Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
01-09-2010 | 16:25 CET
SHKRUAN
Mentor Nazarko

Loja politike serbe

Tani qė dita e seancės sė OKB-sė pėr Kosovėn po afron dhe kur parashikohet me gjasė njė humbje e tekstit serb, - njė humbje e Serbisė nė pėrplasjen e dytė me Perėndimin, - nė terrenin e shteteve drejtpėrdrejt tė interesuara po shihen zhvillime.

Protagonizmi i tepruar me nota globale i kryeministrit Berisha, i cili dikur nė opozitė qortonte kryeministrin Majko pse nuk respektonte presidentin nė rastin e Samitit tė Sarajevės nė 1999, mund tė prodhojė vėrtet efekte negative nė imazhin tonė para tė huajve. Ne do tė kemi dy delegacione tė Shqipėrisė me president dhe kryeministėr, duke krijuar probleme protokolli, pasi nė seancėn pėr Kosovėn do tė ketė kryesisht ambasadorė. Ndėrkohė, presidentėt dhe kryeministrat fillojnė tė popullojnė Nju-Jorkun pas 18 shtatorit. Ambasadori i Shqipėrisė nė OKB do tė jetė nė njė trysni tė paparė pėr tė pėrgatitur agjendė vetėm pėr Berishėn. Kreu i shtetit mund ta ketė kėsisoj tė vėshtirė tė ketė ndonjė rol nė seancėn e Kosovės, hiq kontaktet e drejtpėrdrejta me homologėt.

Kosova, nga ana e vet, nuk ka dėftuar ndonjė shkallė tė lartė pėrgatitjeje, por vetėm njė shkallė tė lartė optimizmi qė nevojitet pėr propagandė, ndėrsa nė veri po shtohen incidentet. Tė dy shtetet shqiptare thjesht do vjelin fryte prej asaj qė kishte shumė gjasa tė shndėrrohej nė pėrplasje tė Serbisė me Perėndimin. Por, ata nuk arritėn asnjėherė tė improvizonin njėlloj Kėshilli informal panshqiptar qė do tė shpallte pėr herė tė parė qėndrime tė unifikuara tė faktorit shqiptar nė rajon me efekte pozitive.

Ajo qė po lėviz aktivisht dhe cilėsisht ėshtė Serbia. Ky vend me eksperiencė tė gjatė shtetėrore po mundohet tė maksimizojė efektet politike nga kjo seancė.

Njė rezolutė e Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė, pa aftėsi detyruese, ka vlera tė forta politike sepse mund tė krijojė presion ndaj Kėshillit tė Sigurimit. Nė rastin e Kosovės, votimi sipas projektit serb, do tė ishte njėlloj fitoreje politike e Serbisė, me efekte tė konsiderueshme nė planin e brendshėm, por dhe nė planin ndėrkombėtar. Njė votim pozitiv i saj do t'i shėrbente administratės aktuale serbe pėr tė rifituar moral pas mendimit kėshillimor tė GJND-sė. Ajo mund tė krijonte njėlloj efekti shtesė mbi vende tė pavendosura pėr njohjen e Kosovės. Por, mbi tė gjitha, ajo do tė ishte dhe njė fitore e pėrkohshme e Serbisė mbi Perėndimin, i cili me shumė gjasa ka lobuar fort pėr njė mendim tė GJND-sė pro Kosovės. Pėr Serbinė, njė pėrplasje me Perėndimin nė njė formė si kjo, edhe duke humbur, do tė ishte njėlloj fitoreje. Ndaj shtypi i kontrolluar serb pėr tė ėmbėlsuar humbjen bombardon publikun vendor me lajme pesimiste duke kultivuar idenė se nė OKB Serbia po pėrplaset me Perėndimin, njė ide qė eksiton tradicionalisht serbėt, nė njė betejė ku mund tė humbet, por me trimėri.

