| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Beqė Cufaj
61 faqe. Me ngjyra apo bardh e zi dhe me 53 fotografi tė formatit 24 x 29,5 cm. Ky ėshtė kalendari i ri i Arche Literaturkalendar-it pėr vitin 2012. Dhe tema, ose thėnė edhe mė mirė pėrzgjedhja e sivjetme e fotografive dhe fakteve biografike pėr shkrimtarėt e prezantuar nė tė ka tė bėjė me ēiftet (letrare).
Janė shumė - nga legjendat pėr to e deri te tekstet nė forma e zhanre nga mė tė ndryshmet - epistolare, memoare, poetike a prozaike ato qė kanė pėrshkuar jetėrat e tyre. Pėrmes ngritje-rėnieve, frikės, mėdyshjes, lehtėsisė sė tė qenit apo edhe asaj qė mund tė quhet normalitetit tė thjeshtė mes vdektarėsh tė zakonshėm.
Pa lėnė anash kėtu as konfliktet banale apo edhe melankolinė e dashurinė, fatin e fatkeqėsinė... Jean- Paul Sartre me Simone de Beauvoir, Vladimir dhe Vera Nabokov, Irene Nemirovski me Michel Epstein, Rimbaud & Verlaine, Ernest Hemingway dhe Martha Gellhorn, Eugene Ionesco me Rodica Burileanu... etj. etj.
Tė gjithė ata e ato qė i kemi lexuar. Apo kemi pėrfolur pėr momentet e tyre tė lehta e vėshtira. Janė aty. Pėr ēdo javė tė krejt vitit qė vjen njeriu mund tė shohė njė foto tė re tė kėtyre ēifteve unike bashkė me tė dhėnat pėr ta bashkuar me copėza tė tyre letrare.
Pėr kėtė kalendar duhej tė mendoja derisa e mbylla faqen e fundit tė librit tė Helena Kadaresė Kohė e pamjaftueshme. Edhe pse i botuar rishtazi, i pėrcjellė me njė bujė e poza sa banale aq edhe provincialiste tė medieve rreth aspekteve pikante qė libri ka - gjėra kėto qė nuk pėrmbajnė as edhe 1 pėr qind tė 683 faqeve vulimonze dhe njė morie fotosh tė mrekullueshme qė janė pjesė e kėtij libri, Kohė e Pamjfatueshme duhet tė jetė njė prej botimeve mė serioze tė letėrsisė shqipe nė kohėt e fundit.
Vetė fakti se autorja e tregon qysh nė fillim sesi i janė dashur rreth 15 vite tė shėnojė gati njė gjysmė shekulli kujtimesh do tė duhej tė na bindė se fjala ėshtė pėr njė projekt gjigand, i cili ka brenda kopertinave tė kėtij libri jo vetėm qė arsyeton kohėn dhe mundin e saj, por thjesht lexuesin e merr vete... me dashuri e pėrkushtim, zemėrgjerėsi e durim, pasion e trishtim dhe para sė gjithash thjeshtėsi e sinqeritet nė njė bote, e cila ėshtė pothuajse magjike...
Kohė e pamjaftueshme nuk flet vetėm pėr Ismail Kadarenė dhe Helena Kadarenė. Jo. Ėshtė njė libėr qė prek nė plagėt e kohės sė rėndė, kohės sė tmerrshme tė diktaturės sė Enver Hoxhės, dekadave tė frikės dhe terrorit psikologjik, fizik dhe shpirtėror tė atij regjimi gjakatar pa lėnė anash kėtu as turbullirat e transicionit.
Zonja Kadare nuk e lodh lexuesin me koncept strikt tė rrėfimit linear. Pėrkundrazi, pėr tė mos e lodhur lexuesin, ajo bėn edhe kapėrcime kohore duke kaluar nga periudha nė periudhė, personazhi nė personazh, skena nė skenė, rrėfimi nė minirrėfim... pa humbur kurrė vėmendjen te lexuesi, i cili medoemos nuk mund tė shkėputet nga ky tregim fascinues nė kėtė (auto)biografi- shoqen e sė cilės e gjen vetėm nė letėrsi tė mirėfilltė botėrore...
Absolutisht fascinuese nė kėto kujtime tė Helena Kadaresė ėshtė qasja: dashuri e pafundme pėr familjen e saj dhe Kadarenjtė; pėrkushtim i devotshėm dhe falėnderim i pafundmė pėr miqtė shqiptarė e francezė, gjermanė e hebrenjė, amerikanė e holandezė, zviceranė e japonezė- njė galeri e tėrė, e pafundme kjo; mirėkuptim dhe zemėrgjerėsi (pėr tė mos e quajtur ndryshe!) impresive pėr armiqtė - tė kohės sė regjimit komunist por edhe tė turbullirave tė transicionit... Dhe dashuri e pakusht ndaj shqiptarėve- tė veriut e jugut, Kosovės e Maqedonisė... e pse jo edhe atyre qė jetojnė nė emigracion.
Ajo qė kėtij libri i jep edhe njė vlerė tė madhe, gjigande, ėshtė edhe fakti sesi Helena Kadare nuk mundohet fare, me apo pa sherr tė na thotė: ja kjo ėshtė e vėrteta pėr mua dhe Ismailin, shqiptarėt dhe botėn tonė... Pėrkundrazi.
Vetė pozicionimi i autores dhe mėnyrės sesi ajo flet pėr jetėn e saj me njėrin prej shkrimtarėve mė tė mėdhenj tė letėrsisė sė sotme botėrore ėshtė njė ftesė... pėr tė ndier me shqisat e kujtesės dhe fantazisė nė njė mikrokosmos aq tė prekshėm dhe real sa nuk kemi si tė mos e pranojmė dhe me kėtė edhe falėnderohemi pėr kėtė xhiro tė mrekullueshme nė tė cilėn bashkėjetojmė... me kėtė ēift tė madh tė letėrsisė shqipe. Dhe asaj botėrore. Pėr kohėn e tyre jo tė pamjaftueshme por thjesht... tė pafundme. Dhe para sė gjithash pavdekshme.
alban vokshi (berlin): 17-12-2011 00:36
lulja (prishtine): 11-12-2011 05:24
rrushja (graz): 10-12-2011 19:18
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 