| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Nexhmedin Spahiu
U bėnė 12 vjet qėkur nė RTV Mitrovica ekziston njė redaksi qė pėrbėhet vetėm nga fėmijėt qė sajojnė programin pėr fėmijė. Qe 12 vjet, ēdo ditė nga ora 19.00-20.00 ky termin ka qenė i rezervuar vetėm pėr programin e tyre, nė tė cilin kurrė nuk ka pasur ndėrhyrje nga tė rriturit. Stafi i tyre pėrbėhet nga 20-30 veta, tė cilėt sipas radhės tė caktuar nga redaktori/redaktorja e tyre (po ashtu fėmijė) sajojnė programin e tyre ēdo natė nga 2-3 veta dhe nė fund tė javės i diskutojnė kėto programe.
Nė kėta 12 vjet pjesė e stafit tė kėsaj redaksie kanė qenė qindra fėmijė dhe nė mesin e tyre rreth 20 redaktorė fėmijė.
Redaktori/redaktorja fėmijė ėshtė zgjedhur sipas parimit: ai qė ka pėrvojėn mė tė gjatė nė momentin qė paraardhėsi/ja i/e tij/saj mbaronte shkollėn fillore dhe automatikisht largohej nga stafi i kėsaj redaksie.
Ajo pse pėrshkrova punėn e kėsaj redaksie ėshtė puna e pushtetarit.
Nė momentin qė zgjidhej redaktori fėmijė ai merrte frenat e pushtetit mbi programin dhe stafin pėr fėmijė. Pėr kuriozitet, nuk kam ndėrhyrė as atėherė kur redaktori/redaktorja fėmijė vepronin rėndė kundėr interesave tė televizionit.
Ēfarė kam parė nė kėta 12 vjet?
Kam parė se sa ėshtė i rėndėsishėm pėr fatin e njė komuniteti dhe njė institucioni karakteri i atij qė merr pushtetin nė dorė. Kam parė se aftėsitė dhe karakteret nuk kanė lidhje mes tyre.
Kam parė qė ndonjėri prej fėmijėve sapo merrte postin e redaktorit ndryshonte tėrėsisht qėndrimin ndaj kolegėve tė tyre. Por kam parė edhe fėmijė qė nuk ndryshonte fare sjelljen kur merrte pushtetin nė krahasim me periudhėn paraprake si moderator.
Kam parė fėmijė qė si moderator programi nuk ishin spikatur pėr zotėsinė e tyre, por si redaktorė tregoheshin tė suksesshėm dhe organizatorė tė aftė.
Ndonjėri nga ata ishte shumė i zoti/ e zonja si moderator/e por aspak si redaktor/e.
Ndonjėri prej fėmijėve sapo merrte pushtetin formonte njė klan rreth vetes dhe poshtėronte tė tjerėt.
Ndonjė tjetėr fėmijė sapo merrte pushtetin i largonte mė tė aftėt dhe mbante vetėm servilėt.
Ndonjėri krijonte staf ku secili moderator ishte mė i aftė sesa vetė shefi, por ndonjėri i pėrjashtonte tė gjithė ata qė i shihte se ishin mė tė zotė se sa vetė ai.
Ndonjėri e merrte postin me shumė hezitim e ndonjė tjetėr numėronte ditėt se kur do ta merrte postin e redaktorit.
Ndonjėri nuk arrinte tė krijonte pushtet, saqė dorėzohej e i lironte postin tjetrit, e ndonjė tjetėr krijonte pushtet aq tė fortė qe i bėnte fėmijėt tjerė tė qajnė. Madje shpesh vinin edhe prindėrit e tyre te unė pėr tu ankuar.
Karakteri i pushtetarit krijohet qė nė vegjėli
Nė kėta 13 vjet kam parė pasojat e kėtyre pushtetarėve tė vegjėl dhe kam vėrejtur se nuk dallojnė me veprimet e pushtetarėve tė mėdhenj.
Nė mesin e kėtyre fėmijėve kam parė prototipet e Ahmet Zogut, Enver Hoxhės, Mehmet Shehut, Ramiz Alisė, Ibrahim Rugovės, Sali Berishės, Fatos Nanos, Edi Ramės, Pandeli Majkos, Hashim Thaēit, Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit, Nexhat Dacit, Behxhet Pacollit, Fatmir Sejdiut, Isa Mustafės, Albin Kurtit, etj.
Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė pėrshkrimi i karakterit tė kėtyre pushtetarėve, por qė ta bėjė lexuesin tė mendojė nė kėtė drejtim dhe ta bėjė vetė kėtė analizė nė bazė tė perceptimeve vetjake.
Dua vetėm tė pėrcjell eksperiencėn time se cili lloj karakteri ishte mė frytdhėnės pėr institucionin dhe komunitetin.
Cilat veti tė karakterit tė pushtetarit janė me rėndėsi pėr komunitetin dhe cilat janė tė parėndėsishme?
Cili tip i karakterit ėshtė i dėmshėm pėr komunitetin dhe cili ėshtė i dobishėm pėr komunitetin?
Kjo pėrvojė mė ka treguar se nuk ėshtė fort me rėndėsi nėse pushtetari ėshtė demokrat apo autoritar sa ėshtė me rėndėsi se a ka apo nuk ka vizion.
Nuk ėshtė me rėndėsi se sa pushtet grumbullon ai, por si e pėrdorė atė pushtet: pėr tė afruar njerėzit e aftė apo pėr ti luftuar ata.
Nuk ėshtė me rėndėsi se sa e lakmon ai pushtetin, por sa zemėrgjerė ėshtė nė ndarjen e meritave dhe tė mirave qė krijohen.
Nuk ėshtė fort me rėndėsi se sa koprrac apo dorėlirė ėshtė, por sa ėshtė i pėrkushtuar nė misionin publik qė ka institucioni apo shteti.
Nuk ėshtė fort me rėndėsi se sa ėshtė numri i rivalėve tė pushtetarit dhe sa tė fuqishėm janė ata, por mėnyra se si pushtetari garon me ta: i injoron, i godet pas shpine, kolaboron me ta, i fut nė grackė apo i bėn ata ta ndjekin.
Pushtetari i mirė
Pushtetari i mirė ka vizion, i afron tė aftit, ėshtė zemėrgjerė nė ndarjen e meritave dhe benefiteve, ėshtė energjik nė pėrmbushjen e misionit, nuk merret me rivalėt e tij, por bėnė qė ata ta ndjekin nė rrugėn ku ai ecėn mė sė shpejti.
Sabriu (Prishtine): 28-01-2012 17:16
Fatmiri (France): 28-01-2012 13:13
kashtanjeva (Gjermoni): 28-01-2012 08:59
dimri ipanjohur (PEJË): 28-01-2012 00:19
dimri ipanjohur (PEJË): 28-01-2012 00:18
baci (peje ): 27-01-2012 22:43
Llolla (Dublibare): 27-01-2012 19:37
Vezhuguesi neutral... (Dikund....): 27-01-2012 14:44
Bler (germany): 27-01-2012 13:43
Bler (germany): 27-01-2012 13:43
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 