Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
31-12-2011 | 02:06 CET
SHKRUAN
Hashim Thaēi

Pėr njė marrėveshje

Hashim Thaēi

Pėr gjithė globin, 2011-ta ishte ndėr vitet e rralla brenda tė cilit pati aq shumė vlime e trazira politike, pasiguri shoqėrore, fatkeqėsi tė rėnda natyrore, krizė financiare, por edhe morale.

As Kosova, si dhe mbarė Ballkani, nuk mbeti e paprekur nga vorbulla globale e ndryshimeve. Gjithnjė nė pėrpjekje pėr ta zėnė vendin e merituar brenda familjes sė demokracive tė avancuara, ne kosovarėt e jetuam vitin 2011 tė zėnė mes kėrkesave nga e kaluara, obligimeve tė sė sotmes dhe shpresave pėr tė ardhmen.

Si pėr ne, ashtu edhe pėr globin, ishte vit i rėndė pėr tė arritur marrėveshje.

Dhe, ėshtė pikėrisht aftėsia pėr t’u marrėveshur ajo pėr tė cilėn dua tė flas nė kėtė ditė tė fundvitit. Mendoj se urtėsia pėr ta arritur, dhe, nė anėn tjetėr, mungesa e vullnetit pėr tė, e ndėrtoi relievin e botės, tė Ballkanit dhe tė Kosovės nė vitin qė po e lėmė pas.

Prej trazirave qė ngjallėn ‘Pranverėn Arabe’ nga Tunizi deri nė Siri, prej krizės sė rėndė nė eurozonė e deri te dialogu i Brukselit, barrikadat nė veri dhe telashet e tjera rajonale—qė tė gjitha vazhduan, pėrfunduan apo eskaluan varėsisht nga aftėsia dhe vullneti pėr tė arritur marrėveshje tė qėndrueshme.

Aftėsia dhe urtėsia pėr t’u marrėveshur ėshtė parimi fundamental i njė shoqėrie tė qytetėruar. Vonesat dhe mospajtimet pėr tė arritur marrėveshje i kushtojnė asaj tepėr shtrenjtė. Mungesa e marrėveshjes e rrėnon atė.

Andaj, nėse do tė pėrpiqesha ta rikujtoja vitin 2011 me njė fjali tė vetme, do tė thosha se ishte vit i vėshtirė pėr t’u marrė vesh. Qė prej ditėve tė fillimit tė tij, nga konstituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisė, zgjedhja e presidentit, nisja e takimeve tė Brukselit, vazhdimi i Rrugės sė Kombit, trazirat nė veri tė shtetit—deri tek aprovimi i ligjeve tė dala nga Pakoja e Ahtisaarit, shumė orė tė rėnda u shpenzuan pėr tė arritur marrėveshje tė qėndrueshme.

S’do mend, shoqėria demokratike pėrbėhet nga dallimet e mospajtimet. Ėshtė kjo esenca e njeriut tė lirė nė njė vend tė lirė. Megjithatė, qė ky njeri i lirė tė mund ta gėzojė shoqėrinė e mirėqenies, duhet tė bėhet pjesė dhe bartės i marrėveshjes, i kontratės sė madhe shoqėrore. Duhet tė pajtohet me parimet fundamentale qė mirėmbajnė atė shoqėri.

Kėtu, vullneti i mirė dhe gatishmėria pėr pjesėmarrje pėrbėjnė parimin e parė.

Dallimet qė pėrbėjnė shoqėrinė e lirė mund tė jenė tė shumta, porse jam i bindur se shpresat dhe synimet tona janė tė ngjashme. Qė tė gjithė duam qė Kosova, shteti ynė, tė jetė i zhvilluar, i sigurt dhe i pastėr. Tė gjithė duam shkollim mė tė vlefshėm, shėndetėsi mė bashkėkohore, punėsim mė tė qėndrueshėm, drejtėsi mė efikase, siguri mė tė madhe pėr banorin dhe barazi tė plotė pėr tė gjithė, pavarėsisht pėrkatėsisė etnike, gjinore e fetare.

S’ka dyshim, mundėsia qė kėto tė avancohen tutje ėshtė e madhe. Janė kėto dėshirat tona tė pėrbashkėta dhe tė tilla vazhdojnė tė jenė qė nga pėrfundimi i luftėrave dhe vrasjeve para mė shumė se njė dekade. Kėtu, nuk e shtroj dilemėn nėse ato do tė realizohen, por vetėm sa shpejt do tė mund tė ndodhė kjo.

