Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
31-01-2012 | 12:34 CET
SHKRUAN
Krenar Gashi

Pėrtej shantazheve tė njė deputeti

Krenar Gashi

Java qė lamė pas u karakterizua me njė sėrė akuzash e kundėrakuzash nga dy partitė mė tė zhurmshme nė vend. Nė njėrėn anė PDK-ja, e cila tashmė ngjan sikur tė jetė e vetme nė pushtet, ndėrsa nė anėn tjetėr Lėvizja “Vetėvendosje”, e cila me kryeneēėsinė e saj ka marrė primatin e opozitės duke i lėnė anash, tė paktėn tash pėr tash, partitė e tjera.

Nė gjithė kėtė zhurmė tė ndėrsjellė, ajo qė medoemos zuri njė vend tė veēantė ėshtė storja rreth suxhukut. Ishte pikėrisht kjo storja rreth detajeve, fundja krejtėsisht personale, tė jetės sė njė deputeti, tė cilat njė deputet tjetėr kishte vendosur t’i shpaloste publikisht.

Brenda pak minutave, gjatė njė interviste pėr emisionin “Interaktiv” nė KTV, deputeti Bekim Haxhiu, i njohur si komandant “Kamishi”, bėri shkelje flagrante, tė paktėn, tė tre ligjeve tė aplikueshme nė Republikėn e Kosovės.

Duke mos ditur nėse ėshtė duke folur si ish-agjent i SHIK-ut, apo si deputet qė merr pjesė nė komisionin parlamentar qė mbikėqyr AKI-nė, Haxhiu kishte vendosur qė muhabetin e thashethemeve tė kafeneve tė dyshimta nėpėr periferitė e kryeqytetit, ta sillte nė televizion. Natyrisht, krejt kjo e shtjelluar nė njė formė konspiracioni alla-kosovarēe.

Ajo qė ai thoshte nuk pėrkonte me qėllimin e tij, e qė ishte njė denigrim i figurės publike tė liderit tė “Vetėvendosjes”, Albin Kurtit. Haxhiu, qė kishte dalė nė mbrojtje tė shefit tė tij pėr ta goditur Kurtin, nė fakt na goditi tė gjithė neve. Pėrmes njė zhvleftėsimi tė skajshėm tė debatit publik, ai shpalosi raporte policie, bėri pyetje qesharake pėr suxhuk e pėr batanije dhe nxori nga kapela e tij prej magjistari jo njė lepur por njė zarf tė bardhė.

Aq ishin infantile e tė vobekta pėr kah arsyeja akuzat e Haxhiut, sa qė mė erdhi turp qė njė pėrfaqėsues i popullit tim po i nxirrte ato publikisht. Por, ai nuk u ndal me kaq. “Unė e kam kursyer Albin Kurtin”, thoshte deputeti, duke aluduar se shėrbimi tė cilit ai i takon kishte informata tė tjera pėr kolegun e tij deputet nga opozita, e tė cilat nuk po i bėn publike tash. Ky gjest i Haxhiut nė fakt ishte shėmbėlltyra e njė shantazhi publik.

Pėr Kurtin ai mbase edhe di mė shumė.

Por kjo nuk ka hiē rėndėsi. Madje nuk kanė rėndėsi as debatet e nxehta politike, e as akuzat e ndėrsjella. Edhe shantazhin publik do ta injoronim, po qė se ky shantazh nuk do tė pėrbėnte njė indikator tė fuqishėm tė njė fenomeni tejet negativ pėr gjithė shoqėrinė – SHIK-un.

Akuzat e Haxhiut pikė sė pari treguan qartė se pėrkundėr deklaratave tė pjesėtarėve tė tij, SHIK-u ėshtė ende aktiv. Madje, edhe mė aktiv. Pėrmes katapultimit nėpėr institucionet e vendit, e kryesisht nė Kuvend, SHIK-u tashmė nuk bazohet veē nė informantat e tyre kolegė tė Nazim Bllacės, por edhe nė struktura tė shtetit. Kėsisoj, Haxhiu na tregoi se ata kanė qasje nė Policinė e Kosovės, qė do tė duhej tė ishte njė shėrbim autonom. Kanė qasje nė tė dhėnat e transportit publik, tė cilat nė fakt thuajse nuk ekzistojnė (sic). Kanė qasje madje tė palimituar nė kanalet e komunikimit, tė cilat varėsisht prej nevojės edhe i pėrgjojnė.

