| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Janė disa arsye qė na bėjnė tė besojmė se u bė mirė qė (nuk) u zbatua kėrcėnimi, apo provokimi, apo keqinterpretimi i ministrit tė Brendshėm, Bajram Rexhepi, pėr dėrgimin e njėsive speciale tė policisė nė veri tė vendit pėr ta vendosur rendin kushtetues atje. Duhet pėrkujtuar se, nė njė intervistė, afėr dy muaj mė parė, ministri Rexhepi nuk e kishte pėrjashtuar mundėsinė e dėrgimit tė njėsive speciale matanė Ibrit. Presidenti serb, Boris Tadiq, kėtė deklaratė e cilėsoi kėrcėnim ose shpallje lufte. Qarqe tė ndryshme e vlerėsuan si provokim ose matje pulsi tė Serbisė. Dhe, fare nė fund, vetė ministri deklaroi se ėshtė keqinterpretuar ajo qė kishte thėnė.
Arsyeja e parė ėshtė se menjėherė pas leximit tė intervistės faktorėt kyē ndėrkombėtarė tė sigurisė nė vend u shprehėn tė habitur me kėtė nismė dhe theksuan se me ta nuk ėshtė diskutuar ēėshtja e dėrgimit tė specialėve nė veri, as ndonjė koordinim forcash.
E dyta ėshtė se kjo deklaratė u shfrytėzua nga Beogradi zyrtar pėr ta zhvendosur vėmendjen, duke konsideruar se Prishtina zyrtare po bėn thirrje pėr luftė. Dhe kjo nė ditėn kur nė qytetin martir boshnjak, Srebrenicė, po pėrkujtohej 15-vjetori i pėrpjekjes gjenocidale tė ushtruar nga serbėt e Bosnjės dhe ata tė Serbisė. Mbi 7.000 burra e djem myslimanė tė Bosnjės u vranė nga forcat e gjeneralit serb Ratko Mladiq, i pėrkrahur nga atėherė njeriu mė i fortė i Beogradit, Slobodan Milosheviq.
Tash, ministri del e thotė se i ka dėrguar nė bazė tė nevojės disa herė pjesėtarėt e policisė speciale nė veri. Bile edhe pa koordinim me EULEX-in. Ajo qė mund tė sugjerojmė nė kėtė rast ėshtė se nuk do tė ishte fare me vend dėrgimi i policėve, specialė ose jo, pa qenė tė shoqėruar nga kolegėt e tyre nga misioni evropian por edhe nga ushtarakėt e NATO-s. Kjo pėr arsye se jemi dėshmitarė tė pranisė sė forcave policore e paramilitare tė Serbisė, tė cilat mund tė mos pėrtojnė ta pėrsėrisin skenarin e Srebrenicės, tė korrikut 1995, kur patėn lidhur pėr shtylla elektrike pjesėtarėt e forcės paqeruajtėse, pėr ta kryer mė pas kasaphanėn mė tė llahtarshme nė periudhėn pas Luftės sė Dytė Botėrore. Duhet pranuar se janė disa specifika nė terren qė na bėjnė tė besojmė se nuk mund tė ndodhė ajo qė u ndodhi meshkujve boshnjakė, por ajo qė ėshtė e gjasshme ėshtė poshtėrimi i forcave tona tė rendit; ta zėmė mund tė shkojnė tė pajisur me armatimin mė tė mirė qė kanė, e tė kthehen nudo. Pėr kėtė arsye edhe insistimi qė policėt tanė tė mos jenė vetėm atje, dhe nė rast se do tė ndodhte njė skenar i tillė, tu ndodhė edhe forcave ndėrkombėtare (policore e ushtarake), apo tė paktėn ta shohin edhe ata me sy se kush nė fakt ėshtė Beogradi, i cili vazhdon tė trajtohet si ai fėmija i hasretit.
Pėrndryshe, nuk kemi asnjė dyshim sa i pėrket asaj se a duhet apo jo tė dėrgohen forcat e rendit nė pjesėn veriore. Bile-bile edhe jemi vonuar. Pėr tu mbėshtetur nė njė mision tė tillė, autoritetet e Prishtinės do tė duhej patjetėr ti bindnin ndėrkombėtarėt se qėllimi i operacionit nuk ėshtė provokimi i ndokujt, por vendosja e plotė e rendit dhe ligjit nė atė pjesė tė Kosovės, ku nuk ka lloj krimi qė nuk ndodh. Po ashtu, do tė duhej bindur faktorėt perėndimorė se njė nismė e tillė do ti shėrbente pėr mirė edhe qeverisė sė presidentit tė shtetit fqinj, duke pasur parasysh se nė komunat veriore zgjedhjet e zhvilluara nga Serbia i kanė fituar kryesisht partitė radikale dhe elementėt ekstremistė, ose armiqtė politikė tė asaj qė po quhet qeveri properėndimore e Beogradit.
Pėr tu pėrkrahur nga miqtė ndėrkombėtarė, nėse ėshtė nevoja do tė duhej edhe tė inskenohej ndonjė zhvillim, sikur ai i para pak ditėsh, kinse pėr shpalljen e pavarėsisė nga serbėt e veriut, i cili bėri bashkė qeverinė dhe pėrfaqėsuesit e Brukselit dhe Uashingtonit. Pse tė mos bėhen bashkė tė gjitha forcat e rendit (vendore e ndėrkombėtare), qė tė ndėrmarrin njė operacion pėr tė vėrtetuar dyshimet se nė pjesėn veriore tė territorit endet lirshėm pėrgjegjėsi kryesor i masakrės sė Srebrenicės, Ratko Mladiq, me bashkėluftėtarėt e tij, tė cilėt kėrkohen nga drejtėsia ndėrkombėtare?!
(Autori ėshtė gazetar i lajmeve ndėrkombėtare nė gazetėn Zėri)
hysen kajdomƧaj (prizren): 03-09-2010 23:50
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 