| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Agon Maliqi
Njė veprim politikisht i paarsyeshėm i VV-sė u vijua nga njė reagim edhe mė i paarsyeshėm i policisė: dhunė joproporcionale, me raste edhe brutale, ndaj protestuesve tė qetė (madje edhe deputetėve) qė ushtronin njė tė drejtė kushtetuese. Palėt e pėrfshira nė kėtė mejdan tė paarsyeshmėrisė e nisėn vitin e ri duke ia imponuar shoqėrisė njė polarizim tė skajshėm.
Nėn tymnajėn e emocioneve, ligjėrimi publik u elektrizua deri nė pikėn ku sot pak kush dėshiron tė dėgjojė argumente. Po zhduket edhe ajo pak hapėsirė qė ekzistonte pėr reflektime mė objektive. Ēdokush ndjen detyrim pėr t'u pozicionuar.
Provokimi i njė situate tė tillė duket se ishte synimi kryesor i VV-sė kur e organizoi protestėn. Njė reagim i dhunshėm i policisė ishte i pritshėm dhe ishte pikėrisht ajo qė VV-ja kėrkonte. Nė ndjekjen e synimeve tė tija politike, Kurti ėshtė njė zbatues i shkathėt i taktikave provokuese alla-Gandi.
Preteksti zyrtar i aksionit edhe mund tė ketė qenė bllokimi i importeve serbe. Por, shihen qartė edhe motivet e politikės sė brendshme rimobilizimi i bazės mbėshtetėse, viktimizimi para opinionit, thellimi i portretit negativ tė qeverisė dhe i partive opozitare si tė nėnshtruara, etj.
Nė njė kohė kur frustrimi me gjendjen socio-ekonomike po rritet (sidomos te rinia), VV-ja po e provokon njėfarė pike tė vlimit nė kundėrshtinė qytetare ndaj qeverisė. Jo pak mbėshtetės tė saj nė internet po i fryjnė idesė sė njė "pranvere shqiptare".
Dramatizimi i situatės i interesonte edhe kryeministrit. Para protestės, bashkė me megafonėt e tij mediatikė, ai nxeu gjakrat duke pėrdorur njė retorikė provokuese dhe kėrcėnuese. Karikaturizimi i VV-sė si njė mbeturinė e mendėsive tė sė shkuarės (fatkeqėsisht, jo krejt i pabazė), synonte mbėrthimin e qeverisė me petkun pėrparimtar, properėndimor dhe institucionalist.
Pėr Thaēin, zhvendosja e debateve politike nė nivele tė tilla simbolike ėshtė e dobishme meqė ajo e largon vėmendjen nga mungesa e vizionit dhe nga dėshtimet konkrete nė qeverisje. Nė anėn tjetėr, dhuna e policisė shėrbeu si paralajmėrim pėr ndonjė protestė mė serioze nė tė ardhmen.
Ngjarjet e ditėve tė fundit, pra, nuk kishin tė bėnin vetėm me sundimin e ligjit, Serbinė dhe rezolutat e Kuvendit - por para sė gjithash me lėvizjen e figurave tė shahut dhe me shfaqjen para syve tanė tė filmave epikė, ku kacafyteshin e mira dhe e keqja.
Por, pėrkundėr pretendimeve tė palėve, nė realitetin tonė gjėrat nuk mund tė priten kaq lehtėsisht me thikė.
Te individėt ēmendia ėshtė gjė e rrallė, por tek grupet, partitė, kombet dhe epokat ajo pėrbėn rregullin, thoshte me mprehtėsi Niēe. Nė kushtet e polarizimeve grupore dhe emocionalitetit tė tepruar, ajo qė vdes e para ėshtė e vėrteta. Vdekja e saj ēon drejt ēmendisė kolektive pėr tė cilėn fliste Niēe.
Mjafton tė shohim se si vritet e vėrteta nga polarizimi i skajshėm nė Shqipėri. Nėse i ndiqni lajmet nė dy stacionet mė tė mėdha televizive (Top Channel dhe Klan), fitoni pėrshtypjen se bėhet fjalė pėr dy Shqipėri krejt tė ndryshme njėra qė ēdo ditė e mė shumė po shkon drejt humnerės, tjetra qė po lulėzon pa tė ndalur.