Gjithė kjo tollovi na tregoi shumė qartė se tė gjithė ne, pra edhe unė, edhe ti, jemi subjekt tė interferimeve, tė pėrgjimeve e tė vėzhgimeve nga agjentė tė ndryshėm qė punojnė pėr njė shėrbim tė fshehtė, i cili pos qė ėshtė kundėr ligjit, ėshtė edhe mbi ligjin. Nėse sot SHIK-u nxjerr “fakte” nga jeta personale e njė deputeti, nesėr mund tė jetė njė ministėr, kryeministėr apo njė shef i shtetit. Apo, edhe mė banale, mund tė jetė njė gazetar, njė aktivist i shoqėrisė civile apo edhe njė mėsues shkolle. Secili nga ne.

Nuk ka ndjenjė mė tė tmerrshme sesa tė ndjehesh se je nėn vėzhgim tė njė shėrbimi qė nuk njeh kufi tė privatėsisė dhe intimitetit dhe qė udhėhiqet nga njerėz qė nuk e dimė kush janė, kush i financon dhe ēka pėrfaqėsojnė. Ajo qė dimė, tė paktėn me informatat e fundit dhėnė publikut nė vitin 1999, SHIK-u ishte pjesė e Qeverisė sė Pėrkohshme. Kėsisoj, prej atėherė e dimė qė ky shėrbim i jep llogari dhe punon pėr PDK-nė dhe pėr kryeministrin Hashim Thaēi. Kėsisoj, i takon kėtij tė fundit dhe jo ndokujt tjetėr qė tė dalė dhe tė japė sqarime pėr SHIK-un, aktivitetet dhe bėmat e tij. Pėr ‘punėt e pista’ qė i kanė kryer por edhe pėr ato tė mirat, nėse veē ka tė tilla.

E, pėrderisa kjo gjė vėshtirė se do tė ndodhė, deri nė zgjedhjet e radhės, neve nuk na mbetet gjė tjetėr pos tė presim dhe tė shohim se deri ku do tė shkojė ēudibėria e agjentėve tė SHIK-ut, kryesisht atyre qė tashmė janė deputetė nė Kuvend. Dosja e Albin Kurtit nuk e besoj qė do jetė e fundit qė do bėhet publike. Mbase herėn tjetėr, personazhi kryesor do tė jetė dikush edhe mė interesant. Mbase na tregojnė detaje, se kush me kėnd po fle, por edhe si po fle. Tash, tė paktėn e dimė se privatėsia nė kėtė shtet nuk garantohet mė.

