Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
25-10-2011 | 12:06 CET
SHKRUAN
Xhavit Haliti

Sfidat e Sigurisė nė Ballkanin Perėndimor

Xhavit Haliti

(Nga fjala e mbajtur nė Konferencėn e Kartės sė Adriatikut, nė Tiranė, mė 24-25 tetor 2011)

Ndihem i nderuar qė marr pjesė nė kėtė konferencė dhe, ca mė tepėr edhe qė mė jepet mundėsia tė flas para Jush nė emėr tė shtetit mė tė ri nė rajon, por edhe nė Evropė e ndoshta edhe nė botė. Statusi aktual i Kosovės, si nė rrafshin e brendshėm, ashtu, edhe nė atė ndėrkombėtar mė kufizon dhe mė detyron tė flas kryesisht pėr Sfidat e Sigurisė nė Ballkanin Perėndimor dhe pėr kooperimin rajonal.

E njohim dhe i jemi mirėnjohės NATO-s pėr kontributin pėr ēlirimin dhe shtetėformimin e Kosovės, kontribut qė ende vazhdon pėr tė garantuar paqen dhe sigurinė nė Ballkanin Perendimor, qė ende ėshtė e kėrcėnuar nga situata nė veriun e Kosovės, por e kemi tė vėshtirė tė pretendojmė integrimin nė tė.

Megjithėkėtė, shteti ynė merr pjesė nė Procesin e Asocim Stabilizimit dhe, deri nė korrik 2011 janė pėrfunduar tė shtatė takimet e planifikuara qė u zhvilluan nė kėtė kuadėr. Gjatė kėtij viti Kosova ka qenė organizatore e takimit tė dytė pėr dialogun e PSA-sė me shoqėrinė civile. Kanė vazhduar takimet (dy herė nė vit) me Komisionin Evropian pėr mekanizmin e mbikėqyrjes fiskale etj.

Bashkėpunimi dhe ratifikimi pohues ndaj kėrkesave tė Brukselit, Hagės, OKB-sė, bashkėpunimi konkret mirėbesues dhe i pėrditshėm me KFOR-in dhe EULEX-in nė Kosovė janė dėshmi evidente tė dėshirės dhe tė mbarė institucioneve tona shtetėrore pėr integrimin sa mė parė nė NATO dhe BE.

Nuk mund tė mohohen pėrpjekjet e shtetit tonė pėr integrimin nė strukturat euroatlantike. Por, pas ngjarjeve tė fund korrikut tė kėtij viti nė pikat doganore 1 dhe 31 nė veri tė Kosovės, nė plan tė parė kanė dalė sfidat e sigurisė nė Kosovė dhe rajon. Mendoj se mungesa e sigurisė e pėrjashton mundėsinė e integrimit nė BE, por jemi pėr vazhdimin e pėrpjekjeve pėr ta arritur dhe garantuar kėtė siguri.

Dhe kėrcėnimi i sigurisė nė Rajonin tonė, nė Ballkanin Perėndimor, tashmė ėshtė evidentuar dhe pranuar botėrisht; ėshtė konflikt Serbi-Kosovė. Ky konflikt,qė kėrcėnon stabilitetin nė mbarė rajonin tonė ,shprehet edhe nė “Raport-Progresit 2011 pėr Kosovėn” qė vjen nga mbėshtetja e komunave tona veriore, prej Serbisė.

Nuk ėshtė as koha dhe as vendi nė kėtė konferencė tė shtrojmė dhe tė shėnjojmė “faktorėt” e pasigurisė evidente nė kufirin tonė me Serbinė, qė ka shqetėsuar dhe aktivizuar pėr tė shmangur rrezikun e njė konflikti tė armatosur, instancat mė tė larta organizative tė BE-sė dhe Sekretarin e Pėrgjithshėm tė OKB-sė Ban Ki Mun.

Tė tėrė vazhdojnė tė rekomandojnė si rrugėzgjidhje tė vetme tė situatės nė Veri, ku janė angazhuar publikisht dukshėm pėr zgjidhje KFOR-i dhe EULEX-i, vazhdimin e dialogut Kosovė-Serbi, tė filluar prej kohėsh mes tyre dhe tė ndėrprerjes sė njėanshme prej Serbisė pas ngjarjeve tė shtatorit.

Nė hapėsirėn shtetėrore, por edhe ndėrshtetėrisht, gjithėkush, ēdo shtetar e ka tejet tė vėshtirė t’i shmanget pėrgjegjėsisė pėr ēėshtje jetike pėr vendin, tė cilat pėrcjellin pasojat dhe pėr fqinjėt, madje mundet, edhe mė gjerė.

