| Prishtinė | ![]() |
| -10° |

Shėn Pauli nė Londėr, Shėn Maria Del Fiore nė Firencė, Noter Dami nė Paris apo Shėn Stefani nė Vjenė, janė vetėm disa nga shėnjuesit e rėndėsishėm tė kulturės sė kėtyre qyteteve dhe komuniteteve tė cilat janė ruajtur, promovuar dhe janė pėrparuar pėr tė qenė sa mė afėr edhe qytetarėve tė tjerė tė botės. Pėrmes tyre shpaloset rrėfimi pėr qytetet ku ato pėrkasin, historitė e dhimbshme apo momentet e gėzimit dhe zhvillimit deri nė ditėt e sotme. Ato qėndrojnė si zonja tė rėnda nė shumė nga zonat qendrore tė qyteteve, tė integruara mirė dhe nė mėnyrė harmonike edhe me strukturat e reja dhe funksionet e reja tė domosdoshme pėr kėrkesat dhe mėnyrėn e jetesės sė njeriut tė sotėm.
Qė nga 26 gushti 2005 edhe Prishtina hyri nė listėn e qyteteve tė cilat i shėnjon katedralja. Ishte ish-presidenti i Kosovės, i ndjeri z. Ibrahim Rugova, i cili vuri gurthemelin e saj bashkė me ipeshkvin e atėhershėm tė Kosovės, Mark Sopin, e qė njėkohėsisht ishte njė nga aktet e fundit para vdekjes sė tij. Sot, pesė vite mė pas, nė katedralen ende tė papėrfunduar po shėnohet 100-vjetori i humanistes shqiptare Nėnė Tereza, emrin e sė cilės do ta bartė kjo katedrale, si katedralja e vetme nė botė me emrin e saj. Ajo do tė jetė njė nga pikat e rėndėsishme referente tė Prishtinės nė kontekstin global pėr tė promovuar veprėn dhe figurėn e Nėnė Terezės tani e tutje.
Por, sa i pėrket kontekstit lokal, ėshtė e rėndėsishme tė elaborohet se sa ėshtė mishėruar katedralja nė aspektin fizik dhe funksional nė tėrėsinė e qytetit dhe sa ėshtė e mishėruar vepra e Nėnė Terezės nė aspektin social apo kulturėn e kėtij komuniteti?
Mishėrimi fizik
Nė fund tė vitit 2005, zona universitare, e njohur si Qendra 2, u bė me plan rregullues. Pėrbrenda kėsaj zone pėrfshihej edhe territori i ish-shkollės sė mesme Xhevdet Doda apo lokacioni aktual i katedrales Nėnė Tereza. Plani kishte hulumtuar kontekstin dhe pėrmes SWOT analizės kishte dalė me disa ēėshtje duke theksuar se nė rastin e katedrales destinimi i saj orienton shfrytėzim tė kufizuar tė zonės nga njė grupacion i caktuar si dhe mund tė nxisė nė tė ardhmen inicime tė reja pėr ndėrtime tė reja tė objekteve religjioze nė qendėr tė qytetit. Duke qenė se ajo do ta dominonte zonėn pėrreth si pikė e re referente, megjithatė ishte menduar tė jetė mirė e harmonizuar me strukturėn ekzistuese dhe jo tė jetė e tejdimensionuar si e shohim sot.
Plani kishte paraparė edhe shkrirjen e terrenit nga niveli i katedrales nė drejtim tė rrugės Bill Clinton nė mėnyrė tė natyrshme me pėrmbajtje gjelbėruese por ajo do tė jetė e pamundur tė bėhet nė tė ardhmen pasi aty i ėshtė ngjitur katedrales objekti shėrbyes i saj (i cili ia merr primatin dhe ia zė frymėn katedrales nga kjo pozitė) i cili nuk kishte qenė pjesė e planit rregullues tė aprovuar nė KK tė Prishtinės. As pozita e saj nė lokacion nuk ėshtė respektuar ngase me plan ajo ėshtė mė pranė rrugės Bill Cllinton duke lėnė hapėsirė mė tė madhe pėr sheshin qė ėshtė para saj nga porta hyrėse. Hyrja nė parkingun e katedrales me plan ėshtė e menduar ndryshe ndėrsa nė realitet del tė jetė ndryshe.
