Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
16-08-2011 | 12:50 CET
SHKRUAN
Mentor Nazarko

Restaurimi kushtetues

Mentor Nazarko

Megjithėse nė njė periudhė tė papėrshtatshme klimaterike - koha kur politikanėt shkojnė me pushime -, nė skenėn publike po diskutohet ideja e ndryshimeve kushtetuese. Kjo temė qė e kapėrcen rėndėsinė e periudhės, dhe do tė ndikojė ndoshta gjithė kohėn tonė politike nė muajt qė do tė vijnė, ia vlen tė debatohet.

Por jo duke afirmuar seicilėn prej dy tė vėrtetave qė mbrojnė dy partitė kryesore, njera qė i do ndryshimet, dhe tjetra qė i kundėrshton ato pėr arsyet e tyre, por duke mbrojtur tė vėrtetėn qė i intereson publikut.

Nga kėndvėshtrimi publik, ndryshimet kushtetuese janė imperativ i kėsaj periudhe.

Meqėnėse kur afirmon njė pohim tė tillė, duhet tė thuash dhe se ēfarė ndryshimesh

kėrkon, duhet saktėsuar gjithashtu se duhen ndryshime qė do ta sjellin Kushtetutėn

nė tė njėjtat shina sjelljeje tė institucioneve, mu si i kishte pėrcaktuar teksti i 1998-ės. Na duhet Restaurim Kushtetues, rikthim i rendit kushtetues.

Me kėtė bindje themelore duhet dhe tė argumentoj pse nevojiten ndryshimet.

Do duhet thėnė qė nė krye tė herės se ndryshimet duhen nė 2011, pėr tė njėjtėn

arsye pėr tė cilėn ato nuk duhet tė ishin bėrė nė 2008. Si kundėrshtar i atyre

ndryshimeve, megjithėse i paangazhuar nė tė ashtuquajturin Komitet pėr mbrojtjen e

Kushtetutės, qė sot ndihet mirė me tekstin qė kundėrshtoi atėherė, sot mė shumė se

kurrė jam i bindur se ato ndryshime nuk duheshin. Ndaj sot dua tė mbroj idenė e

restaurimit tė Kushtetutės, nė ato parametra qė u pėrcaktuan nga populli dhe

ligjvėnėsi nė 1998.

Argumentet pro ndryshimeve vijnė nga dy periudha.

Periudha nga 1998 deri nė 2008, kur u bėnė ndryshimet, ishte njė periudhė e fillesės sė shtetit ligjor nė Shqipėri, e lindjes sė institucioneve qė ruanin distancė nga njėri-tjetri, megjithėse kjo distancė mund tė ketė qenė frymėzuar nė planin njerėzor nga karriera personale.

Pėr njė shtet me histori tė mjerė demokracie si yni, sprova e tė parit tranzicion normal pushteti, atij tė vitit 2005, qė risolli Berishėn nė pushtet, ėshtė sprova mė serioze ndaj njė modeli kushtetues. Ky transicion i parė paqėsor pushteti, pėr tė cilin protagonistėt politikė rreken tė marrin meritat, nė fakt ishte meritė tėrėsisht e institucioneve prodhuar prej asaj kushtetute. Presidenti i Republikės, gjykatat e epėrme, Prokurori i pėrgjithshėm, shėrbimet sekrete, ishin nė mandate qė nuk lidheshin me partinė nė pushtet.

Megjithėse partia qė i kishte zgjedhur po largohej me votė, ato nuk u pėrfshinė nė mbrojtje tė pushtetit tė saj. Duke mos u pėrfshirė nė betejat politike ato nuk e bllokuan tranzicionin i cili varej nė fare pak vota. Rotacioni i pushtetit nuk solli rotacionin e shtetit, dhe kjo ishte arritja mė e madhe e asaj kushtetute.

Formulimi absurd i nenit pėr zgjedhjen e presidentit duhej ndryshuar, por jo nenet e tjera qė u ndryshuan nė 2008. Mandatet e pakufizuara tė institucioneve tė pavarura, por tė ndėrpritshėm nė ēdo ēast nga marrėveshja president- mazhorancė, ishin nė thelb tė stabilitetit qė e karakterizoi atė periudhė.

Ai model shteti rezistoi dhe u forcua me gjithė pėrplasjet e forta president-kryeministėr; kryeministėr-kryeprokuror i pėrgjithshėm, ekzekutiv-gjykata, etj, dėshmia mė kuptimplotė e pavarėsisė dhe autonomisė sė institucioneve. Lidhja natyrale qė u krijua midis krerėve tė institucioneve tė pavarura ishte shpėtimtarja e shtetit nė rrethana tė ndryshme tė atij 10-vjeēari.

Kompetencat e presidentit nė momente krize, e tė abroguara me ndryshimet e famshme, e bėnin atė figurė tė respektuar dhe qė mund tė luante rolin e arbitrit nė kriza politike. Edhe KQZ-ja ishte shumė mė drejt e konceptuar, dhe funksionoi thuajse normalisht nė 2005-ėn, megjithėse fitorja e PD-sė ishte e ngushtė dhe KQZ mund tė sillej si sot nė 2011. Zgjedhjet do tė ishin shumė mė pak problematike dhe seē rezultuan, nėse pėrzgjedhja dhe funksionimi i komisioneve zgjedhore nė tė gjithė nivelet do tė respektonte frymėn kushtetuese.