Mendoj sė raportet tona, tė shtetit tė Kosovės me Serbinė, nuk varen nga ne. Dhe kjo ndodh jo pėr arsye tė statusit tonė ndėrkombėtar shtetėror nė krahasim me Serbinė, por pėr shkak tė psikologjisė nacionaliste serbe, qė ndihet e “ofenduar” nga Pavarėsia e Kosovės.

Nė pėrballje me kėtė psikologji tė “betonuar” antikosovė nga Serbia, do tė kėrkoja paraprakisht leje tė parashtroje dhe njė ēėshtje brenda temės sė parashikuar nė programin e Konferencės, pėr kooperimin rajonal tė Kosovės me fqinjėt.

Menaxhimi i konfliktit tė njė shteti, qė aktualisht nuk kupton pėrballjen apo pushtimin ushtarak, lidhet me policinė kufitare, doganat dhe agjencitė e ushqimit pėr njerėzit dhe kafshėt.

Tri agjencitė e pėrfshira nė menaxhimin e integruar tė kufirit kanė organizuar patrulla tė pėrbashkėta pėrgjatė vijės kufitare. Janė organizuar edhe veprime tė pėrbashkėta operacionale nė pikat e kalimeve kufitare. Janė krijuar shumė struktura tė menaxhimit tė integruar tė kufirit.

Marrėveshjet, qė mundėsojnė patrullime tė pėrbashkėta, dhe tė pėrputhuara tė policisė nė kufijtė ndarės tė Kosovės, Shqipėrisė dhe Maqedonisė, ka filluar. Policia e Kosovės i ka marrė pėrgjegjėsitė nga KFOR-i pėr vėzhgimin e kufirit me shtetin fqinj jugor dhe veriperendimor. Por nuk mund ta anashkaloj faktin qė procesi i pėrcaktimit dhe ligjėrimit tė kufirit mes Kosovės dhe Malit tė Zi ende nuk ka filluar.

Nė fillim tė 2011-ės, doganat kanė nėnshkruar dy memorandum mirėkuptimi me Agjencinė Kosovare tė Inteligjencės me qėllim tė forcimit tė bashkėpunimit. Njėherėsh, edhe policia kufitare ka nėnshkruar me doganat njė protokoll lidhur me procedurat e kufirit, luftėn kundėr trafikimit tė paligjshėm dhe implementimin e menaxhimit tė integruar tė kufirit.

Cilėsia dhe njėtrajtshmėria e kontrolleve kufitare ende duhet tė pėrmirėsohet. Parimet e menaxhimit tė integruar kufitar tė ligjeruara prej nesh, nuk zbatohen sa duhet nė praktikė. Qendra e pėrbashkėt operative pėr kontrollin e kufirit nuk ėshtė plotėsisht funksional, pasi policia kufitare nuk ka qasje nė bazėn e vet tė tė dhėnave. Shkėmbimi i pamjaftueshėm i informatave me partnerėt rajonalė dhe ndėrkombėtarė pengon luftimin e krimit tejkufitar.

Nė kėtė vazhdė arsyetimi detyrohem tė citoj dy fraza nga “Raporti i Progresit tė Kosovės”: Veriu i Kosovės mbetet sfidė nė veēanti pėr menaxhimin e integruar tė kufirit. Nė pėrgjithėsi, Kosova ka arritur ca pėrparim, por ėshtė ende nė njė fazė tė hershme tė aderimit tė sfidave tė menaxhimit tė integruar tė kufirit.

Nė pėrfundim tė fjalės sime, duke ju falenderuar edhe njėherė qė mė dėgjuat, dua t’ju deklaroj njė tė vėrtetė, qė gjithė pėrfaqėsuesit e vendeve nė kėtė konferencė e kanė ditur prej shekujsh nga paraardhėsit: Shqiptarėt s’kanė qenė kurrė rrezik pėr rajonin dhe, ca mė pak, pėr Ballkanin.

