Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
13-07-2011 | 12:29 CET
SHKRUAN
Ulpiana Lama

Objektivi strategjik i Kosovės, anėtarėsimi nė OKB

Ulpiana Lama

Ditėn kur nė Bruksel u njoftua arritja e tri marrėveshjeve: pėr lirinė e lėvizjes, pranimin e diplomave shtetėrore dhe librave amzė, mediet ndėrkombėtare shkruan pozitivisht rreth Kosovės pėr tė parėn herė pas njė periudhe tė gjatė. Marrėveshjet u cilėsuan “pėrparim i rėndėsishėm”. Asgjė ngatėrruese nė nivelin semantik: referencat ndaj shtetėsisė sė Kosovės dhe Serbisė ishin mė se tė qarta nė shkrime dhe kronika lajmesh. Nė kuptim tė imazhit, Kosova shijoi njė moment shkėlqimi.

Por entuziazmi mediatik mbeti shurdhan nė kėndin e Evropės, ku marrėveshjet duhen zbatuar: Kosovė dhe Serbi. Njėjtė negociatorėt iu nėnshtruan njė cikli tė degradimit nė ligjėrimin publik: nga dyshimi nė aftėsitė e tyre, nė akuza pėr tradhtarė tė ēėshtjeve kombėtare. Ky transferim i problemit te negociatorėt nuk sjell dobi. Nė gjykimin tim, problemi ėshtė mė i thellė dhe ai nuk e ka emrin Edita Tahiri (e cila mund tė mos jetė zgjidhja perfekte sipas disave, por nuk mohohet se ėshtė njė zgjedhje e mirė, pėr pėrvojėn dhe kompetencėn qė ka nė politikėn e jashtme).

Ta nisim me radhė. Marrėveshjet janė mesatare: teksti i zbardhur i tyre na ndih tė kuptojmė se palėt nuk kanė negociuar pėr pozicione – as Kosova, as Serbia, s’kanė lėvizur asnjė milimetėr nga pozicionet e njohura tashmė. Nė kėtė kuptim, bisedimet mund tė quhen teknike. Negociatorėt kanė biseduar rreth disa interesave qė pėrgjithėsisht konsiderohen tė rėndėsishme si liria e lėvizjes, njohja e diplomave universitare apo plotėsimi i regjistrave civilė e qė besohet se pėrmirėsojnė nė njėfarė mase jetėn e qytetarėve.

Nė fjalėt e politikanit e deputetit Riza Halimi, “ato gjithashtu i japin fund getoizimit tė shqiptarėve tė Luginės sė Preshevės”. Nga qėmtimi i teksteve tė panėnshkruara tė marrėveshjeve tė deritanishme nuk rezulton tė ketė rrezik pėr status special pėr veriun, qė do tė ishte kėrcėnim real ndaj sovranitetit tė Kosovės. Paraqet ndjeshmėri njohja e diplomave, sepse nė kėtė rast do tė hynte nė pako edhe Universiteti (paralel) i Mitrovicės. Hapėsirė pėr zgjidhje ka meqė, siē parashihet nė marrėveshje, pranimi i diplomave duhet tė bėhet “pėrmes njė trupi ndėrkombėtar, tė dakorduar reciprokisht, ose pėrmes njė institucioni akademik tė njė pale tė tretė” ēka i hap rrugė, teorikisht, kėrkesės qė edhe ky institucion i arsimit tė lartė t’i nėnshtrohet procedurave pėr akreditim.

Tė hedhura nė letėr, por tė panėnshkruara, - si teksti i njė vjershe qė duhet mėsuar pėrmendėsh por jo mbajtur pėrpara gjatė recitimit, - nuk mund tė prognozojmė ndėrkaq shkallėn e zbatueshmėrisė sė marrėveshjeve. Me gjasė, monitorimi do tė bėhet nga Komisioni Europian si pjesė e raporteve tė progresit pėr secilin shtet. Mund tė thuhet po ashtu me njėfarė sigurie, se kėto bisedime nuk kanė tė bėjnė me statusin e veriut tė Kosovės. Marrėveshjet pra nuk cenojnė, por as nuk pėrmirėsojnė kontrollin e Prishtinės

zyrtare nė veri. Ku qėndron atėherė problemi?

