| Prishtinė | ![]() |
| -3° |

Gėzim Selaci
Vorbulla e pro-et-kontra-ve nė debatin e kohėve tė fundit nė lidhje me vendin dhe funksionin e fesė nė sferėn publike, ka marrė me vete shumė njerėz. Krejt ndryshe, kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr tė analizuar efektet e vendimeve ligjore dhe diskurseve pėrkatėse nė kohezionin shoqėror nė Kosovė, tė cilat mendoj se ligjvėnėsit tanė ishte dashur ti kishin parasysh kur bėjnė ligjet dhe flasin nga foltorja e Kuvendit tė Republikės. Shamia dhe lėnda fetare nė shkolla publike mund tė jenė probleme tė paqena, por gjithsesi me efekte reale.
Tashti jemi para njė akti tė kryer ligjor, qė ndalon bartjen e shamisė nė shkolla publike dhe nė zyra tė administratės publike dhe refuzon kėrkesėn pėr lėndėn e edukatės fetare e morale (siē u propozua) nė shkollat publike tė vendit.
Pavarėsisht arsyeve pėr refuzimin e kėtyre kėrkesave, sipas njė ligji fundamental (fizik dhe) shoqėror tė aksionit dhe kundėraksionit, kjo i shtyn ata qytetarė qė pėrkrahnin kėtė kėrkesė tė organizohen si grup i veēantė i shoqėrisė mė tė gjerė pėr tu angazhuar pėr tė drejtat (apo tė drejtat) e tyre tashmė jo individuale, por kolektive.
Pėr pasojė, mohimi i sė drejtės sė njeriut pėr tu veshur si tė dėshirojė i shtyn ata qė kanė tė njėjtin preokupim tė sillen si grup ku ata bėhen njė, sė paku nė kėtė ēėshtje, dhe faktorizohen edhe si forcė elektorale. Kėshtu, ky grup i xhematit qė nuk kanė votuar mė parė ose votat e tyre kanė qenė tė shpėrndara, po homogjenizohet dhe formohet si forcė unike elektorale.
Mė pas, me gjasė, votat e kėtij elektorati do tu shkojnė subjekteve politike qė iu adresohen kėrkesave tė tyre tė veēanta. Ky subjekt mund tė iniciohet pikėrisht nga personat qė e kanė agjendė me prioritet shaminė dhe mėsimin e fesė nė shkolla dhe po iu prijnė angazhimeve dhe presioneve pėr kėto kėrkesa.
Nė fakt, ka indikacione se kjo agjendė po pėrdoret pėr tė mobilizuar dhe identifikuar votuesit potencialė, duke e bėrė kėshtu njė agjendė pėr pėrfitime politike. Ndoshta ai subjekt do tė jetė edhe mė radikal dhe mė kėmbėngulės pėr realizimin e kėsaj agjende. Madje, ka mundėsi qė tė ngacmojė edhe liderėt fetarė jo vetėm nė pėrkrahjen e kėtyre agjendave, por edhe nė pjesėmarrjen e drejtpėrdrejtė apo tė tėrthortė nė kėto subjekte.
Ky pėrqendrim i pushtetit politik dhe autoritetit fetar nė njė njeri ose grup njerėzish ėshtė arsye e mjaftueshme pėr tu brengosur. Nuk ka gjė mė tė rrezikshme sesa pėrqendrimi i disa pushteteve tek njė njeri ose grup njerėzish. Shoqėria jonė tashmė ėshtė e dėrrmuar nga liderė me pushtet politik, fuqi ekonomike e karizėm personale sė bashku qė sillen si mbretėr.
Na mungon edhe pajisja e autoritetit fetar me pushtet politik pėr tė lindur njė klasė politike e mbretėrve profetė. Politizimi i njė bashkėsie fetare shqiptare apo pėrputhja e pėrkatėsisė fetare me njė rrymė a forcė tė caktuar politike duke u identifikuar pėrkatėsia fetare me njė drejtim apo parti tė caktuar politike, ėshtė njė gjė qė ideologėt e parė tė nacionalizmit shqiptar e kanė kundėrshtuar ashpėr.
Etosi i nacionalizmit shqiptar asnjėherė nuk ka funksionuar mbi bazėn e pėrkatėsisė ekskluzive fetare. As shoqėria e Kosovės qė po ndėrtohet nuk duhet tė pasqyrojė pėrkatėsitė e veēanta fetare nė ideologji tė veēanta politike. Shqiptarėt e Kosovės, si shumicė nė shtetin e ri, duhet tė orientojnė pėrpjekjet e tyre nga ērrėnjosja e kėsaj mendėsie tek bashkėsia serbe, e jo tė pėrvetėsojnė kėtė mendėsi duke bėrė politika qė ēojnė nė drejtim tė politizimit tė feve.
