| Prishtinė | ![]() |
| -11° |

Prej muajsh po vėrtitet sėrish ideja e ndarjes sė Kosovės dhe shkėputjes sė veriut. Pasiviteti i jashtėzakonshėm i qeverive tė njėpasnjėshme tė Kosovės ndaj veriut po krijon bindjen tek ndėrkombėtarėt se veriu nė vetvete nuk ėshtė aq i rėndėsishėm pėr kosovarėt kėshtu qė mund edhe tė ndahet. Ka ardhur momenti qė Qeveria e Kosovės tė veprojė intensivisht pėr tė krijuar tek tė huajt bindjen se veriu ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr Kosovėn.
Njė mėnyrė pėr tė dėshmuar rėndėsinė e veriut ėshtė rritja e buxhetit nė investime pėr integrimin e plotė tė veriut tė Kosovės. Fatkeqėsisht, investimet nuk kanė shkuar ku ėshtė interesi mė i madh shtetėror, por janė pėrqendruar atje ku ka qenė mė e lehtė tė vidhet apo atje ku qeveritarėve iu ka leverdisur politikisht (zona me interes elektoral ose me pėrqendrim militantėsh qė shpėrblehen pėr zellin). Serbia ėshtė e vetėdijshme qė e ka humbur Kosovėn dhe prapėseprapė investon fuqimisht aty, kurse Prishtina ka boll shanse ta mbajė veriun e gjithsesi nuk investon nė mėnyrė domethėnėse aty.
Pėr integrimin e veriut duhen tė ndėrmerren njė sėrė investimesh strategjike infrastrukturore pėr tė pėrmbushur dy objektiva. Sė pari, kėto pjesė tė Kosovės duhet tė lidhen mė mirė me rrugė me pjesėn tjetėr tė vendit dhe jo si tani kur Mitrovica ėshtė shndėrruar nė nyjėn gordiane sepse ėshtė ura e vetme e lidhjes me jugun. Sė dyti, pėr t'i bėrė serbėt e veriut qė tė ndihen mė rehat nė Kosovė duhet qė zona ku banojnė ata tė shndėrrohet nga njė ishull i izoluar nė njė zonė transiti tė rrugėve ndėrkombėtare.
Pėr tė pėrmbushur objektivin e parė ėshtė e nevojshme qė komunat e veriut tė lidhen me pjesėn perėndimore tė Kosovės nėpėrmjet ndėrtimit tė njė rruge tė re nė trajektoren Istog-Rakosh-Uēė-Cėrkolez-Drenė-Zagul-Jabukė-Zubin Potok. Ndėrsa, pėr ta lidhur me pjesėn lindore nevojitet ndėrtimi i rrugės automobilistike Podujevė-Pakashticė e Poshtme-Repė-Pollatė-Brecė-Murgullė-Borēan-Moshnicė-Soēanicė-Leposaviq. Duhet qė edhe Trepēa tė lidhet mė mirė me Podujevėn, duke ndėrtuar njė rrugė automobilistike cilėsore Podujevė-Dobratin-Kaēandoll-Bajgorė-Trepēė.
Pėrpos kėsaj, integrimi i veriut kėrkon rishqyrtimin e planeve aktuale. Ėshtė e vėrtetė qė autostrada Prishtinė-Merdar ėshtė mė e leverdishme ama pėr arsye strategjike do tė ishte mė i nevojshėm ndėrtimi i autostradės veriu-jug, qė do tė lidhte Hanin e Elezit me pikėn kufitare tė Jarinjės. Ndėrkohė qė Beogradi nuk rresht investimet pėr infrastrukturėn e serbėve tė Kosovės ėshtė e pafalshme qė Qeveria e Kosovės i ka lėnė enklavat shqiptare nė veri nė mėshirė tė fatit. Ndėrtimi i rrugėve Lisicė-Lipė-Boletin-Zhazhė-Vllahi-Zijaēė-Maxherė-Vidishiq si dhe Vidishiq-Bistricė e Shalės-Koshtovė-Cerajė-Kamenicė do tė mundėsonin nxjerrjen e shumė shqiptarėve tė veriut nga getoizimi.
Rivėnia nė funksion dhe modernizimi i linjės hekurudhore veri-jug ėshtė njė domosdoshmėri pėr reintegrimin e veriut. Qeveria e Prishtinės duhet tė ushtrojė sa mė shumė presion tek KFOR dhe EULEX qė tė vihet nėn kontroll tė plotė dhe rifunksionalizohet linja hekurudhore Hani i Elezit-Kaēanik-Gurėz-Ferizaj-Lipjan-Fushė Kosovė-Obiliq-Vushtrri-Mitrovicė-Zveēan-Leposaviq-Leshak. Prishtina zyrtare duhet tė ketė kurajėn qė tė bėjė presion ndaj tė huajve duke qenė se treni transporton udhėtarėt jo vetėm shpejt por edhe nė mėnyrė mė tė sigurt.
Objektivi i dytė synon riintegrimin dhe uljen e tensionit etnik duke e shndėrruar veriun nė arterie kryesore tė transitit tė trafikut automobilistik ndėrkombėtar. Nėse ndėrtohet autostrada Prishtinė-Jarinjė, qytetarėt e Shqipėrisė mund ta pėrdornin kėtė drejtim si rrugėn kryesore drejt Beogradit dhe Evropės Qendrore. Serbia qendrore e perėndimore do tė lidhej mė shpejt me Shkupin nėpėrmjet kėsaj autostrade sesa nėpėrmjet Nishit. Nė kuadėr tė kėtij objektivi tė dytė, Republika e Kosovės strategjikisht duhet tė bėjė ēmos tė pėrfshihet nė rrjetet ballkanike tė transportit e tė shndėrrohet nė njė udhėkryq pėr vendet fqinje.
Pėr kėtė arsye duhet nxitur Tirana pėr tė realizuar dy projekte rajonale me vlerė pėr Kosovėn. Sė pari, ėshtė me shumė rėndėsi pėr Kosovėn qė tė nxitet Tirana dhe Shkupi qė tė realizojnė sa mė shpejt ndėrtimin e hekurudhės Lin-Strugė-Kėrēovė nė kuadėr tė Korridorit VIII. Studimet e fizibilitetit tregojnė se Shqipėrisė i duhen 10 milionė euro pėr tė ndėrtuar 2.8 kilometrat e hekurudhės nga Lini deri nė kufi, Maqedonisė i duhen rreth 200 milionė euro pėr 66 kilometrat prej kufirit e deri tek linja ekzistuese nė Kėrēovė.
Nėse kjo lidhje hekurudhore realizohet, Kosova ka pėr t'u lidhur edhe me hekurudhė me Shqipėrinė dhe ka pėr t'u shndėrruar nė pikė transiti tė komunikimit hekurudhor prej Durrėsit drejt Serbisė e Evropės Qendrore. Sė dyti, nėse ndėrtohet me bashkėpunim me Shqipėrinė dhe Malin e Zi, rruga Deēan-Plavė-Vermosh-Tamarė-Podgoricė atėherė njė pjesė e mirė e Serbisė do tė lidhej mė shpejtė me Podgoricėn duke kaluar nėpėr Kosovė sesa duke kaluar nga krahina e Sanxhakut apo Zllatiborit.
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 