Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
24-04-2011 | 12:20 CET
SHKRUAN
Ulpiana Lama

Jo koncesione, jo status special, nė asnjė mėnyrė

(Vijon nga numri i kaluar)

Ulpiana Lama

Pėr mė tepėr, situata e tanishme me bisedimet i vė palėt nė pozita asimetrike: Serbia ėshtė partner kontraktual i BE-sė; Kosova jo. E, nėse lexon raportet e progresit tė dy vendeve, tė krijohet pėrshtypja se po lexon tė njėjtin raport. Tė dyja vendet kanė probleme tė ngjashme; Kosova dhe Serbia ndajnė sfida tė pėrbashkėta nė rrugėn drejt forcimit tė demokracive tė tyre tė brendshme tė brishta: si t’i bėjnė tregjet mė tėrheqėse pėr investimet private, si tė rrisin shkallėn e punėsimit, si tė luftojnė mė efektivisht krimin e organizuar.

Ndaj, ēdo “akord” qė vjen si rezultat i kėtyre bisedimeve duhet tė ndihmojė si Serbinė ashtu edhe Kosovėn qė tė pėrparojnė nė plotėsimin e kushteve pėr anėtarėsim nė BE.

Por, tė fokusohemi tani nė njė skenar tjetėr:

Ēfarė ndodh nėse kėto bisedime degradojnė nė mė shumė koncesione pėr veriun (e Mitrovicės)! Pakoja e Ahtisarit ishte limiti i fundit i arritur nga komuniteti ndėrkombėtar dhe Ekipi i Unitetit i Kosovės pėr akomodimin e komuniteteve pakicė pa dėmtuar funksionalitetin e shtetit. Nė fakt, aksioni afirmativ pėr minoritetet nė Kosovė (apo diskriminimi pozitiv – siē quhet nė Kosovė) ėshtė unik nė shtrirjen e vet. Prishtina ėshtė e vetėdijshme se “pėr shkak tė natyrės sė marrėdhėnieve me Serbinė, mundėsia e politizimit tė ēdo ēėshtjeje ėshtė e pamatė” – nė fjalėt e kryeministrit tė Kosovės nė verėn e vitit 2010, pikėrisht nė USIP.

Nėse kjo ndodh – pra mė shumė koncensione pėr veriun e Mitrovicės – e kjo mund tė ndodhė fare lehtė, sepse ēdo ēėshtje e “parėndėsishme”, nė dukje e “pafajshme” si p.sh. ajo e tabelave tė makinave apo telekomunikacionit mund tė shndėrrohen nė test – atėherė gjendemi pėrpara njė problemi shumė tė madh. Kosova nuk ka kontroll praktik mbi veriun e Mitrovicės, mirėpo gėzon ende sovranitetin mbi atė pjesė. Mė shumė koncesione do tė dėmtonin pozicionin e Kosovės dhe do tė rrėnonin pėrfundimisht fuqinė e saj pėr tė fituar diēka nga kėto bisedime!

Njė status special pėr Mitrovicėn ėshtė absolutisht gjėja mė e keqe qė do t’i ndodhte Kosovės. Do tė ishte njė sulm mbi bazat e funksionalitetit tė shtetit tė ri dhe stabilitetit tė gjithė Ballkanit. Jo pėr ta krahasuar me Bosnjėn, mirėpo thjesht pėr tė kujtuar dinamikėn e Bosnjės dhe pėrkeqėsimin qė ndodhi atje si pasojė e “zgjidhjeve speciale”.

Dhe nėse kjo ndodh, do tė pėrballemi me faktorin e zemėrimit - sipas njė formule tė njohur qė mat rrezikun si rezultante tė riskut tė fshehur dhe zemėrimit [ang.:Risk=Hazard+Outrage]. Kundėrshtim i publikut ndaj negociatave, negociatorėve dhe qeveritarėve do tė ishte i fortė dhe i pallogaritshėm.

Njė status special pėr Mitrovicėn do tė provokonte ndoshta njė seri pretendimesh tė pakontrolluara si ndryshim i kufijve (veriu i Mitrovicės pėr pjesėn shqiptare tė Luginės sė Preshevės) apo bashkim me Shqipėrinė (dhe e dimė qė platformat unioniste fitojnė mė shpejt dhe mė lehtė simpati se ato ndarėse) e qė nė tėrėsi do tė thoshte dėshtim i konceptit post-modern tė sovranitetit shtetėror dhe triumf i shteteve mono-etnike.

Veriu i Mitrovicės ėshtė problem serioz. Por, ēfarė nėse bėjmė njė ndryshim linguistik dhe nė vend tė njė statusi special flasim pėr njė plan special? Ajo zonė po pėrjeton fatin tipik tė njė qyteti industrial nė kohė depresioni ekonomik. Njėherė e njė kohė plot ngjyra dhe dinamikė, njerėzit vinin nga tė gjitha anėt e Kosovės e madje edhe ish-Jugosllavisė, sepse qyteti ofronte mė shumė shanse pėr punėsim dhe jetė mė tė mirė. Sot ėshtė krejt e kundėrta. Rigjallėrimi i qytetit dhe restaurimi i madhėshtisė sė tė kaluarės duhet tė bėhen paralelisht me njė infuzion tė fortė financiar dhe pako ekonomike. Ndaj, pikat nė cilat duhet fokusuar tani, ndėrkohė qė zhvillohen negociatat, janė:

- Si t’i jepet fund izolimit ndėrkombėtar tė Kosovės;

- Si tė zgjidhet problemi i anėtarėsimit tė Kosovės nė Kombet e Bashkuara;

- Si tė tėrhiqen investime pėr Mitrovicėn.

Situata nė Kosovė nuk ėshtė njė lojė, ku vėmendja e mediave dhe qeverive tė huaja zgjat pėr aq sa zgjat edhe loja. Procesi duhet ushqyer, kėrkohet pėrkujdesje, nė mėnyrė qė Kosova tė bėhet njė histori suksesi, pėr ēka kanė dėshpėrimisht nevojė tė gjitha shtetet kontribuese nė lirinė dhe pavarėsinė e saj e qė sot synojnė lirinė e demokratizimin nė zona tė tjera tė globit.

(Fjalimi i mbajtur nė Institutin Amerikan tė Paqes (USIP) nė Uashington, si pjesė e programit Hope Fellowship. Pikėpamjet e shprehura nė kėtė prezantim reflektojnė qėndrime plotėsisht personale dhe jo tė ndonjė institucioni.)

3.0/5 (5 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51