Bash pėr kėtė arsye, por jo me idenė pėr ta sfiduar realisht Perėndimin, Serbia ka luajtur fort deri tani. Serbia, e njohur prej Milosheviqit pėr kėsi loje, kėrkon maksimumin pėr tė marrė minimumin. Ajo realisht ka bėrė kokėfortėn, pėr ta detyruar disa ditė para seancės Perėndimin tė ofrojė diēka nė kėmbim tė modifikimit tė rezolutės. Serbia realisht ka bėrė politikė dhe ia ka arritur qėllimit.

Njė parantezė: as shtetet perėndimore nuk duan qė njė seancė e fundit e Sesionit tė 65-tė tė OKB, tė ngjante si pėrplasje e tyre me Serbinė. Nuk e zbavit shumė Perėndimin njė fitore e sigurt ndaj Serbisė nė njė shkallė tė tillė, pėr tė cilėn nuk ka dyshim madje as Rusia, as Kina dhe as ndonjė shtet tjetėr i madh pro Serbisė, shtete qė nuk janė shprehur fare nė publik nė lidhje me projektrezolutėn serbe. Perėndimi kėrkon pra t'ia kursejė vetes njė pėrplasje tė pabarabartė dhe pikėrisht pėr kėtė arsye po tenton ta frenojė Serbinė qė tani. Pa shkuar nė Nju-Jork. Nėse Perėndimi do tė donte pėrplasjen, do kishte qarkulluar ndonjė tekst rezolute alternative.

Ēfarė do tė fitojė Serbia?

Po ēfarė do tė fitonte Serbia nga kokėfortėsia e saj? Ndonjė koncesion territorial? Jo, pėr kėtė Perėndimi duket absolutisht i vendosur. Jo pse ka hallin e Kosovės, por pėr shkak tė precedentit qė do tė ndikonte dhe nė Bosnjė, apo gjetiu. Serbia mund tė fitojė status tė veēantė tė serbėve tė veriut.

Ndonjė pėrshpejtim tė integrimit evropian? Po, dhe kėtu duket se Perėndimi ėshtė i gatshėm pėr lėshime. BE me shumė gjasa do t'i japė Serbisė statusin e shtetit kandidat bashkė me Maqedoninė dhe Shqipėrinė. Si e fundmja e Ballkanit, pas Shqipėrisė, Serbia do poshtėrohej dy herė prej shqiptarėve, mė 1999 nė Kosovė dhe mė 2010 prej BE-sė.

Pėr tė gjithė kėto arsye, Serbia duket se do tė merret vesh me Perėndimin.

Marrėveshja mund tė prodhojė njė projektrezolutė me ndryshime thelbėsore nė raport me projektin fillestar anti-GJND. Mund tė kemi, p.sh., referim me respekt ndaj mendimit kėshillimor tė GJND-sė, heqje tė referencave mbi secesionin e njėanshėm etj. Qeveria serbe, me pak zor, mund tė mburret qė ia arriti tė detyrojė Asamblenė dy herė brenda njė viti tė fusė nė diskutim ēėshtjen e Kosovės dhe tė miratojė njė tekst rezolute pėr tė cilėn u bė sebep ajo. Qeveria serbe do tė mund t'i thotė opinionit tė vet publik se ne bėmė gjithēka, edhe duke u pėrplasur me Perėndimin: fituam Veriun, por tanimė s'kemi mė asnjė hapėsirė veprimi diplomatik.

Pėr tė gjitha kėto arsye, klasa politike shqiptare nė tė dy anėt e kufirit duhet tė ishte e fortė. Nė pamundėsi, tė sillet pak mė dinjitetshėm. Nuk bėn dot politikė si Serbia dhe nė pamundėsi tė bashkėrendimit midis vetes, midis dy shteteve shqiptare - duke folur me njė zė, klasa jonė politike duhet tė mbetet tė paktėn brenda kufijve tė seriozitetit.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

2.3/5 (6 votë/a)

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51