| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Tė dashur prishtinas! Ne filluam sė bashku njė rrugėtim tė ndėrtimit tė qytetit tonė. Ėndrrat tona ishin dhe janė qė Prishtina tė bėhet qytet, i cili do tė jetė krenaria jonė qytet i jetės, i vlerave kulturore, i rinisė, i zhvillimit ekonomik dhe social, Kryeqytet i Kosovės qytet i perspektivės.
Ky ėshtė njė citat nga programi i premtuar 2 herė radhazi i kryetarit tė Prishtinės, z. Isa Mustafa. Midis rreshtash tė premtimeve tė shumta lakmuese e tė dėshirueshme pėr tė gjithė ne qė jetojmė dhe qė veprojmė nė Prishtinė, ai nuk harroi tė na e kujtojė: Do ti kushtohet rėndėsi e veēantė mbrojtjes sė gjelbėrimit, mbrojtjes sė ujit nga ndotja, pastėrtisė sė qytetit, rregullimit tė shtretėrve tė lumenjve dhe dezinfektimit nė qytetin e Prishtinės.
Programi kolektor i dėshirave tė Isa Mustafės pėr Prishtinėn, Hyjneshė nė fron, le qė ēdo ditė e mė shumė po shpėrfillet nga vetė promovuesi dhe armata administrative e tij duke e orientuar gjithė vėmendjen dhe veprimin nė kolektorin e rrjedhave tė pista prishtinase pėr ditė mė tė mira nė Prishtinėn e betonizuar pėrditė.
Premtimi i rregullimit tė shtretėrve tė lumenjve, fillimisht, dhe dėshira pėr hapje tė brezit aktual tė mbuluar tė lumenjve, dikur nė perspektivė, ėshtė e qartė tashmė se do tė mbeten vetėm ėndrra tė disave nga ne qė Prishtinėn e mendojmė dhe e perceptojmė ndryshe edhe sot e edhe tė ardhmen e saj.
Ēlirimi nga lumi
Nė prill tė vitit 2009, filloi betonizimi i brezit tė lumit Prishtevka nė gjatėsi 680 metra nė lagjen Kolovicė. Komuna lavdėrohej se po e shtonte numrin e rrugėve tė asfaltuara nė kryeqytet dhe ishte kompania Ēlirimi, e cila pėr shumėn tenderuese prej mbi 1 milion e 500 mijė euro, do ta ēlironte pėrjetė edhe kėtė pjesė tė qytetit tė Prishtinės nga lumi i saj.
Ēfarė ironie! Qytetet e shumta nėpėr botė kanė dhėnė miliona nė historinė e zhvillimit tė tyre pėr tė futur rrjedha e kanale tė ujit nė qytet pėr tė mirė edhe ekonomike edhe sociale e edhe mjedisore. Ndėrsa, ne, japim miliona euro qė rrjedhat ekzistuese ti mbysim dhe ti zhdukim nga peizazhi i qytetit. Kjo po bėhet gjithnjė me idenė se Komuna po merret me hallet e qytetarėve ngase ata vetė po kėrkojnė ti mbyllin lumenjtė se pranė tyre jeta ėshtė bėrė e pamundshme.
Kjo ngase gjithė hapėsira e rrjedhjes sė lumenjve ėshtė hapėsirė qė akomodon pafytyrėsinė tonė qytetare, duke hedhur nė lumė gjithēka qė nuk na duhet mė nė shtėpi, duke e shndėrruar lumin nė kolektor mbeturinash dhe, kur kėsaj i shtohet edhe rrjedha e ujėrave tė zeza tė pasistemuara, ėshtė mė se e natyrshme qė jeta na qenka e vėshtirė pranė lumit nė Prishtinė.
Dhe, pėr ti dhėnė pėrgjigje gjithė kėsaj kulture tė ēoroditur prishtinase ndaj hapėsirave dhe resurseve tė pėrbashkėta, kryetari i Prishtinės merret me pasojat por jo edhe me problemin. Kjo, pasi lumi nuk ėshtė problem nė Prishtinė, por janė pisllėqet dhe qasja e qytetarėve ndaj lumit qė e shndėrruan atė nė kolektor mbeturinash.
Ndėrsa, pėr Isėn, mė e lehtė ishte ta legjitimonte tutje lumin si kolektor e tia shpėtonte jetėn njerėzve qė nuk patėn mėshirė ndaj lumit, se sa tė fillonte tė bėnte konkretisht atė ēfarė edhe kishte premtuar tashmė: rregullimin e shtratit tė lumit dhe hapėsirės pėrgjatė tij.
Kryetari shpėtimtar u bė i pamėshirshėm edhe ndaj rrjedhės tjetėr tė mbetur tė kėtij lumi nė lagjen Kalabria, nė pjesėn jugore tė Prishtinės, nė mars tė vitit 2010. Duke i gėzuar edhe ca qytetarė tė tjerė, armata e Isės zhveshi sė pari rrjedhėn e lumit nga drunj tė shumtė qė e pėrcillnin atė, duke i prerė dhe shkulur ata pėr jetė, pėr ta jetėsuar lumin si rrugė, pėr ti pastruar dhe mbeturinat e kėsaj pjese me kolektorin e radhės.
Styx Prishtina
Fare thjeshtė lumi do tė mund tė pastrohej, tė formėsohej shtrati i tij me kolektorėt e ujėrave tė zeza pėrskaj dhe pėrgjatė rrjedhės sė tij, do tė eliminohej era kundėrmuese, do tė fuqizohej jeta pranė tij, do tė rritej vlera e hapėsirave pėrgjatė tij, por edhe nė rrethinėn e gjerė, duke i sjellė banorėve aty njė peizazh tė ri dhe njė kualitet tė ri tė jetės pranė tij.
Nė krejt kėtė qasje, aspekti i vetėdijesimit tė qytetarėve tė shkujdesur pėr tė mirat publike do tė ishte pjesė integrale e kėtij rrugėtimi. Dhe, si duket, pėr gjithė kėtė urrejtje ndaj lumit, kolektori i Isės ėshtė formula dhe pėrgjigja e vetme aktualisht duke krijuar gradualisht styx-in prishtinas, i cili po e ēon qytetin nga vdekja.
Mė vjen keq, z. Kryetar, kur njė ditė do tė kujtoheni vetėm si kolektor i tė kėqijave tė kėtij qyteti e jo si njė promotor i mundėsive, i ideve, i qasjeve dhe i rrjedhave tė reja pėr njė qytet qė ėshtė nė harmoni sė pari me veten e tij e mė pas edhe me tė gjithė ne, pėr njė qytet tė jetės nė tė dhe tė vdekjes pėr tė...
(Autorja ėshtė kolumniste e rregullt e gazetės Zėri)
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 