Tiranė, 24.10.2011

2.3/5 (3 votë/a)
Drita Peci (Kosove): 26-10-2011 20:47
kuku boll face te frikshme ki
Veprimi (Drenice): 26-10-2011 20:36
xhavit haliti eshte si kurtizanet qe se dine sa klinte kane pasur...por te rasti i tij nuk ka te beje me kliente por me viktima te tij
Ballisti (Vushtrri): 26-10-2011 11:31
Deri kur ma me fol Xhavitat e Hashimat analfabet në politik e me kurse shkollore për ket Kosovë martire që kurr s ju da gazepi jeni tuj ja ba si në fillimin e shekuullit të kaluar e kur dihet sot se jemi në shekullin e XXI e tani duhet me fol njerzit e karieres diplomatike të shkolluar në Perendim. Boll ma me kta matrepaz që gjith diten rrejn e tan naten ne zanzibar pijn raki. o popull a po e shifni se per kend po vidhni vota e po i bini në pushtet heret a von do të na gjykoj historia mos harroni se e kemi për fëmijt tanë por uji shkon e zalli mbetet dikush ka me u përgjigj.
Gjahtari (Gubernija e Thacit ): 26-10-2011 08:47
Te kisha rekomandu qe per kete teme te fokusohesh ne Kosove (ku jane edhe te bemat e "mira" tuajat, a sa i perket Ballkanit perendimor nuk je kompetent !
Idioti (Gjermani 81-82): 26-10-2011 08:28
sa i perket 81-tes nuk e di a ka punue me mantill t,zi, por ketu ne gjurmoni ky xhaviti ham ibrahim kelmenndi kane qene te vetmit qe e kane dite ku po shkojn Gervallat dhe ai tjetri.Menyra ma e mire qe humbja te shnderrohet ne fitore eshte : pas humbjes merre uniformen e armikut dhe je fitues. Ne Kosove pas 1999-tes shum humbes-shpijuna e kane veshe uniformen e UQK-se...fitimtare...nejse me ndihmen e UQA-se..Ushtrise Qlirimtare Amerikane
Pranvera ,81 (Prishtinë): 26-10-2011 00:59
Kush i mban mend demostratat Mars 81-shit të shekullit të kaluar ky është ai "studenti" me pallto të zezë e të gjatë deri te zogu i këmbës të cilin studentët e patën ndjek me dru si spiun.Ndoshta e kan etiketuar pa të drejtë,ku i dihet? por është e vërtetë.
kreshniku (prishtine ): 26-10-2011 00:18
Gjate leximit te ketij shkrimi me sa shoh une titulli dhe permbajtja e tekstit nuk perkojne.Cilat jane sfidat e sigurise ne Ballkanin Perendimore- falemdinderim per angazhimin e NATOs. Per memorandumet e mirkuptimit mes Doganve te Kosoves dhe Agjencise per Intelegjence.Apo citate nga Raporti i progresit. Ky fjalim eshte krejt i zakonshem medioker si eshte krejt diskursi i politikaneve kosovar qofshin ata ne Qeveri ne Parlament apo Opozite. Ky eshte standardi i tyre fatkeqsisht. Kjo fjale eshte veq nje pershkrim i rendomte i sitates ne Kosove dhe nuk paraqet apo trajton se cialt jane sfidat e sigruise qe pretendon ti paraqese.Edhe ju komentues ju lutem fokusoheni te analiza e teksit jo te autori. Me autorin si person nuk duhet te merremi ketu. Por me teksin. Ndryshe dhe gazeta Zeri duhet te kete nje redaktim me te mire.
dugagjini (deqan): 25-10-2011 23:46
une sa po e shoh shumica e Komentuesve ose jan te shtyrë nga Gjelozia ose nga mosvetëdija kur mundohen me komentet e tyre qe te njollosin Figurat Publike une them nje gjë te cilen askush nuk mund ta mohoj ky Person pra Xhavit Haliti e ka Udheheq Sektorin e veqant i cili e themeloj UCK le te dal nje Burrë Kosove dhe ta mohoj se nuk është Xhavit Haliti aj i cili nuk ia ka venë Emrin e UCK së Njerëzit deshtak ne rrugetimin e lirisë mundohen qdo gje te thurin te i mohojn faktet por e verteta eshte ndryshe
Respekti i Karadakut (UQKISTAN): 25-10-2011 22:50
o plaku i karadakut, ne kosove jane formuar 4-5 UQK-ja , varesisht pej regjioni apo familjeje. A e ke nedo ahmaka kur thojne se Filan Filani i UQK-se e mbrojti pragun e shtepise...sepse pragu i shtepise eshte Kosova...sipas tyre. KA pase plot ushtria te formueme ne Kosove.
