Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
19°
12-11-2010 | 17:16 CET
SHKRUAN
Ibrahim Rexhepi

Nuk mjafton vetėm entuziazmi

Patatja, hidrocentrali dhe porti sikur iu dhanė shije tjetėr raporteve (ekonomike) ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė. Sipas deklaratave publike, krijohet pėrshtypja se problemet komplikohen kur janė nė rrugė drejt qartėsimit. Por, kėshtu nuk ėshtė gjithēka. Shumė gjėra po ecin nė drejtimin e vet, po e marrin formėn ligjore dhe po lirohen nga emocionet. Kjo erdhi vetėm kur u bė e qartė se kėto relacione duhet tė ndėrtohen mbi mundėsitė, ligjin, strategjinė e pėrbashkėt, e jo mbi dėshirat.

Mė nuk ėshtė problem akut eksportimi i patateve “Made in Kosova” nė tregun Shqipėrisė. Pa dyshim se prodhuesit ende kanė rezerva tė kėsaj kulture, por jo nė sasinė sa kishin kur nisėn tė vjelat. Ata e kanė vėshtirė tė gjejnė treg, pasi Kosova ka hiperproduksion. Njėkohėsisht mungojnė kapacitet pėr pėrpunim dhe nė kėtė mėnyrė tė gjendet vend pėr tepricat e tregut. Ndėrkaq, Shqipėria, duke pėrdorur “vlerėn referente”, po e ngrit bazėn doganore pėr patatet dhe nė kėtė mėnyrė produktet e importuara i bėn jokonkurrente nė krahasim me ato tė vendit. Sa pėr ilustrim po pėrmendim se para pak muajsh njė kilogram patate nė tregun Kosovės kushtonte 12-13 centė (tash ka arritur nė 18), ndėrsa dogana shqiptare si ēmim referent kishte 24 centė. Pėr shkak tė kėsaj “takse” ishte e kuptueshme revolta e prodhuesve.

Rasti i dytė ndėrlidhet me ndėrtimin e Hidrocentralit tė Zhurit. Kur Qeveria e Kosovės e aktualizoi kėtė projekt dhe kur u bė “freskimi” i fizibilitetit, erdhėn kundėrshtimet nga ana tjetėr e kufirit. Akumulimet qė do tė bėhen pėr nevojat e kėtij hidrocentrali ndryshojnė rrjedhėn e ujit dhe prishin planet qė ka qeveria shqiptare, qoftė pėr minihidrocentralet, ashtu edhe pėr bujqėsinė, blegtorinė, turizmin... Po del se Hidrocentrali i Zhurit ėshtė i mirė pėr Kosovėn, por i dėmshėm pėr Shqipėrinė!

Dhe, sė fundi, vjen reagimi qė ndėrlidhet me Portin e Shėngjinit. Shoqata Shqiptare e Hidrokarbureve ėshtė e shqetėsuar nėse aty bėhen depozitat e karburanteve, pasi qė njė veprim i tillė bie ndesh me vendimet e mėhershme tė qeverisė shqiptare. Sado qė ende janė larg gjėrat qė Kosova ta ketė tokėn e vet nė bregdet, megjithatė, kjo shoqatė e vlerėson me rrezik kėtė veprim. Nė fakt, shqetėsimi i saj nuk ndėrlidhet me Kosovėn, por pse po i lėkunden interesat biznesore. Ndonėse reagimi duket i hershėm dhe i ngutshėm, megjithatė ai tregoi se puna nuk shkon aq lehtė. Ose, sė paku, ajo nuk mund tė mbėshtetet vetėm nė vullnetin e mirė tė qeverive nė tė dy anėt e kufirit.

Kėto tri raste janė ilustrimi mė i mirė se relacionet ekonomike Kosovė-Shqipėri nuk mund tė mbėshteten vetėm nė deklarata pėr konsum politik, apo nė emocionet pėr bashkimin e kombit. Pak ėshtė punuar drejt krijimit tė legjislacionit dhe ambientit qė ky integrim tė rrjedh pa asnjė pengesė. Pėr kėtė nuk ėshtė punuar as nė Tiranė, e as nė Prishtinė.

Mosveprimi ka krijuar pėrshtypjen se nė relacionin Kosovė-Shqipėri po ndodhin pėrplasje dhe se ka mospajtime pėr ardhmėrinė e pėrbashkėt tė ekonomisė sė kėtyre dy vendeve, qoftė si pjesė e “mini-Shengenit”, apo si njė tėrėsi. Ėshtė fakt se gabimet kanė ndodhur. Ato erdhėn pėr shkak se kur takohen liderėt politikė nuk po mund t’i frenojnė emocionet dhe qė premtimet e tyre tė jenė mė racionale. Apo, tė thonė tė mundshmen, atė qė mund tė realizohet.

