| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Apatia e vazhdueshme e politikės sė Kosovės ndaj veriut, kombinuar me qėndrimin duarkryq tė ndėrkombėtarėve, kanė krijuar njė pėrshtypje tė ekzagjeruar e fataliste brenda shumicės sė popullsisė lidhur me vėshtirėsinė e situatės atje. Nė fakt, gjendja nuk ėshtė e pashpresė, sepse nė Ballkan janė arritur ujdi pėr raste si Bėrēko, Mostari e Sllavonia Lindore, ku situata ka qenė mė e komplikuar dhe mė dramatike sesa e veriut tė Kosovės.
Pėrpara se Qeveria e Kosovės tė kėrkojė llogari tek EULEX-i apo KFOR-i pėr kėtė gjendje, duhet qė fillimisht tė ketė shteruar tė gjitha instrumentet qė ka vetė nė dorė. Aspekti i sigurisė, qė ėshtė nė dorėn e tė huajve, ėshtė padyshim i rėndėsishėm, por nuk ėshtė gjithēka. Madje, ka shumė arsye pėr tė qenė i bindur se veriu nuk ėshtė tmerrėsisht i rrezikshėm. Personalitete tė Prishtinės nuk e kanė pėr gjė tė hapin dhe vėnė nė funksion gurore nė veri apo shumė kosovarė deri para pak kohe shkonin te strukturat paralele nė veri pėr tė rinovuar pasaportat serbe apo pėr tė tėrhequr pensione. Pėr tė mos folur pastaj qė njė pjesė tė mirė tė furnizimit me mallra kosovarėt e bėjnė nėpėrmjet kontrabandės me veriun.
Duhet vėnė nė dukje, gjithashtu, se nuk janė vetėm serbėt e veriut qė shpėrfillin jugun, por edhe vetė shumica shqiptare e shpėrfill veriun. Pėrveēse pėr qytetin dhe rrethinat e Mitrovicės, nė pėrgjithėsi nuk ka interes mes shqiptarėsh pėr veriun. Tri komunat serbe ndihen mė afėr Beogradit sesa Prishtinės edhe sepse vėnė re qė shihen me indiferencė ose urrejtje nga pjesa tjetėr e vendit. Prandaj, ėshtė e domosdoshme qė paralelisht me pėrpjekjet pėr tė afruar serbėt e veriut me Prishtinėn, Qeveria e Kosovės duhet tė bėjė pėrpjekje intensive qė tė shtyjė pjesėn tjetėr tė popullsisė tė familjarizohet e ndihet mė afėr me veriun. Prandaj, ėshtė e nevojshme tė ndėrmerren projekte e veprime konkrete nė terren pėr tė dėshmuar praninė e Prishtinės nė veri dhe pėr tė nxitur qarkullimin e ndėrsjellė tė qytetarėve.
Meqenėse Kosova ėshtė ende nė hapat e parė tė shtetformimit, dhe shumė institucione ngelen ende pėr t'u ndėrtuar, ėshtė e nevojshme qė tė rejat tė ndėrtohen nė veri. Kjo shėrben pėr ta integruar veriun nė hartėn e shpėrndarjes sė institucioneve tė Kosovės dhe pėr tė nxitur mobilitetin e qytetarėve. Kėshtu, pėr shembull, Kosova ende nuk ka njė muze tė shkencės dhe teknologjisė, njė park tė madh botanik dhe njė park zoologjik, qė janė tė volitshėm jo vetėm pėr zbavitje por edhe pėr aspekte didaktike shkollore. Do tė ishte me vend qė ato tė ndėrtoheshin nė veri tė Kosovės pėr tė hapur vende pune si dhe pėr tė ēuar aty sa mė shumė vizitorė nga jugu.
Institucionet arsimore, nė bashkėpunim tė ngushtė me forcat e sigurisė, duhet tė organizojnė programe ekskursionesh tė nxėnėsve apo studentėve nė veri, pėr tė vizituar vende si shtėpia e Isa Boletinit, fortesa e Zveēanit apo muzeu i kristaleve nė Trepēė. Pėr tė lėnė shenjėn kosovare nė veri do tė ishte e arsyeshme tė shpallet pjesa jugore e malėsisė sė Kopaonikut, nė verilindje tė Leposaviqit, si park kombėtar i Kosovės dhe tė vendoset nėn mbrojtje tė veēantė ligjore. Madje, mund tė ndėrmerren studime pėr tė ndėrtuar impiante skish dhe infrastrukturė turistike aty. Gjithashtu, duhet tė nxiten veprimtari sportive nė malėsitė e veriut si, pėr shembull, skijimi, gjuetia, peshkimi, trekkingu, alpinizmi, ngarja e makinave 4x4 apo sportet ujore tė lundrimit nė Liqenin e Ujmanit.
Pėr tė konfirmuar lidhjen dhe domethėnien e kėsaj zone pėr shtetin kosovar, duhet qė Mitrovica tė shndėrrohet nė njė qendėr tė dytė administrative, duke transferuar aty institucione qendrore qė nuk e kanė tė domosdoshme tė jenė nė kryeqytet si, pėr shembull, Komisioni i Pavarur i Minierave dhe Mineraleve, Agjencia e Veterinarisė dhe Ushqimeve apo Qendra pėr Azilkėrkues dhe Pranimin e tė Huajve. E njėjta gjė mund tė bėhet duke ndėrtuar nė veri tė Kosovės spitale tė specializuara si, pėr shembull, tė rehabilitimit post-akut tė pacientėve apo tė dezintoksikimit tė narkomanėve apo tė tė alkoolizuarve.
Pėrpos kėsaj, pėr tė demonstruar simbolikisht kėmbėnguljen e shtetit tė Kosovės pėr tė vendosur sovranitetin nė veri, duhet qė qeveritarėt tė mėsojnė nga shembulli i njerėzve si Ali Kadriu nė Kroin e Vitakut, duke shkuar vetė fizikisht sa mė dendur pėrtej Ibrit. Meqė ende nuk e ka, duhet qė qeveria tė ndėrtojė nė veri njė rezidencė qeveritare dhe duhet qė zyrtarėt mė tė lartė tė shtetit tė organizonin aty gjithė pritjet zyrtare me mysafirėt e huaj, duke e detyruar KFOR-in dhe EULEX-it qė nga sikleti i personaliteteve tė garantojnė maksimumin e sigurisė nė rrethina. Po ashtu, nėpėrmjet partneritetit privat-publik do tė duhej qė tė ndėrtohej njė kompleks turistik dinjitoz nė Ujman, nė mėnyrė qė administrata publike tė detyrohej tė bėnte aty seminaret, punėtoritė, apo retreat-et e tė ndalte vajtjet e shtrenjta nė Ohėr, Mavrovė e Durrės.
Copėtimi dhe shpėtimi
Ta ndajmė politikėn e ditės nga lufta ēlirimtare
Studentėt e braktisur!
Ec e mos u merr me politikė!
Diplomimi i Republikės sė Kosovės
Borė mbi barrikada
Veriu i egėr
Legjitimiteti 1343
Pėrmbyllja, veriu, konsolidimi!
Tadiqi me plan, e ne...?
Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
A po doket me babėn? | 59 vota
Fizioterapeuti Kamishi | 54 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 29 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Shpėrndarja e fajit | 24 vota
Ēka po thonė gazetat | 24 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 22 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 12 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Nazimi, Naimi.... | 9 vota
Komuna jam unė | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 