| Prishtinė | ![]() |
| 18° |

Muharrem Nitaj
Secila kohė i ka heronjtė e vet dhe, nė secilėn kohė, ka jo pak matrapazė dhe horra qė kontrabandohen nė listėn e heronjve. Zakonisht, nė kohė krizash, ky numėr bėhet mė i madh dhe shumė nga bartėsit e proceseve tė rėndėsishme pėr kombe e popuj, ndodh tė spostohen dhe tė shtyhen tutje nga belaxhinjtė, qė mos ta prefshin rrugėn.
Po cilėt janė heronjtė e Kosovės sot.
A janė Hashim Thaēi e Ramush Haradinaj, pėr sė gjalli, apo Ibrahim Rugova e Adem Jashari, rahmet paēin. A janė Adem Demaēi me 30 vjet burgim e burrni, apo James Berisha me tre-katėr muaj e me lot nė sy. Po trimat e kombit kush janė... Fatmir Limaj nė burg e nshpi, apo Albin Kurti me no pasaran-in e tij. Lista e krahasimeve mund tė jetė e pafund, dhe emrat e gjetur nė kreun e saj mund tė jenė krejt tė rastėsishėm.
Ėshtė cituar shpesh njėri prej shkrimtarėve tė mėdhenj shqiptarė ti kishte thėnė njė mikut tė tij: mos fol se sot ėshtė kohė horrash dhe tė fluturon koka nga krahėt edhe pėr njė ėndėrr.
Ka shumė vite qė njė delegacion i LDK-sė, ku ndodheshin disa eksponentė dhe satelitė tė saj, e kishte vizituar Drenicėn qė vritej dhe kur thuhej se disa prej kėtyre tė fundit ishin flakareshur nga komitėt e luftės. Por, atėbotė asnjėri prej tyre nuk kishte denjuar ta pranonte se i ishte nėpėrkėmbur burrnia. Mė kot kam provuar dhe personalisht qė ta marr konfirmimin e asaj pėr tė cilėn fliste ēarshia.
Personi tragjikomik i kėsaj ngjarjeje, Gjergj Dedaj, i cili e kishte shijuar fuqinė dhe magjinė e pushtetit, me nobelizmin e tij politik, i kishte harruar flakareshat dhe kishte arritur deri aty sa shefin e tij, kryeministrin Hashim Thaēi, sė bashku dhe me qeverinė, ti propozonte pėr ēmimin Nobel. Mirėpo, kohėt kalojnė dhe ka plot raste qė mund tė tė kthehet fisnikėria... Tre ditė mė parė e pashė njė konferencė shtypi bombė. Dedaj kėrkonte hak nga kryeministri...
Sigurisht krejt e rastėsishme por njė tjetėr Dedaj-figurė domosdo politike, Iliri, nė njė debat televiziv u thoshte sejmenve tė Vetėvendosjes se ata do tė duhej tė kishin protestuar shumė kohė mė herėt, atėherė kur ishte vjedhur vota, dhe shprehej i habitur se si Vetėvendosja mund tė priste njė vendim normal nga njė Kuvend qė kishte dalė nga vota e vjedhur. Dedaj harronte se pikėrisht ato ditė i kishte pėrfunduar apo skaduar afati i tė qenit kėshilltar i parė i politik i njė presidenteje qė ishte zgjedhur me votat e po atij parlamenti, dhe harronte se po ata sejmenė tė Vetėvendosjes, tashmė kishin pranuar ta merrnin rrogėn e parlamentit tė dalė nga vota e vjedhur.
Zhvillimet e fundit ndėrmjet Qeverisė dhe Vetėvendosjes, mė shumė kanė qenė luftė politike e propagandistike sesa njė pėrplasje idesh apo argumentesh. Sigurisht se njėra palė do tė humbė. Dikush po thotė se gjasat mė tė mėdha pėr ta humbur kėtė luftė propagandistike i ka qeveria, sepse gardianėt e saj janė rritur aq shumė, sa qė ka kohė qė nuk po dihet kush po pi e kish po paguan. Komunikimi i disa zanatlinjve qeveritarė nė rrjetet sociale dhe menjėherė pas protestave tė 14 janarit, do tė duhej tė kishte qenė alarm pėr shefin e qeverisė se ai mund ta humbė kėtė betejė.
Nė kėtė luftė ose nė kėtė pėrplasje, secili e ka storien e vet dhe secili cilėsimin e tij pėr tjetrin. Ka ditė qė nuk po e shohim mė pjesėn e okupuar tė atdheut, por pushtetin e protestuesit atje ku dheu i bardhė o i zi, ėshtė i lirė. Nuk e besoj qė dikush nga kėta tė sotmit nė qeveri apo nė opozitė, mund ta shesė storien, se Kosova po mbrohet nė Merdar apo te Dheu i Bardhė.
Ndoshta edhe kjo kohė i ka vlerat e veta dhe disa vite mė vonė do tė dalin se kush kanė qenė heronjtė e kush horrat e saj, por pavarėsisht se cili do tė jetė raporti i kėtyre kategorive, dėmi do tė jetė i konsiderueshėm. Pikėrisht sot dhe tani, kur policia e shtetit dhe protestuesit mėrdhijnė nė kufi, hajnat dhe pushtuesit po bėjnė pallė. Po mban mot i mirė pėr ta.
Besim Anti_Heroi (Hooritan): 27-01-2012 09:46
resma (Peje): 24-01-2012 17:32
Melos (Prishtine): 24-01-2012 15:45
Ardita (Prishtine): 24-01-2012 12:38
sladini (Prishtine): 24-01-2012 12:34
Kojshiu i Muharremit (Prishtin): 24-01-2012 09:47
Molosi (Gjilan): 24-01-2012 02:01
Dukagjini (Prishtinë): 24-01-2012 01:30
DUKAGJINI (Prishtine): 24-01-2012 01:02
zefivogel (Peje): 24-01-2012 00:13
lufetari (Fushe Kosove): 24-01-2012 00:04
Denuesi i tradhetareve (Prizren): 23-01-2012 22:49
suzana (Prishtine): 23-01-2012 22:10
Suzana (Prishtine): 23-01-2012 22:05
ilire (Peje): 23-01-2012 21:20
Bekimi (Londer): 23-01-2012 21:12
gone (Podujeve): 23-01-2012 19:12
Linda (Prizren): 23-01-2012 17:16
studenti yt (Prishtine): 23-01-2012 16:57
ndueee (Gjakove): 23-01-2012 16:52
a demjaha (USAaa): 23-01-2012 16:45
memo (mitrovice): 23-01-2012 16:38
Agim NEziri (Kosove): 23-01-2012 16:33
Kralanasi (ne Mergim...): 23-01-2012 16:06
isaa (Prishtine): 23-01-2012 15:53
Xhemaili (Zvicer): 23-01-2012 15:51
anonimus (Kosova): 23-01-2012 15:19
Luftetari i Lirise (Skenderaj): 23-01-2012 15:08
Tafili (Prishtine): 23-01-2012 14:56
dosti (Prishtine): 23-01-2012 13:52
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
Letėr e lexuar.....
Presidenti i Shqipėrisė
Pasojat e pėrjashtimit tė Greqisė nga eurozona
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 64 vota
Piramidat | 22 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 