Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E diel
5 shkurt 2012
Prishtinė Light Snow
-10°
07-09-2010 | 15:28 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Njė akt qė vlen tė komentohet

Para disa ditėsh, forca paqeruajtėse e KFOR-it ia kaloi, pa bėrė zhurmė (pa bėrė ndonjė ceremoni), kompetencat dhe detyrimet e veta, pėr sigurimin e Manastirit tė Graēanicės, Policisė sė Kosovės.

Ky manastir, objekt i trashėgimisė fetare e historike serbe, ėshtė i pari objekt i kėsaj natyre nė Kosovė, i cilėsuar si objekt kulti me vlera kulturore-historike, jo vetėm nga Serbia, por edhe nga bashkėsia ndėrkombėtare, qė i besohet pėr ruajtje forcave policore tė Kosovės nga KFOR-i. Ai nuk ėshtė njė monument kulti i krahasueshėm dhe, ca mė pak i barasvlershėm kulturalisht dhe historikisht me 18 objekte tė tjera fetare kristiane nėn mbrojtjen e Policisė sė Kosovės, kur deri tashmė, siē thuhet, nuk rezulton asnjė incident.

Sipas njoftimit mediatik, marrja nėn mbrojtje e Manastirit tė Graēanicės nga KFOR-i prej PK-sė, shkaktoi reagime tė ndryshme, madje tė kundėrta ndėr serbėt dhe ndėr autoritetet shtetėrore tė Kosovės. Me gjithė argumentet e publikuara pėr pėrligjjen e kėtij kalimi tė pėrgjegjėsive, si dhe i gjithė arsyetimi qė e pasoi, u kundėrshtua nga drejtuesit e Manastirit, nga autoritetet politike tė Beogradit dhe nga krerėt e Kishės Ortodokse tė Serbisė.

Pėrzierja e pushtetit politik me pushtetin e institucioneve fetare, nėse nuk shkakton pėshtjellime social-politike, shkakton paqartėsi e konfuzion nė opinion. Arrij nė kėtė pėrfundim nisur nga reagimet nė media pėr kalimin e mbrojtjes sė Manastirit tė Graēanicės nga KFOR-i te PK-ja, prej qytetarėve tė Graēanicės, qė pėrjetuan qetėsisht kėtė kalim. Dikush deklarohet se do tė ketė siguri tė njėjtė pėr kėtė objekt, siē ka pasur edhe me KFOR-in. Njė tjetėr, tė cilin mė pėlqen ta citoj, thotė: “Nuk duhet as kishat, as xhamitė t’i ruajė askush, ato i ka krijuar Zoti dhe ai duhet t’i ruajė. As policia, as KFOR-i nuk duhet t’ ruajė”. Pa dashur tė ndalem nė qėndrimin publik tė kryetarit tė komunės sė re tė Graēanicės, qė shfaqet realist nė vlerėsimin e kėtij kalimi, dua tė vė nė dukje se njė nga obligimet thelbėsore, qė rrjedh nga Kushtetuta tėrėsisht demokratike e shtetit tė pavarur tė Kosovės: “Ruajtja e trashėgimisė fetare e kulturore serbe ėshtė njė nga pėrgjegjėsitė qė kanė marrė institucionet e Kosovės me Planin e Ahtisarit pėr pavarėsinė”.

Ėshtė tepėr e vėshtirė tė veēosh e tė gjykosh se kush vlerėsohet mė tepėr nė vende e popuj tė ndryshėm tė botės: ndjesia nacionale apo pėrkatėsia fetare (?!). Nė jo pak vende, veēanėrisht nė Azinė Perėndimore e Qendrore, ambiciet dhe lufta e hapur politike kulmon me akte terroriste nė objekte kulti. Nė Ballkan, me pėrjashtim tė ndonjė rasti tė veēuar nė Turqi, qė ėshtė dhe mbetet inspiruesja dhe nyja lidhėse e Euro-Azisė, vėshtirė tė shėnohet nė tri dekadat e fundit njė ‘fakt” i tillė.

Ėshtė thėnė, thuhet dhe do tė vazhdojė tė flitet nga serbėt pėr shkatėrrimin nga shqiptarėt, mbas luftės, tė rreth 140 objekteve kishtare dhe pjesė ndihmese tė tyre (konakė). Ngjarje tė tilla, nė shkaqet e tė cilave nuk dua tė ndalem, shmangėn dhe fshinė nga kujtesa e opinionit ndėrkombėtar, por jo dhe prej kujtesės sė kosovarėve, faktin e shkatėrrimit prej serbėve nė vitin 1999 tė 218 objekteve tė kultit tė besimit islam. Qeveria e Kosovės e asaj kohe (mundėsitė dhe kompetencat reale tė sė cilės dihen) pati ndershmėrinė dhe aftėsinė ekzekutive pėr t’i restauruar gjithė dėmtimet e objekteve tė kultit kristian, nisur nga premisa administrative e ēdo shteti tė pavarur se ato janė pasuri e Kosovės dhe si tė tilla duhet tė ruhen nga tė gjithė.

