| Prishtinė | ![]() |
| 13° |

Muharrem Nitaj
Akrepi, i cili ndodhej nė njė kep qė mbulohej nga uji, i kėrkonte bretkosės ta shpėtonte dhe ta kalonte nė breg, por kjo e fundit nuk bindej, sepse i frikėsohej kafshimit tė tij. Pas premtimeve, qė ngjanin elektorale tė akrepit, bretkosa i bėhet urė atij qė e kafshon mė pas, duke e ditur se do tė pėrmbyteshin qė tė dy. Akrepi e kishte nė gjak kafshimin edhe atėherė kur ai mund tė ishte i kobshėm pėr tė.
Do tė ishte krejt logjike qė njė filozofi e tillė tė ishte edhe nė gjakun e opozitės, edhe tė shoqėrisė civile, edhe tė elitave intelektuale... tė cilėt duke mos i mbajtur anė tė fortit, do ta kafshonin qeverinė sa herė qė do tu jepej mundėsia. Por, nė rastin e Kosovės, vazhdimisht ka ndodhur e kundėrta. Opozita dhe shoqėria civile dhe elitat intelektuale, jo vetėm se nuk ka ndodhur ta kafshojnė qeverinė, por i kanė dhėnė jetė asaj, i kanė dhėnė fuqi e garanci se ajo do tė mbetej nė pushtet, pavarėsisht performancės sė saj, bile deri nė 2013-ėn.
Nė javėt dhe nė muajt e fundit, nuk ka pasur njė ditė tė vetme qė opozita dhe shoqėria civile nuk e kanė akuzuar qeverinė pėr keqqeverisje, pėr hajni, pėr diktaturė, e deri pėr tradhti. Por, asnjėherė nuk kanė shkuar pėrtej sulmeve verbale e tė kenė bėrė qoftė edhe njė pėrpjekje tė vetme tė pėrbashkėt pėr t'i dhėnė fund kėsaj keqqeverisje. Lideri i partisė mė tė madhe opozitare, nė kėtė fundjavė, deklaronte se opozita do tė mund ta rrėzonte qeverinė qė nesėr, sikur ajo tė ishte unike.
Por, ai nuk shpjegonte arsyet reale pse opozita nuk ishte e bashkuar, e aq mė pak nėse rrėzimi i qeverisė, tė cilėsuar nga opozita si qeveri e keqe pėr vendin, ishte qėllim i opozitės. Megjithėse partitė opozitare nuk e kanė fshehur asnjėherė se ato po provojnė qė tė krijojnė infrastrukturėn ligjore nė mėnyrė qė tė mos mund tė vidhet nė zgjedhjet e ardhshme, kjo nuk do tė duhej tu krijonte atyre komoditetin qė tė bashkėjetonin me njė qeveri kaq tė dėmshme pėr vendin, e aq mė pak ti amnistonte ata nga pėrgjegjėsia politike pėr kėtė qeverisje.
Qeveria aktuale mund tė pėrmbysej me zgjedhje tė reja, tė cilat opozita nuk i do, sepse nuk ėshtė e sigurt se do t'i fitojė, me njė koalicion tė ri pėr tė cilin opozita nuk i ka numrat ose edhe po t'i sigurojė nuk mund tė merren vesh pėr ndarjen e pushtetit, sepse secila parti ėshtė lidhur pėr postin e kryeministrit dhe sė fundi pėr interesin e proklamuar pėr shtetin. Duket qė ky i fundit ėshtė mė i parėndėsishmi, sepse asnjė nga partitė opozitare nuk duken tė vendosura pėr ta pėrmbysur qeverinė pėr kėtė interes, por vetėm me kusht qė kjo pėrmbysje tė nėnkuptonte ngjitjen e tyre nė pushtet. Ata po presin ditė mė tė mira pėr vete.
