Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Snow  and  Windy
-10°
07-09-2010 | 15:22 CET
SHKRUAN
Fehmi Rexhepi

7 Shtatori, datė historike

(Me rastin e 20-vjetorit tė miratimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut)

Historia e popullit tonė nė pėrgjithėsi dhe ajo e Kosovės nė veēanti ėshtė e mbushur pėrplot me data dhe ngjarje tė cilat meritojnė kujdes e respekt tė pėrhershėm. Nė mesin e kėtyre ngjarjeve dhe datave me rėndėsi nė historinė tonė mė tė re padyshim ėshtė edhe 7 shtatori 1990 – dita kur delegatėt e Kuvendit tė Kosovės miratuan Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Si sot para 20 vjetėsh nė Kaēanik u vunė themelet e shtetėsisė sė Kosovės e cila po pėrgatitej pėr ngjarje tė cilat do tė ndryshonin rrjedhat e historisė sė popullit tonė.

Mė 7 shtator tė vitit 1990, pra pėr mė pak se dy muaj nga Deklarata Kushtetuese e 2 korrikut, 111 delegatė tė Kuvendit tė Kosovės, ndonėse nė kushte tė pushtimit serb, u mblodhėn nė Kaēanik dhe miratuan aktin mė tė lartė juridik tė shtetit qė po lindte – shtetit tė Kosovės.

Edhe pse kanė kaluar 17 vjet nga ajo datė historike, as dje, as sot dhe as nesėr nuk mund tė flitet pėr tė kaluarėn, pėr tė sotmen e as pėr tė ardhmen e Kosovės pa u mbėshtetur nė kėtė akt historik dhe nė kėtė dokument pėrmes tė cilit u manifestua vullneti i lirė i popullit tė Kosovės.

Me kėtė akt madhor vullneti i popullit jo vetėm qė u legjitimua, por edhe u ngrit nė njė vendim politik institucional pėr tė cilin populli shqiptar i Kosovės kishte gjakuar pėr afėr njė shekull .

Ngjarjet tė cilat i paraprinė kėtij akti historik

Nėse historikisht i analizojmė angazhimet, pėrpjekjet dhe luftėn e popullit tė Kosovės pėr ēlirim e bashkim kombėtar, atėherė me tė drejtė do tė konstatojmė se pėr tė arritur deri te ky akt u desh shumė mund, angazhim e sakrificė nga tė gjithė brezat.

Me kėtė rast do tė radhisim disa nga ato ngjarjet kyēe, ku vullneti i popullit u manifestua, e tė cilat i paraprinė aktit tė miratimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut mė 7 Shtator 1990.

Meritė tė jashtėzakonshme kanė edhe personalitetet e shumta qė u angazhuan dhe u flijuan qė nga viti 1912 e deri nė ditėt e sotme.

Ndėr ngjarjet dhe aktet kryesore po pėrmendim:

- Rezolutėn e Konferencės sė Bujanit apo Rezolutėn e Kėshillit Nacionalēlirimtar pėr Kosovė e Rrafsh tė Dukagjinit (31 dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944) si organ pėrfaqėsues i pushtetit nė tė cilėn u proklamua e drejta e popullit tė Kosovės pėr bashkimin me Shqipėrinė si njė aspiratė e kahershme pėr tė cilėn shqiptarėt edhe morėn pjesė nė luftė kundėr fashizmit.

- Edhe nė Konferencėn e II tė Kėshillit Nacionalēlirimtar tė Kosovės e Rrafshit tė Dukagjinit apo nė Konferencėn e Prizrenit qė u mbajt mė 8-9 e 10 korrik 1945, pati gjithashtu pėrfaqėsues legjitim tė cilėt kėrkuan tė drejtėn e vetėvendosjes pėr popullin e Kosovės.

- Ndėrrimet kushtetuese tė viteve 1967 – 1968 dhe Kushtetuta e vitit 1974 shėnojnė njė avancim sa i pėrket statusit tė Kosovės dhe pozitės sė shqiptarėve nė ish Federatėn Jugosllave. Por qė tė gjitha kėto do tė shemben me ndryshimet antikushtetuese qė u bėnė nė Kushtetutėn e Serbisė mė 1988 dhe 1989.

- Demonstratat e studentėve dhe nxėnėsve tė 27 nėntorit 1968 nė qytetet e Kosovės e mė pas edhe nė Ulqin e Tetovė.

- Demonstratat e mars – prillit 1981 qė u shtrinė nė tėrė Kosovėn dhe nė tė cilat morėn pjesė tė gjitha shtresat e shoqėrisė kosovare.

- Tubimet, protestat dhe marshet e shumta protestuese gjithėpopullore tė viteve 1988, 1989 e 1990, tė cilat jo vetėm qė ishin shumė masive por edhe e mbajtėn tė gjallė, nxitėn, pėrkrahėn dhe e avancuan idenė e pavarėsimit tė plotė tė Kosovės nga Jugosllavia e Serbia.

- Greva e urisė e minatorėve tė Trepēės 20 deri mė 28 shkurt 1989 ku pos kėrkesės qė tė mos preken parimet themelore tė Kushtetutės sė vitit 1974, minatorėt paraqitėn pėr herė tė parė kėrkesėn politike qė ēėshtja e Kosovės tė shqyrtohet nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė. Kėto kėrkesa shėnojnė edhe vazhdimin e njė rezistence tė organizuar tė popullit tonė kundėr nacionalshovenizmit dhe hegjemonizmit serb dhe jugosllav jo vetėm nė Kosovė por edhe mė gjerė.

