Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E hėnė
21 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
18°
21-01-2012 | 11:45 CET
SHKRUAN
Blerina Rogova Gaxha

Njeriu me shall

Blerina Rogova Gaxha

Njeriu i Kosovės. Kosova e Rugovės. Njeri i paqes dhe ikona e saj. Burri qė gjithė jetėn e tij fliste pėr Kosovėn e pavarur e tė hapur ndaj Shqipėrisė dhe Serbisė e nė miqėsi tė pėrhershme mė Shtetet e Bashkuara... Studiuesi e mjeshtri i letrave. Njeriu qė pinte shumė kafe e cigare. Qė kishte shumė miq dhe po kaq shumė armiq. Qė ishte bėrė burrėshtetas nė Republikėn, tė cilėn armiqtė por edhe shumė tė tjerė ia quanin "fantome" tė Kosovės. Dhe mė nė fund njeriu me shall, ishte Ibrahim Rugova.

Ata qė e deshėn shumė, e quajtėn ndonjėherė edhe tė shenjtė, edhe njeri me orė, edhe shpėtimtar, edhe tė "mbrrim" edhe tė urtė por edhe trim. Kurse jo pak tė tjerė, pėr tė gjallė e quajtėn edhe tradhtar, edhe pacifist dhe edhe antikombėtar dhe sa prej tyre e kishin ėndėrr dhe pėr ta vrarė. Ata qė e kanė njohur nga afėr e kujtojnė tė ketė qenė ndryshe nga tė tjerėt, i butė dhe i prerė, i qetė nė urtėsinė e tij dhe i vendosur nė idealin e "Republikės sė Kosovės".

Pa dyshim se ėshtė herėt pėr t'i vėnė pikė figurės sė Ibrahim Rugovės, ngritjes apo rėnies sė tij, shkėlqimit apo zvetėnimit tė figurės politike e intelektuale dhe mė nė fund edhe kontributit tė tij nė historinė mė tė re tė Kosovės. Kjo ėshtė e pamundur tė bėhet, mbase pse kanė kaluar vetėm disa vjet qė nga vdekja e tij, ku shumė nga dishepujt por edhe nga armiqtė e tij akoma janė gjallė dhe ndikimi i tyre nė shkrimin e kėsaj historie mund tė jetė vendimtar qoftė edhe pėr tė mbrapsht.

Sot nė gjashtė vjetorin e vdekjes, kur shumėēka ėshtė e pėrzier por qė sado pak jemi mė racionalė nė vlerėsimet pėr luftėn dhe pėr paqen por edhe pėr krahėt e kėtyre dy skajeve qė gjithnjė janė tė lidhura ngushtė, e shohim pak mė ndryshe edhe figurėn e njėrit prej njerėzve mė tė kompletuar ndoshta, tė historisė mė tė re tė Kosovės. Ajo qė mund tė thuhet sot pėr figurėn e dr. Ibrahim Rugovės, ėshtė se ai ėshtė shndėrruar nė njė figurė mė tė respektuar pas vdekjes.

Ēuditėrisht ėshtė shndėrruar nė njė figurė uniteti mė shumė sesa pėr tė gjallė. Kundėrshtarėt e tij tė deridjeshėm politikė dhe mohuesit e asaj qė ishte cilėsuar filozofi politike e presidentit Rugova, sot nuk hezitojnė t'i pėrulen para varrit, tė flasin pėr tė, pėr figurėn dhe emrin e tij, ta pėrdorin si "vlerė" pėr vete, tė cilėn pėr tė gjallė tė tij, nuk e kishin ēmuar edhe aq.

Sot po ashtu vėrejmė se ata qė e kishin luftuar nė vazhdimėsi, nė mesin e tė cilėve kishte edhe figura tė profilit tė lartė politik e shkencor, mė nė fund kanė heshtur dhe nuk flasin mė. Nuk ėshtė krejtėsisht e qartė nėse kėta kundėrshtarė tė filozofisė se presidentit tė ndjerė, i kanė "rėnė pishman" asaj qė e kanė thėnė, apo presin ditė mė tė mira pėr ta "fituar tė drejtėn historike tė argumenteve".

Figurat e veēanta nė historinė e popujve kanė marrė vlera ose janė pėrmbysur krejt vite pas vdekjes. Ka ndodhur shpesh qė nė vitet e para tė jetės sė tyre tė amshueshme, ata janė ngritur nė piedestal, pėr tė rėnė mė vonė. Kėshtu ka ndodhur dhe me Leninin, me Stalinin, me Hoxhėn, me De Golin, me Maon, me Ali Pashėn... Por kėto vite tė para tė pasvdekjes, nuk e kanė ndryshuar fort figurėn e presidentit, qė e vlerėsojnė, historik tė Kosovės.