Sot, Republika e Kosovės ėshtė pjesė e proceseve tė mėdha dhe tė pandalshme tė zhvillimeve globale dhe integrimeve evropiane. Ēdokush do tė pajtohej nėse themi se e ardhmja jonė brenda Bashkimit Evropian ėshtė e pashmangshme. Mirėpo, kjo e vėrtetė e pėrgjithshme nuk nėnkupton shumė. Shumė mė e rėndėsishme ėshtė shpejtėsia me tė cilėn e avancojmė shoqėrinė tonė, tempoja jonė zhvillimore.

Pėr kėtė pėrshpejtim nevojitet marrėveshje e madhe dhe e gjerė mes nesh.

Jam i bindur se duhet tė merremi vesh se pavarėsia e shtetit tonė tė ri kurrė nuk guxon tė pėrfundojė si izolim i qytetarit dhe i shoqėrisė. Duhet tė merremi vesh se sovraniteti ynė shtetėror nuk mund tė mendohet pėrtej ndėrvarėsisė ekonomike, financiare e politike tė rajonit e tė globit.

Jam i bindur se duhet tė merremi vesh qė t’iu pėrshtatemi kohėve nė tė cilat jetojmė, e tė mos kėmbėngulim qė ato t’iu pėrshtaten kėrkesave tona historike: vetėm kėsisoj, jam i bindur, do tė jemi nė gjendje t’i realizojmė ato. Duhet tė merremi vesh dhe ta kuptojmė se shteti i Kosovės ėshtė i menduar si shtet i lirė i tė gjithė qytetarėve, e assesi si projekt i papėrfunduar politik, tė cilit i duhen modifikime pėrmes barrikadimeve etnike, fjalimeve pėr shkėputje, ideve pėr ndarje e thirrjeve pėr bashkime.

Kėtu, kam frikė se tė gjithė jemi vonuar paksa pėr ta kuptuar mirėfilli se dallimet grupore nė luftėn demokratike pėr pushtet dhe qeverisje tė shoqėrisė nuk guxojnė ta mbysin shpresėn e pėrbashkėt pėr zhvillim dhe mirėqenie. Tutje, kam frikė se po vazhdojmė tė vonohemi pėr ta kuptuar se vėshtirė mund tė bėhet mirė nėse gjithēka shihet me sy tė keq. Ne vetė jemi prodhuesit e shpresės apo tė zymtėsisė sonė. Andaj, nė kėto ēaste tė fundvitit, qė tė gjithė duhet tė mendohemi se sa tė pėrbashkuar ishim, se sa mė solidarė do tė mund tė kishim qenė, se sa mė e lehtė do tė ishte jeta me ta kuptuar se dikush ėshtė i gatshėm t’ju ndihmojė, dhe qė ju jeni tė gatshėm t’i ndihmoni dikujt.

Patjetėr, kurrė mė shumė se nė vitin para nesh, 2012, do tė kemi nevojė pėr njė marrėveshje tė madhe mes tė gjithė nesh. Fillimi i tij do t’i japė fund pavarėsisė sė mbikėqyrur tė Kosovės, porse ky fakt do ta fillojė edhe rritjen e vėshtrimit kritik tė Kosovės nga tė gjithė partnerėt tanė rajonalė e ndėrkombėtarė. Pavarėsia e plotė ėshtė pėrgjegjėsi e plotė. Ėshtė krenari e madhe, por edhe obligim i madh.

Shumė shpesh, gjatė viteve, mė ka rastisur tė shoh qytetarė tė rėndomtė teksa deklarojnė e flasin pėr humbjen e shpresės pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Shpesh mė ndodh tė dėgjoj pėr kufirin e durimit, pėr shpėrthime tė pakėnaqėsisė, pėr apatinė qė po e pllakos kosovarin. Kėtu, besoj se pajtoheni se kemi pasur momente shumė mė tė vėshtira gjatė historisė sonė tė re, tė cilat i kemi tejkaluar. Ka pasur ditė, muaj e vite shumė mė tė zymta se ky qė po e lėmė pas.

Andaj, jam i bindur se ndodhemi pėrballė nevojės pėr rimendimin e njė marrėveshjeje tė madhe shoqėrore, mes tė gjithė neve. Jam i bindur se ajo ėshtė e nevojshme pėr ta rimenduar pėrbashkėsinė tonė dhe pėr ta rikthyer shpresėn aty ku ajo ka humbur.

Sonte, nė natėn e ndėrrimit tė moteve, jam i bindur se mund tė merremi vesh qė dallimet tona etnike, partiake e ideologjike tė mos e vonojnė ardhmėrinė e fėmijėve tanė. Duhet ta kuptojmė se nė vitin para nesh tė gjithė do tė vlerėsohemi pėrmes aftėsisė sonė pėr t’iu pėrshtatur kėrkesave sė botės nė globalizim, e jo pėrmes mundėsisė pėr tė bllokuar, barrikaduar e refuzuar.