Megjithėse arėsyet qė lidhen me atė periudhė tė jetės kushtetuese, krijuese tė njė

modeli solid shtetėror, ishin tė mjafta pėr tė mos e ndryshuar kushtetutėn nė 2008-ėn, arėsyet e tjera qė lidhen me nevojėn e Restaurimit tė saj nė 2011, janė shumė mė shumė bindėse.

Sot nė 2011 kemi njė prokurori tė dobėt pėr shkak tė mandatit tė kufizuar 5 vjeēar. Prokuroria nuk u forcua siē u pretendua kur u miratuan ndryshimet. Megjithėse opozita dhe shoqėria civile presin shumė prej njė zonje tė re qė ėshtė nė krye tė saj, ky pretendim ėshtė i paarsyeshėm.

Njė njeri i vetėm, i cili zgjidhet pėr 5 vjet nė krye tė prokurorisė, kur njė vit i duhet pėr tė njohur punėn, dhe njė vit i fundit i duhet pėr tė menduar pėr karrierėn e re, ėshtė thellėsisht i demotivuar para korrupsionit. Ai varet tėrėsisht nga shumica parlamentare qė e bėn korrupsionin. Kjo lloj prokurorie e dalė nga ndryshimet kushtetuese, dėshtoi dhe po dėshton dhe nė raste flagrante tė korrupsionit shtetėror siē ishte ngjarja e Gėrdecit, afera e rrugės Durrės-Kukės, dhe procese tė tjera tė bujshme.

Pėr tė vijuar mė tej me dėshtimet e gjykatave tė vendosura nėn shantazh nga shumica parlamentare, ku mė i fundit ishte ai qė lidhej me zgjedhjet. Arsyet e renditura mė sipėr lidhen me periudhat nė fjalė, ku janė testuar qoftė vlera e kushtetutės sė 1998, qoftė karakteri destruktiv i ndryshimeve tė 2008. Tani edhe dy fjalė pėr tė vėrtetat qė mbrojnė dy taborret politike sot.

Ėshtė plotėsisht e drejtė qė kushtetutat nuk ndryshohen ēdo tre vjet, por nevoja e Restaurimit kushtetues ėshtė ulėritėse, jo vetėm pėr dy grupargumentat e mėsipėrm. Me ndryshimet e pritshme vitin qė vjen, tė presidentit, tė Gjykatave tė epėrme, tė prokurorit tė pėrgjithshėm, vendi po rrėshket nė njė kontroll personal tė shtetit, nė politikė, nė ekonomi dhe nė institucione, nga njė njeri i vetėm, kryeministri, pėrballė tė cilit nuk gjendet askush.

Nuk ka rezistencė institucionale, ose ajo ėshtė e dobėt; nuk ka kundėrshti brenda partisė sė vet, dhe kundėrvėnia e opozitės ėshtė e dobėt. Ky njeri qė sot mbron kushtetutėn, ka treguar tėrė mbretėrimin e vet politik se ka njė vetėdije tė ulėt kushtetuese, ose mungesė tė saj. Gjatė mandatit tė tij si kryeministėr janė tė panumėrta rastet e shkeljeve tė rėnda tė kushtetutės pėr tė cilat ėshtė shprehur vetė Gjykata Kushtetuese, apo presidenti.

Janė edhe plot raste tė tjera pėr tė cilat nuk ka patur ankimim, si qeverisja me zėvendėsministra, mospublikimi i akteve qeveritare, etj. Nė emėr tė ndalimit tė rrėshkitjes sė shtetit nė modelin qė ky njeri ndėrtoi nė vitet 1992-1998, model i cili u shkėrmoq sė bashku me tė nė 1997, sot vendit i duhen mė shumė se kurrė Restaurimi i rendit kushtetues.

Dhe njė arsye tjetėr. Me shumė gjasa, ai qė i rri pėrballė kryeministrit, kreu i opozitės, u bė naivisht palė me tė nė 2008, jo thjesht pse “fitoi” ndryshimet nė Kod ”pėr" ndryshimet kushtetuese”. Edhe ai ka menduar kur pranoi shkėmbimin, se do tė fitonte zgjedhjet e 2009 dhe kėshtu do tė shkonte drejt konsolidimit tė pushtetit kryeministror nė mėnyrė tė ngjashme me rivalin e vet.

Edhe kjo duket njė arsye tjetėr, njė kapak-arsye, pėr tė shkuar nga restaurimi kushtetues. Kėshtu nė shekullin e 21, asnjė kryeministėr, asnjė person i vetėm nuk duhet tė kontrollojė arbitrarisht shtetin e shqiptarėve. Ky shtet kėshtu siē rrezikon tė bėhet, nuk do ngjante as si demokraci - pa zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, tė gjithėpranuara- dhe as si liberale, sa kohė qė hapėsira e lirisė midis individit dhe shtetit do tė dominohej nga fuqia e njė njeriu tė vetėm si nė monarkitė e Gjirit.

3.1/5 (7 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51