| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Albin Kurti
Republika e Kosovės ėshtė Republikė Parlamentare me Kuvendin e Republikės sė Kosovės si organin e saj mė tė lartė politik, pėrfaqėsues e legjislativ nė Kosovė. Nėpėrmjet vendimit pėr reciprocitet tė plotė politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinė, Kuvendi i Kosovės praktikisht mori vendim qė tia mbyllė derėn Serbisė nė Kosovė pėrderisa ajo e mban derėn e mbyllur pėr Kosovėn.
Nuk do shumė mend pėr ta kuptuar qė aktualisht nuk ka kurrfarė reciprociteti me Serbinė. Serbia i shtyp shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės kurse kėrkon privilegje shtesė pėr serbėt nė Kosovė ndėrkohė qė dihet se, pėrgjithėsisht, mė shumė ka shqiptarė nė Serbi sesa serbė nė Kosovė.
Qė tė gjithė vijnė nė Kosovė sa herė tė duan e kur tė duan: prej kryetarit tė Serbisė, Boris Tadiq, e deri te zyrtarėt mė tė ulėt shtetėrorė tė Beogradit. Nė anėn tjetėr, njė herė tė vetme njė ministėr i Qeverisė sė Kosovės provoi tė shkojė nė Kosovėn Lindore dhe menjėherė e kthyen mbrapsht pa kurrfarė konsiderate.
Boris Tadiq erdhi nė Deēan, Ibrahim Makolli nuk shkoi dot nė Preshevė. Po ashtu, nė Kosovė vijnė automjetet e Serbisė me tabela tė qyteteve tė Kosovės nga koha e Milosheviqit ndėrkaq veturat e Kosovės duhet ta heqin ēdo mbishkrim tė Republikės dhe ta ndėrrojnė identitetin pėrmes tabelave tė pėrkohshme tė Serbisė nėse duan tė qarkullojnė nėpėr Serbi.
Nė fakt, nė secilėn marrėdhėnie me Serbinė, Republika e Kosovės, duke iu falėnderuar bisedimeve tė suksesshme tė Qeverisė sė Kosovės nė Bruksel, e fsheh emrin e vet si Republikė karshi Serbisė.
Pra, Republika e Kosovės nuk vlen as pėr Kosovėn kur ajo ndodhet pėrballė Serbisė, nė pėrputhje me mosnjohjen qė Serbia ia bėn pavarėsisė sė Kosovės.
Qeveria e Republikės sė Kosovės tash e 42 ditė nuk e zbatoi kėtė vendim tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės. Ajo e ka shpėrfillur kėtė vendim dhe ka deklaruar qė atė nuk e trajton si vendim (qė e obligon) por si mendim (qė e kėshillon). Rrjedhimisht, Qeveria e Kosovės e ka shpėrfillur vendimin e Kuvendit tė Kosovės sepse ajo e shpėrfill Kuvendin si tė tillė duke e konsideruar atė organ qė jep mendime e jo qė merr vendime.
Qeveria e Kosovės nuk e do karakterin dhe themelin parlamentar tė Republikės sė Kosovės. Qeveria synon ta shndėrrojė Republikėn Parlamentare tė Kosovės nė Republikė Qeveritare tė kryeministrit. Por, ēfarė do tė ishte ajo Republikė Qeveritare?
Tri aspekte tė Republikės Qeveritare tashmė janė tė qarta. Sė pari, pėr dallim nga Republika Parlamentare e Kosovės qė do tė ishte e mbyllur pėr Serbinė dhe e hapur ndaj Shqipėrisė, kjo Republika Qeveritare e kryeministrit do tė mbyllej me dhunė ndaj Shqipėrisė (ashtu siē e mbyllėn kufirin nė Vėrmicė mė 14 janar) dhe do tė hapej me dhunė ndaj Serbisė (ashtu qysh vepruan te kufiri nė Merdarė mė 14 janar).
Fundja, kėtė gjė na e ka paralajmėruar edhe Wikileaks atėherė kur u zbulua qė kryeministri aktual i Kosovės, nė njėrėn anė, ėshtė takuar dy herė tinėz (bile njėherė kur ishte nė opozitė) me kryetarin e Serbisė, Boris Tadiq, kurse, nė anėn tjetėr, zėvendėsambasadorit tė ShBA-ve nė Kosovė, Michael McMurphy, i ka thėnė qė ta mbajė kryeministrin e Republikės sė Shqipėrisė, Sali Berisha, larg prej Kosovės dhe ka folur pėr rrezikun e panshqiptarizmit.