remi (GJERMANI): 25-10-2011 22:47
ky esht nji kriminel i shqiptarve ky me azem sylen.kadri veselin.hashim thaqin.ali hameti.kan gisht vrasjen eshum shqiptarve si ameht krasniqin.ilir kunushefcin.ali uken.tahir zemen.pajazitin me shok ekaqit kurth.xhaviti.azemi.thaqi.kadri veseli.ali ahmeti.edo klysh tyre jan njerz te udbes serbe.me fakte.zoti kami vra kta qena
Lirie (Prishtine): 25-10-2011 22:39
ju lutem botoni sa me shpesh qe te jete e mundur shkrime te tij, sepse fjala e nje patrioti e atdhetari si ky eshte motiv per ne...
Diana (Prishtine): 25-10-2011 21:57
Nuk eshte vrases zonja Haliti. Nuk ka zemerburri per te qene vrases. Eshte hije,qyqar tinzar dhe i pa bese, i lig,i mjere, qe gjoja ne mer te Kosaoves, ka masakruar Ali Uken, me 92 kacavide ne trup. Po a viritet Kosva, naten, me kacavide bre!...
shakal (Tunguzi): 25-10-2011 19:51
Mua po me vjen mire qe xhaviti po ditka me shkruar se per tjerat edhe sorrat e dine kush eshte ky far "patrioti"
Plaku (Karadak): 25-10-2011 18:12
Besim Respekti, prej emrave qė i pėrmend, qė e kanė formua UĒK-nė ėshtė vetėm Zahir Pajaziti (Shtabi Qendror- mė vonė Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė).
Felix (Peje): 25-10-2011 18:11
E paske t?hollu pak gjuhen e standardit 1972 ? ca me teper, ca me pak, ca me, ca me?Duhesh me I mbete besnik babes Enver Hoxha. Eh more Xhavit Haliti mjere Kosova qe ka njerez t?kalibrit tand. Ti dhe shok?t e tu jeni fatkeqesia dhe tragjedia ma e madhe e Republikes se Kosoves. Ti dhe shoket e tu e keni vra shtetin e Kosoves pa ju vu temelet mire. E dine ti forte mire t?zezat qe i ke ba ti bashk me shoket e tu. Por shpresoj ne drejtesi qe nje dite do te gjykohesh per veprimet e tuaja dhe t?shokeve tu.
Besim Respekti (Respektistan): 25-10-2011 17:38
respekt edhe per ty Dugaxhin i Deqanit, . Shtete-formimin e kane filluar Mbreteresha e Spanjes Izabella qe ia dha paret (financoi) udhetimin e Z. Kristifor Kullumbes i cili e zbuloi Ameriken dhe aty jane themelet e Shtetformimit te Kosoves. Nese aty ka qene xhavit haliti , ne anijen Santa Marija ...athere eshte shtet formues. UQK-ne e kane krijue Zahir Pajaziti, Bekim Berisha, Agim Ramadani, Ahmet Krasniqi, Ibrahim Rugova Fehmi Agani, Enver Maloku, edhe do tjere. Por UQK-ja nuk e ka qlirue Kosoven por UQA---Ushtria Qlirimtare e Amerikes. PIK Respekt te madh ndaj teje o Dugaxhin deqani. Je edhe ti i mrekullueshem.
realosi (bern): 25-10-2011 16:42
vrases!
dugagjini (Deqan): 25-10-2011 16:10
Respekt pėr presentimin e Kosovės Zotėri Xhavit Haliti ne ketė Konferencė nderkombėtare pėr qėshtjen e sigurisė me vjen shum keq nga disa komentator te cilet nuk e dijnė realitetin e shtetėbėrjes dhe kontributin tend ne proceset e themelimit te UCK-sė , shtetėberjes dhe njeriut te fjales me nderime
Brindisi (Italy): 25-10-2011 15:31
Nje nder politikanet "ME TE PAKORRUPTUAR dhe ME DUAR PA GJAK" eshte Xh.Haliti. Hahahaa bravo te qofte qe deperton ne media.
Besim (Hajvanistan): 25-10-2011 13:56
bravooo, xhavit, je i mrekullueshem, a bon nje pershendetje, e pershendes dikon qatje , je fenomenal, votoj propozimin numer 4. Edhe nihere je i mrekullueshem, kush u kujdes per llukun ton? bravo.
qaqi (kosove): 25-10-2011 13:32
Pajtohem edhe une fetyr teper e urryer,neverike te ndjelle te vjellura,mos i publikoni me artikuj te tij.
arsimi (kosove): 25-10-2011 12:10
a ka mundsi bile ne gazeta mos me qite kete njeri se bool po del ne TV edhe TV-ne spo muj me shiku kur po del ky pe fiku krejt,

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51