Pėrfundimisht, para mė tė dashurve tanė, do tė vlerėsohemi pėr atė se ēfarė pune tė mirė kemi bėrė pėr ta, ēfarė fjalė miradie do t’u dėftojmė, e jo pėr aftėsinė tonė pėr ta pėrshkruar se sa e pashpresė e pa rrugėdalje ėshtė shoqėria jonė.

Prapa ēdo marrėveshjeje qėndron shpresa pėr tė nesėrmen. Nė emėr tė saj, duke ju dėshiruar shėndet dhe lumturi, ju uroj tė gjitha tė mirat nė Vitin e Ri.

1.7/5 (6 votë/a)
Gjahtari (Prishtine): 08-01-2012 11:09
Te propozoj z. Thaci te lidhish marrveshje mirekuptimi me te gjitha shtetet qe i apostrofove (sepse ne Kosove kjo eshte IN), ngjashem sikurse te gjitha dikasteret e qeverise suaj qe mes veti po lidhin marrveshje er traktate te mirekuptimit (a pa pa). Xhamadani vija, vija, leri Hasho rrent te shpija !
Dini45 (Gjermani): 05-01-2012 16:03
Po Ju mergimtar i Prizrenit mendoni se "shifni larg"? Jo or zoteri, te gjitha keto jane spekulime te erreta qe bluajne ne koken e varfer T`uajen. Merruni me realitete, o njeri, e lereni intrigat.
mergimtari (prizren): 04-01-2012 13:25
Eshte per keqardhje kur disa persona mundohen te shkruajne bukur apo mos te bejne gabime ne drejtshkrim,perkrahin politiken e Hashimit,do te thote se nuk shohin large,po leni maskaralliqet dhe behuni real,xhepi ju ka verbuar,mos shkruani me nofka kinse nuk jeni ne kosove,sepse hasha me politikanet tjere xAzilanti(dikund) nese je jasht kosoves edhe pse mendoj se nuk je,ta djeg ne kufi per sigurimin e makines,te duket arritje e madhe e nje shteti kjo,me vjen keq qe mundohuni ta mbeshtetni krimin,sa vrasje u bene ne kosoven a pasluftes dhe asnje rast nuk u zbulua,pse?i keni bere pyetje vehtes?apo ekziston drejtesia e mirefillt,po hasha ti lexon komentet e ndoshta preket ne moral apo karakter edhe pse besoj se asnjeren prej ketyre dyjave nuk e ka,sepse genjeshtari nuk mund ti ket,e ju prap perkrahni prof.dr.titujt fals,se ndoshta edhe jeni te paguarit e tyre,ta shohim ku shkon kosova me keto ide injorantesh,per kete arsye kemi ngelur ketu ku jemi,nga padituria,veni gishtin kokes
Dini45 (Gjermani): 02-01-2012 12:23
Po... Ju Agron(Prekaz), keni dikend qe te ju mesoje te shkruani? Nese po, atehere do te ishte mire qe t`i drejtoheni per ndihme, perndryshe, PUS i keni shkrim dhe permbajtje.
Baci (dikund...): 01-01-2012 00:56
Thone se ne kete bote tonen te perbotshme ekzistojne njerez qe e ndryshojne egon dhe veteveten e tyre, sepse i gezohen jetes,lirise dhe vlerave te njohura globale dhe universale te jetes sone mbi toke.Dhe, te tjere qe e bejne ate, sepse i tuten(fRIKESOHEN) jetes,lirise,ardhmerise dhe dites se neserme...Grupi i pare vdes duke jetuar, ndersa grupi i dyte i ketyre njerezve "jeton" duke vdekur per se gjalli.Lereni me kopallat lume baci! A po e shihni se u futen ne Vitin e Ri! GEZUAR 2O12!
MONUNI NGA HASI (PRIZREN): 31-12-2011 19:32
IRITIM KRAHASO ME REALITETIN.JU UROJ VITIN E RI TE GITHE KOMENT SHKRUESVE SI DHE ZERIT QE NA MUDESON KOMUNIKIMIN.
anonimus (Kosova): 31-12-2011 18:03
Nder titull u ka dasht me shkrut nga keshilltaret e kryeministrit, e jo nga HashimThaci. Mos naj fyeni inteligjencen, se Hashimi eshte ne gjendje me shkrujt nje artikull sado qe i dobet te jete shkruar.
Azem Bejta pej Drenice (Drenicë): 31-12-2011 17:30
Ja paska nis Hashim hajni me shkrue artikuj. E more mixhë more mixhë. Po lejt artikujt ti sse pasha Mahmudin teme ti nuk ki lidhje me shkrue artikuj, po le hajnin e mos vjedh, e nali edhe ata hajnat tu t'qeverisë që mos të vjedhin, se na mytë bre depsuza. ape shihni popullin qa po hjek. njrzia nuk po kan bukë me hanger, nuk po kan ilaqe me ble e ju depsuzat po ndërtoni pallate e po shetitni me tulifar xhypi. Zoti ua marroftë fytyren e kotillen. kotillë t'maxhupit kishit pas. Po ju bre mixh qa jeni tu i ba Kosovës, marre asht. Po ju mixho marre nuk keni. Ju jeni të pafytyr. të pa moral. Hajni e krimineli moral nuk ka.
