Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
04-08-2011 | 12:12 CET
SHKRUAN
Mentor Nazarko

Roli i SHBA-sė nė zhvillimet e fundit

Mentor Nazarko

Nė lidhje me ngjarjet e ndodhura nė kufijtė veriorė tė Kosovės janė shkruar shumė artikuj, njė pjesė e mirė e tė cilėve kanė analizuar, etiketuar pėr mirė apo pėr keq veprimtarinė e ndėrkombėtarėve nė Kosovė. Nė fakt, shprehja “ndėrkombėtarė”, qė pėrdoret rėndom nė Kosovė, me sens respekti zbritės do tė duhej zėvendėsuar me “perėndimorė”, sepse pjesa dėrrmuese e misioneve ndėrkombėtare, bartėsit kryesorė tė politikės sė tyre nė Kosovė, janė qartėsisht perėndimorėt. Ata udhėheqin KFOR-in, ata janė mė sė shumti tė pėrfaqėsuar nė tė me ushtarė, ata udhėheqin EULEX-in, apo misione tė tjera civile.

Thėnė kėshtu qė nė krye tė herės, meriton vėmendje qasja e kritikėve tė orės sė fundit, apo dhe tė mėhershėm, ndaj veprimit tė perėndimorėve nė Kosovė. Tė gjithė, kritikė dhe jokritikė, bien dakord se pa perėndimorėt nė Kosovė, Kosova nuk do tė kishte pavarėsinė dhe pėr pasojė as tė ishte atje ku ėshtė sot. Me gjithė kritikat qė mund tė kemi pėr sjellje tė caktuara tė perėndimorėve, tė pėrcaktuara nga interesat e tyre, ne thjesht dhe vetėm duhet tė kemi respekt pėr kėto interesa, njėjtė sikur ne kemi pretenduar dhe pretendojmė respekt pėr interesat tona nė momente kyēe tė pavarėsimit tė Kosovės, apo shtetformimit tė saj.

Nė kėtė kuptim, ngjajnė tė shpėrpjesėtuara disa sulme ndaj EULEX-it, apo dhe disa kritika pėr tė ashtuquajturat mėdyshje nė veprimin e KFOR-it. Duhet pasur parasysh se nė fund tė fundit politikėn e kėtyre misioneve, nė momente kundėrthėnėse e pėrcaktojnė kancelaritė e vendeve tė veēanta dhe jo ndonjė strukturė kolegjiale brenda kėtyre institucioneve, e cila thjesht legjitimon emėruesin e pėrbashkėt tė pozicionit tė kancelarive. P.sh., njė ndėr kritikat mė tė mėdha qė i drejtohet sot BE-sė nė botė, ėshtė se pesha e vendeve tė veēanta, e vendeve tė mėdha, ėshtė mė domethėnėse sesa ajo e institucioneve kolektive.

EULEX-i, pėr shembull, udhėhiqet nga njė francez dhe ėshtė krejt e qartė se politika e presidentit Sarkozi ndaj Kosovės ėshtė vendosmėrisht pro Kosovės, siē u duk mė sė fundi dhe nga njė intervistė e ambasadorit francez nė Prishtinė. Me gjithė mėdyshjet apo nevojėn qė EULEX-i, si mision tė ruajė njėlloj ekuilibri nė marrėdhėniet midis shqiptarėve dhe serbėve, nė fund tė fundit dhe EULEX-i u zotua se do ta mbėshtesė Qeverinė e Kosovės nė luftėn kundėr kontrabandės.

Por, ajo qė bie nė sy nė qėndrimet e kritikėve, apo dyshuesve, pėr atė qė ndodhi sot nė kufijtė veriorė, ėshtė heshtja ndaj rolit amerikan nė ndėrmarrjen mė tė fundit tė ekzekutivit kosovar nė rivendosjen e sovranitetit tė Kosovės prej kufijve nė gjithė veriun e Kosovės. Merita kryesore nė ansamblin e ndėrkombėtarėve i takon siē dihet KFOR-it amerikan.