- “Apeli 215” i intelektualėve dhe punėtorėve shkencorė e kulturorė, pėrmes tė cilit i bėhej thirrje opinionit jugosllav qė tė mos ndryshohej statusi dhe pozita e Kosovės dhe e shqiptarėve me zgjidhjet e reja kushtetuese qė synonte Serbia.

- Krijimi i Lidhjes Demokratike tė Kosovės mė 23. XII. 1989 si parti e parė politike nė trojet shqiptare e cila me programin e saj pėr njė kohė shumė tė shkurtėr shembi partinė shtet – Lidhjen Komuniste tė Jugosllavisė. Pas LDK nė krye tė sė cilės u zgjodh dr. Ibrahim Rugova u krijuan edhe parti tė tjera politike jo vetėm nė Kosovė por edhe nė trojet tjera shqiptare, tė cilat i ndihmuan procesit tė zhvillimit tė sistemit pluralist nė kėto troje.

- Edhe deklarata mbi ēėshtjet kushtetuese e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės si dhe ajo e Forumit Demokratik tė Kosovės mė 1990, bėnin apel te delegatėt e Kuvendit tė Kosovės qė tė miratonin njė kushtetutė tė re me anėn e sė cilės do tė avancohej statusi dhe pozita e Kosovės nė krahasim me zgjidhjet e deriatėhershme dhe me ato qė pėrgatiste Serbia.

Miratimi i Kushtetutės sė Kaēanikut, hap historik nga e ardhmja

Tė gjitha kėto argumente qė i paraprinė vendimit tė miratimit tė Kushtetutės sė Kaēanikut e qė u pėrmendėn mė lartė ishin njė rrjedhojė e natyrshme dhe njė hap qė ēoi pėrpara vullnetin e popullit tė Kosovės drejt realizimit tė pavarėsisė sė plotė nga Serbia dhe drejt ēlirimit kombėtar.

Nė pėrvjetorin e 20- tė, kur Kosova po mbush 2 vjet e gjysmė qė shpalli pavarėsinė, ndoshta nuk ėshtė e tepėrt tė pėrkujtohen rrethanat dhe disa momente kyēe tė atij akti historik.

Pas shpalljes sė Deklaratės Kushtetuese mė 2.VII.1990, delegatėt e Kuvendit tė Kosovės edhe pse nuk u lejuan tė hynin nė lokalet e Kuvendit tė Kosovės ata punonin dhe pėrgatitnin materialet pėr seancėn nė tė cilėn do tė miratohej Kushtetuta. Pėrgatitjet bėheshin nė fshehtėsi sepse organet e sigurimit dhe tė ndjekjes serbe pėrcillnin ēdo hap tė delegatėve qė kishin nėnshkrua Deklaratėn Kushtetuese tė 2 Korrikut apo Deklaratėn e Pavarėsisė siē jemi mėsuar ta quajmė.

Pėr vendtakim tė Kuvendit grupi qė pėrgatiste mbledhjen caktoi Kaēanikun – i cili kishte njė vend me peshė nė historinė tonė sidomos nė fillim tė shekullit tė kaluar. Salla e Shtėpisė sė Kulturės sė Kaēanikut ishte caktuar pėr mbajtjen e seancės sė Parlamentit. Ajo ishte e stolisur me flamurin kombėtar, me lule dhe me parullat: “Me demokraci, liri e barazi nė Evropė” dhe “Kaēanik 7 shtator 1990”.

Gjithēka ishte planifikuar qė mė parė, delegatėt qė ishin nga tė gjitha viset e Kosovės nė bazė tė rendit e orarit tė planifikuar nga kreu i Kuvendit duhej tė arrinin deri nė orėn 20. Ata priteshin e pėrcilleshin nga hyrja e qytetit deri nė Shtėpinė e Kulturės nė tė cilėn delegatėt e Kuvendit tė Kosovės po ēonin nė vend vullnetin e popullit pėr tė mbetur pėr jetė nė histori...

Nė rrethanat tejet tė rėnda tė kohės, delegatėt vepruan nė pėrputhje me mandatin qė ua kishte caktua koha. Ata vepruan me ndėrgjegje tė lartė kombėtare dhe me pėrgjegjėsi historike pėr obligimin qė kishin marrė para popullit dhe votuesve tė vet...

Ndonėse Kushtetuta e Republikės sė Kosovės u miratua dhe u shpall nė kushtet e jashtėzakonshme tė pushtimit klasik serb, ajo paraqet aktin mė madhor juridik me tė cilin u mbyll faza fillestare e formimit tė shtetit tė Kosovės...

Kushtetuta e Kaēanikut dhe vendi i saj qė zė nė histori si dokument themeltar i shtetėsisė nė Kosovė nuk do tė zbehet kurrė por pėrkundrazi me kalimin e kohės vlera e saj historike vetėm sa do tė valorizohet pėr tė mbetur krenari e njė kohe dhe e njė brezi qė u angazhua pėr sendėrtimin e vullnetit politik tė popullit tonė...

Nder dhe respekt pėr delegatėt e aktit madhor qė shpallėn Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės si dhe pėr tė gjithė ato figura kombėtare e luftėtarė tė paepur tė Luftės Ēlirimtare tė Kosovės, tė cilėt u flijuan pėr interesat madhore tė kombit.

(Autori ėshtė doktor i historisė)

3.7/5 (9 votë/a)
Shqyptar (R K S): 08-09-2010 18:07
A guxoj kush me e permend kete date se ?!
shputa (Skandinavi): 08-09-2010 12:51
Po me duket pak konformist ky shkrim.

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51