Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
13-07-2011 | 12:35 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Rreth marrėveshjeve tė arritura

Xhavit Haliti

Nė rundin e pestė tė bisedimeve Kosovė-Serbi, mė 2 korrik u arritėn tri marrėveshje mes tyre. Reagimi vlerėsues ndaj kėtyre marrėveshjeve nga faktorė tė ndryshėm, madje edhe tė kundėrt politikė, ka qenė i menjėhershėm dhe publik. Duke bėrė njė parashtrim tė faktorėve politikė sipas pėrkatėsisė shtetėrore dhe duke ballafaquar vlerėsimet e bėra prej tyre pėr tė tri marrėveshjet e arritura, do tė pėrpiqem tė jap mendimin tim pėr ecurinė e mėtejshme tė bisedimeve Kosovė-Serbi.

1. Bashkėbiseduesit dhe vlerėsimi i tyre i ngjashėm nė kundėrshti

- Pėrfaqėsuesja e Kosovės, znj. Edita Tahiri, ėshtė deklaruar se arritja e marrėveshjes ėshtė njė hap i parė drejt njohjes sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Serbisė.

- Shefi i ekipit serb nė negociatat me Kosovėn nė Bruksel, B. Stevanoviq, u deklarua, njėkohėsisht me znj. Tahiri, se marrėveshjet kanė shmangur nė mėnyrė implicite dhe eksplicite njohjen e Pavarėsisė sė Kosovės nga Serbia.

- Kryenegociatori i BE-sė pėr bisedimet Kosovė-Serbi, Robert Kuper, pas arritjes sė tri marrėveshjeve falėnderoi pėrfaqėsuesit zyrtarė tė Kosovės dhe Serbisė, pėr kėto bisedime, duke veēuar njė tipar tė pėrbashkėt tė tyre: “negociuan tė dy ekstremisht fort!”.

2. Faktorėt politikė opozitarė nė Kosovė dhe nė Serbi

- Partitė kryesore opozitare nė Kosovė, dukshėm dhe zyrtarisht janė shfaqur kundėr pranimit dhe nisjes sė negociatave Kosovė-Serbi, tashmė, qė janė aritur kėto tri marrėveshje, jo vetėm deklarohen kundėr, por edhe kėrkojnė “penalizim” tė qeverisė, qė u hapi rrugė atyre. LDK-ja, partia mė e madhe opozitare, i denoncoi si antikushtetuese kėto marrėveshje, dhe ka kėrkuar ratifikimin e tyre nė Kuvendin e Kosovės me shumicė tė cilėsuar votash (me 2/3 e deputetėve).

- Koshtunica, lideri i Partisė Demokratike tė Serbisė, e konsideron arritjen e kėtyre marrėveshjeve: “Goditje tė rėndė pėr Serbinė”. Tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve, ish-kryeministri serb konkludon: “Serbia gjatė historisė ka patur ngritje dhe rėnie, fitore dhe humbje, por kjo ėshtė hera e parė qė regjimi e shpall fitore kapitullimin dhe mashtron popullin”.

3. Struktura shtetėrore, qeveritarėt e Kosovės dhe tė Serbisė

- Deklarohen njėherėsh “fitimtarė” dhe tė kėnaqur me arritjen e tri marrėveshjeve. Ēdo palė i cilėson marrėveshjet si hapa diplomatikė nė favor tė vet, duke akuzuar njėherėsh e publikisht njėra-tjetrėn pėr keqkuptim dhe keqinterpretim tė marrėveshjeve tė arritura.

- Kryenegociatori serb nė Bruksel, z. Stefanoviq, nxitoi pėr tė dytėn herė tė theksonte idenė se Prishtina vazhdon “njėanshėm qė tė ndryshojė realitetin nė Kosovė”. Dhe u “nxitua” pėr t’iu kundėrvėnė ministrit tonė tė Brendshėm, z. Rexhepi, qė paralajmėroi se zbatimi i marrėveshjeve tė 2-korrikut do tė pėrajshtojė, nė kuadėr tė ligjeve tė Kosovės, pėrdorimin e dokumenteve biometrike serbe, qė duhet tė zėvendėsohen me dokumente tė Kosovės dhe sė deri mė 1 nėntor duhet tė shpėrbėhen strukturat paralele serbe nė Kosovė.

- Stefanoviq, nė vazhdim tė kundėrvėnies ndaj deklarimit tė z. Rexhepi, u shfaq qartė dhe aspak diplomatikisht pėr arsyen e kėsaj kundėrvėnije: Me keqinterpretimin zyrtar, Kosova synon tė shmangė implementimin e plotė tė marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik.