Sigurisht, komandanti i KFOR-it ėshtė gjerman dhe Gjermania gjithashtu ka merita nė mbrojtjen e sovranitetit tė Kosovės. Por, nė kėtė ndėrmarrje, meritė tė veēantė ka ambasadori amerikan, i cili ka qenė pro veprimit tė vendosur tė Qeverisė sė Kosovės, megjithėse publikisht pas zhvillimit tė tij. Ndėrkaq para syve tė gjithė botės, tė serbėve, tė kosovarėve, KFOR-i amerikan tregoi autoritet: ai kontrolloi zyrtarėt e lartė serbė, i kėrcėnoi ata me arrestim nėse hyjnė pa leje, shpėrndau tubimet bllokuese tė rrugėve etj, etj. Jo rastėsisht, presidenti serb Tadiq sulmoi pikėrisht ambasadorin Dell nė njė nga daljet e tij nė publik. Presidenti Tadiq e di fare mirė se ndėrsa sulmon Dellin, sulmon nė fakt politikėn zyrtare amerikane ndaj Kosovės dhe qėllimisht i bie derės tė dėgjojė dritarja.

Duke iu rikthyer zhvillimeve tė fundit, kritikėt shqiptarė tė ambasadorit Dell, disa muaj mė parė gjatė zgjedhjes sė presidentit, sot nuk po i referohen atij. Ata as nuk po e lavdėrojnė, as nuk po e marrin nė mbrojtje pėrfaqėsuesin zyrtar tė politikės amerikane nė Kosovė. Kėta kritikė, qė vijnė nga njė pjesė e shoqėrisė civile, e mbėshtetur fuqimisht prej Perėndimit, ku bėn pjesė SHBA, e kanė qortuar ambasadorin Dell pėr mbėshtetjen qė i ka dhėnė qeverive apo kryeministrave tė Kosovės, pėr tė ashtuquajturėn pėrfshirje tė tij nė zgjedhjen e presidentit, pėr aktivizimin e tij nė momente tė caktuara etj.

Nė ato sulme asokohe ka pasur lloj neglizhence pėr tė konsideruar njė fakt tė thjeshtė qė kushdo me njė ide minimale pėr diplomacinė, duhet ta mbajė parasysh. Ambasadori i njė shteti tė madh, thjesht bėn politikėn e vendit tė tij brenda kornizave tė pėrcaktuara nga zyrat eprore tė tij, me hapėsirė pavarėsie shumė tė kufizuar. Pra duhet ditur se ambasadori amerikan thjesht bėn politikėn e vendit tė vet dhe kur sulmohet ambasadori amerikan mund tė konsiderohet se sulmohet politika amerikane, e cila vepron nė bazė tė interesit tė vet kombėtar.

Para njė periudhe tė shkurtėr, edhe ambasadori amerikan nė Shqipėri u kritikua nga njė pjesė e opinionit publik tė vendit, pėr disa qėndrime tė tij qė ngjanin se ishin nė favor tė qeverisė, nė ngjarje tė tilla siē ishte 21 janari. Madje, dhe eksponentė tė Partisė Socialiste e kritikuan hapur. Por, gjatė zhvillimit tė zgjedhjeve, tė gjithė kritikėt e tij u detyruan tė rishikonin pozicionin e tyre. Nė kėto kushte, shtrohet njė dilemė: a ka kuptim tė qortohet publikisht ambasadori i njė vendi tė madh si SHBA? Cila mund tė jetė dobia e kėtyre sulmeve? A ndryshon ai qėndrime nėn efektin e kėtyre kritikave?

Nga kėndvėshtrimi i paprekshmėrisė sė njė funksionari publik, megjithėse i huaj, sigurisht dhe ai duhet qortuar. Por ama, kur ai bėn diēka mirė siē ėshtė rasti i qėndrimit ndaj veprimit nė veri, kritikėt do tė nderoheshin mė shumė nėse do ta vlerėsonin objektin e kritikave tė tyre, duke e lavdėruar atė. Dhe, mbi tė gjitha duhet mbajtur parasysh njė interes yni i pėrbashkėt, njė interes kombėtar: lidhja jonė me Perėndimin ėshtė lidhje thelbėsore, pėr mbijetesėn tonė si komb. Kudo, nė Shqipėri dhe nė Kosovė.

(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės “Zėri”)

3.1/5 (7 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51