Komunės do ti mbetet ta revidojė planin Qendra 2 pėr faktin qė asnjė element nga ai plan nuk ėshtė pėrfillur nė procesin e formėsimit tė katedrales dhe relacionit tė saj me rrethinėn. Pasi ajo nuk u mor me procesin, tani do tė merret me produktin qė ėshtė nė terren. Fati nė gjithė kėtė ėshtė se produkti katedralja ende nuk ėshtė e finalizuar andaj njė lloj mishėrimi i saj me kontekstin e qytetit edhe do tė mund tė ndodhte po qe se do tė rimendohej sėrish: qasja, sheshi, integrimi me nivelin e dyqaneve, parkimi dhe gjelbėrimi.
Mishėrimi social
Figura e Nėnė Terezės ėshtė ndėr figurat mė tė ndritura tė humanizmit nė botė, andaj veprat e saj dhe thėniet e saj do tė duhej jo vetėm tė jenė ekspoze pėrbrenda katedrales sė kėtij qyteti, por tė jenė pjesė e njė procesi pėr njė mendėsi tė re nė kulturėn e kėtij komuniteti. Andaj, le tė fillojmė tė gjithė njė lutje pėr Prishtinėn, qė asaj ti kthehet humaniteti, besimi dhe dashuria.
Dhe, nėse dashuria qė sipas Nėnė Terezės ėshtė fryt i besimit, fryt i dashurisė nė anėn tjetėr ėshtė shėrbimi. Prandaj, qė ky qytet tė na shėrbejė mė mirė tė gjithė neve nė tė ardhmen, do tė duhej qė sė pari ti shėrbejmė mirė ne atij, ti dhurojmė mė shumė dashuri nė mėnyrė qė tė krijojmė njė qytet si vend tė besimit tė ndėrsjellė social, ekonomik, religjioz dhe politik.
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Driton Bakija (Gjakove ): 21-09-2010 11:51
Engjell Serjani (Gjirokaster / Albania): 11-09-2010 01:21
Tanushi (Prishtine): 10-09-2010 21:54
bazaj (germania): 06-09-2010 20:05
elizabet lyri (london ): 06-09-2010 19:10
Art* (Lon*): 06-09-2010 17:49
Si Jay Leno!
Dy shkurt...
Ēka po thonė gazetat
Edhe katėr vjet mundim
Komuna jam unė
Mospastrimi i rrugėve tė Prishtinės dhe teorizimet ekonomike
Thėngjilli i Kosovės dhe Kosova Thėngjilli
Nazimi, Naimi....
Intelektualėt dhe zagarėt
Republika e Shatėrvanit
Fizioterapeuti Kamishi
Marrja e turpit
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs
Kuvendi i kukullave
Marketingu ministror i vikendit
Fizioterapeuti Kamishi | 48 vota
A po doket me babėn? | 41 vota
Marketingu ministror i vikendit | 29 vota
Presidente, ke hyrė nė valle! | 28 vota
Shpėrndarja e fajit | 23 vota
Pėrtej shantazheve tė njė deputeti | 21 vota
Oj Kosovė, oj nana ime! | 15 vota
Inati mbi kapuē! | 15 vota
Mekanizimi pėr prodhimin e milionerėve tė nėntokės | 14 vota
Intelektualėt dhe zagarėt | 11 vota
Njė kryeprokurore qė Kosova se ka! | 10 vota
Ēka po thonė gazetat | 8 vota
Marrja e turpit | 7 vota
Nazimi, Naimi.... | 6 vota
Komuna jam unė | 5 vota
Fatamorgana apo veriu i Kosovёs | 3 vota 