4.3/5 (22 votë/a)
Visar (Prishtine): 03-02-2012 16:32
Veq dashta me hi me kqyre sa prej komenteve jane per rrogen tande Krenar. Edhe po qeshi. Gjynah!
Eagle (SHBA): 01-02-2012 08:50
Me te vertete kjo eshte shume tmerruese. Paramendo sje i sigurt aspak, jemi te sigurt aq sa kemi qene te sigurt ne kohen e Millosheviqit, ku qdokush ka mundur te jete i pergjuar e i percjellur nga sherbimi sekret serb. Paramendo nese ne Amerike del nji senator dhe thot se e kam pergjuar ose percjellur dike se qfare te ardhme politike do kishte ai senator, ai senator do te ishte perjashtuar nga jeta politike dhe do te burgosej.Une po quditem perse ne Kosove nuk egziston ndonje lig kurnder shantazheve dhe shpifjeve e ai/ajo te denohet per shpifje, ne kete rast Kamishi mendoje se duhet te perjashtohet nga deputeti dhe te behet hulumtim se kush jan agjentet dhe te dalin para drejtesis (po qe se drejtesia egziston).Sot ne Kosove po shifet se mund te te eliminojne e te shkosh sikur qeni ne rrush pa dhene llogari askush e pa u gjetur vrasesit kurr. Mos te quditen qytetaret e Kosoves kur nje dit shteti yn do jete me keq sesa qe ishin shume shtete arabe vitin qe shkoj. Time to wake up people!
Fadili (Ferizaj): 31-01-2012 22:09
Z.Krenar Gashi shkrimi juaj apo analiza e juaj per kete qeshtje eshte per keqardhje!? Arsyeja per kete keqardhje eshte se ju kerkoni qe te mos e din publiku veprimin e cilit do Politikan,dhe ju shprehni frik te hapur ne kete shkrim se ndoshta ish SHIK.u do te zbuloj gjera te turpshme edhe per lider tjer Politik, dhe kjo eshte per keqardhje, sepse ju si nje i ashtuquajtur analist i pavarur eshte dashur te iu gezohesh te gjitha informatave nga kushdo qe vine nese jane te verteta qe e zbulojn pastertin e figurave tona publike,qofshin keto informata nga ish SHIK.u apo ish agjentet e saje,ne qytetaret e ketij vendi tani kemi nevoj me shum se kurr ta dime te kaluaren, te tashmen e vertet te secilit Politikan,kjo ndodhe ne te gjitha vendet t botes,merreni shembull Ameriken, atje behen publike te gjitha lidhjet jashtmartesore te secilit kandidat per post publik,mospagimi i taksave dhe gjdo gje qe ky kandidat ka ber e qe eshte kunder etikes se nje funksionari publik,pse te mos ndodhe edhe te ne
Shkodrani (Prishtine): 31-01-2012 20:07
Medet per ne kush po na prine. Cfare deputeti eshte ky fliqan, cfare partie eshte ajo qe e mba, cfare Qeverie e cfare Parlamenti?! Kete spiun te ulet duhet ndjekur penalisht dhe komuniteti ku banon dhe punon duhet ta izoloje dhe ta lecite! Ky eshte per gjykim me KLD - me premje te shtepise! Keshtu as polici serb nuk ka bere... Aferim parti ne pushtet dhe Qeveri e kral Millanit...!
Alban (Prishtine): 31-01-2012 16:11
O kot e ke ti o Krenar Gashi, ti e ke deshmu se sa e done vendin, duke ja kaluar te gjithve me page prej 4,500 Euro te cilen vet vetes ja ke caktu. Mos o lodh ne kete pune.Po me vjen keq qe Zeri po bjen ne kete nivel dhe po boton shkrime te njerze te korruptuar.
Llolla (Dublibare): 31-01-2012 15:39
Mire vec eshe ti je hajn. Ke vjedhe ne KIPRED dhe je kah vjedh edhe ne shoqaten ku punon tash. Hajn je.
Qytetari (Kosove): 31-01-2012 15:11
Vlersim shum i mir i situates aktuale, ishte i njejti sherbim SHIK i cili e akuzonte LDK me te njejta akuza te cilat akuzohet Albin Kurti sot, bile edhe duke i menjanuar fizkisht ata. Fatkeqsisht Hashim Thaqi ka gjet mnyr per ti menjanuar konkurrentet e tij.
bardha (Prishtinë): 31-01-2012 14:35
Zoti te bekoft ty edhe te gjithë ata qe s'kërsejn as jeten per te drejtat e njeriut , per ti qit ne pah arsyet e te gjithë atyre qe erdhen ne pushtet per qellimet e tyre vetiakke Sigurisht se ketë far kamishi e edhe te gjithë te tjeret populli veq i ka kuptuar dhe e ka kuptuar punen e tyre te flliqt......
baba (Prishtine): 31-01-2012 14:27
Kta kan dosje per te tane neve se kan zemer komunistash. Veq po mundohna me imagjinu cka kishin me fut ne dosjen e babes, runa zot.Kta gjithe naten ngojne mas dyrve e gjithe diten thojne jena krenar qe kena ba kte e qe kena ba ate. Tahs po mundohen me i pastru dosjet e veta te cilat i kan helaq, po jo jo keni dale ne drite tash edhe keni hy npolitike, tash ma vshtire e keni me u fsheh
bardha (Prishtinë): 31-01-2012 14:19
Zoti te bekoft ty edhe te gjithë ata qe s'kërsejn as jeten per te drejtat e njeriut , per ti qit ne pah arsyet e te gjithë atyre qe erdhen ne pushtet per qellimet e tyre vetiakke Sigurisht se ketë far kamishi e edhe te gjithë te tjeret populli veq i ka kuptuar dhe e ka kuptuar punen e tyre te flliqt......

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51