| Prishtinė | ![]() |
| 19° |

Nė njė pikė do tė pėrsėritet historia mė e re e Republikės sė Kosovės. Qeveria aktuale e mori mandatin nė kohėn kur nuk ishte i miratuar buxheti. Nė situatė tė njėjtė do tė jetė edhe qeveria e ardhshme, e dyta nė shtetin e pavarur. Dallimi qėndron vetėm nė njė fakt nė fund tė vitit 2007 dukej normale qė viti i ri fiskal tė nisė pa ligj pėr buxhetin, ndėrsa sivjet kjo mungesė vėshtrohet me shqetėsime, frikėsime dhe me paragjykime ogurzeza.
Por, kėto dy momente nuk mund tė barazohen tėrėsisht. Nė rend tė parė pėr faktin se kur e mori mandatin Qeveria Thaēi ende Kosova nuk ishte shtet i pavarur dhe kishte pak investues. Megjithatė, nga arka e shtetit duhej siguruar para pėr pagat e rreth 74 mijė tė punėsuarve dhe pėr njė armatė tė tėrė tė atyre qė i pėrkasin skemės sociale. Dhe, gjithēka shkoi pa ndonjė problem.
Mbėshtetur nė kėtė pėrvojė, nuk ėshtė pėr panik mosmiratimi me kohė i buxhetit tė Kosovės. Shteti do tė funksionojė edhe nė kėtė situatė emergjente. Do tė ketė para. Ligjet japin zgjidhje edhe pėr financimin emergjent. Nėse sivjet shpenzohen 1,4 miliardė euro, sa ėshtė projeksioni buxhetor, atėherė nė mot, mė sė shumti pėr 90 ditė, agjencitė buxhetore do tė kenė nė dispozicion nga 116 milionė euro nė muaj. Se kjo shumė ėshtė e mjaftueshme tregon njė fakt: gjatė nėntė muajve tė parė tė kėtij vitit, mė shumė pagesa u bėnė nė shtator 106 milionė euro. Ndėrkaq, pėr muajin janar ishin paguar vetėm 19 milionė euro. Pas shpalljes sė zgjedhjeve tė jashtėzakonshme, ėshtė normale qė buxheti tė miratohet gjatė shkurtit tė vitit tė ardhshėm. Do tė thotė se financim emergjent do tė ketė vetėm pėr njė muaj.
Problemi nuk ėshtė pėr alarm. Ndėrkaq, zėrat qė emetojnė sinjale shqetėsuese mė shumė kanė pėrmbajtje politike, se sa praktike. Mė konkretisht, mosmiratimi i buxhetit ka tendencė tė pėrshkruhet si dėshtim i radhės i qeverisė nė ikje. Kjo qasje ėshtė e pakuptueshme, meqenėse ligji ka definuar dinamikėn dhe mėnyrėn e miratimit tė buxhetit. Nuk lejon qė ai tė miratohet nė shtator, apo nė nėntor. Ligji thotė se deri mė 31 tetor buxheti duhet tė procedohet nė Parlament, kurse dy muaj mė vonė dekretohet nga Presidenti. Prandaj, problemi i buxhetit ndėrlidhet me situatėn e pėrgjithshme tė krijuar nė vend pas dorėheqjes sė ish-presidentit Sejdiu, tėrheqja (dezertimi) e ministrave tė LDK-sė dhe hapjes sė rrugės pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme brenda kėtij viti.
Si po shkojnė punėt, deputetėt e rinj punėn e parė do ta kenė miratimin e buxhetit pėr vitin 2011 dhe sigurimin e 328 milionė eurove sa paraqitet deficiti. Me kėtė gjejnė zgjidhje pėr financimin e segmentit tė dytė tė autostradės Vėrmicė-Merdar, pėr tė cilin duhen 275 milionė euro.
Zyrtarė nga Qeveria kanė deklaruar se minusi qė paraqitet nė buxhet duhet tė financohet nga privatizimi i ndėrmarrjeve publike, pa saktėsuar se pėr cilėn bėhet fjalė. Mirėpo, kjo ka lėnė tė kuptohet se fjala ėshtė pėr PTK-nė, meqenėse kėtu procesi ka shkuar mė larg dhe ėshtė kompani ku mbėshtetet shpresa se mund tė sjell mė shumė para. Minusi nė buxhet nė asnjė mėnyrė nuk nėnkupton ēmimin e shitjes sė kėsaj kompanie. Por, ashtu si ėshtė zhvilluar debati rreth strategjisė sė privatizimit tė PTK-sė, sikur iu kemi dhėnė sinjal blerėsve tė mundshėm se sa para na duhen, ndonėse PTK-ja vlen mė shumė se 300 milionė euro.