4. Faktori shqiptar, tej kufijve shtetėrorė tė Kosovės

- Ministria e Punėve tė Jashtme e Republikės sė Shqipėrisė, vetėm njė ditė mė pas arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pėrmes njė deklarate pėrshėndeti arritjen e marrėveshjeve .Nė kėtė deklaratė zyrtare, thuhet: “Marrėveshjet, janė nė pėrputhje me frymėn e bashkėpunimit dhe integrimit evvropian tė rajonit dhe i afrojnė kėto dy vende e gjithė rajonin mė afėr me BE-nė”.

- Lideri i Partisė pėr Veprim Demokratik, ekzistuese dhe aktive nė Luginėn e Preshevės, z. Riza Halimi, po tė nesėrmen e arritjes sė marrėveshjeve nė Bruksel, pasi vlerėson kėto, thotė se me to: “pėrfundon getoizimi i shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės, qė u krijua pas vitit 1999 dhe mundėsojnė lidhje mė tė lira me Kosovėn”.

5. Faktori ndėrkombėtar

- BE-ja; ndėrmjetėse, e pranishme dhe garantuese e zbatimit tė tri marrėveshjeve tė arritura mė 2 korrik e ka mirėpritur dhe pėrshėndetur arritjen e tyre. Katerine Ashton, nė takimin me Kryeministrin tonė, z. Thaēi kėrkoi prej tij, nė emėr tė BE-sė, jetėsimin e shpejtė tė marrėveshjeve tė arritura ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė.

- Zėvendėspresidenti i ShBA-sė, Xh. Bajden, pas takimit tė shkurtėr qė zhvilloi nė Romė me presidenten tonė, ka pėrshėndetur arritjen e marrėveshjeve tė 2 korrikut, duke theksuar nevojėn pėr pėrparimin e mėtejshėm nė ēėshtje qė sjellin pėrfitime praktike pėr qytetarėt e tė dyja vendeve.

E bėra gjithė kėtė parashtrim pėr tė qenė mirėkuptueshėm nė kundėrshtimin tim ndaj kėrkesės sė LDK-sė qė kėrkon miratimin dhe ratifikimin e tri marrėveshjeve tė arritura nė Kuvendin e Kosovės. E kuptoj ndjesinė “patriotike” tė LDK-sė, qė kėrkon “ratifikimin” e marrėveshjeve nė Kuvend. Nuk dėshiroj tė gjykoj pėr argumentet motivuese tė kėsaj kėrkese dhe ca mė pak, pėr synimet e saj.

Por, gjithsesi, njė parti e madhe ish-qeverisėse dhe pretendente kryesore pėr tė qeverisur, nuk shfaqet e arsyeshme nė kėrkesėn pėr ratifikimin e tri marrėveshjeve mes Kosovės dhe Serbisė nga Kuvendi i Kosovės. E them kėtė nisur nga: Marrėveshjet e arritura nė Bruksel u bėnė nėn supervizionin dhe garancinė e implementimit nga BE-ja.

Kosova dhe Serbia, institucionet shtetėrore qė u ulėn pėr tė biseduar dhe arritėn tė pėrfundonin tri marrėveshje, kanė qenė dhe vazhdojnė tė pėrballen me ndjesi nė shumicė nacionaliste dhe politike kundėr marrėveshjeve: Mendoj se nė kėtė situatė ėshtė i dėmshėm ratifikimi i marrėveshjeve tė 2 korrikut nė Kuvend, sepse: Autorėt, supervizorėt dhe garantuesit e bisedimeve nė Bruksel nuk kemi qenė ne: (shteti i Kosovės, apo faktori shqiptar). Bisedimet nė Bruksel u organizuan, u supervizuan dhe garantohen nga BE-ja.

Bisedimet Kosovė-Serbi u tejkaluan me njė rezolutė tė pavotuar nga opozita, qė sot kėrkon ratifikimin nė Kuvend. Serbia synon dhe kėrkon qė ne t’u kundėrvihemi marrėveshjeve. Kėrkuesit e ratifikimit tė tri marrėveshjeve nė Kuvendin e Kosovės pa dashur tė paragjykoj, me ose pa dashje rrezikojnė: Politika le tė pėrballet dhe tė zgjedhė mes interesave politike dhe shqiptarizmit!

(Autori ėshtė nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės)

1.5/5 (8 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51