Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
04-12-2010 | 16:13 CET
SHKRUAN
Gėzim Selaci

“Young Europeans”: Fryma e Re

Nė prag tė zgjedhjeve tė para tė pėrgjithshme pas pavarėsimit tė vendit, garės pėr pushtet iu shtuan edhe dy parti tė reja: Fryma e Re (FER) dhe Vetėvendosje, tė cilat kėrkojnė votuesit e tyre nė mesin e qytetarėve tė hidhėruar e tė dėshpėruar nė politikė.

Nėse pėr asgjė, hyrja e kėtyre dy partive nė politikė duke vėnė theksin nė programet e tyre dhe si njė pėrpjekje pėr tė kthyer besimin te politika i bėn ato meritore tė quhen parti alternative.

Pėr dallim nga Vetėvendosja, e cila sistemin politik tė pėrbėrė nga dy nivele tė autoritetit politik (ndėrkombėtar e vendės) e konsideron si objekt tė sulmit tė tyre, Fryma e Re (FER) e sheh atė si adresė tė kėrkesave ku duhen gjetur zgjidhjet pėr problemet e Kosovės.

FER pėrvetėson diskurset e ‘zhvillimit ekonomik’, ‘ndėrtimit tė shtetit’, ‘integrimit nė BE’, ‘standardeve liberale tė demokracisė’, ‘tė drejtave tė njeriut’, sipas konceptimit hegjemonik tė ideologjisė neoliberale nga e cila duket se udhėhiqet projekti ndėrkombėtar i ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės.

Tė gjitha partitė nė praktikė kanė ndjekur politikat ekonomike tė pėrshkruara nga institucione dhe organizata tė udhėhequra nga ideologjia neoliberale si dhe rregullimin politik tė vendit nga autoritetet ndėrkombėtare nė vend, pavarėsisht programeve tė tyre, tė cilat jo rrallė bien ndesh me praktikėn e atyre partive.

Po kėshtu, as FER nuk paraqet kurrfarė alternative apo risie pėr sa i pėrket vizionit dhe programit tė saj. Nė fakt, pėrveē qė pėrqendrohen nė ekonomi, kjo parti e re nuk ofron vizion tė ri apo tė ndryshėm tė sistemit a organizimit politik nga ajo qė qeveria e kaluar e ka ndėrtuar.

Ēka do tė mund tė bėnte FER ndryshe nga ky legjislacion dhe nga kėto institucione shtetėrore qė kanė ndėrtuar qeveritė e deritanishme?

Mirėpo, ajo ēfarė mund tė jetė e re ėshtė se njerėzit e FER-it besojnė nė kėto politika, pėr dallim nga tė partive tė tjera qė pėr arsye pragmatike, oportuniste apo prej zori i kanė pranuar politikat dhe sistemin nė fjalė. Prandaj, mbase FER-i mund tė zėvendėsojė elitėn e deritanishme politike e cila nuk po angazhohet mjaft drejt politikave nė fjalė.

Kėshtu ajo mund tė arsyetojė daljen e saj si njė nevojė pėr njė elitė tė re politike e formuar nga njė shtresė e mesme nė mesin inteligjencės, aktivistėve e biznesmenėve tė rinj, tė formuar e tė shkolluar kryesisht nėpėr Evropė e Amerikė.

Natyrisht qėllimi i kėtyre “Young Europeans” do tė ishte heqja e politikanėve tė vjetėr e tė korruptuar, dhe marrja e pushtetit pėr tė mundėsuar zhvillim ekonomik e social, sipas doktrinės neoliberale pėr zhvillim ekonomik e ndėrtim tė shtetit pėr shoqėritė pas konfliktit. Nė kėtė mėnyrė ndėrkombėtarėt dhe kosovarėt sė bashku do tė ndryshonin politikėn e vendit drejt aspiratave tė pėrbashkėta.

Kjo mund tė ketė dy efekte. Sė pari, qėndrimet liberale tė FER-it do tė amortizojnė pikėpamjet mė ekstreme tė Vetėvendosjes dhe votuesit e hidhėruar tė Kosovės do tė kenė njė vend ku do tė hedhin votėn, nėse kėtė nuk ia besojnė Vetėvendosjes.

Sė dyti, faktorėt ndėrkombėtarė qė shoqėrinė e Kosovės duan ta shohin nė Evropėn e bashkuar, do ta kenė mė lehtė ta realizojnė kėtė vizion pėrmes njerėzve tė rinj tė FER-it tė cilėt mbase e njohin mė mirė Evropėn, nuk kanė ngarkesa nacionaliste dhe nuk praktikojnė parapolitikė.

Fundja, padronėt gjithnjė preferojnė tė punojnė me njerėz mė tė rinj qė kanė mendime tė pėrafėrta me tė tyre dhe qė janė mė tė padjallėzuar, apo jo?

Pavarėsisht pėrkrahjes dhe simpatisė qė FER-i gėzon nė qarqet e organizatave joqeveritare perėndimore, por edhe nė mesin e autoriteteve dhe diplomatėve ndėrkombėtarė nė Kosovė, ideja pėr ndryshim tė qėllimshėm ka telashet e veta.

Si do t’i fitojė votat FER-i? Kush janė votuesit e saj? A po i josh ajo vetėm njė shtresė tė rinjsh kryesisht urbanė tė cilėt janė ose tepėr dembelė ose tepėr skeptikė nė politikė pėr tė votuar?

A ėshtė i mundur tė lulėzojė njė koncept qytetar nė shoqėrinė ku politika ndėrkombėtare praktikisht po pėrjetėson dhe legalizon ndarjet ndėrmjet etnive. A thua se nė rrethana tė tilla ēdo nismė qytetare nė politikė do ta ketė fatin e Listės Ora si mė parė?

Shansi i FER-it ėshtė tė gjejė votuesit e vet nė mesin e qytetarėve qė nuk votojnė sepse nuk besojnė se partitė e deritanishme do t’i pėrfaqėsojnė interesat e tyre. Njė profilizim mė i veēantė ideologjik dhe njė program i elaboruar besoj se do tė fitonin vota nga votuesit e papėrcaktuar tė cilėt momentalisht nuk shohin ofertė politike pėr vete.

Dhe, mendoj, se kjo do tė ishte baza mė e fortė mbi tė cilėn kjo parti do tė legjitimonte veten, ngase nė njė vend ku preferencat e votuesve determinohen me tė madhe nga personalitetet e liderėve dhe ku vota edhe mund tė shitet, kjo parti me orientim qytetar dhe liberal e ka tė vėshtirė t’i konkurrojė seriozisht partive mbizotėruese dhe atyre qė bazohen nė ndjenja nacionaliste e rajonale.

2.4/5 (8 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51