pandriēuara. Vėrehen nga ēdo anė.

Kjo shumėsi mbishkrimesh, (“Avokati” “Pėrkthime”, “Fotokopje” plus tė tjera) vizualisht pasqyron njė imazh paradoksal sepse shumė zor se tė gjitha kėto profesione i kanė tė licencuar avokatėt e caktuar dhe se nė kėtė pleksje cilėsish profesionale kėta mund t’i ofrojnė klientelės shėrbime tė mirėfillta profesionale dhe njėkohėsisht me ndėrgjegje mund ti plotėsojnė “obligimet profesionale”, edhe si avokat, edhe si pėrkthyes, edhe si ndėrmjetėsues, edhe si fotokopjues edhe si ....

Mbi bazė tė sipėrthėnave, intuita juridike mė thotė se marketingu i tillė, pavarėsisht justifikimeve tė kėsaj kategorie tė komunitetit avokator, pasqyron haptazi atė veprim apo punė qė pa mėdyshje bie ndesh drejtpėrdrejt me parimin e dinjitetit avokator i dalė nga brendia e tekstit tė betimit solemn qė thotė: “Betohem se profesionin e avokatit do ta ushtroj me dinjitet, ndėrgjegje ... duke respektuar rendin juridik dhe kushtetues” - neni 7.1 i Ligjit mbi avokatinė dhe ndihmėn juridike.

(Autori ėshtė avokat – Mitrovicė)

2.6/5 (16 votë/a)
Bajrush Gashi (Belgjike): 01-09-2010 13:39
Zotri Tunuzliu shume bukur e keni pershkruar punen dhe detyrat e nje avokati.Por, fatkeqsishte siq e ke cek edhe vet mos me perserit me te gjitha punet miret avokati, e mas paku miret me punene e avokatures.Fatkeqsishte ne Kosove avokat nuk ka lirishte mundesh mej qujte me shume emra, rrenca, dallavrgji, matrapaze, pisa hajna, gjakpires te popullit ndermjetesues, faqe zi e shume shusme emra veq zotri avokat jo jo jo edhe jo. Sen te zeze mi kit toke nuk lajne pa ba te ashtuquajturit avokatet ne tere Kosoven. Hamit Gashi, avokat ne Prishtine, Bajram Tmava, Haxhi Millaku, Megjid Syla etj etje mos ti permendi te gjithe me emra keta ta pine gjakun me pamuk edhe me fole me ta ma bura ska, veq ishalla zoti nuk te bone myftijaqe per ta. Se keta minimumin e kane 1O.OOO euro e permi se gjyqtarve zyren jov qelin me kambe e jo me dore se i kane ble 95% te gjyqtarve dhe kryetaret e gjykatave. Te keta vlene Tunuzliu veq euroja dini dinare te keta qafira zoti fetyren mos met pa jov marue.

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, sepse pushtetin ia kanė uzurpuar tė tjerėt, e ka dėshmuar gjithė kėto vite se atė e intereson politika. Politika si koncept e filozofi, si art e fuqi, nė pothuaj tė gjitha fushat, qė ng...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e te Dheu i Bardhė? Pyetje tė cilėn qeveria pėr mė shumė se disa muaj vetėm sa e shtron dhe bėn pėrpjekje maksimale tė mos i japė pėrgjigje, dhe falė kulturės komunikuese nė Kosovė arrin...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Veriu i egėr

Muharrem Nitaj Veriu qė na ka tharė nė asht gjatė gjithė kėtyre viteve, sėrish po kthehet nė...

Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...

Agim Vuniqi Prishtina ėshtė njė qytet i madh, me shumė banorė, ėshtė ftohtė e shpesh ėshtė ...

Dy shkurt...

Beqė Cufaj Tė qėndrosh nė Zürich tė Zvicrės dhe tė mos e vizitosh restorantin Kronenhalle ės...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51