Problemi i patates, sado qė duket banal, nė fakt tregon se Shqipėria nuk ka hapėsirė ligjore qė kur janė nė pyetje prodhimet qė vijnė nga Kosova tė kenė njė trajtim tjetėr nga ato prej vendeve tė tjera. Madje, kur ėshtė bėhet fjalė pėr kėtė artikull, prodhuesit nga ana tjetėr e kufirit nuk janė tė rrezikuar, sepse ata mund tė mbulojnė vetėm njė tė pestėn e nevojave tė vendit. Mirėpo, pėrmes listės sė ēmimeve referente, shteti ėshtė pėrkujdesur qė mos tė dėmtohet prodhimi vendor. Nė kėtė rast, Qeveria e Kosovės ėshtė dashur tė jetė mė aktive, jo tė ofrojė beneficione pėr pataten kosovare, por tė insistojė nė gjetjen e zgjidhjes sė pėrbashkėt. Kjo zgjidhje gjithsesi se duhet tė pėrfshijė interesat strategjike tė kombit dhe tė synojė integrimin e tregut. Nė tė njėjtėn, qeveria duhet tė mbikėqyrė qarkullimin e mallit dhe tė garantojė se hapėsira e krijuar pėr pataten kosovare tė mos shfrytėzohet nga matrapazėt, pėrkatėsisht qė produktet nga importi tė mos eksportohen nė Shqipėri me dokumente tė falsifikuara, apo me etiketėn “Made in Kosova”.

Rasti i Hidrocentralit tė Zhurit ėshtė edhe mė i rėndė. Problemi nuk ėshtė i natyrės aksidentale, por i mungesės sė qasjes sė pėrbashkėt pėr njė ēėshtje strategjike tė tė dyja vendeve, si ėshtė energjetika. Kaherė ėshtė folur pėr ndėrlidhjen e sistemeve energjetike tė tė dyja vendeve, posaēėrisht pse natyra e prodhimit i bėn ato shumė komplementare. Kosova prodhon energji elektrike nga linjiti, ndėrsa Shqipėria nga uji.

Kjo ishte arsyeja kryesore pse po investohet nė linjėn e interkonjeksionit, pėrkatėsisht nė “autostradėn energjetike”. Mbėshtetur nė pikėsynimin e pėrbashkėt, Zhuri nuk duhet tė ndikojė nė ērregullimin e konceptit pėr tė ardhmen. Mirėpo, mungesa e koordinimit tė veprimeve ka sjellė para situatės kur zgjidhjet nuk janė aq tė lehta. Po qe se duhet tė respektohet dokumenti me tė cilin dy shtetet e dikurshme janė marrė vesh pėr regjimin e ujėrave, atėherė Shqipėria nuk ėshtė dashur tė japė me koncesion minihidrocentralet nė lumenjtė qė janė ujėmbledhės pėr akumulimin e Zhurit. Apo, nėse dokumenti thotė tė kundėrtėn, Qeveria e Kosovės nuk ėshtė dashur tė hyjė nė projektin, i cili mund tė ketė ndikime tė dėmshme. Zgjidhja nuk ėshtė aq shumė te respektimi dhe publikimi i dokumentit tė vjetėr tri-katėr dekada. Kėtė problem tė dy qeveritė duhet ta trajtojnė nė pėrputhje me rrethanat e reja politike e ekonomike, ashtu qė zgjidhja e tij tė synoj tregun energjetik tė integruar.

Problemet mė tė mėdha do tė dalin rreth Portit tė Shėngjinit. Shqipėria atė ia ka premtuar Kosovės, por nuk ka zhvillimet tė tjera, pos deklaratave. Ende nuk ėshtė caktuar modaliteti mbi bazėn e tė cilit ai i jepet kosovarėve. Do tė jetė koncesioni, apo ndonjė formė tjetėr, kjo duhet tė saktėsohet me ligj. Po ashtu, ky port nuk ėshtė as nė fokusin e qeverisė shqiptare, meqenėse ajo ėshtė duke bėrė investime tė mėdha nė Portin e Durrėsit. Nga ana tjetėr, aftėsimi i Shėngjinit kėrkon shumė para.

Thellėsia e detit, kalata e vogėl dhe infrastruktura tjetėr nuk lejojnė qė aty tė pėrpunohen mė shumė se 500 mijė tonė mallra nė vit, apo 14 herė mė pak se Porti i Durrėsit. Kjo imponon qė Qeveria e Kosovės ta bėjė analizėn e arsyes pėr investime nė kėtė port. Tė gjejė pėrgjigje se a ka mjaft para, pastaj sa mund tė shfrytėzojė kapacitetet e portit, a mund tė riorientojė tė gjitha importet detare pėrmes kėsaj pike, a mund tė shfrytėzohet ai edhe pėr vendet e treta... Pa kėto pėrgjigje Porti i Shėngjinit mbetet vetėm synim, e jo mundėsi qė arrihet lehtė. Pėrgjigjet do tė detyronin politikanėt qė tė japin deklarata mė tė arsyeshme dhe nuk do tė nxisnin reagime e keqkuptime nė asnjėrėn anė.

(Autori ėshtė gazetar dhe analist pėr ēėshtje ekonomike)

3.0/5 (5 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51