Mė shumė se sa politizimi i grupeve fetare, do tė duhej tė na brengoste nėse reagimi i tyre do tė ēonte nė njė drejtim antidemokratik, si rezultat i humbjes sė besimit tek institucionet e shtetit, procedurat demokratike dhe politikanėt e organizatat (si Bashkėsia Islame, pėr shembull), tė cilėt megjithatė zgjidhjen e problemeve kėrkojnė ta gjejnė brenda institucioneve tė shtetit dhe rrugėt tjera joinstitucionale demokratike. Rrjedhimisht, shpresat do tė vareshin te subjekte politike dhe organizata qė thėrrasin pėr mėnyra radikale tė zgjidhjes.
Ky ėshtė shans qė lakmues tė ndryshėm pėr lidership nuk e lejojnė tiu ikė. Ujė nė mulli tė tyre ēon edhe injorimi e margjinalizimi, madje demonizimi i zėrave tė moderuar qė do tė ishin si alternativė mė e mirė e ekstremistėve.
Paralelisht, por jo paradoksalisht, shmangia e indoktrinimit fetar si pasojė e mėsimit tė feve nė lėndė tė veēanta nė shkolla publike (argument pro ndalimit tė mėsimit fetar nė shkolla), forcon edhe mė ndikimin dhe autoritetin e predikuesve fetarė, duke hapur mė gjerė dyert e mėnyrave tė pafundme tė indoktrinimit fetar e sektar si dhe mostolerancės pėr fetė dhe filozofitė e tjera jetėsore pėrmes medieve propaganduese, qė nga predikimet nėpėr xhamia e kisha e deri tek ato nėpėr platforma interneti.
Njerėz tė bindur qė nuk mendojnė me kokat e tyre, por janė kurdoherė tė prirė tė pranojnė tė vėrtetat e gatshme e militantė qė kurdoherė janė tė gatshėm tė ēohen pėr tė mbrojtur tė vėrtetėn ka mė shumė gjasė tė krijohen nėpėr mexhlise e kongregacione fetare se sa nėpėr shkolla.
Nė seancėn kur u sollėn kėto vendime, u kuvendua pėr pro-et-kontra dhe pėr rrezikun e pėrparėsitė e lėndės sė edukatės fetare nė shkolla, por jo edhe pėr efektet e mundshme qė mund tė pasojnė si rezultat i refuzimit tė kėsaj kėrkese, ose pėr zgjidhjet mė tė mira nė kontekstin tonė.
Ishte dashtė qė ligjvėnėsit tanė tė mendojnė edhe pėr kėtė efekt tė mundshėm, se kėrcėnimi i fundamentalizmit islamik pėr shtetin e Kosovės dhe unitetin kombėtar mund tė bėhet njė profeci vetėpėrmbushėse. Dhe, kulmi i gjithė absurdit nė kėtė vorbull telashesh ėshtė tė shohėsh se si debati publik rreth kėtyre ēėshtjeve nuk po udhėhiqet me arsyetime gjakftohta dhe intelektuale, por me tone patetike.
Mendoj se ēėshtja ėshtė shumė serioze pėr tu lėnė nė mėshirė tė thirrjeve histerike qė transmetohen nėpėr televizione e shtypen nėpėr gazeta. Kjo mėnyrė e tė debatuarit po e nxeh gjithnjė e mė tepėr debatin, dhe me tė edhe shoqėrinė kosovare.
Kėshtu, opinioni publik po krijohet nė kėtė klimė tė polarizuar, ku hapėsira e diskutimit po bėhet mejdan grindjesh ndėrmjet dy pikėpamjeve tė kundėrta. Aty zihen vetėm kėto dy pikėpamje, duke mos lejuar mundėsi pėr njė pozicion tė tretė mė kritik.
(Autori ėshtė mėsimdhėnės nė Fakultetin Filozofik tė Universitetit tė Prishtinės)
Zori i madh i Thaēit
Dekadenca e garantuar
Antiamerikanėt dhe antiamerikanėt
Fusnota - Kungji i Nastradinit *
Viti i zhapinit
Thaēi i fermentuar
Mbizotėrimi i interesit politik
Si Zvicra!
NewPorn me Portokalli!
Ballė pėr ballė
Rrugėt e qeta tė Prishtinės
Shteti qė pikon
Greqia drejt protektoratit
Shhhh... Abeja
Kultura politike gjermane
Orteku! | 44 vota
Rreth restorantit tė pėrbashkuar | 33 vota
Zi e muzikė! | 29 vota
Atdheu ėshtė yni, jo i maskarenjve | 26 vota
Zonja pėr hajgare publike | 22 vota
Pėrligjja e errėsirės | 17 vota
Bota e vogėl e albanologjisė | 17 vota
Pazari qė Serbisė i kushton shtrenjtė | 14 vota
Katėr vjet | 14 vota
Ne, as faktor | 13 vota
Orteku nga Veriu | 11 vota
Terrorizmi ndaj prodhimeve vendore | 7 vota
Departamenti VI | 7 vota
Dridhe, kryeministėr, dridhe
| 7 vota
Kultura politike gjermane | 7 vota
Sinjalet e acarit dhe shpėrfaqja e defekteve politike | 4 vota 