| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Beqė Cufaj
Ditėt dhe netėt, javėt dhe muajt, vitet dhe dekadat dinė tė jenė tė zakonshme kur pėrgjatė tyre nuk ka gjėra tė jashtėzakonshme. Kur ato dinė tė jenė prej atyre qė njeriu si individ por edhe shoqėria, rrethi, shteti dhe kombi janė pjesė e familjes sė madhe tė popujve pėrqark apo tė civilizuar.
Ky vit, pėr shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe Shqipėrinė nė veēanti, ska dyshim qė ėshtė i jashtėzakonshėm. Ėshtė viti i 100-tė i Pavarėsisė.
Do tė mjaftonte vetėm njė hedhje prapa e kokės a shikimit pėr tė kujtuar krajatat dhe vėshtirėsitė, tragjeditė dhe luftėrat, huqjet dhe harresat, ideologjitė dhe demokracitė, personalitetet dhe popullatėn, gjeografinė dhe historinė me momentet kyēe nė kėtė shekull pėr tė konstatuar mes njė ofshame dhe lehtėsimi ... sė pari pėr mbijetesėn dhe sė dyti pėr menaxhimin qė perceptimi, sė paku perceptimi pra, ti ngjajė njė vetkuptueshmėrie qė jemi pjesė e civilizimit perėndimor. Njihemi si njė komb me njė gjuhė, me njė kulturė, me shtet(e) me shqiptarė e kėshtu me radhė.
Natyrisht qė historia e shqiptarėve dhe Shqipėrisė nuk fillon nė atė 28 Nėntor tė vitit 1912... Por sidomos ky shekull i shqiptarėve nuk ka qenė gjė tjetėr pos njė kondenzim i madh dhe i flaktė i vuajtjeve tė paraardhėsve dhe tragjedive tė tyre. Njė marshim nė pėrmbushjen e porosive (amaneteve?) tė tyre. Kurse prej asaj date e dite tė Vlorės sė para njėqind vjetėve shqiptarėt u shpėrndanė nė disa fronte pėr tė qenė gjithmonė mes inercionesh individuale, klanore, krahinore dhe idesė (kėsaj po!) qė jemi njė... Historia di tė jetė e mėrzitshme dhe nė kėtė mes sidomos kur bėhet fjalė pėr jubiletė.
Kjo edhe pėr shkakun qė nomenklaturat politike, akademike e kulturore shqiptare, qoftė nė kohėn e komunizmit (e kjo ideologji shqiptarėve ua hėngri as mė pak e as mė shumė se gati gjysmėn e kėtij shekulli pavarėsie!) ashtu edhe tė pluralizimit nė shumicėn absolute tė rasteve kanė zaptuar me kėmbė e bėrryla ēdo eveniment tė rėndėsishėm kombėtar. Kėtė pėrshtypje njeriu lehtėsisht e fiton edhe kur shikonte sesi nė Kuvendin e Shqipėrisė nė njė ceremoni fjalėn e merrnin politikanė tė tė gjitha trevave tona pėr tė shėnuar kėshtu hyrjen nė vitin e pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Asgjė skemi kundėr kėtyre ceremonive por ato duhet tė bėhen me takt dhe me vend siē i bėjnė vendet dhe popujt e civilizuar. Por tek ne politika sdi dhe sdo, smundet dhe ska kaēik qė as pas njėqind vjetėsh organizimi ta kuptojė qė ekzistencėn e vet e ka duke iu falėnderuar qytetarit dhe votės sė tij.
Vetė fakti se si sindromi i vjedhjes sė votės ėshtė i pėrhapur gjithandej ku shqiptarėt jetojnė nė Ballkan flet pėr atė se politika te ne shihet si mjet pėr tė kapur pushtetin i cili nėnkupton paranė dhe me kėtė edhe arrogancėn qė ajo di ti qėndrojė si mantel ēeliku nė trupin e ēdo qenieje njerėzore. Te politikani i sotėm shqiptar, kudo qė ai ėshtė, tė qenit nė pushtet nuk do tė thotė shėrbim qytetarit e institucioneve por njė lloj frustrimi dhe mashtrimi i cili me vete mbart tė gjitha sferat e rėndėsishme tė jetesės dhe organizimit tė saj.
Kjo komponentė psiko-sociale pėr fat tė keq duket qė nuk do ti ikė as shėnimit tė kėtij viti kaq tė rėndėsishėm pėr kombin. Ndryshe, politika dhe politikanėt, sidomos nė kėtė pėrvjetor tė ēmuar do tė bėnin ēdo gjė qė ti shėrbenin qytetarit dhe institucioneve e individėve nga jeta kulturore e shkencore dhe pėrgjithėsisht akademike qė pėrmes manifestimeve, botimeve, leximeve, prezantimeve, promovimeve, kujtesave tė vlerave kombėtare tė nxirrnin nė shesh rrugėtimet e dekadave tė ngritjeve e rėnieve tė ndryshme... dhe fare nė fund do tė vinte ajo qė gjithandej nė mentalitetin perėndimor ėshtė e vetėkuptueshme kur politika me manifestimet e saj do tė celebronte atė qė bėn dhe bėri. Por jo. Asgjė nga kėto pritje logjike nuk do tė ngjajė. Politika dhe politikanėt do celebrojnė veten e tyre dhe tek-tuk edhe ato grupe interesi nga kultura e shkenca, e qė nuk janė pak, tė lidhura me kėtė ose atė krah politik...
Kurse ne, vdektarėt e zakonshėm, tė shpėrndarė nėpėr trevat e bijave dhe bijve tė shqipeve tė malit por edhe nė tė katėr anėt e botės, do tė vėshtrojmė dhe vėzhgojmė kėtė ngjarje si njė spektakėl tė zakonshėm dhe pėr kėtė edhe tė mėrzitshėm politik. Duke u rropatur me jetėn e pėrditshme dhe mungesat e mėdha- krahasuar me fqinjėt dhe Europėn e botėn e civilizuar... Njė prej kėtyre mungesave, ska dyshim qė edhe kėtė 28 Nėntor do tė jetė... qėllojani... rryma. Dhe ky detaj do tė duhej tė fliste pėr ēdo gjė! Tė shpresojmė pra qė vera nuk do tė jetė aq e thatė kurse vetė 28 Nėntori nuk do jetė aq i ftohtė. Tjerat skanė rėndėsi! Dimė ne edhe vetė e mes nesh tė festojmė.
rifati (gr.br,): 22-01-2012 23:29
dani (düsseldorf): 21-01-2012 23:36
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 