TK-ja nuk do tė shitet sė shpejti. Pėr vendimet pėrfundimtare duhet pritur edhe disa muaj. Pa marrė parasysh kėtė pritje, megjithatė, kjo kompani nuk mund ti shpėtojė privatizimit. Kėtė fakt e pranojnė tė gjithė. Por, zvarritja e procesit krijon telashe, pasi ka pak alternativa pėr financimin e deficitit buxhetor. Zgjidhje nuk janė vetėm shkurtimet pėr paga, apo pėr projekte kapitale. Posaēėrisht pse ēdo shkurtim nėnkupton ngecje tė zhvillimit ekonomik, rėnie tė standardit dhe rritje tė tensioneve sociale. Prandaj, ato duhet tė bėhen me masė. Problemi ashpėrsohet nėse Kuvendi i Kosovės nuk kujdeset pėr koston e ligjeve qė miraton. Pėr ilustrim po pėrmendim Ligjin pėr ish tė burgosurit politikė, i cili ėshtė votuar, por pa ditur saktė se sa para duhen pėr implementimin tij. Ky ėshtė njė ligj i domosdoshėm qė ofron zgjidhje pėr ata qė jetėn e kaluan nė luftėn pėr liri e ēlirim. Por, miratimi i tij, apo edhe i ligjeve tė tjera, pa ditur se kah do tė sigurohen paratė, vetėm sa do tė rrezikojė qėndrueshmėrinė e buxhetit.
Alternativa tjetėr ėshtė financimi nga burimet e jashtme, por jo edhe huaja. Mė saktėsisht bėhet fjalė pėr aranzhmanin me Fondin Monetar Ndėrkombėtar dhe shfrytėzimin e parave tė Bankės Botėrore. As kjo nuk ėshtė rrugė e lehtė. FMN-ja kėrkon qė tė respektohen kushtet mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar aranzhmani. Pos disiplinės financiare duhen tė nisė privatizimi i ndėrmarrjeve publike. Nė tė kundėrtėn, FMN-ja do tė hamendet nė punėt qė ka nisur pėr Kosovėn. Kjo do tė ndodhė edhe nėse Qeveria, apo Kuvendi i ardhshėm fillojnė tė shpupurisin nė projeksionin e buxhetit 2011, i cili deri nė detaje ėshtė harmonizuar me FMN-nė. Ka mundėsi qė korrigjime tė bėhen gjatė rishikimit tė tij, por edhe ato zhvillohen pėrbrenda limiteve tė pėrcaktuara me ligj.
Dhe, varianti i fundit ėshtė huaja, e cila do plotėsonte boshllėkun buxhetor, por nė tė ardhmen do tė jetė ngarkesė pėr buxhetin dhe taksapaguesit. Mirėpo, pėr tė shfrytėzuar kėtė burim duhet kohė. Mrekullia do tė ndodhte po qe se paratė nė konton e buxhetit do tė arrinin gjatė vitit 2011. Kjo mundėsi ėshtė gati e paarritshme nėse ēartet miqėsia me FMN-nė dhe me Bankėn Botėrore. Po ashtu, bashkėpunimi me kėto dy institucione reflekton edhe besueshmėri te kreditorėt e tjerė.
Alternativė e skajshme mbeten rezervat shtetėrore, tė cilat nė fund tė vitit duhet tė sillen kah 350 milionė euro. Njė pjesė e kėtyre parave mund tė shfrytėzohet gjatė vitit fiskal, me kusht qė mė 31 dhjetor tė vitit 2011 sėrish rezervat tė kthehen nė gjendjen e mėhershme. Ky variant ėshtė i pranueshėm vetėm nėse ėshtė e sigurt se gjatė vitit nė buxhet rrjedhin paratė nga privatizimi i ndėrmarrjeve publike, apo ato nga aranzhmani me FMN-nė.
Duke marrė parasysh tė gjitha kėto rrethana, duhet shtuar se buxheti ėshtė njė problem i zgjidhshėm, por procesi tashmė ka hyrė nė vėshtirėsi. Madje, ai ndėrlikohet edhe mė shumė kur pėrdoret si instrument pėr konsum tė njėtrajtshėm nė tregun politik, e jo si burim pėr stabilitetit dhe zhvillim.
(Autori ėshtė gazetar shumėvjeēar dhe analist pėr ēėshtje ekonomike)
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 