Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

E martė
22 maj 2012
Prishtinė Mostly Cloudy
13°
05-02-2012 | 12:45 CET
SHKRUAN
Agim Vuniqi

Kosova nė fusnotė, republika e hundėleshave...

Agim Vuniqi

Prishtina ėshtė njė qytet i madh, me shumė banorė, ėshtė ftohtė e shpesh ėshtė errėt. Era fishkėllon e di tė pėrplaset nė ndonjė gem tė zhveshur dhe thuase tė pret kur tė rrahė nė lėkurė cullak. Qielli ėshtė i errėt e memec dhe bora t'i mbyll sytė dhe tė bie fytyrės, mund tė rrėshqasėsh rrugicave apo tė shtyhesh me ndonjė automjet se kush kujt do t’ia lėshojė rrugėn, ke shans edhe tė rrėzohesh, e pastaj ...priti analizat, reklama shkėlqyese, nuk di nga tė orientohesh, nė spitale publike apo nė ato private, as vetė nuk ke pėr tė kuptuar se ē’tė ka gjeteur, sigurisht nėse e ke portfolion e thellė -ke dikė jashtė nuk do tė shpėtosh lehtė pa ndonjė stendė, ėshtė rregull e pashkruar e shėndetėsisė kosovare.

Qyteti ka njė treg tė gjerė, i cili mbledh njė mori njerėzish (gjatė zgjedhjeve kėta janė votues) dhe bėhet zhurmė e madhe, aty ėshtė vendi ku tregtarėt tė presin me sharje tė llojllojshme, kuptohet nėse prish renditjen e pemėve dhe perimeve, bėhet aq shumė zhurmė sa qė munden edhe veshtė tė tė shurdhohen. Nė anėn tjetėr kupton se ne jemi njerėz tė vyeshėm e tė urtė me kulturė tė lashtė, jemi besnikė dhe degjojmė tė huajt-miqtė me shumė gėzim, normalisht edhe tingullin e eurove.

Kėtu qeverisin politikanėt me vetura tė shtrenjta, edhe ata bėjnė shumė zhurmė, prijnė bile alarmet e policėve qė bėjnė “eskortė”, sinjalizojnė realitetin kush qeveris kėtė vend tė ēuditshėm, kur ishte sistemi monist "i diktaturės" “no-hit” ndodhitė ishin tė rralla, ndėrsa tash nė kohėn e partive shumėmoniste, tė ekonomisė sė tregut e tė demokracisė "sus" e ēile gojėn janė shpeshtuar, pėrfundimisht zhurma na ka hije, ėshtė “shik”-trend me lashtėsinė dhe civilizimin tonė tė hershėm, qė aq shumė e kemi eksploruar.

II

Ngjarje shumė e rėndėsishme nė Kosovė ėshtė edhe kur tymoset duhani me kamish, mė herėt ishte edhe “shik“, ngase kamishi qehlibar importohej "incognito" nga Rusia, dhe tė gjithė ata dahanxhinj qė bėnin llafe burrash dhe bėnin qefe tymi “tullug” nuk brengoseshin pėr ambientin, ishin krenarė nė atė log burrash, qehlibari i verdhė i mbante kryelartė.

