Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
01-02-2012 | 12:18 CET
SHKRUAN
Albin Kurti

Shpėrndarja e fajit

Albin Kurti

Mė 24 korrik tė vitit 2006 patėn filluar negociatat me Serbinė pėr statusin e Kosovės. Qė prej shkurtit tė atij viti po zhvilloheshin negociatat pėr ēėshtjet teknike jostatusore dhe rreth pesė muaj mė vonė ato negociata u shndėrruan nė negociata politike pėr statusin e Kosovės.

Pra, negociatat pėr ēėshtje teknike po shėrbenin vetėm sa pėr ta relaksuar situatėn dhe pėr ta pėrgatitur terrenin pėr negociatat drejt pėrcaktimit tė statusit politik tė Kosovės. Me ato negociata u ulėn palėt nė tavolinė pa kushte pėr Serbinė dhe lansuan negociatat pėr ēėshtjet e brendshme tė Kosovės, ani pse thuhej se ato ishin vetėm ēėshtje teknike.

Tė ashtuquajturat negociata pėr ēėshtje teknike ishin tėrėsisht tė instrumentalizuara nė funksion tė asaj qė do tė pasonte - negociatat politike. Mė 24 korrik 2006, i gjithė Ekipi i Unitetit pėr negociata me Serbinė pat udhėtuar pėr Vjenė duke i nisur kėshtu negociatat pėr statusin politik tė Kosovės. Po tė fillonin menjėherė negociatat politike ato s'do tė mund tė fillonin sepse kundėrshtimet do tė ishin tė ashpra.

Prandaj njėherė u preferuan negociatat pėr ēėshtje teknike nė mėnyrė qė negociatat si tė tilla tė instalohen e mandej tė 'avancohet' karakteri i tyre nė politike.

Nuk ėshtė ndryshe as kėsaj radhe. Disa gjėra nuk kuptohen ose kuptohen me vonesė pėr shkak se janė gjėra tė njohura, tė vjetra por tė harruara. Pėrsėritja ėshtė maskuese e vetvetes. Bisedimet e deritanishme nė Bruksel midis Kosovės e Serbisė po synojnė tė hyjnė nė njė fazė tė re e cila i rikuptimėson ato.

Edhe njėherė po pėrgatitet terreni qė tė kalohet prej bisedimeve teknike te ato politike me Serbinė. Nė vitin 2006 negociohej pėr statusin e Kosovės, ndėrsa nė vitin 2012 mėtohet tė negociohet pėr statusin e veriut tė Kosovės. Meqė tash nuk ka Ekip tė Unitetit, kjo mungesė po kompensohet me rezoluta tė ndryshme nė Kuvendin e Kosovės ku pėrfshihet edhe njė pjesė e opozitės.

Kėsisoj, Qeveria e Kosovės nuk e shfrytėzon Kuvendin e Kosovės vetėm pėr legjitimime posteriori tė vendimeve e qėndrimeve tė saj, por edhe pėr legjitimitet a priori tė orientimeve qė planifikon t'i ndėrmarrė. Me rezolutėn e fundit qė kinse i jep fund mbikėqyrjes sė pavarėsisė sė Kosovės po sajohet njė konsensus shumėpartiak pėr fillimin e negociatave politike me Serbinė pėr veriun e Kosovės.

Nė tavolinė do tė jetė interpretimi maksimalisht gjeneroz pėr Serbinė i Planit tė Ahtisaarit, por edhe gjashtėpikėshi i Ban Ki-moon-it e katėrpikėshi i Boris Tadiqit. Shqetėsimi kryesor i Qeverisė sė Kosovės nuk do tė jetė niveli i autonomisė pėr veriun dhe as lloji i statusit special atje, por gjetja e mėnyrave mė tė sofistikuara pėr shitjen te populli i Kosovės i atyre solucioneve makabėr. Niveli i autonomisė e tipi i statusit special do tė avancohen varėsisht se ēka do t'ua marrė mendja qeveritarėve kosovarė se do tė mund tė shitet te populli i Kosovės.

Konsensusi shumėpartiak sikurse ai i sė martės nė Kuvendin e Kosovės do tė etablohet si metodė pėr izolimin e kritikuesve dhe kundėrshtarėve tė negociatave mė tė reja me Serbinė e tė cilat atakojnė drejtpėrsėdrejti territorin e Kosovės dhe funksionimin e shtetit tė Kosovės.

Rezoluta e 31 janarit ishte njė mashtrim i madh.

Kėtė rezolutė tė Kuvendit tė Republikės sė Kosovės Qeveria do ta pėrdorė e shfrytėzojė pikėrisht pėr ta anashkaluar Kuvendin nė pazaret e saj me Serbinė qė na e zbehin Republikėn e shtetit tonė dhe ia rrudhin territorin asaj. Por, jo vetėm kaq. Nė emėr tė pėrfundimit tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė po hiqet e vetmja instancė ndėrkombėtare nė shtetin e Kosovės qė e njeh pavarėsinė e Kosovės - Zyra Civile Ndėrkombėtare.

Ndėrkohė, KFOR-i, EULEX-i e madje edhe UNMIK-u do tė vazhdojnė tė mbesin nė Kosovė me po tė njėjtin mandat tė tyre qė nuk njeh as kufizime nė kohė dhe as nė lloj. Natyrisht qė Kosova duhet tė ketė pavarėsi tė plotė dhe tė pakushtėzuar. Natyrisht qė mbikėqyrja e pavarėsisė duhet tė pėrfundojė.

Mirėpo, ėshtė hipokrizi tė thuhet qė po pėrfundon mbikėqyrja e pavarėsisė sė Kosovės teksa po hiqet veēse ndėrkombėtari i fundit nga sistemi nė Kosovė i cili e pranonte pavarėsinė e Kosovės. Tė hiqet ZCN-ja gjersa mbesin EULEX-i e UNMIK-u nuk kemi kurrfarė eliminimi tė mbikėqyrjes sė pavarėsisė por vetėm eliminim tė mbikėqyrėsve qė e njihnin pavarėsinė tė cilėn e mbikėqyrnin. Te pavarėsia e mbikėqyrur e Kosovės, Qeveria aktuale po e heq mė parė se mbikėqyrjen e pavarėsisė vetė pavarėsinė e mbikėqyrur.

4.8/5 (24 votë/a)
arijana (Norvegji): 01-02-2012 14:39
Ma bre mos e thuj Albin se si per inat qashtu bohet! Status superspecjal per Mitrrovicen.Pulverizimet ne Kosove jan specjalitet edhe ne jeten e perditshme e le mo ne politike nen udheheqje te manjakave e manjakeve.(pulverization = pluhurimi i fajit quhet ne terme moderne)
Fati (Vjene): 01-02-2012 14:35
Albin, sa here shkruan mi lexon mendimet, pajtohem 100% me ty. Pavaresia shkoi
Burim (Prishtine): 01-02-2012 13:32
I nderuar, une mendoj qe do te ishte mire te filloni ti respektoni vendimet e Kuvendit te Republikes se Kosoves as me pak e as me shume se ate vendimin e Kuvendit te propozuar nga ana juaj per "reciprocitet", aq me pak kur ato vendime merren me nje shumice absolute te votave.Pretendimi se po behet shperndarja e fajit nuk qendron duke pasur parasysh faktin se ata deputet kane votuar bazuar ne te njejtin vullnet politik siq kane votuar edhe mocionit e juaj per reciprocitet.

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51