Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
26-08-2011 | 11:55 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Keqinterpretim me dashje

Xhavit Haliti

Pėr disa ditė, duke filluar nga 12 gushti, u vura nėn vėmendjen kritikuese tė mediave pėr njė thėnie nė njė intėrvistė tė dhėnė nė “Koha ditore”. Duke mos e mbajtur mend “fjalė pėr fjalė” se ē’kam thėnė nė intervistė, po citoj njė burim informues, ku thuhet: se “qendrat e vendosjes nė botė janė duke dhėnė sinjale se dhėnia e njė statusi special, tė administruar nga Kosova, do tė ishte zgjidhje e problemit tė veriut”.

Megjithėse nuk ishte ky objekti i intervistės, sepse unė fola si nėnkryetar i Kuvendit tė Kosovės pėr punėn e legjislativit nė sezonin e pushimeve, fraza e cituar mė sipėr u vu nė fokus tė komenteve nė media.

Dy ditė mė pas, nė njė koment bashkautorėsh shkruhet: “Prania publike e liderėve me autoritet si z. Xhavit Haliti, duke folur hapur pėr mundėsinė e njė statusi special mund tė jetė njė pėrgatitje e opinionit pėr njė zgjidhje, qė nuk ka nevojė tė ruhet me forca ushtarake ndėrkombėtare e, aq mė pak, tė ketė njė afat pėrfundimtar, qė skadon pas njė muaji”.

Njėkohshėm me publikimin e thėnies sė mėsipėrme, qė ka “mirėsinė” tė pėrfundojė me njė hamendje (pra, me njė pėrfundim tė mundshėm), njė gazetar tjetėr “nxiton” tė shpallė pėrfundimin se Xh. Haliti ėshtė i pari politikan qė “tha hapur se veriut tė administruar nga serbėt, t’i jepet njė status special”.

Pėr saktėsinė e kėtij pėrfundimi autori ėshtė tėrėsisht i “sigurt”. Por ai ėshtė i pasigurt pėr arsyet qė mė shtynė mua tė them publikisht “se diplomatėt ndėrkombėtarė ”ndėrmjet rreshtave” kanė kėrkuar qė komunave tė rebeluara tė veriut t’u jepet njė status i veēantė… edhe se kėtė e di shumica e politikanėve nė Prishtinė”.

Autori, i bindur nė “vėrtetėsinė” e pėrfundimit tė nxjerrė prej tij, qė unė, jam pro deklarimit pėr njohjen e statusit special pėr veriun, kėrkon tė dijė “nėse Haliti e tha kėtė nga ajo qė ka kuptuar nga diplomatėt perėndimorė, apo i shtyrė nga shefi i tij, kryeministri Hashim Thaēi, qė paraprakisht tė pėrgatitet opinioni pėr pasojat qė do tė vijnė. Haliti, ndėrkaq, nuk e tha se nga cilėt diplomatė ėshtė thėnė kjo, nga gjermanėt, francezėt, amerikanėt apo britanikėt.

Ky arsyetim, qė del fillimisht me njė pėrfundim mbi premisa tė paprovuara, madje, edhe kundėrshtuese mes tyre, arrin nė kulmin e absurdit, ku i referohet rrėnjėve tona etnike: “Me kėtė po riciklohet defekti gjenital i politikėbėrjes nė Kosovė, e cila nuk meret me shkasin, por me pasojat.

Ky defekt ka ndikuar qė gjithmonė nėpėr shekuj, tė jemi humbėsit e mėdhenj”. E gjykoj se nuk ia vlen tė kundėrshtoj. Por, mė vjen keq qė u pėrdor me keqdashje njė frazė e imja pėr njė fakt qė jo vetėm e dinė politikanėt nė Prishtinė e nė Beograd, por edhe gjithė punonjėsit e medieve nė Kosovė dhe Serbi.

Pak ditė pas thėnies time, tė komentuar e tė keqinterpretuar, Vladimir Tadoroviq, drejtor i Qendrės pėr Politika tė Reja nė Beograd, nė njė intervistė pėr radion Evropa e Lirė, tha sė qendrimet e Beogradit apo tė Prishtinės lidhur me Veriun nuk kanė njė rėndėsi domethėnėse, por se bashkėsia ndėrkombėtare ka rolin kryesor nė kėtė gjė.

Kėtė gjė e di Tadiq, Daēiq, e di Milan Ivanoviq, madje edhe Marko Jakshiq, funksionar i Partisė Demokratike Serbe qė udhėhiqet nga V. Koshtunica. Liria e fjalės ėshtė fitore e cilėsuar nė ēdo regjim demokratik.

Ajo mbrohet kombėtarisht, shtetėrisht dhe ndėrkombėtarisht pėr shpalljen e sė vėrtetės, pavarėsisht interesave qė prek, ndaj ėshtė “mėkat” pėr tė mos thėnė krim, kur me dashje, por edhe nga padija publikon tė pavėrteta.

Duke neveritur keqdashjen, por edhe duke e vlerėsuar “padijen” si joargument, pėrpiqem tė jem i vėmendshėm dhe vlerėsues pėr mediat objektive. Prandaj dua tė veēoj e tė citoj diēka nga artikulli i “Zėrit” tė dt.13 gusht, me titull “Statusi special nė tavolinė tė Prishtinės”.

Ky artikull nuk ia atribuon Xh. Halitit njoftimin pėr dhėnien e statusit special pėr veriun, por “vendeve tė BE-sė nė koordinim edhe me tė tjerė qė tashmė kanė hapur kėtė temė me zyrtarėt e institucioneve tė Kosovės, por, pėr momentin deri sa tė gjendet njė pajtueshmėri mbetet bisedė konfidenciale”.

Sipas artikullit “mėkati” i Xh. Halitit ėshtė se shkeli “konfidencialitetin”, duke thėnė “pėr mediet kosovare se qendrat e vendosjes nė botė janė duke dhėnė sinjale pėr dhėnien e njė statusi special pėr veriun… dhe se ėshtė e nevojshme qė Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja tė dalin me njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr kėtė ēėshtje, pasi vetėm nė atė mėnyrė… zgjidhja e problemit te veriut do tė bėhej mė e lehtė” > Tė thuash tė vėrteta qė tė gjithė i dinė, zakonisht, shkakton ose bezdi ose tė qeshura.

Tej kėsaj ecurie, e vėrteta, qė dihej nga politika nė Prishtinė dhe Beograd, qė dihej nga tė gjitha qarqet mediatike, e pėrmendur nga unė nė pėrgjigje tė njė pyetjeje dytėsore, u dramatizua. Pėr psenė e kėtij dramatizimi absurd unė as nuk di, nuk mundem, por edhe as nuk dėshiroj tė angazhohem pėr tė dhėnė pėrgjigje.

3.0/5 (4 votë/a)

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51