Agim (Mitrovice): 31-12-2011 16:15
Artikull shume i vlefshem me e pa sa i joartikuluar eshte kreuminstri dhe stafi i tij. Ketij ia kapercen vetem Behxhet Pacolli, shoku i tij nga xhepi dhe menyra se si mendojne. Me ja pas lane veti, Hashu(i)mi me shkru ma mire e ksih shkru. Veq, ky dhe Behxheti shkruajne por nuk dine te flasin. Kjo eshte per tu shenu si ngjarje e rralle. Merreni me mend me e qite ne leter nje paragraf te Hash(i)umit. Hiq ma mire nuk del as Pacolli. E kur po shkruajne te kap neveria se sa te pafytyre mund te jet nje udheheqes dhe sa budallenj jane ata qe nuk ja permendin dhe e tolerojne. E lene te lire. Kjo eshte Kosova jone.
Azilanti... (dikund...): 31-12-2011 14:21
Respekt z.kryeminister! Me këtë kolumnë Tuajen Festive edhe njëherë u paskeni dhënë Shkollë dhe Një Leksion të Madh poltik,kulturor dhe demokratik "burbonëve "dhe "zhirondinëve" të ndryshëm te "krahut demokrat" në vendin tonë.Dhe..pse jo edhe "jakobinëve" të ndryshëm atje që nuk po mund të pajtohn me faktët dhe realitetët e reja në vendin tonë.Historia thonë se është Mesuese, por edhe ndëshkuese e jetës...Kjo mbase është Formula dhe Gramatika e preferuar qytetare, parlamentare dhe demokratike për të të gjithë ata që akoma nuk i kanë mësuar si të thuash shkronjat e para të Alfabetit të njohur të lirisë,shtetit dhe pavarësisë së shumëpritur të Kosovës sonë Martire dhe Heroike që Fillon me Emrat e shquar të Adem Jasharit,Adem Demaçit,Haradinajve,Hashim Thaçit,Fehmi Lladrocit etj.Lavdi!Ndonëse, siç e paskeni cekur edhe vet edhe për Ju dhe bordin Tuaj Qeveritar Atje mund të ketë vend për kritika,vërejtje dhe reforma të ndryshme politike,konceptuale dhe kadrovike.Kjo është demokracia.Urime!
xixo (shkup): 31-12-2011 12:36
po ju zotri flitni per moral po percfar morali e keni fjalen moral personel apo idijotizam sic kapatur deri tani se pote flasim per moralitet politik ju dhe stafi juje politik e keni shtramue krejt historine kombetare ather flitni vec per nji moral shfritzus....
Agroni (Prekaz): 31-12-2011 11:49
Hasho, lypja paret mbrapa atij qe ta ka shkru kete shkrim se nuk ta ka shkru ashtu sic do te duhej. Kqyr ti niher se cka te ka shkru: Të gjithë duam shkollim më të vlefshëm, shëndetësi më bashkëkohore, punësim më të qëndrueshëm, drejtësi më efikase? Qind per qind nuk te ka pyet Ty dhe miqte Tuaj. Sepse per shkollim te vlefshem qysh kishin me ry fakultete e besa me magjistru e doktoru gjithe miqte Tuaj, si Sami Lushtaku, Jakup Krasniqi, Ramiz Lladrovci? Pastaj shendetesi bashkohore, kjo nenkupton qe Shaip Mujes me ja hup milionat. Bile jo vetem atij, por edhe Remit, Sami Lushtakut (te gjithaneshmit), Azem Syles, Xhavit Halitit, Kadri Veselit, Bujar Bukoshit, Ilir Tolajt.. Punesim te qendrueshem, kjo eshte qesharake, sepse disa fukara te papune nime jane te interesuar per punsim, por te lutem Ti me shoqerin tende Ahmet Shalen, Besim Beqajn, Dino Hasanajn, Hajredin Kuqin, Arsim Barjamin, Enver Hoxhajn ?, nuk e keni kete deshire. Ma, me drejtesi efikase e ka dhi krejt.Me gabu Kosova me ba
Agroni (Prekaz): 31-12-2011 11:47
Me gabu Kosova me ba drejtesi efikase po ju krejt ne burg keni mu fut. Prandaj po thom lypja paret mbrapa atij qe ta ka shkru kete artikull sepse te paska qit pune.

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51