| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Politikanė vendės e ndėrkombėtarė thonė qė ndėrmarrjet publike duhet tė shiten meqė po vidhen. Ky ėshtė dorėzim i shtetit para hajnave. Meqė nuk qenka e mundur tė ndalen hajnat, u dashka ta shesim atė qė hajnat patjetėr do ta vidhnin! Por, a nuk e konfirmon mu kjo qasje privatizimin si vjedhje, si kopjim e imitim qė iu bėhet hajnave?
Privatizimi pėrherė i nxituar nė Kosovė po bėhet thuajse ndodhemi para ndonjė apokalipsi. Gjithēka duhet shitur shpejt pa marrė parasysh ēmimin. Njėfarė vetėdije paniku paraapokaliptik. Janė neoliberalėt ata qė neoliberalizmin si njėra nga alternativat doktrinare pėr zhvillim ekonomik, duan ta paraqesin si nevojė tė ngutshme pėr zhvillim ekonomik. Kjo ėshtė pjesė pėrbėrėse e doktrinės sė tyre dhe jo mbėshtetje pėr tė ajo sjeton dot pa u paraqitur kėshtu.
Neoliberalizmi iu premton tė varfėrve se do ti nxjerrė nga varfėria meqė tė pasurit, pronarėt e mėdhenj, do tė rriten aq shumė saqė do tiu nevojitet shumė fuqi punėtore dhe, rrjedhimisht, tė varfrit do tė punėsohen. Pra, neoliberalėt premtojnė se do tė ketė dromca pėr tė varfrit tė cilėve, kėsisoj, iu mbetet tė shpresojnė tek efektet dytėsore dhe indirekte tė pasurimit tė tė pasurve, e qė do tė jenė tė dobishme pėr ta. Por, i ashtuquajturi trickle down effect gjithnjė na ėshtė aktualizuar vetėm si down effect. Jo pse punėsimi nuk ėshtė e thėnė ta nxjerrė njeriun nga varfėria; ne, thjesht, nuk arritėm as deri aty.
Privatizimi ėshtė proces depolitizues. Privatizimi i nxjerr qytetarėt prej politikės. Kur privatizohen prona shoqėrore dhe publike, sigurisht qė dobėsohen shoqėria dhe publiku, qytetarėt e humbin tė pėrbashkėtėn e tyre, por edhe rritet hendeku midis institucioneve politike dhe qytetarėve. Vendimet kryesore politike merren nga ata tė cilėt nuk preken nga ato vendime. Prona (e bėrė) private ėshtė ekskluzive: ajo ėshtė e dikujt dhe e askujt tjetėr. Ska se ēfarė flitet aty tė tjerėt janė tė pėrjashtuar.
Politizimi i qytetarėve sot imponohet si emancipim pėr socialen dhe publiken tė cilat neoliberalizmi i ka shporrur jashtė prej politikės duke e degraduar politikėn nė menaxhim e teknikė. Kontrolli demokratik ėshtė i privuar nga sfera ekonomike si askund tjetėr dhe si asnjėherė tjetėr. Qeveria teknike, qeveria e ekspertėve apo profesionistėve, pikėrisht ky ėshtė ideali i neoliberalizmit. Qeveria tė jetė teknikalitet qė e rrit efikasitetin e njė politike tė paradhėnė. Problemi rritet kur vetė politikanėt duan tė jenė teknikė dhe jo politikė. Me gjasė, ata vetėm duke qenė teknikė, e pikėrisht pse ishin teknikė, u pasuruan. Politikanėt qė kanė biznese sigurisht qė janė biznesmenė, apo jo? Konflikti ndėrmjet qeveritarėve dhe qytetarėve ėshtė konflikt ndėrmjet pėrfitimit privat dhe interesit shoqėror. Privatizimi nuk ėshtė njė gjė por ai ėshtė njė marrėdhėnie (midis shoqėrisė e publikut qė shpronėsohen dhe politikanėve, korporatave dhe bankierėve qė pasurohen).
Kjo ėshtė arsyeja pse regjimi ndėrkombėtar teknikisht nuk e lejon qeverinė teknike vendore. Ajo do tė ishte formalizim i asaj qė gjithmonė e kishim. Nuk ėshtė ēėshtja qė kemi shumė parti politike por pse kemi shumė parti e pak politikė.
Qeveria e Kosovės nuk mund tė na ndihmojė pėr kurrfarė zhvillimi ekonomik pėr mirėqenien e qytetarėve pasi qė ajo i konsideron kapacitetet ekonomike tė Kosovės si njė barrė nga e cila do qė tė lirohet. Sektori publik nuk po shkatėrrohet sepse po keqmenaxhohet, por pse qėllimi ėshtė qė tė shkatėrrohet ai. Nuk e kanė pėr qėllim qė ta ruajnė e rregullojnė sektorin publik por qė ta shkatėrrojnė atė. Nėpėrmjet privatizimit po e bėjnė mu kėtė. Tani Kosova ėshtė bėrė njė vend nė tė cilin shumė mė kollaj e humb vendin e punės sesa qė mund ta gjesh njė tė tillė. Asistenca sociale nė Kosovė nuk iu jepet qytetarėve pėr tė pasur ata jetė tė dinjitetshme, por pėr tė mos u ngritur kundėr Qeverisė dhe rendit ekzistues.
Politika pa politikėn ekonomike ėshtė spektakėl. Kosova ka nevojė pėr zhvendosje paradigmatike nga tregu i lirė te prodhimi vendės. Tregu i hapur na ka sjellė nė situatėn ku jemi vėrshuar nga produktet e huaja e posaēėrisht nga ato tė Serbisė. Tregu i hapur e ka mbytur prodhimin edhe ashtu tė pakėt vendės duke e pamundėsuar rritjen e tij. Ėshtė ekonomia ajo qė duhet ta pėrmbajė tregun dhe jo tregu ekonominė. Pėr kėtė zhvendosje paradigmatike parakusht ėshtė qė politika ta nėnkuptojė politikėn ekonomike. Pra, jo sikurse tani ku edhe furnizimi me energji elektrike ėshtė mė i larti nė Prishtinė, meqė aty lulėzon tregtia e burokracia dhe jo prodhimi.
Zhvillimi socio-ekonomik duhet tė jetė plan, kurse privatizimi eventualisht pjesė e planit. Dhe jo privatizimi tė jetė pikėnisje, kurse zhvillimi ekonomik eventualisht pasojė. Ashtu siē pati konstatuar prof. Ismet Hamiti nė njė punim tė tij, me privatizimin si argument tė vetvetes ngjan veēse privatizimi i profitit dhe nacionalizimi i humbjeve. Zhvillimi i tanishėm nė Kosovė nuk ėshtė mė shumė sesa zhvillim i privatizimit.
Shoki (Prishtine): 02-09-2010 13:23
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 