Ashtu si kamishi mjet pėr tė tymosur duhanin, duke u bėrė dėm edhe tė tjerėve, e...edhe pse me ligj ėshtė e lejuar qė nė gjysmėn e lokalit mund tė bėsh qejf, edhe me nargjile nėse dėshiron, varet si janė tė shpėrndara take-tuket, njėjtė bėhet edhe interpretimi i ligjit, e... po mirė hapėsirėn nuk mund ta ndash nė dysh, aq ėshtė i logjikshėm ligji...njėjtė si Kamishi “shik” i “SHIK-ut“, i cili u bė maraz se akuzave tė tij nuk po ua vėnė veshin votuesit, herėn e parė si deputet i paguar dhe me nam shfrytėzoi foltoren e Kuvendit tė Kosovės pėr tė shpjeguar ē'ėshtė transparenca, herėn e dytė u paraqit si "zėdhėnės" qeverie apo i grupit parlamentar tė PDK-sė, ėshtė vėshtirė pėr me dallue.., ai i bėri publike informatat sekrete “tė ineresit national” se dikush nga informatorėt e “SHIK-ut” paska pėrgjuar nėn batanien e Albin Kurtit (nuk dha shpjegime shtesė se ai ishte i veshur apo ndryshe, qė ėshtė fakt shumė i rėndėsishėm pėr politikėn e shtetit) bile ishte angazhuar "kombėtarisht" tė futej nėn fustanellėn e njė vajze ministri tė Millosheviqit, duke ia futur kot, pa pėrmendur ndonjė emėr tė pėrveēėm..., me rėndesi qė ai u bė yll medial, akoma nuk ėshtė qartėsuar deri nė fund se cili nga tabori i informatorėve tė tij iu ka “marrė erė” tė brendshmeve tė gocės sė ministrit, nuk do tė ishte ēudi nėse ai njė ditė do tė parafrazojė edhe parfumin, le kėtė, por po rritet rreziku nėse ky angazhim i deputetit shndėrrohet nė ligj, qytetarėt do t’i kthejė nė kohėn e hamameve publike, mė mirė me u la cullak publikisht, bile-bile ėshtė nė koherencė me presionet ndėrkombėtare tė ruajtjes sė trashėgimisė kulturore dhe, pėr mė shumė trasparencė, nuk bėhesh gazi i dynjasė, se po qe se merr guxim me u la privatisht nė banjo personale mund t’i manipulojnė rezultatet e regjistrimit...

III

Dua tė them edhe njė gjė qė s’e kam thėnė mė parė, se ēfarė burrash jemi. Guximi ynė s'ka shoq nė botė. Ata qė kanė tė drejtė shėtitjeje do tė kenė parė shume vende…, me viza shengen, premtim i kohpaskohshėm i qeveritarėve tė vendit, jam i sigurt se hundė-lesha mė tė medhenj se nė Kosovė nuk kanė parė. Njėri duke dashur me shpjegue denjėsisht kėtė dukuri mė tha se kishte parė njė njeri me njėfarė kapele si hartė, republikė e vizllueshme, dhe me rroba tė larme qė i kishte “hipur” njė njeriu tjetėr, veshur me rroba edhe mė tė pasura thjesht qytetare, kur ishin ndalur para kafenesė ai me republikė tė vizllueshme i zdrypi.

Kafexhiu kishte dalė pėrjashta pėr t’i nderuar duke u pėrulur deri nė tokė, e ai njeriu me rroba tė larme e me republikė tė vizllueshme hyri nė kafene dhe u ul pranė tavolinės, e cila ishte stolisur nė njė mėnyrė tė veēantė, gati njėjtė si nė rastin e pėrgatitjes sė planit qeveritar nė Bullgari, apo edhe kėtė tė fundit ngjasues si veza-vezės tė gatitjes sė rezolutės dalėse nga EULEX-i, qė u votua nė Kuvendin e Kosovės, duke u kundėrshuar bindshėm nga Lėvizja Vetėvendosje.

Ai me rroba qytetare kishte mbetur para kafenesė duke pritur. Kafexhiu e kishte nderuar edhe atė duke u pėrulur thellė. Ē'do tė thotė kjo, kafexhiu kishte shpjeguar ky qė hyri ėshtė politikan i madh, e ai tjetri ėshtė qytetar i pėrmendur, ėshtė atdhetar, kishte pėshperitur kafexhiu. Po pse i lejon me hipė? Kafexhiu ishte mėnjanuar me njė anė, kishte qeshur me pėrbuzje dhe kishte thėnė: - Kjo te ne ēmohet si nderim i madh, i cili rrallėkujt i bie hise! Ky ėshtė njė shėrbim pėr atdheun, tė cilin nuk di as nuk mundet ta ēmojė ēdo popull!

