| Prishtinė | ![]() |
| -3° |

Gėzim Selaci
Ithtarėt e idesė sė kombit kosovar, identifikimin e qytetarėve tė Kosovės me kombėsinė e tyre shqiptare apo serbe, e shohin si pengesė qė pamundėson formimin e qytetarisė kosovare. Pra, nė njė mėnyrė, mendohet se identifikimi sipas pėrkatėsisė kombėtare bie ndesh me identifikimin si qytetar i Kosovės.
Nė tė njėjtin pėrfundim tė gabueshėm, por prej njė rruge tjetėr, vijnė edhe ithtarėt e pikėpamjes sė kundėrt, tė cilėt mendojnė se uniteti qytetar i Kosovės ėshtė i mundshėm vetėm nė dėm tė aspiratės sė shqiptarėve nė Kosovė pėr bashkim kombėtar. Kjo pikėpamje nacionaliste etnike-gjenealogjike, qė pėrdor nocionin e kombit kulturor ose etnik, thotė se kombi (nė kuptimin etnik) dhe shteti janė apo duhet tė jenė njė.
Si pėr rrjedhojė, besnikėria ndaj idesė sė kombit qytetar kosovar dhe Kosovės multietnike paraqet braktisje tė pėrkatėsisė kombėtare shqiptare. Kėsisoj ėshtė krijuar njė mit qė idenė e shtetit tė Kosovės dhe qytetarisė kosovare i konsideron kėrcėnim pėr pėrkatėsinė shqiptare dhe thotė se uniteti politik i tėrė grupeve etnike nė Kosovė ėshtė i pamundshėm apo i dėmshėm dhe se aspiratat e shqiptarėve nė Kosovė gjithnjė kanė qenė pėr bashkim tė Kosovės me Shqipėrinė.
Mirėpo, ky ėshtė njė mit anakronik dhe harron se pėr shqiptarėt e Kosovės kombi dhe shteti nuk janė njė dhe e njėjta gjė dhe se identifikimi me kombin shqiptar dhe shtetin e Kosovės nuk pėrjashtojnė patjetėr njėra-tjetrėn. Kosova qė moti ėshtė njė njėsi kuazishtetėrore, apo njė polity, pra njė territor me qeveri tė veten. Kėshtu, shqiptarėt e Kosovės kanė zhvilluar mėnyra pėr tė ruajtur ndjenjėn e identitetit kombėtar shqiptar (tė bazuar mbi elemente etnike e kulturore), edhe pse nuk kanė qenė pjesė e shtetit shqiptar, njėkohėsisht duke qenė tė lidhur gjithmonė me Kosovėn si njė polity ose shoqėri vetėqeverisėse.
Rezistenca shqiptare kundėr dominimit serb nė Kosovė ka qenė kryesisht pėr Kosovėn republikė nė kuadėr tė Jugosllavisė dhe mė vonė pėr shtet tė pavarur nga Serbia. Kėto aspirata tė udhėheqėsve dhe kryengritėsve shqiptarė nė Kosovė i kanė orientuar ndjenjat nacionaliste shqiptare nė Kosovė drejt njė ideje se identifikimi si komb shqiptar dhe miratimi i shtetit tė Kosovės nuk pėrjashtojnė njėra-tjetrėn. Kjo ide ėshtė pranuar nė pėrgjithėsi. Ndjenjat kombėtare shqiptare nė Kosovė kanė qenė tė lidhura mė tepėr me elemente etno-kulturore, me mitet e prejardhjes sė pėrbashkėt etj., se sa me njė projekt nacionalist qė i do tė gjithė shqiptarėt nė njė shtet.
Edhe para vitit 1999, klasa politike e Kosovės ka zhvilluar njė diskurs qė, nė njė mėnyrė, ėshtė zhvilluar ndaras nga nacionalizmi mbarėshqiptar. E kam fjalėn pėr mitin e promovuar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova, i cili pėrmes simboleve tė zgjedhura ka dashur tė theksojė lidhjen e shqiptarėve tė Kosovės me Dardaninė e lashtė qė, ndonėse nuk pėrjashton vetėdijen pėr origjinėn e pėrbashkėt mbarėshqiptare, ka tendencė tė zhvillojė njė vetėdije mitike disi tė veēantė pėr shqiptarėt e Kosovės. E reja nė periudhėn qė nga viti 1999 ėshtė se ideja e nacionalizmit shqiptar nė mesin e shqiptarėve kosovarė nė njėfarė mėnyre ėshtė vėnė nė rend tė dytė, ose sė paku ka humbur fuqinė mobilizuese tė saj nė saje tė aspiratės pėr krijim tė njė shteti kosovar multietnik.
Akti i shpalljes sė pavarėsisė nuk ka qenė i papritur pėr shqiptarėt e Kosovės. Kėshtu, as 17 shkurti 2008 nuk ėshtė njė moment kthesė pėr sa i pėrket konceptimit tė nacionalizmit mbarėshqiptar nė Kosovė. Ka pasur njė miratim nga politikanėt kosovarė si dhe praktika e shenja se shteti i Kosovės nuk do tė jetė vetėm i shqiptarėve dhe pėr shqiptarėt.
Kėshtu, pėr shqiptarėt e Kosovės, kombi nuk ėshtė njė apo baras me shtetin; kombi ėshtė ai shqiptar, ndėrsa shteti ėshtė Kosova. Dhe as qė vihet nė pikėpyetje se lojaliteti ndaj shtetit tė Kosovės ėshtė nė kundėrshtim me pėrkatėsinė e tyre shqiptare.
(Autori ėshtė mėsimdhėnės nė Universitetin e Prishtinės)
Zori i madh i Thaēit
Dekadenca e garantuar
Antiamerikanėt dhe antiamerikanėt
Fusnota - Kungji i Nastradinit *
Viti i zhapinit
Thaēi i fermentuar
Mbizotėrimi i interesit politik
Si Zvicra!
NewPorn me Portokalli!
Ballė pėr ballė
Rrugėt e qeta tė Prishtinės
Shteti qė pikon
Greqia drejt protektoratit
Shhhh... Abeja
Kultura politike gjermane
Orteku! | 44 vota
Rreth restorantit tė pėrbashkuar | 33 vota
Zi e muzikė! | 29 vota
Atdheu ėshtė yni, jo i maskarenjve | 26 vota
Zonja pėr hajgare publike | 22 vota
Pėrligjja e errėsirės | 17 vota
Bota e vogėl e albanologjisė | 17 vota
Pazari qė Serbisė i kushton shtrenjtė | 14 vota
Katėr vjet | 14 vota
Ne, as faktor | 13 vota
Orteku nga Veriu | 11 vota
Terrorizmi ndaj prodhimeve vendore | 7 vota
Departamenti VI | 7 vota
Dridhe, kryeministėr, dridhe
| 7 vota
Kultura politike gjermane | 7 vota
Sinjalet e acarit dhe shpėrfaqja e defekteve politike | 4 vota 