Sė dyti, nė Republikėn Qeveritare, dhuna dhe shkeljet aktuale tė ligjit nga ana e Qeverisė spostohen nė prapaskenė pėr ti ekspozuar nga Qeveria dhunėn dhe shkeljet e mundshme tė ligjit nga qytetarėt. Thjesht, Qeveria i zhvesh qytetarėt nga tė drejtat karshi Qeverisė, nė mėnyrė qė Qeveria tė ketė ēdo tė drejtė mbi qytetarėt.
Politika bėhet policore kurse policia bėhet politike. Rrahjet, arrestimet, burgosjet, persekutimet do tė shpeshtohen drejt normalizimit tė tyre. Kushtetuta dhe ligjet shndėrrohen nė tryezė suedeze ku Qeveria pėrzgjedh se KUR, ĒKA dhe SI do tė zbatohet pa pasur nevojė asnjėherė tė shpjegojė PSE. Republika Qeveritare ia trash Kosovės sė pavarur pushtetin porse ia zvogėlon shtetin (si buxhet, si territor dhe si pasuri publike e kombėtare).
Sė treti, Kosovėn me Republikė Qeveritare e robėron ekonomia e Serbisė. Okupimi i dikurshėm ushtarako-policor nga Serbia, zėvendėsohet me okupimin ekonomiko-tregtar prej saj. Tė vetmin politikan e deputet tė Kuvendit tė Kosovės qė kryeministri aktual dhe ministri i tij i Zhvillimit Ekonomik e vizituan nga dy herė vitin kaluar ishte importuesi kryesor kosovar i mallrave tė Serbisė, deputeti Ramiz Kelmendi, i cili nuk ėshtė nga radhėt e pozitės. Kompania e tij ETC ėshtė e katėrta pėr nga qarkullimi vjetor pas PTK-sė, KEK-ut e ProCredit Bankės.
Me Republikėn Qeveritare Kosova humbet shansin pėr ēfarėdo sistemi ekonomik human ku njeriu ėshtė mė i rėndėsishėm se mallrat. Sėrish, me 14 janar, e pamė se si u bllokua liria e lėvizjes sė qytetarėve tė Kosovės pėr hir tė lirisė sė lėvizjes sė mallrave tė Serbisė. Qytetarėt e Kosovės blejnė mallra tė Serbisė sepse janė tė varfėr. Mirėpo, qytetarėt e Kosovės do tė mbesin pėrherė tė varfėr nėse vazhdojnė tė blejnė mallra tė Serbisė.
Prodhuesit vendės nė Kosovė nuk arrijnė tė konsolidohet dhe pėrfundojnė nė situatė tė pashpresė duke u dorėzuar para tregtarėve qė shėrbejnė si infrastrukturė e importit enorm. Mbase nuk ėshtė e rastėsishme qė koha kur Mahatma Gandhi e ka nisur Marshin e Kripės kundėr kolonialistėve anglezė, pra mė 12 mars 1930 (vetėm gjashtė javė pas shpalljes sė pavarėsisė sė Indisė), paraqet momentin vendimtar tė Lėvizjes pėr Pavarėsi atje. Prej aty India nis ta prodhojė vetė kripėn dhe okupimi i saj fillon tė bėhet i palevėrdishėm pėr Anglinė.
Nė Merdarė dhe te Dheu i Bardhė mbrohet e pėrkufizohet Republika por edhe mundėsohet e realizohet ēlirimi ekonomik i vendit tonė. Pa Republikėn tonė sdo tė kemi ekonomi tė vendit. Pa ekonomi tonėn, vendi mbetet pa Republikė.
Albini (Gjermani): 19-01-2012 13:04
Fati (Vjene): 19-01-2012 11:56
Ardian (Drenas): 19-01-2012 11:12
blerimi blerimi (Prishtine ): 19-01-2012 06:32
babadimri (Prishtine): 19-01-2012 00:40
Atdhetari (Absurdistan): 18-01-2012 23:20
Bler (Germany): 18-01-2012 21:51
SuperB (Deutschland): 18-01-2012 20:42
patrioti me zemer te thyer (londer): 18-01-2012 19:35
Beni (Hamburg): 18-01-2012 18:56
Alban Elezi (Prishtine): 18-01-2012 18:19
Sabiti (Kazakhstan (te Benxhi)): 18-01-2012 17:00
katunari ((Prishtine)): 18-01-2012 16:13
dasa (Gjakove): 18-01-2012 15:31
Wildfire (Prishtine): 18-01-2012 14:20
Ylli (Prishtin): 18-01-2012 12:47
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 