Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
29-11-2010 | 15:19 CET
SHKRUAN
Eliza Hoxha

Prishtina nė tė kuqe

“Xhamadani kuq si gjaku, ta qėndisa prej meraku”. Kėshtu thotė njėra nga kėngėt e bukura tė dashurisė shqiptare. Dhe, kjo dashuri shqiptare, e tillė si ėshtė, shpėrthyese, rebeluese e pasionante, e qėndis Prishtinėn nė tė kuqe ēdo fundnėntor, duke e gjallėruar nė ditėt e ftohta e tė zymta vjeshtore.

Duke na bashkuar andej e kėndej kufijve pėr qėllimin dhe dėshirėn e vetme tė shqiptarėve pėr tė ardhmen e pėrbashkėt, e kuqja na ngroh, na bėn mė entuziastė, na jep energji dhe vazhdon tė mbetet mburoja dhe shenjuesi ynė shpirtėror e kombėtar.

E tillė, siē ėshtė, me karakteristikat e saj si ngjyrė, na pėrshkruan fare thjesht edhe neve si komunitet. Njė pėrshkruese dhe reflektuese e dashurisė dhe e luftės duket se na i shfaq nė shumė dimensione edhe karakteristikat tona dhe pėrjetimet tona si komunitet historikisht.

Dhe, nėse dikur kishim protestuar, luftuar, kishim vuajtur dhe ishim keqtrajtuar gjithandej duke na u mohuar shprehja e dashurisė sė lirshme pėr tė kuqen dhe reprezentimit tonė me tė, sot, nė kondita krejtėsisht tė tjera, bėjmė luftėn e brendshme tani me veten tonė, sepse nuk shkėputemi dot, nuk shkėputemi kurrė, nuk shkėputemi asnjėherė nga e kuqja qė na identifikon si komb.

Jozyrtarisht apo sidoqoftė, Prishtina dhe Kosova me tė kuqe feston ditėn e madhe kombėtare, ditėn e dualitetit shpirtėror midis gėzimit dhe vajtimit pėr ata qė u pavarėsuan brenda kufirit tė Shqipėrisė dhe pėr tė tjerėt qė mbetėn pėrtej kėtij kufiri.

Kjo ditė, pėrveē lavdit, kėngės dhe gėzimit, duhet tė na pėrcjellė gjithmonė me njė pyetje fare tė thjeshtė. Ēfarė kemi bėrė ne gjatė njė viti pėr shqiptarinė? Cila ėshtė pėrgjegjėsia jonė karshi vetes dhe kombit, pėrparimit dhe reprezentimit tė tij.

Si dhe ēfarė lloj komunikimi ekonomik, social e kulturor duhet tė rivendosim pėr njė shqiptari tė denjė e pėrparimtare nė tė ardhmen vizavi kombeve tė tjera nė Ballkan e nė Evropė. Vetėm kėshtu e kuqja mund ta ketė kuptimin e plotė emotiv, psikologjik dhe fizikė si shenjuese dhe reflektuese e shqiptarėve.

Prandaj, Prishtina e kuqe mund ta marrė kuptimin e vėrtetė vetėm atėherė kur do tė shprehim mė shumė dashuri pėr njėri-tjetrin, mė shumė dashuri pėr dijen, pėr qytetin e pėr shtetin, mė shumė punė, kreativitet e cilėsi pėr njė hapje dhe fytyrė tė re dhe mė shumė kritikė pėr ta pėrparuar debatin dhe pėr ta fuqizuar krenarinė kombėtare konform konditave tė reja tė shqiptarėve nė Ballkan dhe nė Evropė.

Dhe, sado e bukur qė duket Prishtina nė tė kuqe, a duhet tė duket ēdo vit njėsoj, e veshur njėsoj, me tė njėjtėn shije dhe pamje. Pėrveē koncerteve playback, lavdit qė ia bėjmė figurave tė shquara kombėtare dhe flamujve qė vėrshojnė brezin e “Nėnė Terezės”, asnjė ide mė shumė, asnjė aktivitet i menduar ndryshe dhe me kohė dhe asnjė pamje e kuqe tjetėr e qytetit dhe kombit nuk na vjen pėrpara tash sa kohė.

Tė gjithė e shfrytėzojnė tė kuqen dhe nėntorin pėr ta promovuar patriotizmin e radhės, pėr t’u veshur me xhamadanin e kuq pėr ta shprehur dashurinė e radhės, duke lavdėruar gjithēka pėr shqiptarėt.

Shpresoj tė vijė njė ditė kur modalitetet pėr ta matur patriotizmin dhe dashurinė pėr kombin dhe shtetin do tė jenė ndryshe pėr shqiptarėt, njė ditė kur veshja nė tė kuqe mund tė jetė njė xhamadan i motivuar nga tradita, po aq i bukur pėr t’u veshur nė konditat e reja dhe jo i shndėrruar nė eksponat kulturor, njė ditė kur qyteti ynė nė ēdo 28 Nėntor, ka njė shije tė re pėr njė tė ardhme tė re, gjithmonė e identifikuar me tė kuqen, njė ditė kur tė gjithė do ta kuptojnė se pėrgjegjėsia na takon tė gjithėve duke e reflektuar kulturėn tonė qytetare, njė ditė kur tė gjithė e kuptojmė se kritika dhe sinqeriteti karshi vetes dhe tjetrit do jetė rruga jonė pėr t’i hapur sytė dhe pėr tė pėrparuar si komb.

Nė krejt atmosferėn e gėzimit, lavdit dhe festės sė kuqe pėr ditė mė tė mira, qytete mė tė shėndetshme dhe shtet funksional pėr tė gjithė, do t’i referohesha thėnies sė Konicės: “Ky komb nuk mėsohet e nuk kulturohet nėpėrmjet lavdit, por nėpėrmjet kritikės”.

3.8/5 (36 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51