4.5/5 (8 votë/a)
nikoll (micigen usa): 28-02-2012 12:44
o agim mir e pershkrove miqesin dhe degjueshmerin se luan gja te lumt
Prishtinase (Prishtine): 28-02-2012 12:35
Ti Zotni kur nuk din mos fol...ky Agim Vuniqi ka kontribu ne shume aspekte per luften ne Kosove qe ti as idene ma tvogel nuk e ki e me siguri as se ki perjetu luften. Ska nvoje me qene prezent ne Kosove per me pa cka po bejne politikanet tone, se po flitet ne krejt Boten, si ti qe i shikon vetem ne Tv se nuk besoj qe i ke pa najher live, ashtu edhe mergimtaret i shohin ne TV e po shihet me cka po levizin, me vetura te shtrenjta. Tpershendes e heren tjeter nese ki naj argument shkruaj, jo vec hajt te them dicka plus jo ne emrin tend. Frikacak.
qyqy Agimi (Peje): 08-02-2012 00:11
Hahaha po me bene me qesh ky far Agim Vuniqi,patrioti qe ka ike nga Kosova e flet nga Amerika. A prej atje po i sheh politikanet e vetura te shtrenjta a? Mos na shitni mend allahile ti e qiftat e tu
Tito - Prishtina qender kulturore Shqipt (Peje): 05-02-2012 15:36
...Paj qeshtu i bjen kur "preje opongave me lloq kane hype ne mercedes." I nderumi Agim Vunici a ja ke ba pyetjen vetit se kush i sjelli Enveristat ne pushtet si ne Kosove ashtu njejte edhe ne Maqedoni? Kjo duhet te jete tema per te cilen duhet te shkruhet ne Kosove edhe ne Maqedoni.
lexuesi (prishtine): 05-02-2012 14:36
Ju lumte per shkrimin ,filozofi aktuale ne Kosove.

Status quo ante

Albin Kurti Grupi Parlamentar i PDK-sė nuk arriti qė ta kthejė mbrapsht mocionin e Kuvendit tė Kosovės qė rezultoi nga interpelanca me zėvendėskryeministren Edita Tahiri tė enjten qė shkoi. Pika e parė e kėtij mocioni i kushtėzon bisedimet e mėtutjeshme me Serbinė me zgjidhjen...

Cenimi i lirisė sė shprehjes dhe tė medieve

Baton Haxhiu Lidhur me statusin ligjor tė Udhėzuesit 3 tė KPM-sė dhe shkeljes sė lirisė sė fjalės, mungesėn e Ombudspersonit pėr tė mbrojtur opinionin publik nga KPM-ja dhe Ligji Zgjedhor kundėrkushtetues, AGPK-ja ka heshtur pashpjegueshėm nė rastin mė flagrant tė cenimit tė ...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

NGA RUBRIKA

Alb-etarja

Muharrem Nitaj Shqipėria dhe Kosova sot, ende nuk kanė arritur tė krijojnė asgjė mė tė pėrba...

Mbi tė gjitha vetėdijesimi, pėrgjegjėsia?

Zejdush Kastrati Pas takimit tė ditės sė hėnė tė kryeministrit Hashim Thaēi me zėvendėskryem...

Presidenti i Shqipėrisė

Nexhmedin Spahiu Nuk ėshtė interes i Shqipėrisė qė presidenti tė jetė njė kukull e kryeminis...

Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Ky portal mirėmbahet nga NPIB "Zėri". Materialet dhe informacionet nė kėtė portal nuk mund tė kopjohen, tė shtypen ose tė pėrdoren nė ēfarėdo forme tjetėr pėr qėllime pėrfitimi, pa miratimin e drejtuesve tė "Zėrit". Pėr ta shfrytėzuar materialin e kėtij portali, obligoheni t'i pranoni Kushtet e pėrdorimit. Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara © 2010 Portali "Zėri" | redaksia@zeri.info | marketingu@zeri.info | Tel: 00 38 24 90 71 & 00 38 22 24 51