| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Beqė Cufaj
Disi duhet ta lidhim. Sepse zor qė del dikush nga gazetarėt, redaktorėt, kryeredaktorėt, botuesit e botueset dhe publicistėt e lirė qė tek ne u themi analistė tė medieve nė hapėsirėn mediale shqiptare... e qė nuk u ka rastisur tė mos konfrontohen me takime, thirrje telefonike, porosi elektronike (e-mailė, sms-ė) nga politikanė shqiptarė qė u kanė kėrkuar atė apo kėtė shėrbim apo edhe kanė dėgjuar e lexuar turli ankesė, shantazh, kėrcėnim e aty kėtu edhe ndonjė shuplakim e shtėrngim fizik...
E tepėrt pra tė pėrsėriten kėtu qindra rastet kur shefa tė rėndėsishėm dhe aso qė duan tė jenė tė tillė ndėrhyjnė nė politika editoriale ndėr shqiptarėt.
Tashti, situata nuk del tė jetė e mirė as ndėr popuj e shtete tė tjera. Asosh qė janė ende nė tranzicion apo edhe qė kėtė e shohin si njė tė shkuar tė tyre shoqėrore. Por qė ngjizja e politikės me median i ngjet njė labirinthi tė pafundmė edhe nė ato vende qė tashmė quhen si postdemokratike. Pra kryeqyteteve ku demokracia jo vetėm ėshtė e vetkuptueshme dhe respektohet me tė gjitha normat e saj por ajo ka edhe porcionin e domosdoshėm tė moralit pėr secilin politikanė e politikane.
Gjithnjė duke i respektuar edhe kodet pėrkatėsisht ngjyrimet nacionale tė cilat jo rrallė dinė tė jenė nė mėnyrė frapante tė ndryshme. Psh. nėse nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės feja, familja dhe zoti janė njė domosdoshmėri, nė Francė e Gjermani kryebashkiakėt e kryeqyteteve Parisit e Berlinit janė homoseksualė, tė cilėt nuk bartin kurrfarė konsekuencash pėr jetėn e tyre private si njerėz publikė tė politikės.
Por jo ēdo gjė ėshtė private. E aq mė pak jo ēdo komunikim politikani me mediat pėrjetohet si vetkuptueshmėri.
Kėtė e dėshmon afera rreth Presidentit tė Bundesrepublik-ės Christian Wulf. Kjo sagė mediale ka filluar para rreth njė muaji. Wulff, sa ishte Krymeministėr e Niedersachsen-it (Saksoni e poshtme), pasi ishte ndarė nga gruaja e parė dhe ishte lidhur me tė dytėn kishte marrė njė kredi nga disa miqė tė tij pėr blerjen e njė shtėpie me kondicione tė cilat shkonin afėr zeros. Nė deklarimin zyrtar pasi qe zgjedhur Presiendent i Republikės ai nuk e kishte pėrmendur fare atė kredi, tė cilėn nė ndėrkohė miqve ua kishte kthyer duke marrė po njė kredi nga njė Bankė e Baden Wuerttembergut me kondicione po tė mira, shumė mė tė mira sesa njė qytetar gjerman do ta kishte huazuar para nga BW Bankr.
Kėtė temė e nuhatėn mediat gjermane- pėrfshirė kėtu edhe ato tė afėrta familjen politike tė Wulff-it, me CDU-nė, siē janė bulevardeskja Bild apo edhe Die Welt. Konsekuenca e parė e kėtij skandali ishte largimi i zėdhėnėsit tė Presidentit Wulff. Por opinioni dhe mediat- majtas, nė mes apo djathtas nuk u kėnaqėn dhe nuk e ndalėn hetimin e tyre (ta shėnojmė kėtu vizitėn e kancelares Merkel nė Prishtinė kur televizioni gjerman ARD e pyeste atė pikėrisht pėr causa- Wulff dhe jo vizitėn nė Kosovė) rreth aferės nė fjalė. Presidenti gjerman me siguri duhet tė ketė marrė frymė shlirshėm ditėve tė pushimit tė Krishtlindjeve dhe fundvitit.
Por menjėherė pasi makineria gjigande e botuesve tė mėdhenjė u zgjua nė vitin 2012 nė shesh doli njė thirrje telefonike qė Presidenti Wulff i kishte bėrė kryeredaktorit tė gazetės mė tė madhe nė Europė, Bild. Meqė ky i dyti nuk e kishte kapur telefonin Presidenti nuk kishte ngurruar dhe nga Gjiu Persik (ku po qėndronte pėr njė vizitė zyrtare) i ishte kėrcėnuar Kai Diekmann-it (kėshtu quhet ky kryeredaktor) qė do tė kishte Luftė nėse gazeta e tij do ta ndiqte temėn e kredisė e lėre mė ta botonte...
Wulff, i rraskapitur pėr toke, para dy netėsh doli nė TV-tė publike ARD dhe ZDF dhe tha qė Bild-it i kishte kėrkuar ta shtyente botimin e tekstit nė fjalė pėr njė ditė... Dhe e pranoi qė kishte bėrė njė gabim tė rėndė pėr tė cilin kėrkoi falje. Fakt ėshtė qė pjesė nga ajo porosi nė telefonin e shefit tė Bild-it dolėn nė media. Kurse kėrkesėn e gazetės pėr botimin e tėrė monologut tė Presidentit, ky i fundit e refuzoi... Pse e refuzoi? Sepse del qė ai edhe nė paraqitjen e tij televizive thjesht ka gėnjyer... Thonė tė gjitha mediat gjermane tė cilat nuk e kanė ndėrmend ta lėshojnė kaq lehtė kėtė president. Pėr tė mos thėnė nuk e kanė ndėrmend ti ndahen derisa ky tė japė dorėheqje.
Situata nė kėtė fundjavė paraqitet mė sė miri me komentin e njėrit prej botuesve tė Franfkurter Allgemeine Zeitung, Frank Schirrmacher, i cili pėr aferėn e Wulff shėrbehet me Franz Kafkėn. Tekstin e rolit tė kreut tė shtetit nuk e ka shkruar Kushtetuta e vendit, por Franz Kafka. Nė njė prej rreshtave mė tė famshėm tė tij Kafka thotė: Fiksioni do tė shndėrrohet nė rendin e ri botėror!, shkruan Schirrmacher. Nėse do tė flisnim me logjikėn e Franz Kafkės, imagjinojeni vetėm pak... se ēfarė rendi tė ri (shqiptar?) kemi ne...
krasniqja! (...n\'pus pa fund!): 08-01-2012 03:05
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 