Ai vazhdon tė prehet i qetė, megjithėse jo pak njerėz ia kanė lėkundur eshtrat nga varri e pėr interesa tė veta. Ajo qė bie nė sy ėshtė njė lloj harrese dhe mosinteresimi pėr tė thėnė se cilat ishin majat e filozofisė sė tij, e cilat ishin dėshtimet mė tė mėdha. Pėr tė thėnė se ēfarė ishte e premta e tij, ēfarė mbyllja nė shtėpi gjatė luftės sė fundit, ēfarė takimi me Millosheviqin dhe raporti me UĒK-nė, apo dhe lufta e pashpallur qė kishin Rugova me Rexhep Qosjen, me Adem Demacin, apo me Sali Berishėn.

Ai qė sot kujtohet si njeriu i letrave, njeriu qė pinte shumė kafe e cigare, qė ishte bėrė ikona e rezistencės sė popullit shqiptar tė Kosovės dhe qė gjithmonė rrinte me shall, e kėrkon vlerėn dhe vendin nė historinė e vendit tė vet. Edhe pėrtej varrit, ėshtė lodhur ndoshta, duke ia lėkundur eshtrat, sa herė qė neve na vijnė zgjedhjet.

4.8/5 (41 votë/a)
migjeni (peje): 07-02-2012 20:50
per shkelqimin dhermanij por ty oj mjer qe je analfabet nuk kemi na faj e njeriun me shall e kan vlersue burrat eshteteve te medhaja
shkélqimi (Gjermani): 27-01-2012 20:46
Romani "Shkélqimi dhe rénja e shokut Zylo"i pérshtatet shumé.Uné,kurré nuk kam mundur as njé fjali ta kuptoj.Sa qené Sharri,sa buallica.Por,dicka serioze e té mencme prej tij,nuk ka dégjuar kurré askush.Mé qyqar se ai as nuk lind mé njeri i Kosovés.Qeshte edhe kur duhej qaré.
ardi nga skenderaj (zürich) (zurich): 26-01-2012 22:01
bravooo, njeriu jone me shalle
natasha (shqiperi): 22-01-2012 13:32
mendoj se ky eshte nje shkrim i nivelit te larte, me njohje te larte dhe per me shume me nje guxim te madh. pergezim autores se nderuar
Denuesi i tradhetareve (Prizren): 22-01-2012 01:15
Cifti i Hashim Thacit te varri si ne teater kinse me "pietet" kujton rugoven qe cfare nuk i tha gjat luftes. Albini bile teater nuk po ben. Ate cka e beri Rugova para lufte, e vazhdon Albini pas lufte e kjo eshte: Qitja ne drite marrite e pushtetit, dhunen e tij.
hoxha (Prizren): 21-01-2012 20:33
Historin ia ka bërë Klintoni, Bleri, Ollbrajti dhe miqtë e tij që ia kanë njohur vlerat; Qosja, Demaçi e të tjerët janë pinjollë të idiotizmave kosovare. Sa për Albinin që po flet ky farë Izmati më mirë është që t'i qëndroj larg varrit të Rugovës se ai nuk përkon me filozofinë e urtësisë së Presidentit!
Izmat (Prishtine): 21-01-2012 17:02
"Burri që gjithë jetën e tij fliste për Kosovën e pavarur e të hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë" po de po bash qikjo tregon se ai u kon politikani qe i ka shkaktu me se shumti deme kombit shqiptare.Sa i perket se "kundershtareve te tije" kta kundershtar i ka pas paraluftes ngase mbas luftes Hashim Thaci,Ramush Haradinaj jane pasuesit me te denje te "filozofise rugoviane" vetem shikojeni fjalorine Thacit "integrimet" "miqesia nderkombetare" (servilizmi) etj etj. por kta kurre nuk e permendin popullin mu ashtu siq ka bere Rugova... Shiqojeni sot se mos Albini po shkon tek varri i tij, nuk shkone ngase ai i din demet afatgjate qe i ka bere ky njeri.Ky mund te jete njeriu me shall edhe ai qe ka tymoste shume cigare dhe pinte kafe por kurre smund te jete "burreshtetas".
Lindi (Prishtine): 21-01-2012 13:19
I shkruar me koke. I shkelqyer. Bravo

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Nė pritje tė “pavarėsisė sė pakushtėzuar”

Xhavit Haliti Koha, situata politike rajonale dhe koniunktura politike ndėrkombėtare nuk presin! Pavarėsia e pakushtėzuar nuk arrihet kurrė me deklarata politike dhe mediatike! Ka kohė qė ėshtė deklaruar publikisht qė viti 2012 do tė shėnojė nė histori dhėnien fund tė “pav...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51