Njė koleg imi, nė njė analizė tė tij, shkruante se opozita po e ndihmonte kryeministrin tė shndėrrohej nė diktator. Kjo, me gjasė, sepse lufta e saj ndaj qeverisė nuk bėhej pėr interesa shteti, por pushtetit dhe prandaj unifikimi i saj ėshtė mission impossibile. Ėshtė e mundur qė kryeministri ta ketė kuptuar se opozita nuk e ka me gjithė mend, prandaj edhe ėshtė kaq shpėrfillės ndaj saj. Pas zgjedhjeve tė fundit, ku opozita kishte vėrejtje serioze pėr manipulimin dhe vjedhjen e votės, qė e kishte cilėsuar vjedhje industriale, ēuditėrisht askush nga ata qė e kishin fituar mandatin e deputetit nė kėto zgjedhje, nuk ishte pėr pėrsėritjen e tyre.
Kėtė e kishin kėrkuar vetėm ata qė kishin humbur por qė ishin tė pafuqi edhe brenda partive tė veta. Bile, ka pasur pėrplasje tė mėdha brenda partive, pse disa syresh i kishin refuzuar ofertat pėr tė qenė pjesė e koalicionit qeverisės, dhe jo pak prej tyre edhe sot janė opozitė ose kolonė e pestė e partive tė veta.
Ėshtė nė gjakun e opozitės dhe tė elitės intelektuale qė ta kafshojnė qeverinė sa herė qė munden, por ka javė dhe muaj qė kjo nuk po ndodh dhe gjithēka ėshtė shndėrruar nė "fiction". Tashmė secili po e sheh oborrin e vet dhe po e pret gjahun ti vjen nė shteg, bash si hutit nė zgurė. Njerėzit po thonė se vendi ėshtė me qeverisje dhe me opozitė tė keqe, prandaj edhe ska ēka i thotė Dema-Kadrisė... sepse qė tė dy po pyesin pėr pushtetin: A po doket me babėn?
fatmirja (Prishtine): 05-02-2012 19:25
melisa (Toronto): 05-02-2012 14:48
Ganiu (Istog): 04-02-2012 21:28
poetja (Peje): 04-02-2012 13:21
adina (new york): 31-01-2012 00:53
hajda (Rahovec): 30-01-2012 20:05
samir (Prishtine ): 30-01-2012 18:35
besnik-u (Prishtine): 30-01-2012 15:35
Zana (Prishtine): 30-01-2012 14:44
Shoki (Kosove): 30-01-2012 12:59
EULEX paraqitu nė Kuvend
Si Republika Serbe e Krajinės
Ti pėrkrahim apo tua mbyllim gojėn spiunėve?
Nikoliq - njė shans pėr Kosovėn?
Alb-etarja
Vota pėr njė Egjipt tė ri
Fatmir Limaj tė nxjerrė emra
Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?
E huaja qė (s)bėhet jotja
Jepini kuptim zgjedhjes sė Presidentit!
Nė rreshtin e pritjes
Duhet thyer shabllonet e politikės sė pekmezit dhe dardhave turshi
Kėshtu mė nuk shkon
Fitorja... pėrmes ikjes
Piramidat
O lopėt e mia ooo ma tmirat nkatun e... | 66 vota
Piramidat | 24 vota
Status quo ante | 16 vota
EULEX-i pėr peshqit e vegjėl | 15 vota
Votat e blera (vjedhura) e shesin shtetin | 14 vota
A do tė ishte Nikoliqi mė i butė se Tadiqi? | 14 vota
Evropa shtrigė
mendon Thaēi | 12 vota
Uh! Europė! | 11 vota
Molla e Kuqe, e krimbur | 8 vota
Presidenti i Shqipėrisė | 6 vota
Tė padijshmit e Kuvendit | 5 vota
Letėr e lexuar..... | 5 vota
Fitorja... pėrmes ikjes | 4 vota
Nė pritje tė pavarėsisė sė pakushtėzuar | 3 vota
A dhunohet fjala e lirė? | 2 vota
A mund tė jenė islamistėt liberalė? | 2 vota 