Nė mendimin tim, ai qėndron nė paaftėsinė dhe pamundėsinė pėr maksimalizimin e rezultateve. Nė planin strategjik mund tė arrihej diēka sikur tė vendoseshin objektiva tė qarta. “Pėrmirėsimi i cilėsisė sė jetės” ėshtė njė formulim i mirė pėr pėrfitime tė prekshėm. Por nuk duket tė jetė rasti; tė paktėn jo aq sa tė pėrligjė shndėrrimin nė prioritet, tė tillė qė edicione tė tėra informative nisin me pamje ku spikasin kravatat shumėngjyrėshe e mbresėlėnėse tė Robertit (Cooper) dhe buzėqeshjet e rezervuara tė Editės dhe Borkos. Qytetari i Kosovės vėrtet pret qė tė adresohen dhe marrin zgjidhje problemet qė e mundojnė.

Mirėpo listės sė problemeve nuk i prijnė ēėshtjet e shtruara nė bisedime por gjendja ekonomike, papunėsia, mosfunksionimi i ligjit e mungesa e shtetit tė sė drejtės, infrastruktura dhe shėrbimet shėndetėsore. Ē’ėshtė mė e rėndėsishmja – dhe kėtu mbėrrijmė te thelbi i problemit - bisedimet nuk parandalojnė njė ofensivė eventuale tė autoriteteve serbe ndaj Kosovės nė politikėn e jashtme. Viti i fundit u shėnua nga njė seri manovrash tė Beogradit zyrtar pėr minimin e pozicionit tė Kosovės nė arenėn ndėrkombėtare. Nuk kemi asnjė sinjal se “bashkėpunimi rajonal” i trumbetuar aq shumė si arsye pėr kėto bisedime, do tė sjellė vėrtet pėrmirėsim tė klimės sė raporteve mes dy vendeve.

Nuk ka asnjė ujdi, tė shkruar apo tė pashkruar, qė do t’i kėrkonte Serbisė tė mos pengonte anėtarėsimin e Kosovės nė Kombet e Bashkuara. Nė planin strategjik kemi dėshtuar tė sigurojmė njė pozicionim tė Brukselit dhe aleatėve tanė nė favor tė kėsaj ideje. Mund tė fitohej diēka nė planin taktik, nėse bisedimet zvarriteshin me qėllim qė autoritetet serbe, nėn trysninė e arritjes sė afatit tė fundgushtit kur pėrmbyllet Raporti i Progresit pėr Serbinė, tė pranonin detyrimin pėr tė mos lobuar kundėr njohjes sė Kosovės me shtetet individualisht apo pranė OKB-sė. Me fjalė tė tjera, tė hiqnin nga lista e prioriteteve tė politikės sė jashtme nacionale Kosovėn, nė kėmbim tė agjendės evropiane.

Nuk ndodhi ky skenar sepse Prishtina zyrtare po ashtu gjendet nėn trysninė qė tė prodhojė rezultate. Mbajmė mend fare mirė se nisja e bisedimeve pėrkoi me kohėn kur imazhi i Kosovės ishte nė pikėn mė tė ulėt: raporte qė hidhnin dyshime mbi lidhjet e politikanėve tė lartė me krimin e organizuar, akuza pėr korrupsion sistemik, paaftėsi (jo e dyshuar por e vėrtetuar) nė zhvillimin e zgjedhjeve tė lira dhe tė ndershme. Tė gjitha kėto dėmtuan pozitėn negociatore tė Kosovės.

Bisedimet teknike ishin dhe janė tė pashmangshme sepse rrjedhin nga rezoluta e shtatorit e Kombeve tė Bashkuara. Mirėpo paralelisht dhe pavarėsisht prej tyre, ėshtė dashur tė zhvillohet dialog intensiv me Brukselin, pėr qartėsimin e sė ardhmes sė raporteve mes Kosovės dhe Bashkimit Evropian. Fatkeqėsisht, Kosova vetė, pėr shkak tė humbjes sė ritmit nė ndėrmarrjen dhe zbatimin e reformave pas vonesave nė formimin e qeverisė, si dhe bjerrjes sė reputacionit nė Bruksel, e ka urgjente tė prodhojė rezultate nė bisedime nė mėnyrė qė tė plotėsojė (si gjithherė, njėanshėm!) njė prej kritereve, atė tė marrėdhėnieve fqinjėsore dhe bashkėpunimit rajonal.

Nėse ka diēka pėr tė riparuar, kanė mbetur ende fare pak javė: shtatė, saktėsisht.

(Ky koment publikohet nė kuadėr tė programit “Hope Fellowship”. Pikėpamjet e shprehura janė personale dhe nuk pėrfaqėsojnė ato tė ndonjė institucioni)

2.0/5 (4 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51