Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
05-03-2010 | 16:14 CET
SHKRUAN
Krenar Gashi

Shpija e Kosovės (Pėr bekteshėt)

Vendi i Evropianėve tė Rinj, viti 2010. Nga ēdo cep i Kosovės njerėzit po organizoheshin qė tė vinin e tė merrnin pjesė nė njė projekt madhor. Kush me veturė, kush nė kėmbė, kishin mėsyrė kryeqytetin. Disa tė tjerė ishin ngarkuar mbi mushka e gomarė, e kishte edhe tė tillė qė deri diku erdhėn edhe me anije. Tė gjithė donin tė ndihmonin nė realizimin e kėtij projekti madhėshtor. Ishte ky projekti mė i madh qė ishte konceptuar ndonjėherė. Krenaria e kombit tė ri. Kombit kosovar. Shpija e Madhe e Kosovės.

Historia e njė shpije

Kjo ėshtė historia pėr Shpinė e Kosovės. Jo atė spektaklin televiziv tė bazuar nė konceptin orvellian tė Vėllait tė Madh, por pėr njė shpi tė vėrtetė. Tė madhe. Shumė tė madhe. Aq tė madhe, saqė u desh qė i gjithė populli i Kosovės tė kontribuonte nė ndėrtimin e saj. Tė madhe, ngase ashtu i duam ne, kosovarėt, gjėrat. Ideja pėr ndėrtimin e njė shpije tė tillė, projekt ky madhor me karakter kombėtar, erdhi si produkt i mendimeve tė pėrbashkėta tė kabineteve tė shefit. Ishte kohė e vėshtirė, atėbotė kur lindi kjo ide. Lindi pikėrisht nė kohėn kur gjykata e lartė e shtetit po shqiptonte dėnimin me vdekje pėr Ali Babėn dhe 40 hajdutėt e tij, tė cilėt terrorizuan shefin. E sulmuan ashpėr, shefin tonė tė dashur, mu nė pallatin e tij nė lagjen mbretėrore tė Prishtinės. Atėbotė, shefi banonte nė lagjen ku banonin tė gjithė princat, kontėt e lordėt.

Nuk dihet se cili ishte i pari qė erdhi me idenė e ndėrtimit tė shpisė. Por, me tė dėgjuar idenė, vėllezėrit e shefit e pėlqyen atė. Duhet tė ndėrtojmė diēka tė paparė deri tani, njė mrekulli tė tetė tė kėsaj bote, tha vėllai i madh. U tha, u bė. Planin e bėri vėllai i vogėl, kurse Kushėriri i shefit mori pėrsipėr koordinimin e projektit. Ishte projekt i madh ky, saqė nuk mund t’i besohej ndonjė sahatēiu tė rėndomtė, siē ishte pėr punėn e Veriut. Kur vjen puna tek interesi kombėtar, shefi u beson vetėm familjarėve tė tij.

Njė fillim i vėshtirė

Tė gjithė kontribuuan nė nisjen e projektit tė shpisė. Lokacionin e zgjodhėn miqtė nga Amerika, me ndihmėn e llogaritarit tė shefit, i cili ka nėnshtetėsi shqiptare. Fillimisht u nda njė hektar tokė. Por njė biznesmen shqiptaro-amerikan vendosi tė kontribuojė nė trefishimin e kėsaj hapėsire, ngase shpija kishte nevojė pėr njė oborr tė gjerė e tė gjatė. Themelet u ndėrtuan nga buxheti i Pėrkohshėm i shtetit, qė ėshtė i paprekur qė nga viti 1999.

Me t’u vėnė themelet, lindi dilema se kush do tė duhej tė merrej me ēėshtjet ligjore. Duhej njė punė e madhe sa i pėrket letrave, punė kjo qė nuk mund t’i besohej gjithkujt. Por dilema u shua kur kėtė pjesė tė punės vullnetarisht e mori pėrsipėr Profa. Nuk na duhen planet, tha ai. Planet i bėj unė vetė. Tekefundit, a jam Profesor a jo? Dhe kėsisoj, u hapėn rrugėt dhe projekti i shpisė vazhdoi...

