| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Pamundėsia me tė cilėn janė tė rrethuar qytetarėt e Kosovės nė pėrditshmėrinė e tyre, prej lart interpretohet si paaftėsi e pėrgjithshme e shoqėrisė. Nė anėn tjetėr, paaftėsia e politikanėve tė Kosovės, qė ėshtė tipar i pėrgjithshėm i tyre, interpretohet nga vetė ata si pamundėsi e pushtetit tė kufizuar qė kanė. Kėshtu ėshtė kur plagės i shtohet fyerja.
Njerėzit janė tė varfėr e tė papunė jo pse kėshtu ka thėnė Zoti apo pse kėshtu i ka kushtėzuar natyra. As pse ata kanė ndonjė kulturė inferiore a defiēiencė kulturore qė doemos i lė tė prapambetur. Njerėzit janė tė varfėr e tė papunė, sepse janė bėrė tė varfėr e tė papunė. Politikat e mbrapshta qeveritare dhe sistemi i padrejtė socio-ekonomik i varfėron e i nxjerr njerėzit nga puna.
Nė Kosovė vijon tė jetė nė modė citimi i asaj thėnies sė famshme pėr atė se si ēdo popull e ka atė qeveri qė e meriton. Aq e pėrhapur ėshtė kjo thėnie, saqė askush tashmė nuk e di qė autori i saj ėshtė Joseph De Maistre. Mirėpo, ka njė thėnie tė njė francezi tjetėr, tė kundėrt pėr nga domethėnia, e tė cilėn nuk e kam dėgjuar ta ketė cituar kush te ne. Jean-Jacques Rousseau ka shkruar diku se ēdo qeveri e ka atė popull qė e krijon.
Mė parė sesa gjurmimin e sė vėrtetės sonė pėrmes kėtyre dy thėnieve, duhet parė tė vėrtetėn brenda vetė kėtyre dy thėnieve, pėrkatėsisht motivet dhe pasojat e dy parafrazimeve tė mėsipėrme. Me fjalė tė tjera, le ti trajtojmė De Maistre-in dhe Rousseau-nė si dy kriminelė.
Joseph De Maistre, filozof e diplomat i fundit tė shekullit XVIII dhe fillimit tė atij XIX, senator dhe i biri i kryetarit tė Senatit, ka qenė kundėr Revolucionit Borgjez Francez qė pėrmbysi absolutizmin monarkik dhe rendin feudal. Ai deri nė fund tė jetės sė tij pėrmes shkrimeve, fjalimeve e punimeve ka kėrkuar kthimin e monarkisė dhe tė autoritarizmit dhe dominimin e Papatit. Nė anėn tjetėr, Jean-Jacques Rousseau, filozof dhe shkrimtar i shekullit XVIII, me kritikėn e tij ndaj pabarazisė dhe afirmimin e asaj qė e quante vullnet i pėrgjithshėm, e inspiroi revolucionin e vitit 1789 i cili do ta ndryshojė pėrgjithmonė Francėn dhe Evropėn. Qė prej atėherė, ēdokush qė ėshtė pėrpjekur tė kuptojė teoritė politike a sociologjike, shtetin a historinė, e ka pasur tė pamundur ta evitojė Rousseau-nė.
Tė dy thėniet gjithsesi janė thellėsisht politike dhe krejtėsisht tė kundėrta. Joseph De Maistre, duke thėnė qė ēdo popull e ka qeverinė qė e meriton, bėnte pėrgjegjės popullin dhe shfajėsonte qeverinė. Jean-Jacques Rousseau, duke thėnė qė ēdo qeveri e ka popullin qė e krijon, fajėsonte pikėrisht qeverinė. I pari pėrpiqej ta racionalizonte realitetin; i dyti, inkurajonte realizimin e racionales. I pari kėrkonte pranimin e qeverisė (nga populli); i dyti kėrkonte pranimin e popullit (nga qeveria). I pari i frikėsohej tė resė qė mund tė vijė; i dyti frikėsohej se e vjetra mund tė mos shkojė.
Por, le ta ndėrpresim gjithė kėtė shtjellim. Pra, kemi (aso qeverie) ashtu siē jemi (si popull), apo jemi (si popull) ashtu siē kemi (qeverinė)? Pėrgjigjja e denjė pėr kėtė pyetje ėshtė veēse njė pyetje tjetėr: a duam ndryshime?
Nuk ėshtė e mundshme edhe tė mos pajtohesh me qeverisjen e korruptuar, edhe tė mendosh se e kemi atė qeveri tė cilėn e meritojmė. Ose nisesh nga racionalizimi i padrejtėsisė dhe pėrfundon nė inferioritet skllavėrues, ose dhe kėshtu duhet nisesh nga mospranimi i realitetit tė padrejtė dhe... nisesh, pėr ndryshimet qė i do.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 