Edhe ne, me sa duket, po rrėshqasim drejt njė skizofrenie tė tillė interpretimesh teksa pėrballemi me narracione tė kundėrta dhe absolutiste tė realitetit. Brenda masės sė madhe tė grisė, tė gjithė na bėrtasin: "ne jemi e bardha, ata janė e zeza".
Natyrisht, palėt dhe rolet e tyre nuk mund tė relativizohen dhe tė barazohen. Por, nuk duhet lejuar as verbėrimin para fakteve dhe arsyes sė shėndoshė.
Interpretimi im modest i fakteve ėshtė ky: e kemi njė qeveri teknikisht mė tė pregatitur se qeveritė e mėparshme, por tejet tė ngathėt, pa ndonjė vizion udhėzues zhvillimor dhe vazhduese tė avazit tė shkeljes sė ligjeve dhe hajnisė.
Burimi i problemit mbetet njė kryeministėr i cili, nėse e pėrdorim njė kategorizim teorik tė liderėve, na del tė jetė njė "lider transaksional" i interesuar vetėm pėr mbajtjen e pushtetit pėrmes shkėmbimit tė favoreve - dhe jo njė "lider vizionar" i interesuar pėr shkundjen e status-kuos dhe ndryshimin qenėsor tė gjėrave.
Nė njė kohė kur qytetarėt kanė etje tė dukshme pėr shpresė dhe pėr alternativa, ēfarė bėn VV-ja, kjo strehė e fundit e grimcave tė etikės nė politikė?
Ajo vazhdon ta keqorientojė frustrimin legjitim tė qytetarėve me qeverinė drejt disa fiks-ideve dhe botėkuptimeve kokėforta skematike, tė ngjashme me ato qė tashmė janė vėrtetuar si tė gabuara prej kundėrshtimit tė Rambujesė e deri te kundėrshtimi i Pakos sė Ahtisaarit.
Popullizimi euforik, i karakterizuar nga njė ligjėrim i rrezikshėm nacionalist dhe njė formė e socializmit dogmatik, mbetet instinkti primar dhe i natyrshėm politik i VV-sė.
Albin Kurti dhe VV-ja kanė luajtur rol shumė tė rėndėsishėm nė shoqėrinė tonė, mbi tė gjitha nė ngjalljen e idesė sė qytetarisė aktive. Por, ėshtė koha e fundit qė ata tė kthejnė sytė drejt brendisė sė Kosovės tė mos e shohin absolutisht ēdo gjė, pėrfshirė kėtu edhe industrializimin e vendit, si katėrēipėrisht tė varur nga raportet me Serbinė.
Me qasjen e saj tė sotme VV-ja i ngjan njė fėmije tė llastuar qė e ka dhomėn tė mbushur me njėqind lodra (v.j. korrupsioni, politikat zhvillimore, etj) por ėshtė fiksuar tė hapė me dhunė derėn e dhomės sė kompjuterit teksa prindėrit po e kėrkojnė ēelėsin (v.j. ndėrkombėtarėt, veriu, Serbia).
Personalisht vazhdoj ta kem njėfarė shprese se Kurti njė ditė mund tė bėhet diēka si Joshka Fisheri njė radikal me zemrėn nė vendin e duhur, i cili me kalimin e kohės i thėrret aryes. Por, me vazhdimin e kėsaj agjende tė pakokė tė VV-sė, kjo shpresė po mė zbehet gjithnjė e mė shumė.
(Autori ėshtė kolumnist i rregullt i gazetės Zėri)
Ardit (Prishtine): 20-01-2012 12:30
Dini45 (Gjermani): 20-01-2012 11:54
Takahyti (Prishtine): 20-01-2012 10:49
Trimi (prishtine): 20-01-2012 10:05
Valoni (Gjenev): 20-01-2012 09:18
Dush Kusari (Shkup): 20-01-2012 02:26
Atdhetari (Absurdistan): 20-01-2012 01:06
lumnija (vushtrri): 19-01-2012 20:28
dikushi (kosova): 19-01-2012 20:14
anonimus (Kosova): 19-01-2012 19:39
hunqi (Prishtine): 19-01-2012 15:44
F.rr. (Prishtine): 19-01-2012 15:13
perendoni (aaaa): 19-01-2012 15:12
Trimi (Prishtine): 19-01-2012 14:05
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 