Kontributet publike

Me tė dėgjuar se oborri i shpisė do tė ishte i madh, shefit iu paraqit shoku Sh. Po pra, pikėrisht ai qė menaxhon gjigantin e komunikimeve. Dua tė jem pjesė e projektit, tha shoku Sh. Nuk mund ta linte shefin nė kėtė hall, kur qe nisur njė projekt i madh e fondet nuk ishin siguruar ende. Para kam plot, mendoi me vete shoku Sh. Pos asaj, i gjithė ky oborr i shpisė, duhet shfrytėzuar pėr diēka.

Mendja i shkoi se do ta shfrytėzonte oborrin pėr tė organizuar ndonjė garė kuajsh. I ka nė qejf garat me kuaj shoku Sh. Shefi i beson atij, andaj i la pėrsipėr tė merret me ngritjen e tė gjitha shtyllave tė pjesės lindore. Shtyllat e pjesės perėndimore tė shpisė u paguan me fondet e Sibovcit perėndimor. Ēimentoja erdhi nga Hoteli Grand, kurse punėn e bėnin mjeshtėr specialistė nga Kazakistani.

Blerimi i Pejės e Adriani i Nju-Jorkut kontribuuan pėr mjetet e izolimit, nga fondet qė kishin ngritur pėrmes terminimit lokal tė thirrjeve ndėrkombėtare. Shokut Sh nuk i erdhi mirė, por kėsaj here heshti. Heshti, pėr hir tė shefit dhe pėr hir tė Kosovės. Nuk ka rėndėsi kush kontribuon, tha ai, me rėndėsi ėshtė qė tė fitojė Kosova.

Mė shumė investime!

Investimet mė tė mėdha erdhėn nga Fabrika e asfaltit nė periferi tė Malishevės. Ishte shumė profitabile kjo fabrikė, meqė kishte aksione nė secilin projekt kapital nė Kosovė. Falė kėtij interesimi, projekti i ndėrtimit tė shpisė shkonte siē ėshtė mė sė miri. Por pėr pėrmasat e saj, fondet nuk mjaftonin.

Kishte nevojė pėr mė shumė investime. Dhe siē vepron ēdo njeri kur zihet ngushtė, edhe shefi iu drejtua familjarėve dhe mėrgimtarėve. Pėrmes njė fondi humanitar e bamirės, tė cilin e menaxhonte vetė i vėllai, u krijua mundėsia qė tė gjithė bashkatdhetarėt tanė nė Perėndim, tė kontribuojnė nė ndėrtimin e shpisė. Ata donin tė siguroheshin se do tė jenė pjesė e kėtij projekti kombėtar. Kontribuuan edhe tė tjerėt, si shoqata e prodhuesve tė mishit, Sindikata e Policisė, e dhe SBASHK-u.

E falė gjithė kėtyre kontributeve, shpija po ndėrtohet me njė hap tė ngadaltė, por tė sigurt. Plani final ėshtė hartuar. Dyert e dritaret do tė blihet me paratė e koncesioneve, kurse mobilet me investimet nė termocentralin e ri. Pėr pjesėn e fundit tė punės, pra fasadimin nga brenda e jashtė, do tė pėrkujdeset sėrish shoku Sh, qoftė nevoja edhe duke e shitur gjigantin e komunikimeve. Pra, bashkėqytetarė tė mi tė dashur, shpija po ndėrtohet, andaj tė gjithė ne duhet tė flemė dathė.

Krenaria e kombit

Tė gjitha kombet e botės kanė diēka me tė cilėn krenohen. Belgėt e ēekėt e kanė birrėn. Amerikanėt llojllojshmėrinė. Kinezėt e kanė murin kinez. E ne, kosovarėt, e kemi shpinė tonė. Andaj, duhet tė krenohemi me tė.

(Personazhet e kėtij shkrimi janė fiktive. Tė gjitha ngjasimet janė tė rastit dhe tė gjitha gabimet janė tė qėllimshme. Pasojat barten nga autori, nga lexuesit dhe nga taksistėt e kryeqytetit)

4.3/5 (54 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51