Nė kėtė angazhim e investim, Qeveria e Kosovės nuk kėrkoi kurrė njė qėndrim e veprim ekuivalent prej Qeverisė serbe pėr t’i kontribuar rindėrtimit tė xhamive dhe objekteve tė tjera islame, tė shkatėrruara nga serbėt, qė, nė numėr, ishin dyfishi i objekteve qė dėmtuan shqiptarėt. Ky tejkalim i reciproritetit ka qenė tėrėsisht i ndėrgjegjshėm. Restaurimi i tė gjitha objekteve fetare tė dėmtuara nuk u bė nėn ndjesinė e fajit dhe, ca mė pak, nėn psikozėn e inferioritetit ndaj “fisnikėrisė” sė kėtij besim nė raport me besimin mysliman. Akti i Qeverisė sė Kosovės u bė jo vetėm pėr tė frenuar e neutralizuar efektet e propagandės sė fuqishme serbe pėr gjoja antikristianizmin “patologjik” tė shqiptarėve, por, nė radhė tė parė, pėr tė shmangur ēdo lloj tensionimi mes minorancave etnike tė besimeve tė ndryshme fetare, qė janė dhe do tė jenė qytetarė tė barabartė tė shtetit tė Kosovės.

Jam i bindur qė shteti i Kosovės ėshtė i predispozuar, i angazhuar realisht dhe i aftė tė mbrojė lirinė kushtetuese tė besimit dhe tė fesė. Deri tani ai ka dėshmuar se ka ditur ta respektojė dhe zbatojė mirė kėtė, i detyruar nga dispozita kushtetuese, qė mishėron pėr kėtė ēėshtje Pakon Ahtisari dhe logjikėn shtetėrore demokratike. Reagimet negative dhe pretendimet e Beogradit zyrtar pėr t’i marrė vetė nė mbrojtje objektet serbe tė kultit qė ndodhen nė territorin e shtetit tė Kosovės nuk janė pasojė e mosbesimit tė ruajtjes sė tyre nga institucionet pėrkatėse tė Kosovės, por janė shfaqje tė kokėfortėsisė dhe insistimit tė politikės serbe pėr tė mos njohur sovranitetin dhe tėrėsinė territoriale tė Kosovės.

(Autori ėshtė anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės)

1.9/5 (9 votë/a)
BASHKIMI (skandinavi): 21-09-2010 05:46
shohe komentin e fundit qe i kane bere xhavit.h xhavite h ti je ai qe bene projektin e clirimit te kosoves kurse njerez qe kritikojne e shijojne lirine e njerzeve si xhavit .h perhsendetje dhe te deshirojme suksese xhdo here jemi me ty dhe te perkrahim te lumte.. a.sh
Xhevdet (New York): 09-09-2010 02:24
Se pari dua t'ia perkujtoj autorit dhe te gjithe tjereve qe mendojne si ky, se objektet ne fjale as nu jane as historike, as fetare serbe, por jane te besimtareve te Kosoves, kryesisht ne fillim te shqiptareve, e me vone u "bene" te serbeve, se ne nuk ditem kurr ne histori as tani ne kohera moderne te ruajme dhe ti perdorim faktet historike e kulturore qe per fat te mire jane te shumta. Keto fakte dihen boterisht.
Petiriti (Vasileve): 08-09-2010 13:48
Prof Xhavit .........how low can we go?
Fisniku (GraƧanica): 08-09-2010 11:11
Dzavi e kush tƫ ka pas pytun ty e politikanat si ty pƫr decentralizimin e tille? Askush se as ti e as ata qƫ e kan bamun kete krim ndaj kultures shumƫshekullore te Kosoves,ndaj traditƫs, ndaj historisƫ sƫ vendit, duke paraqitune pjese tƫ tana tƫ trashgimisƫ religjioze ortodokse tƫ Kosovƫs si pjesƫ te pandashme e integrale tƫ Serbise... E gjitha ashte imponumun e ju nuk keni guxumun as me lƫvizur bishtine... Mjaft ma se na e lodhƫt ...
toni (n\'sheher): 07-09-2010 18:37
a edhe ti ja ke nis me shku a!!!!!?, smet kush pa shkru!.

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr status...

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka ma...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Ēka po thonė gazetat

Blerina Rogova Gaxha Populli “politik” i Kosovės, i cili ka kohė qė nuk merret me politikė, ...

Fatamorgana apo veriu i Kosovёs

Naim Rrustemi Ku mund tė jetė dallimi mes ndalimit te Ura e Ibrit dhe te ndalimi nė Merdar e...

Marketingu ministror i vikendit

Remzi Ejupi U mjafton njė vikend pėr t’u promovuar, atėherė kur s’kanė me ēfarė tė merren ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51